
Prof. Bajram Binaku, Pejë
____
81-shi dhe 22-shi Si sot e mbaj mend vitin 1981, i cili ishte mbushur plot ngjarje e thyerje politike. Atë kohë, jo veç, qe komunistët shqiptarë ishin besnikë partisë e Titos, veç sugjeronin e propagandonin, kombin e ri Jugosllav. Në fakt, kombi i deklaruar si jugosllav , jepte mundësi për t’u asimiluar sllavë apo serbë. Sa larg kishin shkuar faqezinjët shqiptarë dhe sa në shpërputhje ishin interesat e tyre me ato të popullit. Atë kohë kishte diktaturë të pa parë, shtypje e burgosje, vetem po të cilësoheshe si patriot shqiptarë. Me kujtohet si sot “edukimi” ideo politik dhe diferencimi nëpër shkolla, fshatra e qytete, qe bëhej nga komitetlinjët. Si profesor në shkollën teknike në Pejë, mbaj mend ligjëratat qe bëheshin nga aktivistë e komunistë. Për fat edhe nxënësit i kishin kuptuar lajkat e tyre dhe fare nuk i dëgjonin këta propagandues komunistë e diferencues politikë. Tërë viti 1981eci zvarrë më aktivitete, bindje e denime kundër gjithë atyre qe ata i konsideronin irredentistë, separatiste e anti jugosllav. Tërë viti kaloi me kundërshtimin e demostratave studentore dhe denimin e studentëve dhe familjarëve të tyre.Kishin leçitur shumë familje, vetëm nga shkaku se një studentë apo nxënës i tyre kishte marr pjesë në demostratat, qe ishin organizuar pothuaj në çdo qytet të Kosovës. E keqja, shemtia dhe defekti i diferencimit, përveç dënimeve të ashpra, qe u bënë, ishte dhe detyrimi apo dhe kritikat e drejtuara ndaj demonstruesve, nga babai, axha, familjaret e rrethi i ngushtë.
Kishte mendime nga më të ndryshmet:” “Na prishën bashkim vëllazërimin, demonstruesit janë armiqë të popullit e Jugosllavisë, janë me Enver Hoxhën”e shumë tiketa tjera u viheshin atë kohë pjesëmarrësve të demostratave. Shkurt, nga një shtresë revolucionare, e edukuar, intelektuale, rinore e të shkolluar, kërkuan të denonin gjitha levizjet për liri i drejtësi. Populli shqiptar i asaj kohe nuk kishte kërkuar asgjë me shumë, se sa qe kishin kombet tjera, atëherë. Për fat të keq, ideologët e tipit Vllasi, ende mendojnë, se demostratat e vitit 1981 ishin kundër revolucion të udhëhequra nga armiqët e popullit. Nga viti i largët 1981 deri me sot, kanë kaluar mbi 40 vjet. Thonë se historia përsëritet dhe vertetë unë shof sot një histori, qe po kalon si në ditët, javët e muajt e vitit të zymtë 1981. Edhe se kanë kaluar mbi 22 vite nga çlirimi e 14 vite të shpalljes se pavarësisë, disa komunistë, ish pushtetar të Jugosllavisë, spiunë e faqezinjë, sot po ndjellin kob e flasin zi e më zi për rrjedhat politike në Kosovë Republika e Kosovës, ndodhet në rastin më të volitshëm për avansimin e saj në arenën ndërkombëtare. Lufta në Ukrainë, përkrahja e Serbisë, qe po i jep Rusisë, veç se i jep shtytje shtetit tonë në ngritjen e reitingut ndërkombëtar e sidomos tek shtetet demokratike përëndimore. Kosova sot ka një mundësi reale për t’bërë anëtare në Këshillin e Europs dhe në NATO. Prandaj, vendimet e qeverisë, për mosmbajtjen e referendumit dhe zgjedhjeve serbe në Kosovë ishin shumë të drejta dhe me vlerë. Tani, kur Albin Kurti, ka pru një vendim shkallë-shkallë për heqjen e targave dhe shtrirjen e sovranitetit në veri, ka pasë shumë reagime. Kryesisht përkrahjet kishin ardhur nga shtetet mike, me disa vërejtje.

Pamje nga protestat e këtyre ditëve të nxitura nga vet Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë në veriun e vendit tonë.
***
Serbia më Vuçiçin president kishte ngritë në gjendje gatishmërinë shtatmadhorinë, policinë e ushtrinë, sidomos në kufinjtë verior të Kosovës. Këto veprime të Serbisë ngritën frigë, po edhe shpresë tek opozita, pale mund ta rifitojnë pushtetin. Reagimet e opozitës ishin në harmoni me pretendimet serbë për tu rikthyer prap në Kosovë. Kishte reagime nga më të ndryshmet, sikur gjatë viteve të 81-ta. ” Qeveri e pa përgjegjshme, Albini po do luftë, e ka humbë sovranitetin Kosova në veri” e shumë shprehje tjera defitiste. Uniformat, pozitat në prokurori, gjyqësi, shëndetësi, arsim, nuk kanë sjellë rezultate aspak. Kjo për arsye se ish qeveritë e kosovës, të pa përgjegjshme, ishin pajtuar me Serbinë, qe ti angazhonin forcat destruktive serbe në sistemin e Kosovës, ku asnjëherë kjo nuk u bë e realizueshme. Gjitha “rojët e urës”,kishin veshur rrobat e policisë. Krejt bisedimet ishin paraparë nga Viçoçi, qe vetem të rfitonte Serbia në kohë. Asociacioni, sot është pëngesa kryesore, qe po kundërshtohet nga qeveria e kosovës, të cilin Serbia e do , ndërsa Kosova nuk mund ta tejkalojë.

E keqja më e madhe do të ishte se asociacioni i përfshinë dhe komunat brenda, jo veç veriun. Kësisoji, Kosova definitivisht do të ndahet në dy etnitete, qe do të jenë në luftë të vazhdueshme ndërveti. Është koha e fundit, qe opozita ta kuptojë se Kosova ka hap një front të ri politik kundër Serbisë, qe duhet përkrahur. Mendoj, se kryeministri do t’koordinojë vendimet e qeverisë me miqë tonë ndërkombëtarë. Ftoj opozitën , qe tani t’i harrojë fotelet dhe pozitat pushtetore dhe të angazhohet në krijimin e shtetit të Kosovës, në kuptimin e plotë. Përndryshe, Kjo do të kalojë, si në vitet e 80-ta, duke u ndarë populli në komunistë e atdhetarë!
Atdheu mbi interesat dhe inatet tona.