ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

400 vjetori i Tiranës , e humbi të kaluarën mijëra vjeçare të saj!

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Fahri XharraNga: Fahri Xharra, Gjakovë

Varri i Sulejman Pashë Bargjinit është afër qendrës së qytetit të tanishëm të Tiranës dhe ruhet, ashtu si tre objektet e ndërtuara prej tij, si një trashëgimi përkujtimore e historisë së Tiranës. Sulejman Bargjini nuk vërtetohet të ketë thënë apo lënë të shkruar se “…po ndërtoj xhaminë dhe hamamin për të filluar qytetin e Tiranës”.

Gjithashtu, nuk ekziston ndonjë dokument osman, i cili përmban vendimin urdhërues ta quajë Tiranën edhe Tiranë edhe qytet. Sulejman Bargjini nuk ndërtoi ndonjë kështjellë mbrojtëse, nuk i vuri emrin Tiranës, nuk ia ndryshoi asaj emërtimin nga fshat në qytet, nuk hapi ndonjë shkollë shqipe apo universitet, nuk regjistroi pronat e banorët dhe as krijoi ndonjë zyrë bashkiake që të përmblidhte të paktën 10 000 banorë, nuk pagoi ndërtimin e linjave të furnizimit me ujë dhe kanaleve të ujërave të zeza etj..

Sulejman Bargjini vetëm pagoi të ndërtohej një xhami (ku edukohet dhe përhapen ide dhe ndjenja jo shqiptare), një hamam (ku njerëzit lajnë pjesët e trupit) dhe një furrë buke. Sulejman Bargjini ishte një ushtarak që i shërbeu vetëm Perandorisë Osmane dhe nuk bëri ndonjë gjë për Shqipërinë; shumë e mundshme është që ai të ketë udhëhequr edhe ekspedita ndëshkimore kundër kryengritësve shqiptarë. A ka dëshmi të shkruar ose të skalitur mbi gur nëse Sulejman Bargjini i ka pas thënë vetes shqiptar apo është paraqitur si i tillë?

Sulejman Pashë Bargjini është një shembull nga mijëra e mijëra shqiptarë-arbërorë të tjerë që i shërbyen vetëm Perandorisë Osmane, si shtet e si fe, në pozitat e kryeministrave, ministrave, gjeneralëve, ushtarakëve, qeveritarëve e zyrtarëve të tjerë të rëndësishëm.

Të tillë si edhe Ali Pashë Tepelena apo Mehmet Aliu. Të gjithë ata janë pjesë e historisë shqiptare, por vetëm për t’u treguar dhe aspak për t’u lavdëruar ose mburrur, sepse vetëm për Shqipërinë, fisnikërinë shqiptare dhe gjuhën shqipe nuk u përpoqën. Ato i shërbyen vetëm pushtimit osman të Arbërisë-Shqipërisë dhe vazhdimit të atij pushtimi mizor në rrafshin ushtarak, administrativ, mendor dhe mënyrë jetese. Ato i shërbyen errësimit të plotë që ra mbi trojet e popullatën arbërore të Europës Juglindore.

A hapën ato ndonjë shkollë shqipe? A botuan ose përhapën libra dhe letërsi në shqip? A krijuan vepra arti shqiptar? A shkruajtën mendime shqip mbi natyrën, jetën shoqërore, sportin, letërsinë, artin, shkencat, politikën, inxhinierinë, drejtimet e përparimit?

A nxitën ose paguan zhvillimin e qyteteve shqiptare me të paktën një shenjë që të quhej jetë qytetare ku respektohej prona, pasuria dhe jeta e njeriut? A paguan që rinia të arsimohej në shkenca e inxhinieri, të cilat do industrializonin vendin dhe do lidhnin akoma më shumë rajonet shqiptare-arbërore?

A paguan apo nxitën ndërtimin e rrugëve, urave, kanaleve dhe tuneleve? A paguan apo nxitën zhvillimin e mendimit shqiptar, përhapjen e ideve shqiptare dhe mosfutjen e ideve jo shqiptare? A i shërbyen ato ndriçimit dhe zgjimit kombëtar e shoqëror? A përmblodhën ato, të paktën në libra, diturinë popullore në art, mjekësi, ndërtim?

A paguan ato hartimin e hartave në shqip për trojet dhe popullatën arbërore-shqiptare? A paguan të shkruhej, të përkthehej në shqip dhe të shtypej mbi letër gjuha shqipe? A shkruan vetë ndonjë gjësend në shqip? A grumbulluan libra nga vendet e tjera dhe i sollën në Arbëri-Shqipëri? A urdhëruan ose paguan ndërtimin e bibliotekave, muzeumeve, parqeve dhe lulishteve? A urdhëruan ose paguan kryerjen e gërmimeve për qëllim studimi të lashtësisë (arkeologjisë, e thënë jo shqip)

A vunë tek ndonjë anije ose port flamurin e Gjergj Kastriotit? Vetëm mozaikët dhe gdhendjet tregojnë për prodhime profesionale dhe shije me kulturë të hershme dhe aspak primitive apo të rastësishme. Objekte të tilla pohojnë se kishte prodhues e blerës të shkolluar, kishte jetë qyteti. Cekje të trashëgimisë së lashtë të qytetit të Tiranës e rrethinë janë edhe muret kështjellorë tek godina e sotme e Akademisë së Shkencave, në rrëzë të malit të Dajtit, ato të Dorëzit, Persqopit, etj..

Në Ilirinë e lashtë, në brigjet e Shqipërisë së sotme, kishte shkolla të asaj cilësie ku janë shkolluar romakë të shquar në histori. Ato shkolla përbëjnë krenari, pikë krahasimi e ringjalljeje. Kureshtja kërkon të sqarohet se nga kush e kur u themeluan ato shkolla në Iliri, deri kur vazhduan e nga cilët barbarë u shkatërruan, ku ishin saktësisht ato shkolla, çfarë idesh e lëndësh mësimore edukonin ato shkolla. Ndërsa më 1614 Sulejman Pashë Bargjini pagoi ndërtimin e një xhamie osmane (jo për qëllime dhe ide shqiptare), më 1632 peshkopi i Arbërisë imzot Gjon Kolesi hapi në kishën e Shna Prendes (Shëna Premtes) në Skuraj të Kurbinit shkollën shqipe më të vjetër të njohur deri më tani; shkollë e kishë që u dogjën disa herë prej pushtuesve osmanë.

Ajo që është e dëshmuar dhe e arsyeshme është festimi i  përvjetorëve të Tiranës si kryeqytet, por jo si qytet apo vendbanim. Tirana ose Tirona ka qenë aty ku është, me të njëjtin emër arbëror, ashtu si Tirano në të tashmen Itali e Veriut, ashtu si për shembull Gramshi afër Elbasanit dhe Gramshi në Sardenjë apo qyteza Albana afër Udinezes në Veri të Italisë.

Sa për kureshtje për dy fjalë, malësorët në fshatin Ospitale di Cadore të provincës së Bellunos në Veri të Italisë, në anën e detit Adriatik, dhe banorët e Gjenovës Karriges (sedia, në italisht) i thonë Karrige dhe Gotës (bichiere, në italisht) i thonë Gotë. Kujt do t’i jepte kënaqësi festimi i “400 vjetorit të Tiranës” dhe pse? A duhet  festuar errësimi apo ndriçimi?

 Sipas shkrimit nga Saimir Lolja

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu