ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

24 marsi i vitit 1999 është ndër ditët më të lavdishme të Historisë së Kosovës 

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Fëmijët duke luajtur me gëzhojat e tanksave e mitralozëve të ushtrisë serbe në shtëpitë e djegura (Kulla e djegur e Lush Alise, nipi i bacës Lush në Beleg, 1999)

Sinan Kastrati, Suedi

-Jo pse NATO i bombadoi forcat ushtarake e policore serbe por pse na e hoqi qafe zullumin fashist serb  

Ky ishte viti i parë (viti 2024) që nuk shkrujta e nuk “e kujtova” 24 marsin e vitit 1999 e 26 marsin e vitit 1981.  

Mendova se dua të iu iku temave nga politika edhe ato tema nga historia më e re që kanë erë politike e ngyrë (të kuqe) ideologjike.    

Arësyet, sipas meje janë të ndryshme e të shumta: Luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për të drejta të barabarta me popujt e tjerë të ish jugosllavisë e kanë uzurpua, e kanë privatizua një grusht njerëzish që pretendojnë se i kanë pri luftës, e kanë çlirua vendin, dhe e kanë shpallur pavarësinë e Kosovës. Tash disa “pionierë” e “partizanë” po kërkojnë dënim deri në 5 vjet për ata që flasin keq për UÇK-në. 

Disa nga ata, “krerët” po gjykohën në Hagë të dyshuar për krime lufte (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi). Të tjerët, Ramush Haradinaj, Fatmir Lima, u liruan si të pafajshëm dhe shumë të tjerë, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Xhavit Haliti, Sokol Bashota e ndonjë tjetër, më i vogël sipas “hierrkisë ushtarake” *) të UÇK-së ende po presin me vesh në krah se kur do të japin llogari për të bëmat e të palarat e tyre. 

Në vitin 2000 kur isha për herë parë në Kosovë, pas më shumë se një jetë nizami (ushtari), zakonisht nizamët shërbenin 9 vjet asker turki, babën plak e gjeta gjallë por pas dy vjetëve vdiq.  

Shumë familjarë, djem të axhallarëve, që kanë pregatitje akademike, politikanë, profesor, jurist, mjek më thanë: 

-Baca Sinan, (e kam thënë disa herë) mos shkruaj për këta faqezi, fjalën e kishin për disa ish komandantë të rrethit të Malishevës, Rahovecit, Klinës, se kur të qohemi në mëngjes, na mungon ni mashkull i shpisë! Ti e ki let, se jeton me familje jashtë e ne jemi n¨Kosovë. Ashtu ishte dhe unë detyrova ta respektoj fjalën e tyre, familjet at djme ama, nuk u ndala, shkruaja, por me pseudonime. Asnjëherë askujt nga komandantët nuk i kam hyrë në hak e nuk e kam ngarkua, nuk ia kam shtue as një të keqe që ai e ata nuk e kanë bërë. 

Pas vitit, 2012, fillova të shkruaj e të dalë pa maska e pa nofka, publikisht me emër, mbiemër, me fotografi e adresë të plotë për të gjitha ato që dija për të vrarët, të zhdukurit, të kidnapuarit, për vjedhjet, plaçkitjet që me të vërtetë kanë ndodhur, në Turjakë, Banjën e Fatmir Limës, për ”Ftyrën” e ”Bashkim Finon” e Selman Binishin, për Bellenicën e Ramiz Hoxhës, për Drenofcin e Zatrqiqit, për ish nxënësin tim (komandant ”Rrezikun”- Gani Gjemë Paqarizin *), komuna e Rahovecit, për katundin Çabiq të Klinës (qysh i rrihën burrat e fshati Çabiq, të rinj, burra e pleq, vendas e mysafirë nga ish udhëheqja e UÇK-së e asaj ane, jo UÇK-ja).  

Shkruaja për realitetin e ”luftës”, të pas luftës, ”çlirimin” e vendit, Kosovës për ”PRIVATIZIMIN” e tokave bujqësore, fabrikava. Personazhet e mia ishin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Fatmir lima, Ramush Haradinaj, Lah Ibrahimi, Bislim Zyrapi, (”gjeneralët” Rexhep Selimi e Shukri Buja etj. 

Opinionet e mia i publikoja në ”Bota Press”, në ”Lajm.co”, në ”Shqiptari.eu”, ”Bota sot”, në ”Fokusi.org”, në ”Fjala e lirë”, në ”Drini.us” e disa portale të tjera dhe pastaj ato shprendaheshin e publikoheshin edhe në portalet tjera, jashtë e brenda Kosovës por jo në Epoka e Re, në Kosova Press, që ishin e kanë mbetur këmbë e krye të majta. 

Disa portale, edhe pse bashkëpunoja nuk mi publikonin, psh ”Bota Press”, nuk mi publikonte shkrimet e mia për Isa Mustafën, për fëmijët e familjën Rugova, ”Lajm.co”, nuk mi publikonte opnionet e mia për Ramiz Lladrvcin. 

Me shumicën e portaleve që i përmenda, më nuk bashkëpunoj për arsye të mia parimore.  

Shumë nga miqtë e mi, u larguan nga unë, jo me fajin tim por sepse ata kishin notua në ujra të turbullta që nga viti 1981 e këndej e nuk donin që unë të shkruaja e as ti përmendja emrat e tyre e të familjarëve të tyre, nga frika se do ta humbin besimin te shefi i tyre, Hashimi: Më shkruanin ”Sinan e kan rânue dorën”. Njëri nga ata ”miq” vetëm pse kisha shkruajtur për një familjar, mësues të dalluar në një opinion ku flas edhe për disa luftëtarë të pushkës, të krahut të djathtë (edhe unë u detyrova ti quaj ”krah”), ai më shkruajti kështu: ” Pershendetje Sinan. Sot isha në X (emri i qytetit) te Y (emri i personit) X-i ishte pak i lodhur. E lexova tekstin, diqysh ”Y-ni” nuk është brenda kesaj teme te komandanteve, ushtrimeve ne Shqiperi”. 

U zgjata por nuk mund të ndahesha sepse hyra në Arkivën time dhe gjeta disa opinione e kujtime të atyre viteve.  

Sot do të publikoj një “Opinion” timin të publikuar në “fokusi”, portal që kisha publikua më shumë se 150 tituj: 

 https://www.fokusi.org/?s=sinan+kastrati  

Opinioni im i asaj kohe është pa asnjë ndryshim pos të ndonjë përmirësimi të vogël, gabime gramatikore, drejtshkrmore e shenja të pikësimit, aty ku i kam parë.  

“UÇK-ja nuk ishte as në tokë e as në qiell, 24.03.2019 21:23:48 

https://www.fokusi.org/uck-ja-nuk-ishte-as-ne-toke-e-as-ne-qiell/  

Me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, ditës më të paharrueshme të historisë së Kosovës.  

Kur datat historike keqpërdoren nga ”paria” e vendit për marketing politik.  

Përkitazi me një shkrim (dhe) me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, 24 Mars 1999 e të publikuar në shumë portale me titull ”simbolik”, si: 

Thaçi: UÇK në tokë e NATO në ajër kapitulluan Millosheviqin”, apo ”Kryetari Thaçi thotë UÇK-ja nga toka e NATO nga ajri e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit”, dat. 23/03/2019 etj.  

Ku më gjeti mua 24 Marsi i vititi 1999?  

Jetoja në Halmstad e punoja si mësues, me orar jo të plotë në Falkenberg e në Halmstad, kryeqytet i krahinës së Halland-it. Në Halmstad kisha ardhur në gusht të vitit 1996, nga Mönsterå-si ku kisha jetuar 3 vjet, qytezë në ”Kalmar Län”, krahina e Smålandit.  

Në Halmstad, banoja me një lagje që quhej, Vallås. Vallåsi ishte afër lumit Nissan, një nga katër lumenjët më të mëdhenjë në Halland (Viskan, Ätran, Nissan dhe Lagan). 

Dita e mërkurë, 24 Mars 1999, ishte edhe dita më e gëzueshme në jetën time, sepse Forcat e NATO-s, filluan luftën nga ajri kundër Serbisë. At ditë kisha mësim në shkollën ”Östergårdsskolan”, ku punoja si mësues (Special lärare). Bashkë me mua, punonin edhe dy mësues/e të tjerë shqiptarë, Nazmiu e Vlora. Të tretë në kohë të pushimit u takuam në zyrën e mësuesve dhe ishim tepër të mallëngjyer e gëzuar. Folëm pakë, më shumë me shikime. 

Në mëngjesin e së mërkuerës, para se të nisesha për në punë, shikova lajmet. Atë mëngjes, programet TV-1 e TV-4, ndër programet më të shikuara suedeze, i kishin ndërprerë programet e rregullta dhe përsëritshin pa ndërprerë në një shirit në fund të ekranit se NATO pritet të bombardoj caqet serbe ku ishin forcat usharake e policore serbe.  

U nguta për në shkollë ku kisha dy orët e para mësim por nuk dëshiroja të punoja ditë dhe menjëherë, nga dëshira që ti shoh avionët e NATO-s që niseshin nga Avianoja e Italisë, bazë e NATO-s, shkova te Anders Adolfsson, bitr rektor (Ndihmës drejtor) dhe iu luta që të më liroj sot nga puna, pasi që NATO-ja fillon bombardimet në ish Jugosllavinë, Unionioni Serbi- Mali i Zi. 

Ai vetëm qeshi dhe më tha:  

-Shko Sinan, orët i zëvendëson një ditë tjetër! 

Javier Solana, ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, politikan spanjoll, ia kishte dhënë fjalën gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark. 

Wesley Clark, (ka lindur më 23 dhjetor 1944) ishte gjeneral i forcave të armatosura të SHBA-së. Clark, bëri ate që duhej bërë për Kosovën, i filloi bombardimet mbi Serbinë dhe nuk i ndali deri më 10 Qershor 1999. Wesley Clark u bë i njohur dhe i paharrueshëm, për shqiptarët, sikurse Bill Clinton eTony Blair ndër miqt më të dashur atherë, sot e mot. 

Clark ishte emërua Komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën më 11 korrik 1997. 

Wesley Clark ka thënë për luftën në Kosovë se: “Keto ishin bombardime politike ndaj Serbise, sepse si gjeneral ushtarak, ju garantoj, se ndryshe, lufta në Kosovë do të kishte mbaruar për katër ditë” (Marrë nga disa portale dhe nga Wikipendia) 

Ndërsa vitin e kaluar, Wesli Clark tha i dëshpruar: ”NATO, dje nuk e bombardoi e as nuk e çliroi Kosovën për ta ndarë sot!” 6 shtator, 2018 (Presheva Jonë).  

Në shkollën suedeze ishim vetëm tre shqiptarë/e që punonim si mësues/e. U afruam dhe u përshëndetem e mendjen e kishim në Kosovë, pastaj, unë shkova te zv. drejtori i shkollës dhe kërkova nga ai që të më liroj nga puna. Arsyen ia tregova, duke folur me lot në sy, që ishin lot gëzimi. 

Po ti Hashim Thaçi, ku ishe më 24 mars 1999 ? 

Mua më ra në sy një shkrim që gjoja Hashimi paska thënë “Kryetari Thaçi thotë UÇK-ja nga toka e NATO nga në ajëri e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit” 23/03/2019. 

-Hashim, ti dhe UÇK-ja ”jote” nuk ishit as në tokë e as në qiell.  

Edhe pakëz, por tash për kryetarin tjetër, ate të Qeverisë së Kosovës, që një lpk-ist e paska shprëndarë, një shkrim të marrë nga një gazetë gjermane, me titull. ”Der Spiegel: “Po të mos ishte Haradinaj me shokë, ndoshta nuk do të ekzistonte Republika e Kosovës”, 23/03/2019 

Or ”zotëri”, ju kryetarë e ju të tjerë, argatë të Hashimit e të Ramushit, po mos të ishte SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania … dhe përgithësisht NATO-ja, Kosova, pa ”Republikë” nuk do të ekzistonte sepse ”Republikën” ia keni hequr, ju kryetarë, nga FAK (Forcat e Armatosura të Kosovës) në vend të FARK (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës). 

Ndërsa Gucati një tjetë figurë me ”rëndësi”, tregon: ”… se kur nisen bombardimet e NATO-ja, UÇK-së po i mbaronte municioni” 

Derisa Hashimi nuk tregon se ku ishte, Gucatit ” i kujtohet mirë”: “Më 24 mars isha në fshatin Bajincë, komuna e Drenasit, ka qenë diku rreth orës 20:00 kur filloi bombardimi i parë. Jo vetëm unë, ne ushtarët, por të gjithë qytetarët e Kosovës e kemi pritur me padurim intervenimin e NATO-s. Ishte lajm i gëzueshëm sepse çdo gjë ishte në harxhim e sipër, municionet, ushqimet, kishte shumë të lënduar, të plagosur. Vetëm dy ditë pas bombardimeve të NATO-s ne kemi dërguar diku rreth 46 shokë në Berishë. Forcat militare serbe bënë masakra të mëdha. Por megjithatë, ndërhyrja e NATO-s ishte gëzim shumë i madh. Në emër timin dhe të gjithë veteranëve, e falënderoj edhe njëherë NATO-n, SHBA-në dhe Bashkësinë Evropiane që ndërhynë në Kosovë dhe që ishte një luftë shumë e drejtë” 

Askush nga ”krerët e ish UÇK-së nuk treguan ndonjë heroizëm” duke përfshirë edhe Hashimin, në ndonjë betejë, deri kur hyri NATO-ja, përpos masakrave serbe mbi shqiptarët, e pra ku ishte UÇK-ja? 

Ku ishin Hashimi, Jakupi, Fatmiri e ish ”Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”? 

Ai (Hashim Thaçi) tha se ”UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqë, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit”. 

O Zot, ja jepi, ja merrja met (mendët) Hashimit! 

Hashim, askush nuk të beson ty e as pallavrave tua, UÇK-ja që ju thirreni, përbeheni e përqyrreni. Ajo nuk ishte as në tokë e as në qiell. 

Pamjet e televizioneve më të njohura të botës nuk paraqisnin luftën e UÇK-së e as ty e të tjerët por vetëm vajin e lotët e grave, britmat e fëmijëve e shpërngulje të popullatës deri sa i largoi Serbia afro 1.000.000 banorë nga Kosova për në Shqipëri e në Maqedoni. 

Pra NATO-ja ndërhyri në Kosovë për shkaqe humanitare, për parandalimin e një katastrofe humanitare, për spastrim etnik, terror e gjenocid. 

-Ku ishit ju? 

Sigurisht se edhe ky shkrim imi do ti nxjerrë nga zgurat e lisave ku janë futur që nga Marsi i vitit 1998, kur në Prekazin legjendar të Ahmet Delisë, Nebih e Tahir Mehës e të Familjes së mixhës Shaban, djemve, Hamzës e Ademit, do ti zgjon nga gjumi ” OVL, shoqata  e parti të dala nga -UÇK-ja duke i quajtur edhe këto si ”Sulmet e pandalshme kundër UÇK-së dhe ikonave të saj janë të pritshme nga armiqtë e lirisë tonë, por të të vijnë sulmet me direktivat e armikut shekullor Serbisë nga pjesëtarët e etnikumit tënd, është kriminale dhe e pafalshme. Madje, këto sulme duken të sinkronizuara me armiqtë shekullor të popullit shqiptar dhe në një kohë tepër delikate për historinë e luftës tonë çlirimtare”. Kështu do të shkruante Vajdin Berisha (?), nga Drenofci i Zatriqit, kryetar i OVL-UÇK dega në Rahovec, kundër meje (Vijadinit, ia kam mbylgojën. Vëllain ia kanë vrarë, Vijadini e din e për mos me folur e kanë vendosur ”kryetar të veteranëve në Rahovec) 

Hashim (Thaçi) e Hysni (Gucati), UÇK-ja e jua nuk ishte as në tokë e as në qiell, e ju ku ishit? 

Sinan Kastrati, Suedi, Malmö, 24 Mars 2019  

*) HIERARKI f. 

Rendi i titujve, i gradave ose i përgjegjësive në administratën civile, ushtarake e fetare, nga më të ulëtat deri në më të lartat, sipas lidhjeve dhe varësive që kanë ndërmjet tyre; titujt, gradat ose përgjegjësitë në këtë rend; organizim shoqëror, i cili ndërtohet mbi bazën e këtij rendi titujsh, gradash etj. që kanë nëpunësit sipas pushtetit, sipas varësisë ose sipas të drejtave. Hierarki administrative (ushtarake). Hierarkia feudale. Hierarkia kishtare. Shkallët e hierarkisë. Ndoqi hierarkinë. Veproi sipas hierarkisë. …  

*) Disa nga nofkat me e komandantëve gjatë luftës: 

Hashim Thaçi (Gjarpri), Xhavit Haliti (Zeka), Fatmir Limaj (Çeliku), Sylejman Selimi (Sulltani), Rexhep Selimi (Dhjetëshi), Sokol Bashota (Njëmbëdhjetëshi), Shukri Buja (Gazetari), Haxhi Shala (Topi), Gani Krasniqi (Baca), Ramush Haradinaj (”Smajli”. Smajli është baba i Nasim Haradinaj, burrë e atdhetar), Ismet Jashari (Kumanova), Lahi Ibrahimaj (Magjupi), Haradin Bala (Togeri), Gani Paqarizi (”Rreziku” nga Lubizhda është ish nxënësi im), Xhem Gashi (Gjermani), Naser Krasniqi (Ftyra), Naser Shala (Bashkim Fina), Rrustem Mustafa (Rremi) etj. 

Kosova ishte burg (Burgu i Prishtinës, tash muze), Prishtinë, 2022

Për fund: herë pas here do të publikoj opinionet e mia të para disa vjetëve. 

Malmö, 30 mars 2024  

sinankastrati09@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu