Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimit Nobel …
Autor: Lirim Gashi, Prishtinë
Vazhdoj t’u them pandërprerë shqiptarëve të mi, mësoni nga më të mirët si si duhet të jeni dhe nga më të këqijtë se si nuk duhet të jeni.
Mirëpo, truri i tyre, në të cilin janë folezuar organet e tretjes, u sugjeron atyre vazhdimisht se duhet t’u pëlqejë patjetër era e plehut dhe e urinës së devesë dhe jo era e stilolapsit, fletores dhe librit.
Shpesh kam përshtypjen se Linda Morina jeton nga pak në trupin dhe shpirtin e secilit bashkatdhetar, sepse jo vetëm që nuk më ndjekin mendërisht, por shpesh më kritikojnë si një mësues shumë të rreptë, që kërkon t’u heqë të drejtën elementare për të qenë budallenj.
Sepse janë mësuar të jenë apendiksi i Evropës dhe të konkurrojnë me afrikanët për vendin e fundit në botë.
Edhe më keq:
Në periudhën e pasluftës ata kanë mësuar të konkurrojnë me turqit dhe arabët se kush ndërton më së shumti xhami në botë.
Kryeministrja e parë e Izraelit të pasluftës, Geida Meir, në një nga intervistat e saj, shprehu hapur zemërimin ndaj profetit Moisi, i cili e tërhoqi zvarrë popullin e tij nëpër shkretëtirë për njëzet vjet rresht, duke e çuar në të vetmin vend ku nuk ka naftë.
Megjithatë, disa vjet më vonë, ajo i kërkoi sinqerisht falje profetit më të madh hebre të të gjitha kohërave, duke pranuar se ai kishte një parandjenjë në kohë të duhur, se pasuria më e madhe e popullit të tij ishte truri .
Individualisht, hebrenjtë kanë shkëlqyer me talentin e tyre për aq kohë sa ekziston njerëzimi dhe bota, por si kolektiv ata filluan të shkëlqejnë dhe të lulëzojnë vetëm kur kuptuan se atdheu nuk do të thotë asgjë nëse nuk është nën mburojën mbrojtëse të një shteti të fortë në çdo aspekt.
Dhe kur e kuptuan hebrenjtë këtë?
Vetëm pas holokaustit të paimagjinueshëm të Hitlerit, të cilin ata e pësuan si asnjë komb tjetër para apo pas tyre në historinë botërore.
Por duke e kuptuar këtë të vërtetë të hidhur, ata i dhanë njëri-tjetrit fjalën e tyre të nderit (besën) se nuk do të lejojnë kurrë më, që t’i mungojë as edhe një fije e vetme floku bashkatdhetarëve të tyre nga duart e armiqve të jashtëm.
Dhe ata e mbajtën fjalën.
Nëse më pyesni se cili është sekreti i suksesit të tyre, do t’ju them menjëherë pa hezitim.
Izraeli investon 25 për qind më shumë në shkencë, kulturë, art dhe arsim sesa Gjermania, e cila është në vendin e dytë.
Sa po investon Kosova?
Më pak se gjermanët në prezervativë.
Por edhe Kosova ka Ajnshtajnin e saj.
Quhet Mizi Pipidak Pilifunci dhe ka lindur në fshatin Drenas, ku ende në çdo rrugicë ndihet aroma e lules më të bukur në botë e quajtur hithi.
Jo më pak se 23 për qind e fituesve të çmimit Nobel janë me origjinë hebreje.
Nganjëherë flitet për “një gjen hebre” kur përpiqet të shpjegohet pse kontributi hebre në shkencë dhe kulturë është kaq i lartë. Është një parafrazë racionale e asaj që thotë Bibla se ata janë populli i zgjedhur i Perëndisë.
Sigurisht, gjenialiteti nuk është një tipar biologjik që gjendet diku në ADN. Megjithatë, numri i madh i fituesve të çmimit Nobel simbolizon lidhjen e pazgjidhshme midis Zotit dhe Izraelit, i cili si duket vazhdimisht i kujdeset për të përmirësuar jetën e qytetarëve të tij në këtë botë. Kjo i referohet të gjithë popullit, megjithëse hebrenjtë që marrin këtë çmim nuk janë aspak fetarë.
Nga njëmbëdhjetë të shpërblyer së fundmi, katër kanë rrënjë hebreje. Barry Barish dhe Rainer Weiss, të cilët ndajnë çmimin e fizikës me Kip Thorne, u nderuan për vëzhgimet e tyre të valëve gravitacionale. Michael Rosbash ndau çmimin Nobel në Mjekësi me Jeffrey Hall dhe Michael Young për zbulimin e mekanizmave molekularë që kontrollojnë ritmet cirkadiane. Ndërsa Richard Thaler u nderua me Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin e tij në ekonominë produktive.
Edhe pse hebrenjtë përbëjnë vetëm 0.2 për qind të popullsisë së botës, numri i hebrenjve fitues të çmimit Nobel është një mrekulli e Zotit në krahasim me përqindjen e tyre në popullsinë e botës. Vetëm rreth 0.2 për qind e popullsisë së botës janë hebrenj. Kjo do të thotë se numri i fituesve hebrenj është shumë herë më i lartë se numri proporcional i të gjithë popujve të tjerë në botë.
Përqindja e tyre është veçanërisht e lartë në fizikë (26 përqind e fituesve të çmimeve) dhe mjekësi (27 përqind e fituesve të çmimeve).
Përqindja është gjithashtu më e larta për sa i përket gjinisë, ku 33 për qind e grave në mbarë botën që kanë marrë këtë çmim prestigjioz janë hebreje.
Jo, nuk quhem Kimete Berisha dhe nuk merrem me thashetheme provinciale për të argëtuar injorantët e pashpresë dhe krijesat dykëmbëshe pa bisht, por me fakte dhe argumente të pakundërshtueshme në çdo zhanër të mundshëm dhe në të gjitha gjuhët më me ndikim të botës.
Albin, të lutem lexoji me kujdes shkrimet e mia, sepse nuk ke pse të mos i lexosh, duke qenë se nuk e ke luksin e politikanëve hebrenj, këshilltarët e të cilëve janë kryesisht nobelistë, në të gjitha gjinitë e letërsisë, shkencës, artit dhe kulturës.
Nga ana tjetër, nuk do të gjesh në të gjitha librat e akademikëve tanë së bashku, sasinë dhe shtrirjen e këshillave të sakta e të dobishme që do të gjesh në shkrimet e mia.
Ti ndoshta do ta pyesësh veten pse po e them këtë?
Po e them, sepse unë jam një bletë e vyer mashkullore, që fekondoj dhe pjelloj vetëm lulet më të bukura.