ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

25 bujtina në shërbim të Turizmit në Nikaj-Mërtur

Shkrime relevante

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Thirrje për reflektim: A duhet të gjithë ne Shqiptarët të jemi të Krishterë ?

Nga: Agim Bajrami, Prishtinë ___ Përgjigjëja është PO , dhe kështu duhet të...

Shpërndaj

25 bujtina në shërbim të Turizmit në Nikaj-Mërtur
𝘈𝘧𝘳𝘪𝘮 𝘎𝘫𝘦𝘳𝘨𝘫𝘪: 𝘷𝘦𝘯𝘥𝘪 𝘬𝘢 𝘬𝘢𝘱𝘢𝘤𝘪𝘵𝘦𝘵𝘦 𝘱ë𝘳 𝘵ë 𝘱𝘳𝘪𝘵𝘶𝘳 𝘯𝘨𝘢 250-300 𝘱𝘦𝘳𝘴𝘰𝘯𝘢 ç𝘥𝘰 𝘯𝘢𝘵ë.
𝗡jë pjesë e rrugëve që të cojnë në këtë destinacion turistik janë rikonstruktuar, por ende ka shumë punë të lëna në mëshirë të fatit nga institucionet përgjegjëse.
Afrim Gjergji nga fshati Palç, në një intervistë për gazetën Nikaj-Mërtur News, flet për zhvillimet aktuale turistike në këtë zonë. Ai i bën thirrje instancave përkatëse që të ndërtojnë një zyrë informacioni për pritjen e turistëve, zhvillimin e infrastrukturës, markimin e shtigjeve, si dhe restaurimin e kullave. Ndër të tjera, Afrimi ofron një guidë të detajuar të turizmit në të katër stinët e vitit, si dhe mundësitë e shumta për përmirësim.
Intervista e plotë:
Çfarë e bën Nikaj-Mërturin një zonë të veçantë në aspektin turistik? Nikaj-Mërturi ka të gjitha potencialet e duhura për zhvillimin e turizmit. Nëse vjen nga liqeni i Komanit edhe nëse vjen nga Fierza, pamjet janë magjepsëse. Flora dhe Fauna kudo në zonë është e shumëllojshme dhe numri i kafshëve të egra është në rritje, si derri, dhia e egër, kaprolli, ujku, ariu, macja e egër, lepuri, dhelpra, vjedulla, shqarri, nusja e lalës. Numri i shpendëve si; thëlleza, skifteri, shqiponja, bufi, qukapiku, dallëndyshet, mëllinja, grizhëza etj. Aktualisht në Nikaj-Mertur janë funksionale vetëm rreth 25 bujtina, por numri i turistëve në zonën tonë ka qënë i vogël. Është shumë e domosdoshme që në Lekbibaj të ketë një zyrë informacioni, dy individë që njohin mirë kompjuterin dhe gjuhen angleze, të promovojnë dhe të komunikojnë me operatorët turistik, si dhe agjencitë për thithjen e turistëve në zonë. Lëvizja demografike e njerëzve, numri i vogël i banorëve në këto fshatra ka ndikuar në mbylljen e disa shtigjeve që turistët e huaj dhe vendas i pëlqejnë të ecin në to.
A kemi nje guide të zhvilluar në infrastrukture apo vazhdon të jetë pengesë për turistët?
Pylli është rritur shumë(pozitive)dhe markimet janë tepër të nevojshme, ndërsa rruga për në Lekbibaj është në gjendje të mirë, e cila po rikonstruktohet, por në fshatra janë për të dëshiruar. Aktualisht të hapura janë rrugët; Brisë-Salcë-Palç-Vranë, stacioni i Salcës-Palc-Vranë, Ura e Mërturit Tetaj, Bëtoshë, ajo e Curraj-Poshtër, Vranë-Curraj-Epërm e hapur, por vetëm me foristrada(kjo rrugë është hapur nga vetë banorët) Karakteristike në NM janë kullat e gurit, mënyra e të ndërtuarit, 3 lumenjte, liqeni, disa kanale vaditëse, ujëvarat, shpellat, bjeshkët, livadhet, majat, fshati i Curraj-Epërm, një fshat i bukur, por i mungon energjia elektrike, një rrugë automobilistike, një qendër shëndetësore dhe një infërmier. Edhe pse ky fshat është radhitur në 100 fshatrat deri tani nuk ka patur ndonje investim. Kanë ardhë përfaqësues të FSHZ dhe kanë parë 2 variantet e rrugës.
Cilat janë kapacitetet që ofron zona për pritjen e turistëve?
Në NM çdo natë është e mundshme të flejnë rreth 250-300 turistë. Në këtë fushë janë investuar disa shtëpi të kthyera në bujtina, si në Markaj Nikoll Zefi,Tetaj Marash Qehaja, Lekbibaj Sokol Coli, Pjetër Leka, Lazër Pali, Qerim Mëhilli, Pash Peci, Sali Dema, Gëzim Marku, Curraj të Poshtër Gjovalin Ndou, Pashk Laka, Peraj Zef Vuksani, Gjergj Martini, Dedë Rexhepi, Zef Martini, Salce Sokol Ndou, Gjokë Pali, Palç Besim Malaj, Fatmir Ndou, Kapit Filip Uka, Vranë Filip Gjini, Ndue Gjergji, Gjergj Lazri, Gjonpepaj Pal Kola, Curraj Epërm Ndue Mitri, Viktor Martini, Pal Rama. Mungesa e turistëve i ka penalizuar fermerët e NM, sepse gjënë e gjallë duhet ta tregtojnë jashtë zonë, si në Bajram-Curr, Shkodër me çmime të ulëta. Aktualisht në Nikaj-Mërtur mbareshtrohen mbi 500 krerë gjedhë të trashë, lopë, dhe mbi 1200 të imëta dhi, dele dhe bletë 1400 koshere. Disa nga këta fermerë kanë përfituar subvencionin, vlejnë për tu përmendur disa prej tyre; si Lazër Ndou Vranë, Filip Gjini Vranë, Beqir Ndou Kapit, Gjin Marku Kapit, Pal Kola Stakaj, Pëllumb Gjergji Stakaj, Ndrek Gega Palç, Dritan Markaj, Gentjan Qehaja Tetaj, Artan Prela Bëtoshë, Kol Nika Curraj-Epërm, Mark Sadria Salcë. Nikaj-Mertur eshte cilesuar si perle e Alpeve Shqiptare per bukurite natyrore dhe shpirterore.
Visit the attractive remote village of Upper Curraj • IIA
Si është situata aktuale e kullave në këtë zonë?
Kullat karakteristike në Nikaj-Mërtur janë kulla e ngujimit Curraj- Epërm, kulla e Qëndresës në Brisë, kulla e Babun Ukës Palç, kulla e Zef Dedës Mëserr, kulla e Zef Xoxit Meserr, Rexhep Ndoci dhe e Gjelosh Kolës në Lekbibaj, kulla e Kurtesh Kurtit dhe ajo e Ndue Lulashit. Në këtë vit janë ndërtuar 2 shtëpi dy katëshe bashkëkohore, njëra në Ndërzhush nga Bibë Rosaj dhe tjetra në Shëngjergj nga Viktor Vukaj, Shëngjergj Sokol Tahiri, Gjon Nika Kotec. Në Curraj Poshtem nga zjarri që vjet u dogjën shpine dy katëshe, këtë vit Shpia e Nikoll dhe Syle Martinit (e njohur si kulla e Martin Sadrisë) u kthye në 3 katëshe, ndodhet në fazen e restaurimit të plotë. Kemi aktiv për shoqërimin e turistëve dhe promovimin e zonës me ato mundësi që kanë, disa djem; si Kastiot Qehaja, Artur Aliaj, Jeton Markaj, Viktor Prebibaj, Prelë Peci, që meritojnë falenderim. Përsa u përket bletëve pothuajse çdo familje i mbarështron për nevojat e veta dhe treg, por kemi disa prej tyre që kanë një numër në rritje si; Pjetër Ademi Lekbibaj, Sokol Bushati, Seladin Papleka, Gjovalin Imeri, Agron Aliaj, Vuksan Lekaj, Gjovalin Lekaj, Zef Markaj, Altin Gjoklaj, Zmajl Gjoklaj, Nikoll Pjetra, Almir Përvataj, Nikoll Bushati, Prel Gjoli, Fran Zhivani, Ndue Ndoja, Pashk Përvataj, Ndue Kola. ky vit ka qënë i dobët për bletët, sepse ishte pranverë me shi dhe gështenja është dëmtuar nga një insekt.
nikaj mertur nikolin perpali|TikTok Search
Përveç përpjekjeve të banorëve për të promovuar turizmin, çfarë investimesh urgjente duhen bërë nga shteti?
Për investimet në turizëm dhe përfitimet nga AZHBR dhe shoqatat e tjeta, ne si zonë jemi të penalizuar për faktin sepse tokat që kemi janë të pa hipotekuara, dhe kudo që të aplikosh prioritet është çertifikata e pronësise. Duhet patjetër që banorët e NM të kenë tokat e çertifikuara, sepse janë disa projekte të cilat investojnë në bujtina, ferma, pemtari, magazina për bimë medicionale dhe stalla. Në agroturizëm këtë vit i vetmi që po punon fort është Besim Mala, i cili ka investuar në fshatin e tij të lindjes, ka ndërtuar një hotel me 16 dhoma me kushte bashkëkohore, ka ndërtuar një lokal 180 m katrore, ka ndërtuar stalla bashkëkohore mbi 200 m katrore, magazina etj. Gjithashtu po ndërton dhe një baxho që i shërben krejt zonës. Si çdo vit edhe sivjet nga fundi i gushtit spelolog nga Italia do ta vizitojnë Nikaj-Mërturin që të explorojnë disa shpella; si Bira e Zezë, shpella e Kol Gegës dhe ajo e Kakverrit. Në këto shpella vazhdon prapë explorimi i tyre, pasi janë unike në formimin e tyre, spelologët kanë zgjedhur fundin e muajit gusht, sepse uji në shpella është i pakët dhe nuk i pengon në punën e tyre. Turizmi në Nikaj-Mërtur është i mundshëm në katër stinët. Pranvera është e bukur, ka jetë! Shumëllojshmëria e luleve dhe ngjyrave e bën unike Nikaj-Mërturin, kudo që shkel në NM ka diçka të veçante! Është bukur për Kamping që nga bregu i lumit, lugu i salces, Vrana, Rahova, piku i currajve, që nuk është aplikuar asnjëherë. Zona dhe fshatrat përreth ofrojnë turizem në të katër stinet e vitit.
Pamje të frikshme. Shkëputje masive e malit në Nikaj Mërtur
Na trego pak për ngjyrat e turizmit në Nikaj-Mërtur?
Gjatë stinës së verës mundësite e turizmit rriten. Lëvizjet në liqenin e Komanit me mjete lundruese ofrojnë shumë vizitorë, e cila zgjat nga muaji tetor deri në vjeshtë. Për ata që duan të ecin në natyrë janë disa shtigje që kanë pamje piktoreske, si prsh; maja e hekurave, qafa e Kolçit, Ershelli, Kakia e Nikajve, qafa e Mrrethit dhe burimi i lumit të Currajve ju ofron të huajve apo vizitorëve vendas që kanë pasion motin sporte shumë interesante gjatë verës. Kjo mundësi në NM është falas, duke filluar nga breg lumi poshtë fshatit Curraj të Poshtër në lumin e Zi. Janë disa vaska unike natyrale në lumin e currajve epërm dhe në Daicë, poshtë fshatrave Salcë e Brisë. Tashma aty ka dhe rrugë për makina, por don Zotit e dikush ndërton diçka të mirë që i shërben gjithë zonës, për faktin se ndalesat buzë liqenit janë urë lidhëse me zonën. Vjeshta pëlqehet nga turistët, mënyra se si banorët bashkojnë prodhimet, ju bën shumë përshtypje dhe është koha e duhur ku ata mund të marin me vetë prodhime bio të zonës si; bylmet, mjaltë, raki, verë, çajra mali, boronica, arrë, lajthi, gështenja apo turshi, natyra e bukur me nuancat e ngjyrave që merr kjo stinë, pasurimi i ujrave pëlqehet shumë nga turistët vendas dhe të huaj. Në dimër turistët që vizitojnë më shumë zonën janë ata që ecin në mal. Ata munden lirshëm të kapin me aparatët e tyre kafshë të egra, shpend etj. Janë 2 mundësi në për ski në NM; Lugu i Salcës, që është shumë i bukur dhe piku i Currajve. Të huajt që kanë pasion kafshët e egra janë të shumtë por, nevojitet një guide e posaçme (ndonjë gjuetar i mirë)që i din shtigjet, por jo tu flasë për gjueti! Kafshët janë shumuar, por një problem që kemi çdo vit si zonë është gjuetia e paligjshme e disa personave që vijnë nga qytete të tjera, të cilët vrasin pa kriter dhe tregtojnë mish kaprolli, dhie të egër, lepuri e derri në restorante të kryeqytetit. Ky fenomen duhet hequr. Kemi pasë fatin e mirë që edhe pse kjo verë kishte temperatura të larta, nuk kemi patur zjarre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu