Në foto është kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me Ministrin e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif Al Sheikh
Nga: Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
___
Ka që shkruajnë këtu menjëherë dhe me hov pa menduar. Është një fjalë frenge e urtë që thotë : « Disa njerëz nuk dinë se çfarë mendojnë derisa të kenë dëgjuar se çfarë thonë » !!.
Këtu do të bëj një përgjigje të grupuar për disa ndërhyrje në faqen time të FB. Ka disa (shqiptarë dhe të tjerë) që përpiqen të minimizojnë dëmin që po i bëhet Islamit të vërtetë dhe i moderuar për shkak të prozelitizmit tendencioz të islamit “ekstremist” që është i shfrenuar aktualisht në vendet shqipfolëse. Selefizmi dhe Vehabizmi janë një fenomen i ri, ndërsa më parë (si në kohën time n’Egjipt) ishin grupe të vogla pa shumë ndikim. Këtë fenomen, që duket se po bëhet modë në vendet myslimane dhe për më tepër po eksportohet në Evropë e gjetkë (në Francë e shoh vetë), nuk e kam përjetuar në Egjipt dhe në vendet e tjera arabe ku kam punuar (28 vjet përvojë) : te disa Imame si dhe disa ndërhyrje nga disa vende të Gjirit apo Turqia dhe që bëjnë lumturinë të armiqve tonë. Kjo bëhet në mënyrë tinëzare përmes disa Imamëve të cilët predikojnë (pikërisht përsa i përket veshjes) ideologjinë e tyre « macho », e cila nuk ka të bëjë fare me themelet e Islamit apo besimit. Disa zyrtarë të vendeve të Gjirit (milionerë apo thjesht me para) vijnë në vendet shqipfolëse jo vetëm për t’i radikalizuar, por me qëllime të fshehta : për t’u dhënë para apo edhe rroga ME KUSHTE QË GRATË TË MBULOHEN DHE BURRAT TË MBAJNË MJEKRAT ! Ky fenomen po përhapet aq shpejt sa disa stilistë shpikin veshje të veçanta (duke respektuar thelbësoret e asaj që është e autorizuar nga Imamet ekstremist) por duke i stilizuar, plot ngjyra…që kjo veshje të pranohet dhe të përhapet që të bëhet e zakonshme…madje edhe “modë” !!!
Cili është qëllimi parësor i papranuar i këstij machismo që nuk ka të bëjë fare me fenë :
Ruajtja e gruas nga dëshira e burrave, por në të vërtetë është për shkak të xhelozisë dhe për t’i dominuar më mirë ato, kjo nuk ka të bëjë fare me Islamin e vërtetë të moderuar që kam njohur në Egjipt dhe në vende të tjera arabo-myslimane. Nga ana tjetër, në këtë nivel, përvoja ime më ka mundësuar të shoh në terren se : “burri” i ka të gjitha të drejtat në jetën e një çifti !…
***
Ka afërsisht tre muaj pas operacioni (16 janar) në synë e majtë kisha filluar të ndërhyj në FB shpesh në dëm të syve. Mjekët në spitalin ku isha operuar më kishin ndaluar (jo vetëm…por edhe më çuar makinën…prandaj e kam shitur) të kaloja jo më shumë se një orë para ekranit të kompjuterit. Fatkeqësisht, unë e injorova (sepse pasioni për të shkruar ishte më i fortë) urdhrin e tyre (kokëfortë si shumë Shqiptarë…e kemi gjenetik !). Kjo është arsyeja pse nuk do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve dhe do të shkruaj gjithnjë e më pak artikuj. Falëminderit për mirëkuptimin tuaj.
Erdogan, ka thënë:
Demokracia asht nji rruge, me te cilen ne hypim lart.
“Xhamitë janë kazermat tona, kupolat janë helmetat tona, minaret i kemi bajoneta, kurse namazlinjtë janë ushtarët tanë. Kjo është ushtria jonë e shejtë, e cila e mbronë fenë tonë. Allahu ekbar, Allahu ekbar.”
……………………………
“Demokratie ist nur der Zug, auf den wir aufsteigen”
Ein Zitat Erdogans von 1998 ist heute aktueller denn je.
“”Die Demokratie ist nur der Zug, auf den wir aufsteigen, bis wir am Ziel sind.” Diese Worte aus einem Gedicht rezitierte der heutige Staatspräsident Recep Tayyip Erdogan bei einer Rede im Jahr 1998. Damals war er noch Bürgermeister von Istanbul.”
( https://www.focus.de/politik/videos/demokratie-ist-nur-der-zug-auf-den-wir-aufsteigen-ein-zitat-erdogans-von-1998-ist-heute-aktueller-denn-je_id_5742865.html )
Nje permiresim. Keto vargje nuk jane te Erdoganit por jane te poetit turk Ziya Gokalp. Erdogani e ka shume per qejf kete poet prandaj edhe e citon shume shpesh.