Nga: Fatmir Bajraj
___
Vrasja e Xhemës, atentat ndaj lirisë së Kosoves ! 21 vite nga vrasja mizore e Xhemajl Mustafës, nga vrasja e intelektualit të shquar, politikanit të guximshëm, atdhetarit të spikatur dhe luftetarit të paepur të kauzës së lirisë, e cila u goditë rënd me atentatin ndaj Tij dhe kryevepres së Tij sublime : Lirisë së Dardanisë Antike-Kosoves !
– U vra nga dora gjakatare, lajmëtari i lirisë, bilbili i Kosovës së lirë, zëdhënësi dhe këshilltari politik i presidentit historik Rugova, u vra gazetari sypatrembur, pënda e mprehtë e libratorit unik e fisnik, e cila fliste gjuhën e kombit, gjuhën e atdheut, gjuhën e lirisë të cilën mëtonte, tok me popullin martir të Dardanisë së vjeter n’Gadishullin Ilirik.
– Xhemajl Mustafa, ndër prijetarët dhe themeluesit e LDK-së, përkatësisht, Levizjës Nacionale të Kosoves së fundviteve të 80-ta, dhe ndër t’parat e Europes Lindore, e cila e flaki komunizmin, kundërshtoj dhe e luftoj robërinë shekullore me pendë e pushkë, deri n’çlirimin definitiv të atdheut me 12 qeshor 1999 !
Xhemajl Mustafa, ky burrë i fjalës së urtë dhe i mendimit të mpreht & e të thëllë, bashkë me presidnetin Rugova, akademik Aganin dhe shumë burra e gra të spikatura të Dardanisë së vjetër, i dolen zot kauzës kombëtare për liri dhe gjakuan e mishëruan idealet e brezave me projektin nacional për Liri e Pavarësi, frytet e së parës, Xhema i preku, por u ndalua t’i shijoj nga fallangat shqipëfolëse të krimit makabër, fatkeqësisht !
Por, kush e vrau Xhemën, rrezën e lirisë ?
Dorërasit katil e qyqarë, mund t’mos kishin mend as tru, por kishin forcën e mallkuar duke ngre gishtin e krimit, kundër Xhemes dhe lirisë së Kosoves ! Vrasësit e Xhemes, tani pas 21 viteve nga dita e krimit, mund të mos jenë as n’jetë, mund të jenë të zhdukur pa gjurmë, sikurse, mund të jenë edhe “heronjë” dhe t’kenë përmendore diku në Kosovë, ngase ata kanë krye punën e tyre “atdhetare”, kanë marrë kompenzimin e premtuar, por nuk kanë qenë të vetëdidjshëm se edhe ata duhet të ikin nga kjo botë për faktin se urdhërdhënësit e tyre duhet t’i gëzojnë favoret e lirisë e cila ka emrin e Xhemajl Mustafës, deshmorëve të lirisë dhe sakrificës së brezave !
Pse u vra Xhema, ku janë urdhërdhënësit qyqarë ?
Xhema u vra, ngase ishte krah i djathtë i presidentit Rugova, u vra për t’a dobësuar Rugovën duke i’a vra krahet e Levizjës për Pavarësi !
Pas atentatit ndaj Kolonel Ahmet Krasniqi gjatë luftës, tanimë në liri, fallangat e krimit dhe recidiv të armikut shekullor, kishin hapur kurbën dhe pistën e krimit në njerëz të dijes, intelektit dhe guximit veprues politik, ku ndër t’paret ishin ma të afermit e presidentit sikurse ishte Xhemajl Mustafa.
Rrëmbimi i pushtetit me çdo çmim, kauzë kapitale dhe kruciale kupollës së krimit !
Vrasjet, rrëmbimet, keqtrajtimiet, frikësimet dhe shantazhet e organizates kriminale dhe anti-shqiptare, ishin metoda dhe logjikë veprimi deri sa muarën pushtetin, uzurpuan pasurinë nacionale dhe dhe vuan në zap, pushtet e ndara me Kushtetutë në shtetin e kapur të Kosoves !
Kupola e krimit antikombëtar dhe urdhërdhënësit e vrasjes së Xhemes, dhe e mbi 100 burrave dhe një gruaje heroinë (Sabahate Tolaj), janë në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Kosoves me seli në Hagë, e njohur si Gjykata Speciale.
Ata të cilët urdhëruan vrasjet e bashkëpunëtorëve të presidentit Rugova, dhe të Xhemajl Mustafes, dhe të cilët kanë zhduk provat edhe deshmitaret, me gjasë edhe autorët e krimeve, tani kanë mundësinë faktike që të deshmojnë para Drejtësisë dhe qytetarëve të Kosoves, arsyeshmërinë dhe nevojën e kryerjes së krimeve mbi atdheun dhe vaprimtarët e tij. Zbardhja e vrasjes së Xhemes, dhe jo vetëm, si dhe denimi i merituar nga Gjykata Speciale, do të jetë një nga ngjarjet më me peshë në historinë e re të Kosoves, me ç’rast, përfundimisht do të ndahet shapi prej sheqerit, pra do dihet kush janë ata të cilët i’a vranë bijtë ma t’mirë të Dardanisë Antike-Kosoves !
Dimenzioni i lirisë së Kosoves dhe i shqiptarëve, do të ishte i zymtë dhe gadi i pamundur pa kontributin e Xhemajl Mustafes dhe bashkëveprimtarëve të Tij, zatën, zbardhja dhe denimi i autorëve të krimit, do të jetë satisfaksion për familjet e tyre dhe gjithë Kosoves, dhe mbi të gjitha, trupi i Xhemes dhe tjerëve, tek atëherë do prehën të qetë në Atdheun e larë në gjak nga armiku shekullor dhe sherbëtoret e tyre-shqipfolës.
Lavdi vepres jetësore të Xhemajl Mustafës, n’sherbim dhe n’dobi të kauzës nacionale ; për liri dhe pavarësi të Kosoves. I çoftë i lehtë dheu i ëmbël i Dardanisë Antike-Kosoves, për të cilen, Xhema, punoj, veproj dhe u përjetësua! !