Nexhip Bej Draga (1867 – 1921)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Mars 2024
“L’Information financière, économique et politique” ka botuar, të hënën e 28 qershorit 1920, në faqen n°3, kërkesat e formuluara asokohe nga Kongresi shqiptar i Shkupit ndaj qeverisë së mbretërisë jugosllave, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
Një kongres shqiptar
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Në ditët e para të këtij muaji u mbajt një kongres shqiptar në Shkup, ku mori pjesë zyrtarisht edhe komisari i policisë së qytetit.
Mbledhja, e cila u kryesua nga Nexhip bej Draga, një fisnik shqiptar, vendosi t’i adresojë një kërkesë qeverisë së mbretërisë jugosllave për t’i kërkuar asaj — në përputhje me ligjet e reja liberale — të zbatojë lirinë komunale në rajonet e banuara me shumicë shqiptare, duke u lejuar të kenë shkolla në gjuhën e tyre dhe përdorimin e saj në gjykata. Ata kërkuan, ndër të tjera, që xhandarmëria, oficerët e policisë, kryepleqtë dhe kryetarët e këtyre komunave të emëroheshin nga radhët e banorëve të zonës.”
- Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/1920-kongresi-shqiptar-i-shkupit-i-kryesuar-nga-nexhip-bej-draga-beri-keto-kerkesa-ndaj-qeverise-se-mbreterise-jugosllave/.
Per mua veprimtaria e Nexhip Bej Drages eshte shume e dyshimte. Partia e krijuar prej tij, Xhemijeti, e cila u regjistrua si “shoqata islamike per mbrojtje dhe drejtesi” teresisht kishte karakter turko-islamik. Kjo parti hyri ne koalicion me radikalet e Pashiqit. Se sa Nexhip Bej Draga kishte simpatine e Nikolla Pashiqit, me se miri e tregon rasti kur Nexhipi u semu rende dhe N. Pashiqi personalisht u perkujdes per dergimin e tij ne spitalin e Vjenes.
Kjo i intereson Aurencit, sepse ai asht mbeshtetes i Ahmet Zogot (turqisht ZOGOLLI). Per Aurencin jane shqiptar vetem ata qe jane musliman. Te tjert atij nuk i interesojne.
Une nuk mendoj si ju.