ARKIVI:
9 Janar 2025

40 gjergjkastriotasit që ia kremtuan ditëlindjen Gjergjit të Madh dje në Prishtinë, janë më të dobishëm se 7 milionë të përgjumur të tjerë!

Shkrime relevante

Policia mbyll zyrën paralele tatimore të Serbisë në veri

M.P. / RTKlive Policia e Kosovës pas një bastisje sot në mëngjes,...

Prokuroria në Kosovë: Sabotim i drejtësisë apo mekanizëm i mbrojtjes së kriminelëve?

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Në një kohë kur shtetet demokratike punojnë për...

“Shteti i Rashkës” nuk ka asnjë gjë të përbashkët me serbët e Serbinë

Msc Belisar Jezerci, historian SHTETI I RASHKËS NUK KA ASGJË TË PËRBASHKET...

Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe

Agim Vuniqi Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të...

Shpërndaj

Gjergj Kabashi
Miku dhe shoku im Lirim Gashi , tashmë kryetar i Forcës së Diasporës me qendër në Prishtinë, duke e analizuar pjesëmarrjen e vetëm nja 40 shqiptarëve në kremtimin e ditës së lindjes së Gjergj Kastriotit tek përmendorja e Krye – Heroit në kryeqytetin e Kosovës, pos tjerash në shkrimin që ia botoj Drini, kishte shkruar: “Do të mjaftonte një fishkëllimë e Shefqet Krasniqit që muzikën tallava të synetisë së nipit të tij ta nderonin 200 mijë persona me nga 200 franka zvicerane.
Mirëpo kjo ndodh vetëm në një vend ku një i mençur i bënë 200 mijë budallenj synet në tru.”
As ti Lirim Gashi e asnjë gjergjkastriotas tjetër nuk duhet të dëshpëroheni, pasi ju nuk ishin vetëm 40 veta por jeni xixa e shpërthimit të luftës legjitime ndaj Anti-Shqiptarizmit që për dydhjetëvjetsha u ndihmua nga “institucionet tona”, shpërthim i pakënaqësisë shqiptare që do ta ndjek atë kudo që ai të jetë i fshehur dhe tek kushdo që mund ta përmban atë.
Ajo që kërkohet me këmbëngulje e pa u zmbraps tash e tutje , është adresimi i pikave se ku duhet t’i tërheqet vërejtja antishqiptarizmit dhe atyre që të verbuar e të shurdhër e përmbajnë atë.
Mediat e Kosovës , që bëjnë propagandë të vetëdijshme kombzhbërëse duke ua lënë mikrofonin shqiptarzhbërjes teologëve të ndryshëm, do të jenë ato që duhet të japin përgjegjësi pikësëpari.
Në qarqet gazetarore ngado në shqiptari duhet të kuptohet e merret vesh se kush është gazetar/e ananalfabet/e, kush është i shitur/blerë, kush është ai gazetar/re që nuk pajtohet me zhbërjen e vetëdijshme kombëtare dhe as nuk shitet e as nuk blihet.
Por ata duhet ti dëgjojmë përmes shkrimeve e fjalëve, e jo vetëm të na thuhet se janë kundër.
Njerëzit në Shqiptari duhet të tregojnë qartë se kush është shqiptar dhe rrjedh prej një familjeje shqiptare (jo për punë të ndonjë mbivlerësimi racor) , por për faktin se Islami tashmë po paraqitet në raport me popullin tonë si komb në vete, milet e umet, pasi dihet që feja Islame nuk njef kombe.
Ata që mund të thonë se ҫka po them e po flas, ua përsëris se fjala është për Islamin Politik Global , të vetmin që ekziston sot në kohën e “fshatit global”, … këtë përbindësh e murtajë antishqiptare.
Pellazgologu më i njohur shqiptar dhe një ndër pellazgologët më të njohur në botë, Mathieu Aref, në një shkrim ekskluziv për Drinin, ketyre ditëve, e tha qartë: Duhet penguar islamizimin e shoqërisë shqiptare, se qarqet antishqiptare e duan shfytyrimin tonë për të na përdorur kundër shtratit europian të jetës sonë, e kjo i bije kundër vetvetës.
Prandaj, gjithnjë përderisa fenë (cilëndo fe) që i hipën kombit në shpinë, shpirt e qafë dhe që synon qartazi ta ngulfas kulturën, historinë, traditat, doket e zakonet shqiptare, duhet shkelur me këmbë në fyt.
Pamëshirshëm …!
Me atë që qartazi po tregohet se do me të zhdukë, nuk ka debate. Asnjë lloj debati. Prandaj, ti Lirim Gashi dhe lirimat e tjerë me rend, duhet ta dini e keni të qartë se ma të mirë për hirë të këndelljes njerëzore janë 40 Njerëz para përmendores së Gjergj Kastrioti Dje, se sa ta zëmë 7 milionë të tjerë që tregohen oportunist e të përgjumshëm e nuk duan ti shohin problemet me të cilat po përballet një komb i tërë.
Secila e mirë në jetë fillon me një ide, me pak fjalë, qoftë edhe me 40 veta. Me rëndësi është mos me u ndalë dhe kurrë e në asnjë rrethanë mos me i lëshue rrugë antishqiptarizmit, qoftë ai edhe milionësh!
Ne jemi vetëm Shqiptar e Shqiptare , ndërsa ata që nga shqiptarët mendojnë ta bëjnë veprën më të urryer antishqiptare , sikurse që është asmilimi e zhbërja e një populli në vendin e vet për interesat e huaja antishqiptare, ata më së paku do të jenë përgjegjës para historisë për veprën e vet të shëmtuar e antihistorike.
Andaj, le të jenë këta “40 veta” orteku i ndërgjegjësimit shqiptar, orteku që nuk ka për tu ndalë tash e tutje.
Se duhet t’ua bëjmë të qartë të gjithëve me vendosmëni të madhe se nuk mund të krijohet asnjë popull tjetër prej shqiptarëve, pra në asnjë mënyrë nuk do ta lejojmë shfytyrimin “araboturk”…
Duhet ta kuptojmë që feja islame që ka zënë të praktikohet masivisht , është helmi dhe murtaja më e madhe në jetën e kombit shqiptar sot.
Ajo është më shumë se fe dhe këtë vetëm i marri nuk ka arritur ta kuptoj ende.
Ajo është antishqiptarizëm, që ecën përpara në emër të “drejtave e lirive njerëzore”.
Kjo fe e praktikuar me parada masovike , është pikësëpari antishqiptarizëm e pastaj antieuropianizëm.
Mënyra e jetesës arabo-turke nga ana e disa “shqiptarëve” , është Vrasja e jetesës së stërlashtë shqiptare.
Kjo që është në kundërshtim të plotë me kulturën shqiptare, kuptohet se është në kundërshtim edhe me kulturën europiane.
Ne nuk guxojmë ta lejojmë vetvrasjen kombëtare për hirë të asnjë religjioni në duartë e antishqiptarëve.
E keqja që ka zënë fill që nga paslufta me ndihmën e gjithfarë të marri e krimineli “në krye të institucioneve tona” , duhet ndaluar tash.
Menjëherë …!
Qoftë edhe me 40 veta , që besoj shumë se për një kohë të shkurtër do të shndërrohen në faktor vendimtar në Shqiptarinë tonë, të cilët më nuk do të ketë mundësi askush të mos i shoh e dëgjoj.
A e din pse Lirim një “hoxhe të nderuar” i shkojnë pas mijëra veta…?
Sepse “ai” i ka mjetet e propagandës në dorë, ato mjete që si ke ti që e don kombin ashtu qysh e ka falur natyra. Fakti se “gazetarët tonë”, nuk dëgjuan e as ju panë Dje, tregon se ne si popull kemi probleme me mediat, probleme që do ti zgjidhim me dialogun që duhet ta kemi urgjentisht me gazetarët e vërtetë.
Në një shtet “kombëtar”, t’ua lesh mjetet e propagandës në duar antishqiptarëve, kjo do të thotë se “ti” po kryen detyra e obligime antishqiptare për ta zhbërë për interesat e huaja kulturën e stërlashtë të popullit që i përket.
Prandaj, kthejani popullit fillimisht përmes këtyre “40 vetave” mjetet e propagandës që duhet të jenë vetëm në duartë e shqiptarëve dhe të tjerëve që jetojnë në Kosovë.
Mjetet e propagandës janë të Kosovës sonë, e jo të Anti-Shqiptarëve!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Urime per te madhin Gjergj Kastriotin; besoi se shkrim shum me vend,se kjo gjendje eshte nje mjerim per Kosoven,nuk kemi koh te merremi me islama e… andaj urgjentisht te behet diqka per te miren e popullit ton te vuajtur.Respekt per Gjergj Kabashin,e shum gjergja te tjere.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu