ARKIVI:
20 Nëntor 2024

10 vjet më parë ndërroj jetë Hysen Biberaj

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Nga Frank Shkreli
Ish-Drejtor i VOA-s për
Euro-Azinë

10-vjet më parë ndërroi jetë Hysen Biberajt, një burr i njohur i Malësisë së Gjakovës dhe një patriot i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan prej disa dekadash. Përfaqsues i një brezi atdhetarësh shqiptarë anti-komunistë që, fatkeqësisht, nuk janë më. Fjala e rastit është mbajtur ditën e varrimit më 10 gusht, 2011.  Ai u varros në lagjen Ferfeks të shtetit Virxhinia, jo larg Uashingtonit, i përcjellur në jetën e amëshuar nga qindra bashkatdhetarë dhe miqë amerikanë të familjes të ardhur nga shtete të ndryshme të SHBA-ave. Gjatë ceremonisë përkujtimore, Frank Shkreli, një mik i ngusht i Hysenit dhe i familjes Biberaj e kujtoi mikun e tij me këto fjalë: “E nderuara familja Biberaj, të afërm, miq e dashamirë të Hysenit dhe të familjes. Jemi këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit një burri malësor, i cili kurr nuk iu përul rrethanave të vështira dhe asnjëherë nuk iu nënshtrua padrejtësisë dhe hipokrizisë. Hysenin e kam njohur për pothuaj 40-vjetë më parë, pasi isha njoftuar me të birin, Elezin në universitetin Lehman në Nju Jork, në fillim të 70-ave. Prej asaj kohe deri më sot, Hyseni  megjithëse unë nga Shkreli i Malësisë së Madhe e ai nga Tropoja e Malësisë së Gjakovës, më bëri pjesë të pandarë të familjes së tij, mbasi ai dhe familja u shpërngulën nga Nju Jorku në Uashington, kur i biri i tij Elez Biberaj filloi punën në Zërin e Amerikës.


Hysen Biberaj

“Hyseni fliste pak, por fjalët e tija ishin të peshuara mirë dhe të matura, e në frymën më miqësore. Megjithëse e ndiente veten të kënaqur në shoqërinë e personaliteteve të tilla,  atij i shkonte biseda sidomos me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, gjatë një periudhe që po shkruhej historia moderne e Kombit. Hyseni mbi të gjitha ishte shembull si bashkshort, si prind dhe si gjysh. “

Për këtë e falenderoj nga zemra. Si shumë prej nesh, pjesën më të madhe të jetës së tij, Hyseni e kaloi jasht Atdheut. Me të ardhur në Amerikë, Hyseni iu përvesh punës së rëndë për të rritur 8 fëmijë, me përpjekje dhe mundime të pa-ndërprera e me cilësi të rralla ndershmërie, ndërkohë që posedonte një vizion pothuaj të përpikët, duke e bërë familjen e tij një shembull të pashoqtë, jo vetëm për botën shqiptare, por edhe për vendin e adaptuar  Amerikën. Nuk e besoj se mund të gjëndet ndonjë familje tjetër shqiptare me më shumë diploma universitare e post-universitare se familja e Hysen Biberajt.  Përgjegjës për këtë fakt ishte vet Hyseni, i cili i ndihmonte, i këshillonte e bile i shtynte fëmijtë e vet, djemë e vajza, të vazhdonin shkollën e të kryenin universitetin. Si rrjedhim, familja Biberaj ka në mesin e saj autorë e publicistë, bisnismenë, avoketër e llogaritarë. Meritat e kësaj familjeje janë të mëdha.  Dje, ish-ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Zoti Rajerson, i cili erdhi për të shprehur ngushëllimet e tija familjes për humbjen e babait e gjyshit të tyre, në bisedë e sipër u shpreh se Amerika i ka borxh Hysen Biberajt për kontributin që ka dhënë familja e tij për këtë vend. Ai ra dakord se edhe Shqipëria dhe i gjithë kombi shqiptar i ka borxh kësaj familje për kontributin e dhënë për lirinë e demokracinë që shqiptarët gëzojnë sot në Ballkan. Megjithëse pa ndonjë shkollë të madhe, Hyseni e dinte mirë historinë e kombit tonë.  Ai i njihte mirë, pasi kishte qenë dëshmitar, vuajtjet e papërshkrueshme të popullit tonë gjatë dekadave të shekullit të kaluar nën komunizëm  një histori kjo burgimesh, internimesh, ekzekutimesh publike dhe vrasjesh të fshehta në burgjet e Enver Hoxhës dhe të komunizmit jugosllav. Hyseni ishte gjithmonë i informuar mirë pasi ndiqte me kujdes lajmet mbi zhvillimet aktuale në trojet tona dhe ishte gjithmonë i gatshëm për të biseduar në lidhje me to. Më kujtohet se gjatë torturave ç’njerzore e masakrimeve kundër shqiptarëve të Kosovës nga ana e forcave kriminale të regjimit terrorist të Millosheviçit, Hyseni shpesh shprehte mërzinë e madhe dhe ankohej se pse botës nuk i vinte keq dhe pse nuk reagonte rreth krimeve që po ndodhnin në Kosovë dhe pyeste se si ishte e mundur që nuk revoltohej ndërgjegjëja e të gjithë shqiptarëve ndaj këtyre krimeve. Atdhedashurinë Hyseni e kishte traditë në familje e farefis. Çdo gjë dhe çdo aktivitet që ndërmirrte Hyseni  duke filluar nga përkujdessja për familjen që ishte prioriteti numër një për të e deri tek nismat për të ndihmuar shqiptarët në nevojë, siç ishte ndihma e tij për viktimat e përmbytjeve në rrethin e Shkodrës vitin që kaloi. Hyseni i bënte me qëllimin më të lartë altruistik dhe për hir të  naltësimit të emërit të mirë të kombit të vet. Hyseni nuk i kurseu askujt mbështetjen dhe përkrahjen e tij.  Gjatë viteve në Amerikë, ai bëri me qindra garanci për emigrantët shqiptarë të shpërndarë anë e mbanë rrugëve të Evropës, sidomos në Itali. Kushdo i kërsiste në derë të Hysen Biberajt, aty gjente ngushëllim e ndihmë miqësore, e mikpritje shqiptare, bile në shumë raste edhe për të panjohurin, një frymë miqësore kjo mikpritjeje që ka dalluar kombin tonë nga të tjerët me shekuj dhe një veti kjo që ka lartësuar moralin e tij në jetën dhe veprimtarinë e përditshme.

Elez Bibebar me Hysen Biberajn

Hysen Biberaj ishte simbol i gjallë i brezit të tij që, fatkqesisht, po zhduket dal nga dalë, brez ky që jetën e vet e jetonte duke u bazuar në ndihmën e Zotit dhe në vlerat e virtytet e pastra që dallojnë kombin tonë urtësinë, nderin e burrërinë dhe të cilët e donin dhe vendosnin interesat e Shqipërisë dhe të Kombit mbi ato personale. Gjatë dekadave të fundit, shtëpia e Hysenit këtu në Virxhinia, afër Uashingtonit, ishte si të thuash një ndalesë e detyrueshme e udhëheqësve më të lartë shqiptarë nga të gjitha trojet si dhe pjesëtarë të ajkës kulturore e artistike të kombit që vinin për vizita zyrtare në Uashington. Si anëtar të familjes që më konsideronte, unë isha gjithmonë i ftuar në shtëpinë e Hysenit kur kishte vizitorë të tillë. Më kujtohet se në raste të tilla, Hyseni fliste pak, por fjalët e tija ishin të peshuara mirë dhe të matura, e në frymën më miqësore. Megjithëse e ndiente veten të kënaqur në shoqërinë e personaliteteve të tilla,  atij i shkonte biseda sidomos me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, gjatë një periudhe që po shkruhej historia moderne e Kombit. Hyseni mbi të gjitha ishte shembull si bashkshort, si prind dhe si gjysh.  Për festën e Bajramit dhe për raste familjare, në shtëpinë e tij, paraqitej dhe shfaqej një skenë e lumnueshme kur të gjithë fëmijt viheshin në rend për të përshëndetur gjyshin. Fytyra e Hysenit pasqyronte një kënaqësi të mendjes dhe të shpirtit. Skena të tilla shpesh më kujtojshin traditën tonë, kur dikur mblidheshim rreth votrës në frymën më të shëndoshë të dokeve tona, kur rreth zjarmit të votrës mblidhej e gjithë familja e në krye të votrës rrinte i zoti i shtëpisë.  Jam i sigurt se nipat e mbesat e Hysenit, dashtë e pa dashtë, janë influencuar nga shembulli dhe parimet e të zotit të shtëpisë, këtij burri fisnik e të ndershëm. Kështuqë trashëgimia e Hysenit, megjithse në dhe të huaj dhe larg Tropojës së tij të dashur  për familjen e tij dhe për të gjithë ne që e kemi pasur fatin e mirë për ta njohur  do të jetë një kujtim dhe një dëshmi e gjallë që lëshon rreze njerëzie ndaj vlerave më të mira të Kombit tonë, për dekada në të ardhmen. Hyseni ndërroi jetë pasi ka përmbushur me ndërgjegje të plotë dhe me nder të gjitha detyrimet e tija ndaj familjes dhe ndaj Atdheut.  Prandaj kujtimi i tij do të mbetet i gjallë, jo vetëm në zemrat e familjes së tij, në zemërat e miqëve, shokëve e dashamirsëve të tij, por mbi të gjitha edhe në historinë e qendresës anti-komuniste shqiptare. Fatkqësisht, me Hysenin sikur po mbyllet një periudhë historike e një brezi që vështirë se mund të zevendësohet leht. Hyseni ishte jo vetëm simbol, por edhe një anëtar krenar i këtij brezi, brez i cili mbi të gjitha donte të mbante lartë para botës nderin e Shqipërisë etnike, brez ky i cili tërë jetën punoi për rivendosjen e drejtësisë dhe lirisë për mbar Kombin shqiptar. Ishte ky një brez i pas Luftës së Dytë Botërore që e kishte kuptuar se komunizmi ndërkombëtar do t’i sillte Kombit shqiptar dëme të papërshkrueshme, pasojat e të cilit nuk do shlyhen për një kohë të gjatë.

Frank Shkreli me Elez Biberajn

“I dashur Hysen të qoftë e lehtë toka e lirë e këtij vendi të madh e bujar, për të cilin vetë, fjalë të mira fole gjithmonë. Të falendroj nga zemra për dashuninë dhe miqësinë ndaj meje dhe familjes time. Qoftë i përjetëshëm kujtimi i yt dhe i Madhi Zot të dhashtë qetësi në jetën e pasosur. Familjes së dashur Biberaj dhe mbarë farefisit këtu dhe anë e mbanë trojeve tona, shprehjet më të gjalla me ndjenja përdhimtimi, me urim që këtë dhimbje t’ua kthejmë në gëzime mbas sodit.”

*Fjalim i mbajtur nga Frank Shkreli në varrimin e Hysen Biberajt më 10 gusht, 2011 në Virxhina, afër Washingtonit. Ribotohet në 10-vjetorin e vdekjes së tij.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu