ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

13 pyetje që ia kam bërë Xhafer Durmishit, në të cilat ende s’më është përgjigjur!

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, publicist e shkrimtar nga Gjermania

  • Reagim i përsëritur ndaj Xafer Durmishit.

13 PYETJET BËRË XHAFËR DURMISHIT – ENDE PA PËRGJEGJJE

ZotërI Xhafer Durmishi, para se të përgjigjem në shkrimin që ta paska publikuar dje Portali DRINI, po ta rikujtoj se ende nuk je përgjigj në 13 pyetjet që t’i kam bërë në vitin 2011. Me “sorollatje” nga dega në degë nuk ndihmojmë të interesuarit për të sqaruar zhvillimet e atëhershme. Apo mendon se duke i karrabyth “argumentet” bëhesh më mjegullues e bindës.
Ja 13 pyetjet:

1. Kur, ku dhe nga kush është themeluar LNÇKVSHJ-ja?

2. Ka ndonjë pjesëmarrës i gjallë i tubimit themelues që ka sqaruar, që është përgjigj ose që do të përgjigjet në pyetjet e mësipërme?

3. Kush di për strukturën organizative dhe veprimtarinë e saj në Kosovë?

4. Përmes cilës lidhje dhe kur e ka anëtarësuar Sabri Novosella Jusuf Gërvallën?

5. Kur, kush dhe si të ka anëtarësuar Ty në atë Lëvizje?

6. Çfarë veprimtarie të organizuar ke ushtruar në Kosovë dhe a ke ndonjë të bashk-organizuar që e di veprimtarinë Tënde të organizuar në Kosovë?

7. Kush e ka nxjerrë Sabri Novosellën deri në kufi të RPS të Shqipërisë në fund të vitit 1979, kur është “arratisur”?

8. Di emrat e ndonjë anëtari të Komitetit “Hasan Prishtina” në Turqi gjatë vitit 1980-81, për të dëshmuar se nuk ka qenë vetëm emër fiktiv?

9. Beson Ti se Qeveria Shqiptare i pat dhënë vetëm 10.000, – USD, aq sa ia kishte kërkuar Jusuf Gërvalla përmes letrës dërguar Enver Hoxhës në vitin 1980, të cilat i erdhën përmes Sabri Novosellës?

10. Beson se Qeveria Shqiptare nuk i ka dhënë më mjete asaj Organizate përmes Sabri Novosellës dhe nëse i ka dhënë, i ka shfrytëzuar ato Organizata, apo i ka mbajt për vete “udhëheqësi” Sabri Novosella?

11. Cila është veprimtaria e “bashkëveprimtarëve të ngushtë“ të Jusuf Gërvallës në emigracion nga 17. 02. 1982 deri në vitin 1999, ta zëmë e Jotja, Sabri Novosellës, Nuhi Sulejmanit, Xhavit Ramabajës, Besim Rexhës, Sadik Blakës, Misin Mavrës, Haxhi Berishës, Hafiz Gagicës, Fahridin Tafallarit (nuk po më kujtohen të tjerë që vetë – lavdërohen deri në monotoni)?

12. Kush duhet t’i ketë falsifikuar “raportet” e “letrat”, kinse të dërguar nga Jusuf Gërvalla në vitin 1981 “udhëheqësit” Sabri Novosella dhe ku janë origjinalet e tyre?

13. Kush e ka tani arkivin e Jusuf Gërvallës?

Po shpresoj se do të kesh vullnet të mirë që t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve?
Me respekt,
Ibrahim Kelmendi

PS. Se mos ndoshta po i frikësohesh numrit ters, prandaj nuk po përgjigje? Për këtë arsye po shtoj pyetjen:

14. Nga korrespondenca e Jusufit del se Sabri Novosella iu ka anëtarësuar në “Komitet Qëndror” Jusufin dhe Ty në gusht 1981. Kishte KQ në gusht 1981 LNÇKVSHJ-ja, kush ishin anëtarë të tij, apo ishte vetëm Sabri Novosella dhe tashmë edhe ju dy që iu pati anëtarësuar taze?!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu