ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

100 vjet nga seanca e një gjykimi për kundërvajtje në Gjykatën e Pejës, ku ishin të përfshirë një kolonë serbë dhe një vendas shqiptarë

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Sot, më 7 nëntorë të vitit 1924, mbushën 100 vjet nga seanca e një gjykimi për kundërvajtje në Gjykatën e Pejës, ku ishin të përfshirë një kolonë serbë dhe një vendas shqiptarë, rreth një tregtije bagëtishë. Aktakuza dhe vendimet e gjyqit, sa dukën të pabesueshme aq ishin të dhëmbshme për palën shqiptare, ndaj, aktvendimin origjinal, të ruajtur në arkivin familjarë dhe të përkthyer nga oficeri ushtarak Ismet Ibrahimi nga gjuha serbe në gjuhën shqipe po e japim më poshtë: Lexim të këndshëm!
AKTGJYKIM
Gjykatës së shkallës së parë të Pejës në lidhje me mosmarrëveshjen e Radosav Popoviqit nga R. Bërda
Kundër
Shaban Imerit nga Vrella
Trupi gjykues:
Gjykatës i vetëm
Për shkak të kompensimit të dëmit prej 1’065 Dinarë Milan Laboviqit Prokurori dhe Procesmbajtësi
Borislav Bratvaroviq
Akuzuesi Radosav në akuzën e tij të datës 12.V. të vitit 1924. Nr. 5173 ka deklaruar se ditën e Shëmitrit (8 nëntor vërejtje e përkthyesit) të vitit të kaluar ka shkëmbyer me Shaban Imerin dhitë dhe delet në mënyrë që ai ia ka dhënë Shabanit dy dhi dhe 70 dinarë, ndërsa Shabani ia ka dhënë atij 3 dele. Ky këmbim është bërë me kusht që dhitë dhe delet të mos jenë të sëmura.
Meqenëse në mes të këtij viti i kanë ngordhur dy dele, e më vonë edhe e treta nga sëmundja (metili), kërkon nga gjyqi që ta dënojë të akuzuarin. I akuzuari duhet të kompensojë ngordhjen e deleve, tre qengjave, leshin dhe qumështin që do ta kishin dhënë delet.
Për argumentimin e deklaratave të tij ai mbështetet në dëshmitarë.
Kërkon kompensimin e shpenzimeve të tjera.
I akuzuari në përgjigjen e tij para gjyqit gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se akuzuesit ia ka dhënë tri dele dhe i ka marrë prej tij dy dhi e 70 dinarë. Delet kanë qenë të shëndosha dhe ato nuk kanë ngordhur prej sëmundjes (metilit), por akuzuesi i ka therur dy dele dhe një e ka në shtëpi. Deklaratat i mbështet në dëshmitarë. Shpenzimet e gjyqit nuk i pranon. Kërkon kompensimin e shpenzimeve.
SHKAKU (ARSYETIMI) I GJYQIT
Sipas akuzës së Radosavit dhe përgjigjes së të akuzuarit Shaban kundër akuzës, është vërtetuar se mes tyre është bërë marrëveshje për këmbim në bazë të nenit 632 të ligjit në fuqi, në atë mënyrë që akuzuesi ia ka dhënë dy dhi dhe 70 dinarë, ndërsa i akuzuari ia ka dhënë tri dele. Në vendin e këmbimit, njëri-tjetrit i kanë garantuar së shtazët e këmbyera janë të shëndosha. Dëshmitarët e akuzuesit: Novak Vllahoviq, Pero Popoviq dhe Nikolla Garasheviq duke u betuar, kanë vërtetuar së delet kanë ngordhur nga sëmundja (metili), në bazë të ligjit kundërvajtës, neni 213 dhe 218, vërtetohet së delet kanë qenë të sëmura derisa kanë qenë te i akuzuari, sepse këmbimi është bërë në vitin 1923 në ditën e Shëmitrit, ndërsa delet kanë ngordhur në mars të vitit 1924. Gjyqi vërteton se ana akuzuese i ka vërtetuar akuzat e saj në bazë të nenit 187 të gjyqit kundërvajtës dhe meqenëse i akuzuari i ka garantuar se delet janë të shëndosha, në bazë të nenit 554 dhe 555 të ligjit kundërvajtës, i akuzuari duhet kompensuar: Tri dele, 600 dinarë, tre qengja 180 dinarë, leshin e tri deleve nga 30 dinarë, gjithsej 90 dinarë, qumështin nga 65 dinarë, gjithsej 195 dinarë; Shuma e përgjithshme 1’065 dinarë; një mijë e gjashtëdhjetë e pesë dinarë.
I akuzuari obligohet t’i paguajë shpenzimet e këmbimit të shtazëve si dhe mëditjet e dëshmitarëve, neni 800 dhe 818.
I akuzuari duhet të paguajë shpenzimet e gjyqit, meqenëse pala akuzuese ka sjellë vërtetimin e gjendjes së varfër familjare, e në qoftë se është edhe vetë i varfër duhet ta sjellë vërtetimin e gjendjes ekonomike familjare, neni 5 dhe 6 të ligjit të taksave.
Nga sa u tha, sipas nenit 303 – 308 të ligjit kundërvajtës dhe neni 173 dhe 174 të ligjit të taksave dhe nenit 18 të rregullores për përshpejtim shkalla e parë e gjyqit:
VENDOS
I akuzuari Shaban Imeri nga Vrella ťi paguajë procesmbajtësit Borislav Bradvaroviq nga R. Bërda në emër të kompensimit të dëmit për tri dele nga 200 dinarë, gjithsej 600 dinarë (gjashtëqind dinarë); nga 60 dinarë për secilin qengj, gjithsej 180 dinarë, për leshin e tri deleve nga 30 dinarë, gjithsej 90 dinarë, për qumështin nga 65 dinarë, gjithsej 195 dinarë; shuma e përgjithshme 1065; (një mijë e gjashtëdhjetë e pesë dinarë).
Prokurorit – Procesmbajtës Borislav Bratvaroviq 100 (njëqind) dinarë për shpenzimet e këmbimit.
Dëshmitarëve: Novak Vllahoviq, Pero Popoviq dhe Gërdasheviqit, të gjithë nga R. Bërda, Smajl Zenunit dhe Hazir Ahmetit nga Vrella; personave për vlerësimin e dëmit: Panti Vukmanoviq nga R. Bërda, si dhe Ramë Alisë dhe Bardhec Murtezit nga Vrella, të gjithëve nga 30 dinarë për ditën e humbur.
Të paguajë taksat e gjyqit 82 dinarë ose ta sjellë vërtetimin e gjendjes ekonomike familjare.
Gjykimi dhe aktvendimi janë të arsyeshme.
Gjykuar më 7 nëntor të vitit 1924 në gjykatën e shkallës së parë në Pejë Nr. 9277.
Prokurori – Procesmbajtësi
Gjykatës i vetëm
Pasojnë nënshkrimet
Pason Vula dhe nënshkrimi

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari z. Muharrem Blakaj!
    Këtu, në portalin DRINI.us – të cilin e udhëheqë i raspektuari Gjergj Kabashi, lexova shkrimin e juaj me titull të gjate, por shumë përmbajtësor, për një seancë gjyqësore të para 100 vjeteve…dhe ky shkrim i juaj më bëri përshtypje, ndaj vendosa të jap koment.
    *
    Së pari, i lumt asaj femilje që e kanë ruajtë kaq gjat (100 vjet) dokumentin – Aktgjykimin e shkallë së Parë te Gjykatës se Pejës, me të cillin vendasi juaj është dënuar mee 1.065 dinarë të aatëhershëm;
    Së dyti, ju lumt juve për shkrimin mjaft përmbajtsor dhe me fakte: Aktgjykimi i para 100 vjetësh;
    Së treti, po ua them një thenie që e përdorin gjykatësit, prokurorët, avokatët, dhe juristett në përgjithësi – në gjuhën latinishte:
    1. “IN MEDIAS RES” QË NË GJUHË TONË TË ËMBËL SHQIPE do të thotë: me hy ne mbrendinë e çështjës;
    Dhë një thënie në gjuhën shqipe:
    2. O drejtësi! Sa padrejtësi bëhën në emër tënd! dmth. saa padrejtësi bëhën në emër të DREJTËSISË
    KY SHKRIM I JUAJ MËrikthen në filmin: “Oj Kosovë kurrë s’tu ‘da gazepi”

    me respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu