ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Çamëria …, ja si Greqia ia ndoqi e vrau popullin dhe pushtoj territorin

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Në këtë foto janë disa nga fëmijët shqiptarë nga Çamëria, gjyshërit dhe prindërit e të cilëve u masakruan më 1944-1945, nga ushtria e Greqisë.

Fahri Dahri, stujues i historisë së Çamërisë

Çamëria dje dhe sot

                     Pjesa III

Elina. Ka qenë një qytet i vjetër, i fortifikuar në Thesproti. Vendi njihet edhe me emrin Dymokastro, në perëndim të fshatit Arpicë (sot Perdika). Hammond e identifikoi atë me Elinën e lashtë. Ai anashkaloi vendin e Betejës së Syvotas (Volës), që u zhvillua midis Korcyrs dhe Korinthit në fillim të Luftës së Peloponezit (431- 404). Lufta e Peloponezit ishte beteja më e madhe detare midis shtetqyteteve greke deri në atë kohë. Qyteti lulëzoi nga Klasikja e Vonë në kohën Romake dhe u emërua sipas fisit thesprot të Elinoit që jetonte në rajon. Është vlerësuar se, në periudhën e kulmit të saj, popullsia e qytetit arriti në 6.000 banorë. Muret  e përforcuar nga kulla drejtkëndëshe  datojnë në shekullin e IV p.K. Muri perëndimor është shtuar në periudhën helenistike, për të përfshirë portin e vogël në zonën e fortifikuar. Në të gjithë vendbanimin ka themele të dukshme të ndërtesave, disa prej të cilave janë gdhendur nga shkëmbi, si dhe çisterna, ndërsa në qendër të majës së kodrës është një hapësirë ​​e hapur (“Akropoli A”) rreth së cilës, sipas arkeologëve, mundet të ishin grumbulluar ndërtesat publike të qytetit. Pausanias, i lindur në Spartë, midis 515 dhe 510 pes, vdiq po në Spartë midis 471 pes dhe 469 pes) mundet të ketë përmendur dhe ujin e ëmbël të këtij vendi. Fortifikimet e dukshme në Dymokastro, datojnë në periudhën helenistike [(kjo periudhë historike daton ndërmjet vitit 323 para Krishtit (data e vdekjes së Aleksandrit të Madh) dhe vitit 30 para Krishtit], sipas gërmimeve të kryera gjatë disa kërkimeve arkeologjike në fund të shek. të XX-të. Gjetjet arkeologjike janë të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Gumenicës.

Kichyros (Cichorus, Cichyrus). Ky qytet më vonë është quajtur Ephyra. Ishte kryeqyteti i Thesprotisë së lashtë i ndërtuar nga udhëheqësi pellazg Thesprotos. Tukididi e përshkruan atë si të vendosur në rrethin Elaeatis në Thesproti, larg nga deti. Në vendin e tij ndodhet Necromanteion i famshëm (Nekromanteion, Oracle of the Dead- orakulli i të vdekurve”). Fillimisht u vendos gjatë epokës së bronzit [epokan e bronzit Egjean në 3200 p.K. përfshin gjithë mijëvjeçarin e II p.K.) thuhet se u rivendos në shekullin e 14 p. K. nga kolonët e Kaonisë (Chaonia) dhe rajoni perëndimor i Peloponezit. I vendosur në Elis të Thesprotisë, qyteti është rreth 800 m. në veri të kryqëzimit të lumit Kokytos dhe Acheron, rreth 4.5 km në lindje të gjirit të Ammoudias (Komunë buzë detit, midis Prevezës dhe Pargës). Aty pranë është dalja në det e Liqenit Acheron. Edhe Straboni jep të njëjtin informacion dhe shton se në kohën e tij, Efyra quhej Kichyros. Emri më i lashtë rreth 200 vjet më parë, ishte ndryshuar në Efyra. Cheimerium ose Cheimerion.

Ka qenë një vendbanim i fortifikuar dhe port i Thesprotisë së lashtë, në një gropë me të njëjtin emër. Shtrihej midis lumenjve Acheron e Thyamis, përballë pikës jugore të Corcyras (Korfuzit).

Në dy angazhimet detare midis Korkerave (Korfuzit) dhe Korinthasve pak para Luftës së Peloponezit (431- 404). Kajmeri ishte stacioni i flotës korinthase. Ndodhet në pjesën pranë Akra Trophale moderne, Stikgia, 5 km nga Cichyrus (Ephyra). Akropoli i tij ishte fortifikuar në periudhën arkaike [Sipas historianëve të shek.XVIII, ajo daton nga 750-480 para Krishtit].

Elaea ose Elaia. Elea, ishte një qytet port i Thesprotisë së lashtë, ndodhej në grykëderdhjen e lumit Acheron. Qyteti përmendet nga Skilaksi dhe Ptolemeu. Periplus of Pseudo-Scylax pohon se ky ishte porti kryesor i Thesprotisë. Vendi i qytetit është identifikuar afër Cheimerion. Ndryshe thuhet edhe se vendndodhja e qytetit është identifikuar afër Chrysavgi (sot komunë, në fushën e Zonjës, mes Prevezës e Pargës), ku janë kryer eksplorime arkeologjike. Tukididi rrethinën përreth e quan Elaeatis. Ai rrëfen se Efyra ishte në territorin e Elaea. Porti i tij ishte Elaias Limen (“Gjiri i Elaeas”), të cilin Periplus i Pseudo- Scylax pohon se ishte porti kryesor i Thesprotisë.

Kasopi (Kassōpē). 

Ishte qytetshtet në Thesproti. Sot përfshihet në njësinë e Prefekturës së Prevezës. Kasope ndodhet në shpatet juglindore të malit Zalongo, pranë fshatit Kamarina. Ajo ishte ndërtuar në buzë të një shkëmbi, një pjesë e atij vendit është tërhequr (rrëshqitur) poshtë. Konsiderohet të jetë një nga shembujt më të mirë të një qyteti të mbetur i ndërtuar përgjatë vijave të një bime hipodameane në Thesproti

mesin e shekullit të katërt para Krishtit dhe u bë kryeqyteti i kassopetëve, një nënfis i Thesprotisë. Ai i përkiste Lidhjes Etoliane. Lulëzoi në shekullin III para Krishtit, kur aty u ndërtuan ndërtesa të mëdha, të rëndësishme publike, atje u prodhuan edhe monedhat. Qyteti u shkatërrua (*) nga forcat romake në vitet 168 -167 pes. Kassope u braktis në vitin 31 para Krishtit. Në ato rrethana banorët e mbetur u larguan dhe u vendosën në Nikopolis, kryeqyteti i ri i rajonit.

Rrënojat e Kassopes janë vizituar dhe janë përshkruar nga William Martin Leake në fillim të shekullit të 19-të. Ndërsa gërmime të gjera arkeologjike janë kryer gjatë viteve 1952-1955, dhe në vitet 1977-1983. Nga mbetjet e dukshme të ndërtimeve, dallohen muret ciklopike, një agora, një teatër, prytaneion*,[“presidenca”. Ishin ndërtesa publike, ku fillimisht vendosej magjistrati i parë (pritano); aty ruhej vatra e shenjtë e qytetit dhe mirëpriteshin mysafirë specialë ose qytetarë të denjë].

Nikopoli (në afërsi të Prevezës). Nikopoli ishte një qytet i Epirit të lashtë, ndodhej në kepin verior të Gjirit të Ambrakisë, në veri të Prevezës së sotme. Nikopoli u themelua nga Augusti në kujtim të fitores së arritur prej tij kundër Marcus Anthony dhe Kleopatrën në vitin 31 para Krishtit. Nga viti 28 para Krishtit, Nikopoli u bë selia e festave solemne Aziache (festa të lashta për nder të Apollonit), të cilat festoheshin çdo dy vjet në tempullin e Perëndisë në kepin e Actium-it.

Ambrakus ose Ambrakos. Ishte një qytet në jugun e Thesprotisë së lashtë. Qyteti ishte edhe port i Ambrakisë. Nga Polybius ëhtë përshkruar si një vend i fortifikuar mirë nga muret dhe punimet, i rrethuar nga këneta, nëpër të cilat kishte vetëm një rrugë të ngushtë që të çonte në vend. Ajo u pushtua nga Filipi V i Maqedonisë, në 219 pes, si një hap paraprak për një sulm mbi Ambrakinë (Polybius-historia 4.61,4.63). Periplus i Pseudo-Scylax ndoshta aludon për këtë vend, kur thotë se Ambrakia kishte një kështjellë pranë portit të saj. Kjo, sepse pranë bregut perëndimor të grykës së vjetër të lumit Arachthus janë gjetur disa rrënoja, situata topografike e të cilave përputhet me përshkrimin e Polibit. Ato janë vendosur në një ishull moçalor, në liqenin kënetor pranë detit. Ata mbyllin një sipërfaqe prej rreth një çerek milje në masë (afërsisht 375 metra) dhe dukej se ishte një postë ushtarake, e vetmja mundësi që natyra moçalore e tokës do të pranonte. Kjo kala komandonte portin, që përshkruhet nga Periplus dhe nga Dicaearchus, që ata e tregonin si një mbyllje e portit, ose port me një hyrje të ngushtë, e cila mund të mbyllej me një zinxhir. Porti, sipas tyre, duhet të ketë qenë artificial; ndoshta i penguar nga kënetat dhe brinjët që mezi ishin të arritshme edhe për anijet. Në kohët e lashta lundrimin atje e vlerësonin të rrezikshëm. Lucan e quan “orae malignos Ambraciae portus” (porti i keq në brigjet e Ambrakisë). Vendi i tij ndodhej pranë Phidokastro moderne (kështjella e gjarpërit). [Sipas citimit të Richard Talbert, ed. (2000)..

Arta. Qyteti më jugor i Shqipërisë etnike. Është një komunë në rajonin e Çamërisë, nën administrimin Grek që nga viti 1881. Hapësirë territoriale, në rrethinë të Epirit me 44.136 banorë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2011. Pas reformës administrative të vitit 2011, sipërfaqja e komunës është 457 km² dhe popullsia është rritur nga 23.863 në 44.136 banorë. Në mesjetë ishte kryeqytet i Despotatit të Epirit, një shtetet i themeluar pas Kryqëzatës së Katërt më 1204 nga një rremb (lidhje fisnore) e familjes Angelos. Despotati i Epirit zgjati 63 vjet (1252-1315).

Arta përmendet për manastiret dhe kishat bizantine të ndërtuara gjatë kohës së Despotatit të Epirit. Arta daton në Paleolit (përfshin periudhën afërsisht nga 1,500,000 deri në 10.000 vjet më parë). Vendbanimi i parë në zonën e qytetit modern daton në shek.  IX para Krishtit. Ambracia, është emri i lashtë i Artës. Qyteti është themeluar nga Korinthasit në shekullin e VII para Krishtit. Në vitin 295 para Krishtit, mbreti i Epirit Pirro, e bëri Ambrakinë kryeqytetin e mbretërisë së tij dhe e përdori atë një pikënisje për të sulmuar romakët. Pirro arriti fitore të mëdha por të shtrenjta kundër romakëve, u bë i famshëm për frazën “Fitorja e Pirros” që i referohet Betejës së Ausculum (sot komunë italiane – Ascoli Satriano me 5.988 banorë). Në vitin 146 para Krishtit, Ambrakia u bë pjesë e Perandorisë Romake dhe krahina e Epirit u quajt Epirus Vetus (I vjetër), për ta dalluar atë nga Epiri Nova (i Ri). Deri në vitin 1082 pas Kridhtit nuk përmendet qyteti me emrin Artë. Në vitin 1204 pas Krishtit, me rënien e Kostandinopojës nga kryqtarët, Arta u bë kryeqyteti i Despotatit të Epirit. Despotati i Epirit shtrihej deri në Dyrrhachium (Durrës) dhe përfshinte të gjithë veriperëndimin e Ballkanit!, Rajonet e Thesalisë dhe Maqedoninë veriperëndimore. Themeluesi i despotatit të Epirit ishte Michael I i Epirit. (1205-1215), një bashkim i familjes perandorake bizantine të Komnenit. Pas pushtimi të qytetit nga familja Orsini (1318-1337), Perandoria Serbe (1337-1359), klanet shqiptare (1359-1416) dhe sundimtarët italianë (Carlo II Tocco, Leonardo III Tocco), turqit osmanë pushtuan qytetin në vitin 1449 dhe e quajti atë “Narta”. Qyteti u pushtua nga venedikasit në 1717 dhe nga francezët në 1797. Osmanët e ripushtuan atë në 1799. Qyteti u çlirua në mënyrë efektive nga osmanët dhe u aneksua në Greqi në vitin 1881 nga traktati i Berlinit(*).

_______

Shënim (*): Traktati i Berlinit u nënshkrua më 13 korrik 1878. Kongresi i Paqes i Berlinit, korrigjoi destinacionin e territoreve turke në Evropë në lidhje me Paqen e Shën Stefanit që pasoi luftën ruso-turke të viteve 1877-1878. 

Ishte kancelari gjerman që nuk pranoi kërkesat e delegacionit shqiptar. Ai u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”.

Vijon

Itali, më 24/11/2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu