ARKIVI:
15 Prill 2025

1911 / Përse Isa Boletini nuk shkoi te varri i Sulltan Muratit në Kosovë ? — Një intervistë e Hasan Bej Prishtinës në Selanik

Shkrime relevante

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli (4)

Politika Ekskluzive nga Gëzim Marku Në pjesën e katërt të intervistës me gazetarin...

“Nëna e Terrorit Modern Islam”: Sulmi vetëvrasës në Xhaminë e Madhe, Mekë 1979

Tymi nga Xhamia e Madhe e Mekës gjatë sulmit vetëvrasës të...

Çfarë po bën me Shqipërinë, o horr që i fut hundët kudo?

Nga Aurel Dasareti Mafiozi kryesor sundon Shqipërinë sipas tekave dhe shpikjeve të...

Izraeli i frikësohet kontrollit turk në Siri. Deri ku do të shkojnë ata për të ndaluar Turqinë?

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i përkohshëm sirian Ahmad...

Shpërndaj

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Shkurt 2025 

“La Turquie” ka botuar, të premten e 30 qershorit 1911, në ballinë, intervistën ekskluzive të Hasan Bej Prishtinës me redaktorin e “Yèni-Assr” mbi udhëtimin asokohe të Sulltan Mehmetit V në Kosovë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një intervistë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Udhëtimi i Sulltanit tonë në Kosovë i gëzoi shumë shqiptarët dhe solli efekte morale dhe kombëtare. Megjithatë, që ky udhëtim të japë rezultate të mira në të ardhmen, vendi duhet në çdo rast t’i nënshtrohet të njëjtit ligj dhe qeveria duhet të jetë, në anën e saj, një qeveri e drejtë dhe e barabartë. Përndryshe ky udhëtim do të mbetet i pafrytshëm.

Një redaktor i Yèni-Assr intervistoi deputetin e Prishtinës, Hasan Beun, aktualisht në Selanik, i cili bëri këto deklarata :

Isa Boletini nuk ishte te varri i Sulltan Muratit. Por nuk e bëri qëllimisht. Ai nuk mundi të shkonte atje sepse ishte disi i sëmurë. Nga ana tjetër, ai dërgoi një nga djemtë e tij dhe nipin e tij, të cilët patën nderin të priteshin nga Shkëlqesia e Tij Sulltani në fushën e Kosoves.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Madje, Mahmud Shefqet Pasha mendoi se do të kishte qenë mirë që Isa Beu të kishte ardhur atje.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Isa Beu më foli me lëvdata për rrugët e ndërtuara në mënyrë perfekte në të gjithë Malin e Zi, një vend malor; komunikimet me automobil dhe telefon të cilat arrijnë deri në fshatra. Ai shpreson se edhe vendi ynë do të pajiset me këto të mira të qytetërimit. Unë besoj se Ismail Bej Qemali shkoi në Cetinje për të këshilluar kryengritësit Malësorë që të shmangnin çdo gjakderdhje.

Hasan Prishtina

Dua të besoj se ata që pretendojnë të kundërtën e kanë gabim. E di që nuk është përkrahës i idesë së autonomisë shqiptare. Prandaj jam i bindur se ai kurrë nuk do të kryejë një akt të tillë që të gjithë shqiptarët do ta refuzonin. Për shtrirjen e pushteteve, këtë mendim e ndaj si të gjithë ata që kanë parasysh të ardhmen e atdheut. Sepse një ligj që zbatohet në Selanik nuk mund të vihet në fuqi në malet e Lumës, në Elbasan, në Guci, në Tiranë, në Gjakovë, në Shkodër, në fushat e thata të Jemenit, në shkretëtirat e Irakut. A do të merren në konsideratë këto pika gjatë diskutimit të ligjit të administratës krahinore ? Jam i sigurt se këtë domosdoshmëri do ta vënë re edhe deputetët turq dhe ndoshta do të jenë ata që do ta mbrojnë më shumë këtë të vërtetë.

Isa Boletini nuk ka shkuar tek varri i supozuar i Sulltan Muratit, por ka shkuar e shkon i pari i BIK.ut, Naim Tërnava.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu