ARKIVI:
10 Janar 2025

25 ushtarë të KFOR-it, të plagosur në Zveçan

Shkrime relevante

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në...

Ministri i Grenlandës përshëndet Trumpin: – I hapur për biznes

Foto: Nikolai Linares / Ritzau / Reuters / NTB Magnus Kallelid Ministri i...

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time...

Sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës alias “Dialogu për normalizim”

Agim Vuniqi Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për sovranitetin territorial dhe shtetëror...

Shpërndaj

KFOR-i ka njoftuar se 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë.

Përmes një përgjigje për Kohën, KFOR-i ka thënë se pasditen e sotme njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës për të frenuar demonstratat e dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të ushtrojnë detyrën nga ndërtesat e kuvende komunale.

Gjatë protestave, KFOR-i ka thënë se disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara.

Sipas këtij misioni, ushtarët kanë pësuar thyerje në pjesë të ndryshme të trupit dhe kanë marrë djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.

KFOR-i ka thënë se ata kanë marrë trajtim mjekësor të menjëhershëm nga njësitet mjekësore të KFOR-it dhe aktualisht janë nën vëzhgim të ekipeve mjekësore.

“Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh keqardhjen e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve. Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme” kan thënë burime të KFOR-it.

Shih videon e suleve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it:

(5) Watch | Facebook

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu