ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

28 prill 1999 në Aeroportin e Shkupit dhe 28 prill 1999 në Aeroportin e Gardemoen të Oslos, kujtime 25 vite pas

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Foto e fundit të gushtit 1999, ulur buzë fjordit në Trondheim të Norvegjisë.
___
Nga: Gjergj – Bajram Kabashi
___
Shkruar më 28 prill 2024
Me 28 prill 2024 u bënë 25 vite qyshkur erdhëm në Norvegji, kohë e gjatë vetëm për me mendue rreth saj.
Me 28 prill 2024, pra 25 vite më parë, u nisëm prej kampit “Stenkovec” të Shkupit, ku ishim të sitemuar nja tre javë rresht si regugjatë pasi na kishte dëbuar Serbia prej Kosovës sonë… Fillimisht patëm ndejtur nja një javë në baltën e Bllacës, në kushte mizore të jetesës, në pjesën e kufirit të Maqedonisë më Kosovën.
Në atë kohë u nisem nga Aerporti i Shkupit, për të zbritur pas 3 orë e 30 minuta në Aerportin Gardemon të Oslos.
Shpesh mendoj se sa shpejt shkojnë vitet dhe jeta përgjithësisht. Shumë vite me radhë as që kam guxue të mendoja se çka më kishte ndodhur, se si kisha dështuar ta bëja familjen e lumtur në rrethanat e kohës atje, pasi ishte krejtësisht e pamundur të bëja diçka të dobishme e të mirë për ta në një kolektiv gazetarie , ku udhëheqësit ose ishin kriminel e rrugaç të fshehur pas petkut intelektual, ose pavetëdijshëm për shkak të jokulturës që i shquante e përmbanin njëri-tjetrin në mbrapshti, duke ua shkelë të drejtat dhe jetët të tjerëve.
Ai që ka lindur në atë kohë, tashmë është një djal apo vajzë e re 25 vjeçare, i aftë për jetën dhe për t’i dal zot vendit në rast nevoje.
Zakonisht njerëzit e harrojnë të kaluarën, por janë disa gjëra në jetë që nuk mund e duhet të harrohen.
Siç nuk mund ti harroj une rrugët e kaluara nëpër therra në profesionin e gazetarisë dhe faktin e hidhur se më shumë më delnin probleme me njerëzit e “popullit tonë”, se sa me pushtuesit serbomëdhenj !
Shumë rrahje prej serbëve pushtues nuk ia vlenë as që të përkujtohen, pasi pushtuesi është pushtues dhe e ka për detyrë dhe qëllim ta poshtëroj, rrahë, lëndoj , vras e dëboj të pushtuarin, por çka t’i bëje dhe si të silleshe e ruheshe prej “pushtuesve të brendshëm”, që vepronin shumë të kënaqur në brendi të pushtimit të jashtëm duke u sjellë madje edhe si sovranist…?
Si të silleshe e ruheshe prej “sigurimeve të tyre sekrete”, prej dhëmbëpalarëve të tyre jo të pakët…?
Si një person 40 vjeçar, moshë që konsiderohet mjaft e re në gazetari, përkundër faktit se i kisha arritur të gjitha në profesion, megjithatë kisha probleme të mëdha me një popull të padrejtë që i përkisja.
Me një popull “që e vret edhe vetën” për disa interesa meskine, që njeriu normal e ka zor me i kuptue…?!
Probleme me një popull me diçka barbare në formimin e tij, që pamëdyshje është rezultat i përpunimeve të rënda armiqësore që iu është nënshtruar, kryesisht nën pushtimin serbomadh, që e ka shkelur , vrarë e poshtëruar për pothuaj njëqind vite nën robërinë serbe.
Pavarësisht se isha Gazetar i Vitit në vitin 1996, që gjithë kohën me dëshirë e vullnet të madh isha gjithkah në terrene, nuk arrita asgjë për familjen time. Pavarësisht se nuk isha si ata pseudoredaktorët që, kur lodheshin me punën redaktuese, i vendosnin këmbët mbi tavolinë për t’i pushuar, për mua e gazetarët e tjerë në gazetën Rilindja, ishte e kotë të shpresonim për të drejtat që na takonin.
Më në fund për interesat e mija dhe të kolegëve të shtypur dhe të poshtëruar, isha edhe zv/Kryeredaktor i gazetës Rilindja, por e gjitha ishte e kotë, se drejtësia nuk vlente për “rajen” , pasi ishin “kuajt e shalës” së gazetarisë,- të gjithë me krevata “intelektuale” në gjoks, kryesisht kryeredaktorët, që duhej të jetonin e të kishin sa më shumë për vete e familjet e veta.
Ata nuk ngopeshin kurrë…!
Kur një padrejtësi aq e organizuar ndodhë në gazetari, në profesionin që është i thirrur të krijoj opinion kritik publik dhe të shpaloj të vërteta të fshehura, vaj halli për atë vend.
Natyrisht as me këtë përkujtim nuk e kam si qëllim ta shqetësoj tjetrin për “aksidentin” e madh që e pata me bij te një populli kaq të pa drejtë. Në asnjë mënyrë. Se për mua nuk ka nevojë të shqetësohet askush, pasi për veten dhe punët e mija shqetësohem e brengosem vet, i qes ato në vijën e duhur me vullnetin dhe forcën e mendjes sime. Mirëpo, nuk e fshehi kurrë se edhe sot e kësaj dite më dhimbset ai popull që as nuk po don me kuptue se e ka të vështirë dhe nuk mund të mbijetoj duke qenë kaq i pa drejtë dhe mospërfillës ndaj të drejtave që i takojnë.
Une e kuptoj se shërbimet sekrete serbe (BIA, kryesisht), ka dhënë ndihmesë të madhe në gjithë këtë shfytyrim e ligësi njerëzore me detyrat e dhëna ndaj punëtorëve të vet dikur, të cilat detyra domosdo duhej të zbatoheshin për shkak të kërcënimit me dosje , që njerëzit tonë “të mëdhenj” ta tregonin në çdo çast dhe rast padrejtësinë e dirigjuar hapur dhe konkretisht në praktikë, ti poshtëronin, vrisnin dhe t’ua bënin jetën të hidhur të tjerëve, mirëpo nuk arrij fare me e kuptue vetshembjen kombëtare pas ardhjes së Lirisë Shqiptare.
Vetvrasje që ndodhi me të madhe kur rrjeti i stërmadh i UDB-ës në vend, i mbetur nga periudha pushtuese, u riaktivizua nga pushtuesit e Serbisë së deriatëhershme. Ai rrjet i kobshëm sekret në shërbim të deriatëhershëm të armikut, kishte pasur ndikim të madh historik edhe në komunitetin Musliman, (për të cilin Serbia është përkujdesur veçanërisht pas pushtimit të viseve tona më 1913), andaj e vazhdoj mbrapshtinë (destruktivitetin e njohur), duke shkuar gjithnjë në anën e kundërt të rrjedhës së lumit, përmes zgjimit të së ashtuquajturës Liria Muslimane.
Si rezultat i kësaj “lirie” të kobshme, edhe sot vazhdohet me gjepurat rreth terrorizmit islamik, dhe askush nuk don ta pranoj e kuptoj se që nga paslufta jemi shndërruar në një lëndinë të pa zot, në një tokë të askujt dhe në vend eksperimentesh, ku nuk ndalen investimet religjioze turkomëdha-neoosmane, që mbesin njëherit interesa jetike gjeostrategjike serbe e ruse.
Deri Sot nuk e kam dëgjuar asnjë gazetar të Kosovës ta shtroj pyetjen e thjeshtë:
Pse Greqisë, Bullgarisë apo Serbisë, nuk ua meremeton e ndërton askush objektet e kultit, por janë kryesisht Turqia neoosmane, e më pak edhe Greqia, që ua ndërtojnë të tjerëve ato, sidomos shqiptarëve!?
Për ta shtruar ndikimin e vet kahdo përmes religjoneve të caktuara, me kontigjentet e shërbimeve të tyre sekrete, gjithnjë të kamufluara pas klerikëve dhe njerëzve gjoja me preokupime fetare. 
Andaj, kurrë mos folë “për terrorizmin islamik” përderisa e lejon një shtet-popull tjetër që përmes meremetimeve e ndërtimeve enorme të xhamive, t’ia ndërroj natyrën një kombi në vendin e vet.
«Ti» nuk tregohesh i aftë dhe i zgjuar që ta shpallësh zero secilin investim religjioz, duke i ndaluar të gjitha investimet e huaja që duan riislamizim dhe asimilimin tënd kombëtar, e flet përgjumshëm për «terrorizmin islamik» , madje edhe përmes “ekspertësh”, që është fryt i atyre «fabrikave» për krijimin e ndërgjegjes turke-islame!
Veprimtaria terroriste ndaj “kaurrve” andaj është e vogël, krahasuar me synimet apokaliptike të Islamit Global ndaj të gjithë Shqiptarëve në Gadishullin Ilirik.
Ai që ende nuk don me e kuptue, atij ia ka verbue sytë “islami famëlartë” dhe frika prej “allahut” në duartë e Turqisë , Serbisë dhe Federatës Ruse .
***
Këtë shënim përkujtues e shkrova me 28 prill 2024, 25 vjet pasi erdhëm në Norvegji. Mund të them se ndihem tepër i lumtur që arrita ta shpëtoja familjen time prej asaj barbarie “intelektuale” të së ashtuquajturve kryeredaktor të gazetës Rilindja dhe ndihmësve të tyre të gjorë.
Jeta është shumë e shkurtër dhe Njeriu nuk ka kohë të luftoj për të drejtat e veta në një vend pune, ku nënkuptohet se askush askujt nuk do të duhej t’ia mohonte e shkelte ato.
Mua si gazetar i mirë nga kohët e vështira, nuk më lejonte ndërgjegja njerëzore dhe përgjegjësia familjare të mos bëja diçka të dobishme për familjen, kur kryeredaktorët e rrejshëm mi vidhnin të drejtat e mija e të shokëve të mij aq hapur e paturpësisht.
Une jam bindur përfundimisht se UDB dhe antishqiptarizmi përgjithësisht, qoftë edhe i pavetëdijshëm, gjendet brenda nesh, e jo tek armiqët historik që i kishim e fatkeqësisht vazhdojmë t’i kemi.
Nëse jemi Njerëz të vërtetë, atëherë ne kemi obligim njerëzor dhe atdhetar që ta mposhtim “UDB-ën tonë”, duke mos harxhuar fare energji me islamistët që po edukohen e krijohen për qëllimet më të zeza antishqiptare, në ato që dramaturgu Teki Derishi i ka quajtur “fabrikat për prodhimin e turqve” e të Muslimanëve, që po na i meremeton e ndërton Turqia neoosmane për interesat e veta.
Për interesat e veta – në vendin tonë !
Islamizmin që është fryt i xhamieve që tjetri na i meremetoj e ndërtoj pa na pyetur ne si popull e as shtet pas vitit 2008, por duke bashkëpunuar vetëm me ligësinë tonë të njohur, me të shantazhuarit tonë, atë duhet ta ndalojmë. Kaq. 
Dhe nuk duhet “t’ua ruajmë bythën” vrasësve të njerëzve tanë, që fillimisht i mashtruan dhe vranë pastaj për interesat e BIA-s së Serbisë .
Energjitë e një populli të kulturuar përqëndrohen vetëm në KUFI, gjithandej kah kufizohemi me Serbinë, që ende nuk do ta njoh shtetin e Kosovës dhe që nuk ka shfaqur asnjë pendesë për të gjitha gjenocidet e bëra ndaj nesh në gjithë rrjedhën e historisë, deri tek lufta e fundit që përfundoj me lirinë e Kosovës pas pjesës së dytë të Qershorit 1999.
Une me gruan e Puhizën, në atë kohë pesëvjeçare, në Grong të Norvegjisë, kah fundi i muajit maj 1999.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu