ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

33 vjetori i epopesë së familjes Munolli në Pollatë, me 13 shtator 1990

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Akademik prof dr Hakif Bajrami , Prishtinë

FAMILJA E MADHE SHQIPTARE OBJEKT U SULMEVE TERRORISTE SERBIANE 1989-1990

FAMILJA MUNOLLI VIKTIMA E PARË E NEOFASHIZMIT SERBIAN PAS 23 III 1989 

Më 7 shtator 1990 Kuvendi i Kosovës e aprovoi  Kushtetutën e Kaçanikut. Çarqet serbomëdha e dinin se shqiptarët nuk do të pajtohen kurrë me defaktorizimin e Kushtetutës 1974. E kuptueshme, se në të gjitha demonstratat partiotike shqiptare 1981-1990 parulla më e dashur për popullin shqiptar ishte Kosova Republikë.Këtë përkushtim të shqiptarëve e plotësoi Kuvendi i Kosovës në Kaçanik në rrethana po thuej se ilegale. Okupatori nazifashist  serbian kishte dyshime, sipas dokuemneteve që janë në Arkivin e Kosovës, se mbledhja e Kuvendit Kosovës e përfaqsuar vetëm nga deputetët shqiptarë do të mbahet:  ose në Grykën malore Demë Ahmeti të Llapit në Pollatë, ose në afersi të kufirit me Maqedoninë. Gjithnjë në bazë të dokuemnetve  duke menduar se Mbledhja ishte mbajtur në Pollatë, jo rastësisht më 13 shtator 1990, do të rrethohet nga të gjitha anët me polici-ushtri dhe do të sulmohet me të gjitha forcat familja Manolli- Latifi në Pollatë. 

Historiku i epopesë shqiptare  

Më 1981 pushteti Serbian, madje të gjithë sllavët e jugut do të vërsulen ndaj shqiptarëve se “po I detyrojnë kolonistët sllavë të shpërngulen nga Kosova”. E vërteta, të gjithë UDB-ashët që ishin diskredituar më 1966, do të mrizojnë me pensione të majme, dhe të pushueshëm do ta presin shansin e parë për vërsulje ndaj shqiptarëve. Aq më parë kur më 1975 Tito do ta pyes nipin e vet Joshka Brozin: “A po interesohet Aleksandër Rankoviqi diçka për mua (pasi që komunikonin familiarisht)”. Edhe A.Rankoviq një ditë marsi 1975 do t` i drejtohet Joshka Brozit: “Dua të takohem me Titon”. Në këtë “Pazar pas perdeve”, J. B. Tito do t` i drejtojë “selam” Rankoviqit përmes Joshka Brozit se: “tani për tani çdo takim nuk do të ishte në interes të A. Rankoviqit”. Kjo do të thot se dinakëria e Titos “notonte në mes E. Kardelit, me orientime decentraliste për Jugosllavinë, dhe Rankoviqit me koncepte të kral Aleksandrit për Jugisllavinë, ku të gjithë sllavët duhej të konsideroheshin jugoisllavë, e pastaj do të konvertoheshin në serbian. Kështu e projektonte A. Rankoviqi Serbinë e madhe. Kuptohet se këtë ide nazifashiste serbiane e vazhduan pushtetarët serbian në forma origjinale pas Kushtetutës 1974 që ishte triumf i decentralizimit të Jugosllavisë (Kardelist), e ,ku Kosova fitonte atribute :gjysëm zyrtare” të Republikës. Dhe, për ta luftuar këtë pozicion, ku Kosova ishte bërë nye strategjike për triumf, ose humbje të dy grupacioneve  politike (Kardel-Rankoviq) për dekada të tëra, më 1976 Kuvendi i Serbisë do ta përpiloi “Librin e Kaltërt” (Plava Knjiga), ku parashihet kthimi i Kushtetutës Kosovës (1974) në Statut të vitit 1963. 

E zërat decenralisto-centraliste, shkencorisht i prishën demonstratat partiotike të rinisë shqiptare në Kosovë më 1981, gjithnjë duke anuar kah decentralizimi . Lidhur me këtë, nuk është e rastësishme që më 5 prill 1981 sigurimin shtetëror të Kosovës, fillon për ta menagjuar Sllovenia, me urdhër të Stane Dollancit, që ishte agjent i sigurimit shtetëror Gjerman. Lidhur me këtë, demonstrata shqiptare në Kosovë, pa marrë para sysh peshën historike që e kanë, për shembjen e Jugisllavisë, e kanë edhe një vlerë shtesë civilizuese, se i treguan botës se në Jugosllavi jeton mbi gjysma e kombit shqiptar. Aq më parë kur më nuk mund të ndahej kombi shqiptar në: Albanci (për ata në Shqipërin Bregdetare) dhe Shiptari (për Shqipërinë kontinenetale). Këtë arbitraritet e bënte po thuej se pa pengesa makineria serbiane dhe tolerohej nga J. B. Tito, publikisht, sepse me Rankoviqin, pas burgosjës së Gjilasit ishin shokë të pandarë. Kështu e kualifikojnë dokuemnetet ushtarke atë miqësi shumë të ngrohët. 

Kuptohet, se çarqet fashisoide serbiane, provonin për ta shfrytëzuar çdo lëvizje të shqiptarëve,  kuptohet përmes ushtrisë dhe policiës, për ta kthyer pushtetin në  gjendjen e para qershorit 1966. Ajo shansë për ta Ishte  kur rinia patriotike shqiptare provoi më 1981 të ngritet në kryengritje. Por mjerisht ende nuk kishim “vetëdie popullore për luftë të armatosur”. Dhe, nga kjo kohë pushteti Serbian nuk do të lërë gur pa lëvizë, me të vetmin qëllim për ta “konvertuar”  së pari Kushtetutën e vitit 1974 në statut. Aty e kishte vegën shovinizmi neofashist I Serbisë, sepse duke ndryshuar kushtetuta, provohej degradimi i saj dhe krijimi i shansës për Srbinë integrale dhe koloniale. Lidhur me këtë, do të themelohet Komision Special, së pari për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, për rikolonizim të rinjë, që do të manifestohet në fushatë që e drejtonte: partia, kisha dhe ushtria me polici, e ku prinin Akademia dhe Lidhja e Shkrimtarëve serbian.  Por kësaj radhe (1981) fjala ishte për ata sllavë që  ishin shpërngulë nga Kosova për dy arsye: për kah orgjina ishin kolinistë të kralit ose Titos, dhe me degradimin e UDB-ës më 1966 ata kishin mbetë si gjeli në pleh; së dyti, nuk mund t` i duronin kuadrot e reja e të shkolluara shqiptare dhe nuk mund ta duronin kurrfar barazie me shqiptarë, sepse ishin adaptuar në pozitat e dahive, sikurse serbianet sot, më 2023, prandaj sshpërnguljën e kishin si shansë “shpëtimi”. E kolonistët sllavë (sidomos serb e malazez), nuk duronin që të janë qytetarë të rednit të barabartë, sepse të parët ishin serbët, të dytët duhej të  ishin “shqiptarët e ndershëm”-ish udbashët, të tretët mbetëshin  krejtë në fund të “ferrit”  Shqiptarët-Albanci!. 

Nuk ka kaluar muaj nga viti 1981, pa u bërë analiza detale për kthimin  e ish kolonistëve sllavë në Kosovë, sepse vetëm përmes tyre, ishte bindje mund të mbahej populli shqiptar i nënshtruar, i dorës tretë. Kjo fushatë, do ta ketë embrionin në “Librin e kaltërt 1976”, i cili  do të rregjenrohet me “Memorandumin” e Akademisë Serbiane më 1986. Por as dokumenti i  parë, e as I dyti, nuk pati fuqi t` i instalojë ish udbashët sërish në pushtetin e Kosovës, për ta sunduar sërish  Kosovën, sikurse deri më 1996. Dhe si pasojë e këtij ngërqi, se ish kuadrot e UDB-ës dhe të LKJ-ës, nuk do të mundën për ta PËRBALLUAR fuqinë intelektuale dhe politike të kuadrove të reja shqiptare pas vdeksës së A. Rankoviqit më 1983, kur shovinizmi srbian doli hapur në front, duke u promovuar në një simpoziaum në Beograd pastaj se: “Serbët në Jugosllavi janë të konsideruar si komb shtypës, e në realitet janë komb i shtypuar, pas vitit 1966”. Më këtë promovim më 1985 në Beograd çarqet serbe do të hapin rrugë që pas Memorandumit të Akademisë më 1986, në vitin pasues më 1987 do të fillojë punën e re kriminale në disa fusha, pa asnjë pengesë. Së pari, në Lidhjen Komuniste të Serbisë, e pastaj puna do të shpërndahet në Parlamentin e Jugosllavisë, prej kah do të lind: “Programi Jugosllavë për Kosovën 1988”. Duke llomotitur publikisht se “duhet të çvleftësohet Kuvendi i Bujanit 1943/44, që Kosova t` i bashkohet Shqipërisë, që PKSH për Kosovën ka të drejtë të japi aprovim, ndërsa PKJ ka të drejtë vetëm ta shqyrtojë”. Ky Program ( jugosllavë për Kosovën më 1988) de fakto e hapi shansën që Kosova të kthehet në pozitë teritorialo administrative në Statut të viteve: 1945, 1948, 1953, 1963. Por serbianëve  nuk u mjaftonte vetëm ky kthim. Prandaj, Kosova sipas Beogradit nuk mund të ketë  as Ligj Kushtetues nga viti 1969, e lere ma Kushtetutë nga viti 1974. Megjithë këtë duhej serbianëve një endergji misterioze që shumë shpejtë e patën gjetë, e të cilën edhe pse historianët shqiptarë e diskredituan disa herë, prap se prap qarqet politike shqiptare në Kosovë i mbyllën të dy sytë, sepse më 1981 shumica ishin regjistruar “Jugosllavë”, sepse demonstratat i quanin “kontrarevolucionare”. Dhe këtë promovin të tyre nuk e kishin të vështirë sepse: kur ishin regjistruar Jugosllavë më 1981, nuk e kishin vështirë të konvertohën në serbian, siç e dëshmuan me vepra deri më 1997, kur u shfaq UÇK dhe kur filloi lufta e armatosur çlirimatre shqiptare .Mjerë ai drejtues politikë shqiptar që nuk është rreshtuar me UÇK-ën më 1997-1999. E kush nuk është rreshtuar dihet. 

Së pari serbianët e filluan punën e diskutimit të amandamenteve të reja kushtetuese 

Amendamentet ksuhtetuese janë debatuar kudo nepër Serbi nepër koluare politike më 1987. Pastaj çështja është bërë publike edhe në Kosovë më 1988.  Dhe 97% e debateve figurojnë se shqiptaria nuk është pajtuar me ndryshimet që i ëndrronte dhe i shfaqi pushteti  neofashist serb. Lidhur me këtë, S.Millosheviqi  do të shpërthej publikishtë se: “Kushtetutën do ta ndryshohet  institucionalisht dhe jashtë institucionalisht”.  Me këtë kërcnim neofashist, karieristët dhe klosharët shqiptarë nuk do ta kuptojnë këtë atetnat dhe grushtshtet që po i përgatitej Kosovës. Në këto rrethana, burgjet ishin të mbushura me të rijë patriot dhe rrevolucionar të pamposhtur shqiptarë. Dihet se 23 marsi 1989 u tregua se ishte ditë e kobshme për Kosovën. Pas këtij grushtshteti,  intelektualët e vërtetë shqiptar e dinin se pa luftë të armatosur, më nuk mund të kthehet gjendja në Kushtretutën 1974, e lëre ma të avnsohet Kosova në Republikë të shtatë, që atëherë ishte mendim dominant. Në këto rrethana, do të lind Apeli i intelektualëve 215. Kështu në vijim  Kuveni i Kosovës në kushte të jashtzakonshme do ta aprovojë Deklaratën e 2 korrikut 1990, për Kosovën Republikë.  Ishte ky një elemnet i ri se më në fund Parlamenti e kishte kuptuar momnetin historik dhe qëndroi në nivel patriotik. Ishte kjo një kthesë shumë domethënse për ta kthyer në popull së pakut shpresën. Së dyti, guximi dhe patriotizmi i disa të rijëve dhe të rejave, ishte një paralajmërim se populli shqiptar më nuk duron robëri nën Serbinë gjakatare. Për ta FRIGËSUAR RININË PATRIOTIKE , Serbia do ta vejë në ball policinë, milicinë dhe ushtrinë, që ne nuk I kishin nën komandën shqiptare në Kosovë. Ndodhi  ky fenomen, sepse në nivelin intelektual shekncor nepër tubime ndërkombëtare punëtorët e shekncave shoqërore në Kosovë e kishin arritur nivelin dhe ma nuk ishin në asnjë pozitë inferiore, ndaj serbianëve që ishin mësuar të thonë: “atje poshtë” ( mednohej për Kosovë). E gjeografikisht  dihet se Kosova nuk ishte  “poshtë”, por uji shkonte nga lartë poshtë (nga Kosova drejtë Smederevës e Beogradit) . Në polemika, më 1988 do të u thuhet se: “Nuk jemi  ne poshtë, ne jemi lartë sespe uji nga Kosova  rrjedhë teposhtë kah Beogradi. E këtë nocion duhet ta kuptoni se para miliarda vjetëve, kur ju sllavët nuk keni jetuar në Iliri e as në Ballkan pastaj, e ka drejtuar  natyra se kah është lartë e kah është poshtë, kah rrjedh uji!”. 

Dhe, nuk do të vonojë dhe  Kuvendi I Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik, pas një pune intenzive politike, do ta shpallë Kosovën Republikë , sikruse njësitet tejra federative. Vallja partiotike me këtë akt KUSHTETUES nuk do të ketë më të ndalur. Informata  ishte e pandalëshme, sepse bota ishte bërë shumë e vogël  për fuqinë e saj (të informatës). E serbianët dhe administrata e tyre e kalbur mendonin se janë në vitet: 1912, 1918, 1945, kur vranin e pushkatonin familje e individ pa gjyq e pa ligjë, dhe askush nuk dinte asgjë. Tash ishte “këngë” tjetër , informata distribuohej për pak minuta nepër tërë Evropën dhe Perendimin e civilizuar, sidomos. Por për ta mbajtur popullin serbian në pozitë “superiore”, pushteti nuk do ketë ide as logjikë, që t` i përkrahë rrethanat e reja, jo vetëm në katrahurën  Jugosllave, por edhe në botë. Serbia për ta kthyer realitetin politik në pozita të para vitit 1966, do ta fillojë përgjakësinë kriminale me metoda të vjetra, të reja, ku vetëm tanket i kishin shtesë , nga mjetet e mëparëme. Në megalomaninë e tyre serbiane  se: “janë me ushtri të katërt në Evropë” (!), sërbet e fillluan luftën së pari kunder rinisë shkollore shqiptare më 1981. Pastaj dhunën  e bartën kunder FAMILJEVRE  EMBLEMATIKE shqiptare, krejtë me qëllim që t`e frigësojnë popullin, duke provuar t` i tregohen “muskutjtë” e tankeve dhe pizgaverëve, tytave dhe thikave të helmosura , me seleksionim edhe sllavëve që nuk quheshin serbian. Pikërisht së pari në Llapin e Murat Xhakës, Haxhi Sadrisë, Shaqir Igrishtps, Isa Boletinit, Bajram Currit, Idriz Seferit, Azem Bejtës, Hasan Prishtinës,  Ramë Vllasës, OSMAN MUNOLLITPollatës, Nazim Gafurrit, do t` i provojnë armet dhe ushtrinë e tyre kriminale, krejtë me qëllim për t` u treguar shqiptarëve se në cilin pushtet jetojnë, krejtë me prapavi për t` u treguar edhe sllovenëve, kroatëve dhe boshnjakëve se çka mund t` i gjejë, bëri e reaguan sikurse shqiptarët. 

Pse u sulmua familja e Osman Munollit në Pollatë më 13 shtator 1990 

 PIkprisht, kundër familjes patriotike Munolli në Pollatë, serbianët do ta programojnë fillimin e realizimit të progarmeve të vejtra.Shtrohet pyetja, nëse më 7 shtator 1990 është aprovuar Kushtertuta e Kaçanikut, më 13 shtatoir 1990 do të sulmohet brutalisht nga milicia dhe ushtria serbiane (jugosllave) Familja MUNOLLI e POLLATËS që mbante dikur miqësi me  Demë Ahmetin, me Murat Xhakën , Ahmet Delinë, e besa edhe  me Haxhi Zekës, sepse Oda MUNOLLI  dhe POPOVA ishin konak i sigurtë më 1910 dhe 1912 për: Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Bajram Currin, prej kah doli shembulli më sublim  kur u lëshua KUSHTRIMI për kryengrutej kundër okupatirit turk më 1910 drejtuar nga Haxhi Sadria me shokë. E vërteta Kuvendi i Murgullës ishte një ngjarje kombëtare që u shënua më 1920 për ta kundershtuat riokuopimin e Kosovës, kuptohet  me Program të Komitetit Mbrotja Kombëtare e Kosovës, themeluar më 1 maji 1918 në Shkodër. 

Në bazë të traditës patriorike shtrojmë pyetjën: Si dukej palni I sulmit ndaj Familjes  emblematike MUNOLLO më 13 shtator 1990, le të deshmojnë dokuemnetet sekrete fshiste serbe, ku deshmohet  se: dikush nga agjentët shqiptar kishte spiunuar ,se Kuveni i Kosovës do të mbahet në Pollatë, diku në afersi të lokalitetit Demë Ahmeti”. 

Aksioni famëkeq të 13 shtatorit 1990 kundër familjs Munolli  pushteti e quan “RRUFEJA” 

Dokumnetet që posedohen janë argumente se kemi të bëjmë me një pushtet neofashit, që programon shfarosjen e një populli të tërë, vetëm pse nuk është sllavë, dhe bota në fillim I beson sepse viktima nuk kishte as karh as miqë, as forcë, përpos drejtësisë, sakrificës dhe guximit e shpresës. Dhe plani për shfarosejen e Familjes MUNOLLI (LATIFI)-Pollata ishte koduar me shifërn “MUNJA”-“RRUFEJA”. Për realizimin e këtij progarmi ishin angazhaur 135 milicë, 60 ushtarë me tërë arselanlin vrasës që posedonte shteti. Tabela koduese e akcionit “Rrufeja”, ishte shoqëruar me koncepte gjeografike. “Rregjioni për sulm” e kishte shnejën 21, kazerma ku përgatitej sulmi  ishte e koduar me numrin 20, qendra e sigurimit në Prishtinë ishte koduar me numrin 19; organizimi I sigurimit publik në Podujevë kodohej  me numrin 18; rezerva e forcave vrstare në Kerpimeh kodohej me numrin 23, rezerva ndinmëse e saj ishte në Leban (lokalitet në komunën e Prishtinës) kodohej me numrin 22. Vendi ku duhej zbatuar dhunën në Pollatë kodohej me numrin 24. Vendi kah duhej siguruar suksesin e dhunës ishyte fiksuar fshati Sllatinë me numrin 25. Vendi rezervë i suksesit ishte saktësuar në fshatin Zhiti me kodin ushtrak numër 26. Shtëpiat për bastisje (lexo për vrasje dhe shkaktim të frigës në popull)  kodohej me numrin 27.  Vendi ku do të përdorej dhuna e shtuar nëse nuk arrihet sukses në planin e parë në Pollatë, ishte koduar me numrin 28 në fshatin Metehi, punkt ai  me froca rezerervë  që ishte koduar me numrin 31. Ky unkt prej kah sigrohej i pari kodohej me shifër II. Efekti duhej të shënonte frigë dhe: “populli duhej me dy tri varsje mizore të vihet në lëvizje-arratisje, për të patur adute ushtria dhe policia  që mizoritë të vazhdohen edhe me viktima përtej numrit 10, por jo ma shumë për  fillim”. 

Lidhja kriminale se ku duhet ushtruar mizori nuk u ndal  në tërë Kosovën deri më 10 VI 1999 

Makineria vrastare serbe kishte program shfaroses që e përdori nga Pollata (13 shtaor 1990) e deri te Familja Shaban Jashari në Prekaz (4-5 mars 1998), e deshmojnë dokumentet serbe. Lidhur me këtë,së pari fillimi i aksionit dhe kryerja e detyrës fillestare quhej “Lanac 1” (zingjiri 1), bashkmi I kolonave vatrstare quhej “LANAC 2” (zingjiri 2), nisja e aksionit quhej  “Livada” (-Livadhi), ndalja e aksionit quhej “Trava” (bari), vija e bllokadës quhet në dokumnret ‘Kanar’ (Peshojë), lidhja e bllokadave quhej “Çvor” (nye), izolimi I personave në objekte quhej ‘KRUG’-(Rrethi), kontrollimi I objketit  mban kodimin “VETAR” (Era), personat për  izolim dhe burgosje quhshin “JEZH” (Iriqi), armet e gjetura (që vet I plasonin nëse nuk ka) duhej të quheshin “KOPRIVA” (hithat),  persoant e privuar nga liria quheshin “BREZA” ( pisha”) që digjen, mund të mbytën dhe asgjë. Personat e palgosur quheshin “ LIST” (gjethe) që nuk vlen pesë pare, personi I vdekutr quhet “Kaktus” edhe shqip është ashtu, roja  e vendit që duhej ta hapte zjarrin vrasës quhej  “PLAMEN” (flaka) që duhej ta kallte shtëpinë ose ta rrënonte me dinamit,milici që ishte më afër se ushtari quhej ‘kremen’, diçka që shkrep si guri brincak si eshka që e kap zjarin për një herë, vendasi që po sulmohej, vritej ose burgosj quhej ‘ trn’therë, trasporteri I blinduar quhej ‘lim’ lumi Lim, USHQIMI i VRASTARËVE QUHET ‘KITIJA’, uji  për programuesit e shfarosjes së familjes stabile shqiptare quhet ‘Limenka’. Këto fakte nuk i ka përdorë asnjë okupator në Evropë. Këtë arseanl të urrejtjës nuk e ka përdorë as nazifashizmi gjerman kundër HBRENJËVE fatmjerë, të cilëve në Evropë, vetëm shqiptarët ua dinin hallet. 

Komanda e krimeve ishte ushtruar në Koshutnjak të Beogradit një muaj (gusht 1990)  

Personat që I kishin hy realizimit të këtij programi  për shfarosje të shqiptarëve kishin kode numrore dhe përshkruese. Në çdo aksion theskohet rroli I shfrytzuesit, shenja thirrëse, puna dhe niveli reserveë që duhej vazhduar aksionin. Udhëheqësi I grupit  për bllokimin e objektit që po rrethohej përmes kodit “Rrufeja” kishte shenjën numrore 12, kurse puna që duhej kryer ishte koduar me shifren 50+50. Zavedënsi ikëtij aksioni e kishte shenjën numrore 13, udhëheqësi I grupit për bastisje 21, zavendësi  kodohej me numrin 22, drejtuesi I nëngrupit kodohej me numrin 23. Drejtuesi  reservë I nëngrupit kodohej me numrin 24; udhëheqësi I nëngrupit për furnizim  kishte kodin 25, marica e parë 61, marica e dytë 62, grupi për sigurimin sanitar 63, Komanda e forcave për sigurim 71. Drejtuesi I forcave speciale 81,shtabi I aksionit “Rrufeja” nr. 1,Komandanti;  nr. 2, zavendësi;  nr. 3, Antari I shtabit për operativë; nr. 4, Drejtuesi I bllokadës; nr. 11, kodimi I forcave motorike “Rrufeja”; nr. 31, Drejtimi I helikopterëve “Rrufeja” nr. 41; Lidhja e grupeve “Rrufeja” nr. 51, servisi nr. 91, mbarimi I Kodit Rrufeja” nr. 101.(Këtë strukturë programuese për vrsasje dhe shfarsoje duhet ta studiojnë profesionistët e sigurisë!) 

Aksioni për frigësim dhe terrorizëm shtetëror 

Me këtë program që I prezantohet opinionit për herë të parë, si eksperiment politko ushtrak për tërë makinerinë neofashiste serbiane ishte terrorizimi I Familjes MUNOLLI në Pollatë më 13 shtator 1990. Kjo do të thot se aksioni varstar serb  kishte filluar gjashtë ditë pas aporvimit të Kushtetutës Kaçanikut. Në këtë aksion ushtrakao- policor janë VRARË  Besim Latifi- Munolli– vritet në prag të odës dhe Skender Latif Munolli  vritet me snajper sepse e qanë rrethimin. Pushteti për ta treguar qëllimin i arreston 30 persona, duke I malltretuar deri ë alvanosje. Ky sulm ushtrako policor ndërmiret në Pollatë krejtë me qëllim për ta frigësuar tërë popullin e Rrafshit Kosovës. 

Mizori serbe edhe në viset tjera të Kosovës 

 Ndërsa  në të njetën kohë në Komunën e Klinës vriten Shtjefen Dushi dhe Simenon Dushi, krejtë me qëllim për ta frgësuar tërë Rrafshin e Dukagjnit.  Sulmi u bë për ta gjurmuar ku mshifen deputetet historik të Kushtetutës Kaçanikut nga 7 shtatori 1990. 

Sipas dokuenteve ushtarko policore serbe në vijim mbetej që të zbatohet një plan I ri me kodin “RRUFEJA 2” ku prashihet vrasja e më shumë se dy perosnave, por aksioni nuk guxonte të mbaroi së pakut pa u “likudiar 10 terroristë”, të cilët janë pa emër, pa e sulmuar askend, por arma e tyre duhej të ishte si leternjohtim se ishin shqiptarë.     

Varrimi i Besimit dhe Skender Latif Pollatës ishte “referendum”  

Populli nuk do ta durojë okupatirin  neofashist serbian u deshmua publikisht. Prandaj në varrimin e Besimit dhe Skenderit,  askush nuk ka mundur që e ndien vetëm shqiptar, e të mbanë qëndrim indifernet, e mos të shkojë në përcielljen e fundit të trupave të atyre heronjëve  të burrëruar. Sipas llogarisë sime, në varrim ishin afro 55000 persona. Në pjesëmarrje e tillë do të provohet të pengohet, por nuk pati fuqi që ta ndalë popullin. E kur populli do, atëherë popullit nuk i urdhërohet, nuk i komandohet, sepse  lartëshkëlqesia e tij POPULL,  është diçka madhështore. Nuk ka rëndësi a është i pranishmi me shkollimin ma të lartë, apo është analfabet, me rëndësi është dhe ky koncepim nuk mund të ndryshojë kurrë, aty ku  është populli –sovarni i kësaj jete në kalim, aty pushon liria që nuk ka forcë që e mund. E pra këtij populli shkolla e Adem Demaçit i besoi. 

Po ka pasë përpiekje që populli të pengohet në pjesëmarrje në varrim në dalje të Besianës. Ka pasë pengesa në udhëkryqin e Bradashit, në nyen rreshtuese në Kerpimhe, e përgjatë Luginës së Llapit në Repë. Ishte e kotë, populli kishte vendosë me çdo çmim të jetë pjesëmarrës, të jetë deshmitar, se i tëri është me Familjen Latifi-Munolli, se i tërë është me BESË për Besimin dhe me tërë qenjen njerëzore me Skenderin, që të dy deshmitarët e parë pas  Kushtetutës Kaçanikut (7 shtator 1990), heronjë të pavdekshëm, se shqiptarët e Kosovës nuk ka ma fuqi që do t` i pengojë në rrugën e pavarësisë. Populli me atë pjesëmarrje masive, sikur  deshti të DESHMOJË dhe DESHMOI NË VIJIM, se është i gatëshëm ta paguaj çdo çmim. 

MU për këtë pas mbarimit te të pamës si është zakoni arbror, në bazë të dokuemnetve pushteti do të përpilojë strategji tjetër inovative, që mos ta sulmojë familjen shqiptare, por të sulmohet populli në vedne publike. Edhe ky fenomne i dhunës nuk do të shkkatojë panikë në popull. Qëndrimi stoik nuk e ndali energjinë krhyengritëse të UÇK-ës në asnjë rrethanë. 

Përpiekja e pushtetit që me ligje fashiste ta ndryshojë strukturën e popullsisë  

Ligjet që përpiloheshin dhe aprovoheshin pa ndonjë debat kur të analizohen nga këndveshtrimi kohor i sotshëm, janë të gjitha të ngjajshme me ato që i sajonte Hitleri në viset e okupuara. Këto ligje bëheshin me qëllim që Kosova të serbizohet në të gjitha poret e jetës. 

Ligji i parë ishte ai i sielljes së kolonistëve nga Knini dhe Sremi në Kosovë. Si duket jo vetëm në Dejton por edhe disa vite para 1995 ishin bërë pazare në nivel  evroian se Serbisë nëse e lëshion Krainën serbe në Knin, do të i dhurohet një Republikë serbiane në Bosnje dhe do t` i ketë duartë e lira që të sillet si të dojë në Kosovë.  

Sot më 13 shtator 2022 SKENDERIT E BESIMIT i betohemi se Kosova e tyre do të jetë shtet Evropian i garantuar nga populli shqiptar dhe miqët e respektuar, i grantuar nga xhaku u Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i  NATO-s dhe përkushtimit politik të Kombit për bashkim, për t` u përmirësuar gabunet që na janë bërë nepër Konfrese e konferenca të ashtuquajtura paqesore, duke na e coptuar ETNIN shqiptare copa sopa. E amaneti i Besimit dhe Skenderit është për bashkim. Unë popullit i besoi. 

Studimi i kushtohet:Nora Kelmendit,  Shote Galicës dhe SHËJTËS  Nënë Terezës, simbol i njerëziit për paçe! 

Më 13 shtaor 2023 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu