ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

41 vite nga Marsi 1981!

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Ing. Ahmet Asani, Zvicër
▪︎ Kryeqyteti i Kosovës Prishtina ishte plotë e përplotë me student shqiptarë nga qytete e fshatra të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare. Studentet e Universitetit te Prishtines njësoj sikur koleget e tyre të kryeqendrave tjera te ish federates jugosllave, per dallim nga koleget e shteteve tjera te bllokut komunist, kishin lirinë dhe mundesinë të dilnin kurdo e kudo neper bote, te punonin, jetonin dhe
studjonin!
▪︎ Kosoves, e cila de jure kishte statusin e njesisë federative, i kishte ardhur koha që edhe de fakto të bëhej REPUBLIKE!
Vetem duhej percaktuar rruga dhe strategjia per realizimin e kesaj kerkese të drejte gjithepopullore! Ishin dy rruge, dhe dy rryma, dy drejtime te cilave mund te shkohej per ta realizuar kete te drejte!
▪︎ Rruga e pare e cila duhej ndjekur ishte rruga e pluralizmit demokratik, rrugë te cilën e ndjeknin Nacionaldemokratet shqiptarë te kohës, rrugë për te cilen Kosova kishte krijuat kapacitete dhe infrastrukture te nevojshme politike, intelektuale, kishte perkrahjen e Republikave veriore si Sllovenia e Kroacia si dhe mbeshtetjen e Evropes perëndimore dhe te SHBA-ve!
▪︎ Rruga e dyte ishte rruga e internacionales komuniste, antipluraloste e antiperendimore, rrugë te cilen e ofronin grupet Marksiste-Leniniste te kohes, rrugē per të cilën Kosova as moralisht e as shpirtnisht nuk ishte e pergaditur!
▪︎ Mjerisht per realizimin e te drejtes dhe kerkeses shume legjitime KOSOVA REPUBLIKE, rinia kosovare e ndikuar nga misionaret e internacionales komuniste te PPSH-es, në v.1981 u nis rruges se dyte – rruges se internacionales komuniste e cila per kohen qe po vinte ishte rrugë pa krye!
▪︎ Kjo rrugë ju konvente dy pushteteteve te atëhersheme, pushtetit antipopullor në Shqiperi dhe pushtetit antishqiptar ne Serbi, pushtet ky i cili rrugen komuniste revolucionare e antiperendimore te rinisë shqiptare te viteve 80-ta, do ta perdorte si alibi per ta burgusur me burgje te renda rinine shqiptare te Kosovës dhe viseve te saja, per ta shkaterruar sistemin shkollor e universitar shqip ne Kosove e vise, si dhe per ta permysur statusin e njesisë Federative Autonome, te cilin Kosova e kishte nga v. e v.1974!
▪︎ Kjo rrugë i mundesoi politikes se atehershme në Serbi qe me lehtësi ti shkatërrojë te gjitha te arriturat e fituara me gjak e djersë per gadi gjysem shekulli, kurse PPSH-es në Shqiperi i mundesoi te vazhdonte rrugen e shtypjes me te eger te nje populli qe njihte kampi komunist i kohes!
▪︎ Fat qe Kosova kishte lindur, rritur e edukuar intelektual si Ibrahim Rugova, intelektual te cilet i thane JO internacionales komuniste dhe drejtuan popullin ne rrugen demokratike properendimore të shpetimit te qenies tone kombetare!
▪︎ Ajo qe ne sot si popull po sillemi ende keshtu siç po sillemi, duke i dhene ende vota e pushtet te majtes antipluraliste, antidemokratike e antiperëndimore eshte rezultat i engramave negative te regjistruara ne nderdijen tonë gjatë viteve te perndjekjes, burgosjes, vrasjeve e dhunimeve ne te dy anet e kufirit shqiptar!
▪︎ Kjo edhe eshte arsyeja kryesore pse edhe pas 23 viteve liri, edhe pse te mbrojtur nga superfuqia me e madhe boterore si Amerika dhe aleanca ushtarake NATO-ja, ne si popull nuk po arrijmë ende te drejtohemi drejte rruges se dijes, perparimit, mireqenies e zhvillimit ekonomik!
▪︎ Vetëdija, ndërdija dhe mbidija ime, trijat se bashku më thonë se Kosova me palcen e saje te shendosh Dardane, shume shpejtë do te behet Zonjë, do ta marrë rrugen e dijes, perparimit e zhvillimit, dhe nje dite do te behet shtet shembull në Bashkesinë Evropjane!

K O M E N T E

24 KOMENTE

  1. Besoj se Kosova do te behet nje Zonje e vertete se ka me virtyte se sa vellai i madh , shqiptaret e Shqiperise . Vete sistemet qe perjetuam na kane bo te kemi dallime . Nga nje ane Liri e cunguar e nga ana tjeter e kufirit Liri totalisht e kufizuar , e ndaluar .

    • Na jane ba zemrat si t´pules me keto lajme t´renda….
      Iu kuku anej e iu kuku knej!
      Me t´hup edhe apetiti i bukes, langjet e trupit, vitaminat, kalorite…
      Lluge kejt….!
      Bile, edhe grate kane nise e po tuten… Thmia, robnia…

  2. Lexova shkrimin tuaj ne Albaniaforum me kenaqsi .Si nje deshmimtar i atij viti te larget qe jeni, sinqeriteti i juaj se ushqimi ishte i mire shkon kunder asaj qe demostrata ishte spontane . Organizator mjafton nje ose dy qe te irritojne turmen .Mendimi im eshte se ka pasur shtyrje e organizim .Ky vit e muaj ( mars 1981 ) ka hyre ne historine e popullit te Kosoves dhe heronjte e vertete nuk jetojne dhe kane mbetur deshmimtare si XH. Haliti , Kelmendi , Veseli etj ku deshmojne si te duan . Pershendetje miku Sinan nga une !!!

  3. Zonja Ritë kam thënë: ” A ishin demostratat të organizuara dhe kush ishin organizatorët?
    Shpesh është shtruar pyetja: a ishin demostratat e 11 dhe 26 Marsit (dhe 1 e 2 Prillit)
    1981 të organizuara dhe kush ishin organizatoret? (për demostr. e 1 e 2 Prillit 1981,
    unë nuk mund të flas, pasi që nuk kam marr pjesë në to, kam qenë në burg.)
    Unë mendoj se demostratat e 11 dhe 26 Marsit 1981 nuk kanë qenë të organizuara nga
    individë, as nga grupe, organizata e parti politike nga brenda as nga jashtë.
    Demostratat e 11 dhe 26 Marsit 1981, nuk kanë pas organizatorë.
    Nuk njoh asnjë njeri që në ato qaste ka funksionuar mirëfillit si organizator, perveç
    individëve që (janë) kanë dalur në ”foltore”, duke qenë me afinitetet për të folur më
    bukur, që për atë kohë nuk ishte edhe aq e lehtë. Pra, folësit kanë dalur spontanisht, të
    nxitur nga rrethana aktuale dhe, normalisht nga dëshira që të solidarizohen me
    gjendjen që, domosdo që të gjithë kemi pasur dëshirë që të jetë sa më e mirë,
    meqenëse, mundësitë për më mirë kanë qenë gjithmonë normalitet srtudentor. Pra,
    është filluar spontanisht.
    Me të gjithë shokët e shoqet studentë edhe më vonë, kur kemi biseduar, asnjëri prej
    nesh nuk ka pasur ndonjë dëshmi se ndonjë njeri, grup, organizatë apo parti … kishte
    qenë organizatore. Një fakt mjaft domethënës është edhe se, askush nuk ka qenë i
    paralajmëruar se do të kishte ndonjë protestë, demostratë kur, ku, pse…(? !)”
    Të përshëndes përzemërsisht dhe ta uroj Ditën e Verës !
    Sinan Kastrati, Suedi
    Malmö, 14 mars 2022 (08:15)
    (sinan.kastrati@hotmail.com)

    • E keqja, e shemtuara, tradhetia, iracionalja ose groteskeja, behen edhe pa u lodhur ose pa menduar (logjikuar) fare….Natyreshem, ne menyre subjektive, sugjestive, fatale, ordinare, institkive, imagjinare, fiktive etj. Ndersa, i mira, racionalja, e mencura, e bukura, sublimja ose madheshtorja, jane frut (fryt), produkt ose rezultat i artit, eduktaees, kultures, emancipimit etj.

      Ata qe kane qene student shqiptar ne Kosove dhe jashte saj, ne ate kohe (1981 etj…) e dijne forte mire c´do te thote : te jesh apo te mos jesh…?!

      Eshte mire te shkruhet per ate periudhe sa krenare, po aq edhe tragjike ose dramatike….Me fakte dhe argumente.

      ” Ata qe u bajne varrin (gropen) ose ua mbyllin te tjereve, portat e jetes, shpreses, besimit dhe ardhmerise, ia hapin (celin) vetvetes dyer ose portat e ferrit ose apokalipses se pergjithshme.” Preludi i “Komedise Hyjnore” te Dante Aligerit.

      Njerezit duhet te vdesin, vetflijohen ose sakrifikohen dy here, para se te fillojne te jetojne si duhet. (E. Fromm & E. Bergson)

      Feja ose religjioni, na mesojne qe t´i injorojme tezat dhe antietezat e ndryshme mbi mosqenien ose mosekzistencen, ndersa arsimi, shkenca dhe kultura na mesojne qe t´i njohim dhe pranojme ato, si dhe te meremi me punet ose detyrat e jetes.

    • “Njeri, njihe dhe pranoje vetveten tende!” (Mbishkrim ne trmpullin e Delfit ne Greqi)

      “Ayfognos” eshte nje shprehje e lashte greke qe na ndihmon per te njohur, kuptuar dhe pranuar vetveten tone objektive dhe subjektive. E sidomos atehere kur mendojme ose jemi te bindur se njohja dhe pranimi i vetvetes, na mbron ose shpeton nga mediokriteti, stupiditeti, nebuloza, cinizmi, injoranca etj…

      Apo, kur pandehim ose mendojme se “ius solis ose ius polis”-jane ne epersi absolute ndaj atyre “ius sangunis”! Duke menduar ne njerezit ose popujt artificial ose johistorik, te ngritur ose krijuar ne emer te shtetit, dhe ne popujt autokton, indogjen, te lashte, klasik, shtetformues ose historik, ne baze te te cileve, e mer emrin shteti.

      Moraliteti eshte baza ose esenca e gjerave, ndersa dija, edukata, kultura dhe e verteta e njohur shkencore ose humaniste, jane baza e gjithe (krejt) moralitetit.

      me teper jemi subjektuiv, se sa objektiv ne shqiptaret kur flasim, pandehim ose mendojme se Kosova (edhe Shqiperia)-jane dy “shtete shqiptare” ne Ballkan….

      Politikanet e ndryshem ditor ose periodik, jane shqisa , vegla ose instrumente te ndryshme elektorale, represive, inkursive ose reperkusive, nderkaq, shkenctaret dhe intelektualet ( nese ekzistojne dikund ne Kosove dhe Shqiperi?!)- jane shpirti, mendja ose truri i kombit.

      Apo, me thuani ( me fakte dhe argumente sublime, valide ose relevante) ne jam gabim, apo jo…!?

  4. Po z.Sinan e lexova shkrimin tuaj ne Albaniaforum dhe sqarimin se pikerisht ne ate dite kritike marsi me 1981 ishit ne burg.Nuk kam asnje dyshim ne sinqeritetin tuaj si dhe bindjen tuaj per mos organizator e pranoj me medyshje Ka kaluar kohe teper e gjate dhe pohime pro apo kunder nuk sherbejne tash . Gjithashtu dhe une ju uroj diten e veres , familjarisht gezuar kete dite festive . Tradite e qytetatareve te Elbasanit se ato e festojne me fanatizem e sot qyteti dhe gjithe atdheu feston ne cdo rruge e shtepi e ndricuar dhe nga dielli i ngrohte.Por mjerisht kjo pranvere erdhi pa nje lule , nuk u cel sivjet . Pasneser 16 mars mbushen nje muaj nga vdekja e mikut tone , poetit Mal Uka . Me mungon poezia e tij ,,, e veres , me ate dialekt te theksuar te veriut
    ku veshtirsohesha t”a kuptoja paksa por qe me pelqente menyra e thjeshte e sinqeriteti i tij . Nje mik i larget por i paharruar . E sigurte se ai jeton mes luleve e ne pranvere te perjetshme !!! Urimet e mija !!!

    • Nuk e kam njohur personalisht te ndjerin Mal Uka….Ndonese, kam patur deshire te njihem dhe tekohem me te…..

      Ka qene i vrazhde dhe teper brutal ne disa raste ndaj te tjereve, ai Mal Uka….

      Gazetat ose mediumet, nuk jane oda ose logje te burrave me nda pleqni ose me shitur rrotulla ose kopalla te katundit. Por, jane institucione ose instanca morale, mendore, kulturore, intelektuale, patriotike etj. Dhe, aq me pak skena ose arena gladiatoresh, apo sfilade “mode”….Nejse!

      Sokrati, pasi i injoroi kermat ose mbeturinat e shtetit dhe shoqerise, piu kupen e helmit dhe vdic si burre ne burgun ose gjyqin e Athines….Duke ngelur si idol i perjetshem i shtresave te larta qytetare ose kulturore.

      Nderkaq, kur vdic Hipokriti, disa thane: “Valle a ka vdekur vetem Hipokriti, apo edhe cemet, veset ose mekatet e tij?!”

      Personalisht, me dhimbset cdo njeri ose cdo shqiptar, sepse vetem nje jete kemi si dhurate hyjnore ose natyrore.

      Zoti iu lashte shnosh per Mal Uken!

  5. Komenti im i mesiperm i drejtohet mikut tim , te nderuarit z.S .Kastrati.Dhe shkrova dy fjale per te ndjerin tashme , M. Uka .Kemi kembyer te tre komente te temave per Kosoven e Shqiperine.Per mua per aq kohe te shkurter qe komentonim do te mbetet nje patriot e burre fisnik .Per ju komentues “lexuesi ‘ ku pa e njohur e takuar te ndjerin kritikoni njelloj sic bejne vec grate llafazane e pa mend ne koke.Ndoshta jeni dhe grua me ate pseudonim dhe uroj keshtu te jete se burra te vertete dijne te respektojne dhe hasmin .Cfare do te degjoja tjeter ,te krahasoni te ndjerin me Hipokratin!! Ai ,nje mesues i letersise ,nuk do te harroj deshmite e pakta te tij per vitet qe jetoi e punoi ne Kosove si mesues.Dhe per komentin tuaj prap ju falenderoj se me dhate te kuptoj shume , me sqaruat se pse nje heshtje varri nga kjo gazete e nderuar per ikjen e M.Ukes , nje lamtumire duhej dedikuar atij.

    • E kisha fjalen per Mal Uken dhe Hipokritin e jo per Riten e Hipokratin!

      Une, respektoj cdo njeri… edhe te cemendurit, te marret, demagoget, hipokritet, snobistet, dhe mese tepermi femrat ose grate e mencura, te dashura dhe te bukura.

      Mos u ngutini zonja Rite…Beni paqe me veten.

  6. Ndjese per gabimin ortografik te fjales Hipokrati .Kuptimi i fjalise kupton Hipokritin / njeriun me dy fytyre / Filozofi dhe fizikanti grek i para 2400 vitesh nuk ka vend ne komentin e mesiperm . Dhe e theksoj me siper se e marr per krahasim me te ndjerin gja qe e shoh aspak korrekte .Me keshilloni per Paqe .Jo keq dhe pse te ikurit shijojne Paqen e vertete mjerisht se sa ne te gjallet .

    • Si duket, e keni nje biokimi te kendshme znj. Rite…

      Dukeni e kendshme dhe e bukur ne baze te komenteve.

      Shkruani me ndjesi dhe gjithe pasion e emocione.

      Nuk merrem une me te ikurit ose kaluarit ne amshim. Jo per bese.

      Ndaj, edhe ju thash: Zoti ju lashte shnosh dhe beni paqe me veten per mikun tuaj, M. U.

      Kaq zonja Rita!

      Paci jete te gjate dhe gjithemone mendje jellore.

      Shnet.

  7. Tash kuptova per vdekjen e Mal Ukes.
    Te ndjerin e njoha permes komenteve qe bente ne Drini dhe ne disa gazeta tjera te Shqiperise.
    Ishte karakteristik. Veshtire i duronte kritikat. Nganjehere, sic thot me te drejte “Lexuesi” behej teper brutal dhe i vrazhde… Por jam thellesisht i bindur se ai ishte nje person shume i drejte dhe zemer mire. Me vie shume keq qe me nuk do ta kemi Malin ne Drini. Mendoj qe do te na mungoje te gjitheve.

  8. Albert,

    Sociopsikologet thone se njeriu vdes ate dite kur nuk ndjen dhembje dhe turp per asgje.

    Mal Uka i ndjere, mesa kam mundur te shoh dhe lexoj une, i ka perqeshur, injoruar ose ofenduar ( me nofka ose profile klandestine) edhe gazetaren e shquar dhe intelektualen dhe veprimtaren ( patrioten) e shkelqyer shqiptare ne Zagreb te Kroacise, znj. Diana Rexhepi dhe shume te tjere….Eshte nje liste e gjate e personave te “persekutuar” nga i ndjeri Mal Uka….Ndjese paste! Jo vetem ne revisten “Drini”, por…!!

    Dje ose mbreme provova te bej nje sqarim ose digresion te vogel, por ja qe hasa ne bombardime ose sulme te rrepta te nje motre ose zonje te nderuar shqiptare. Ngela pa tekst.

    Nuk dije, dhe nuk kam tradite me replIkua dhe me i ofenduar pjesetaret e gjinise se bukur ose polit te bute, te cilat i cmoj si pjesen me monumentale ose emblematike te kombit tone.

    Per kete pune, zaten jam larguar nga “Kosova Press” dhe shume mediume te tjera shqiptare, i nderuar Albert. Shanin, shpifnin dhe ofendonin si bisha te egra disa komentues klandestin ose anonim, i nderuar Albert.

    Humori, hosteni ose batuta, kane kuptim deri atehere kur nuk kalojne ne ofendim, cinizem ose injorance. Ne te kunderten, duhe dalur me emra, mbiemra dhe adresa te plota.

    Une dje (mbreme) kam mbyllur kete replike.

    Gjithe te mirat.

  9. Diskutimi me te vertet u mbyll mbreme pa nje sqarim te plote dhe marr leje te shtoj dicka se “dueli ” mes meje e “Lexuesit ” u mbyll krejt i pakuptimte .Kalohet pa kuptim ne caqe private kur flasim per nje shpirt te shuar ,per nje njeri qe vargjet i shkruante ashtu te thjeshta .Gjithkush ka mendimin e tij por dhe te luash rol Avokati nuk e shoh te drejte . Per debatet e vitit te shkuar midis te ndjerit e znj. se nderuar D. Rexhepi u mbyllen duke kerkuar falje te dy palet per fjalet jo etike . “Bjeshket e nemura “jane ne arshivat e gazetes e une ne fjaline hyrese qe ben sot ne komentin e tij “Lexuesi ” nuk habitem por them vec : “Ndadale mik , mos u lodhni shume se gazetarja D. Rexhepi nuk ka nevoje as per Avokat e as per doreshkrues .”

    • Ciko (vajzo), grujo, robo…shko te lutem tek ndonje psikolog ose neuropsikiater i biri vetit mbas.

      Nuk jam une avokat i Diana Rexhepit ose dikujt tjeter, por vec i ceka ato qe i kam pa ose lexua. Nuk e njoh fare une personalisht, Diana Rexhepin. Jo per Bese!

      te njoh forte mire une ty me nofken Rita se bashku me Mal Uken ( me nofke ose profil tjeter..) nje tjeter Hatixhe ose Hedije dhe dreqin e te burin, edhe nga “Kosova press” etj…

      Lyp ndihme sa nuk eshte vone, dhe mos e tepro me ofendime dhe afekte psikopatologjike. Mos na shite moral ose mencuri ketu.

      Vazhdo me mikun tend, Sinan Kastratin etj…

      Mbylli me deshire kete debat me ty , me kaq!

  10. …Mal Uka i ndjere, per bindjen ose mendimin tim te kualifikuar ose investigues: Iu ka takua falangave ose mbeturinave te udbashit famekeq, Mehmet Shoshit dhe farefisit te tij te karabythur ose katapultuar edhe ne pushtetin ose parlamentin kosovar.

    Ashtu sic dyshoj ose supozoj edhe per Muhamet Mavrajn dhe disa te tjere.

    Te gjithat do dalin dhe zbulohen nje dite. Patjeter.

  11. Ne se ne komentin tim te fundit ka nje fjale fyese ndaj jush kerkoj shume here falje .Por shoh vetem se ju kam ngarkuar me nje detyre drejtesie ( Avokat ) gja qe doli nga vete permendja qe i beni ju gazetares D.R. Reagim i ashper nga ju sepse shkruaj krejt cka dij dhe jo shume. Dhe nuk dij me siguri se sa ju e tjere kur permend emra si ,,,,,,S”ka rendesi me ! Ngatarroni se koti disa emra cikash , grash , etj . Nje lexuese e rastit e aspak personazh qe mendoni .

  12. Per cfare ADRESE e keni fjalen nje dreq e kupton . Se per vete jo qe s”me intereson adresa e askujt por asnjehere nuk jam kurreshtare te njoh dike se afermi kur puna s”me lidh . Urrej dialoget ku moskuptimi eshte i madh .Dhe ja lutje nga askush , e si nga nje shkreterire e larget qe thote ,, hej gjej adrese tjeter .Allah na ruajt mend e krese lutem !!!!!!

    • Rita,
      meqe nga natyra dhe karakteri im, nuk jam cinik dhe injorant, po te pergjigjem edhe njehere duke besua dhe shpresua shume qe se pakut do pajtohemi per te mos u pajtuar.

      Rita,
      lutjet nzuk ndikojne tek Zoti ( Hyji ose Allahu), por tek ata qe luten ose falen.

      Rita,
      sipas asaj se njeriu eshte sinteze ose simbioze e tre boterave te ndryshme: Botes trupore ose organike, botes shpirterore ose emocionale dhe botes koshiente ose logjike: Nga largesite ose distancat e ndryshme, mund te konstatoj se 2 boterat tua te bukura (bota trupore ose organike dhe bota intelektuale ose intelegjente), sikur jane peng i asaj botes se trete shpirterore ose emocionale….

      Rita,
      nese i shikon ose lexon komentet e mia nga fillimi, nuk te kam ofenduar ose lenduar askund, edhe perkunder reagimeve tua brutale ose jointelegjente ndaj meje.

      Rita,
      une per veten time, nuk garantoj as per babain tim te ndjere, ose per djalin tim, nese gabojne ose blasfemojne dikund. Jo per Bese. E lere me ti per tyrli “mesuesi” ose telalli te katundit si Mal Uka etj…. E shkuar kjo.

      Rita,

      mos harro se e mencura (i mencuri), e dashura ( i dashuri), e bukura ( i bukuri), e ditura ( i dituri) etj…jane nje “krim i tere” me pamjen, krijimin (krijesen) ose artin e tyre te brendshem dhe te jashtem, per amatoret ose diletantet e ndryshem onskur, stupid, nebuloz dhe mediokrit.

      Mos u be pjese e tyre, por rri aty ku je, ose mendon se je.

      Perfundimisht te fala dhe shume urime per ty!

      Cao!

  13. ….Eshte nje spektakel shume me i madh, se sa deti dhe oqeani… Ai eshte qielli i madherishem i Zotit se bashku me yjet e pafund ne sfond…

    Eshte nje spektakel akoma me i madh, se vet deti dhe qielli….Ai eshte shpirti dhe truri (intelekti) i njeriut….

    Tempujt me te bukur ose me te shkelqyer nganjehere thone se ndodhen ose ekzistojne ne thellesine e mendjes, zemres dhe shpirtit te nje geruaje (femre) te bukur, te dashur (dashuruar), te mencur ose intelegjente….

    ” I live to express because of my impresion….Maybe it is my fault, because I make things looks so easy. ” ( Nje romansiere ose feministe e njohur amerikane).

    Gjithemone kane te drejt te shkelqejne ose celebrojne ne raundin e dyte, ata qe kane rene ose deshtuar ne te pariin….Ndaj, per ata ose ato qe duan, munden, kuptojne dhe mendojne, asnjehere nuk eshte vone.

    Sinqeriteti ose ciltersia e shpirtit ne internet, nga largesite ose distancat e ndryshme ne kohe dhe hapesire, te ngjajne ne mashtrim ose kontrabande.

    Me pelqen shume alegoriia ose metafora e njohur: Vetem arti i gruas dhe arti i luftes, te bejne burre ose ushtar te vertete.

  14. Komenti im i pare mes nesh perfundon me nje falenderim qe me dhate te kuptoj shume dhe pa vazhduar komentet e mepasme e te shumta.Jo vetem qe nuk heq nje Presse c’ka kam shkruajtur por me vjen keq qe s’mund te shkruaj si e sa duhet se dhe ‘ fusha e ndeshjes ‘ qe kam, kemi zgjedhur nuk eshte e jona apo me mire e lejueshme.Tema e artikullit eshte politike ,historike e une kujtova mikun tim ,M. Uka e vjen nje nderhyrje e paftuar e shpreh mendimin e tij jo korrekt nga une e te gjithe atyreve si z.Albert e shume te tjere miq.kolege e atdhetare qe besojne e ndjejne se do t’u mungoje i ndjeri dhe ashtu i vrazhde ,spontan por teper i sinqerte .E mbyll kete dialog teper te gjate e te pafrytcme perseri me nje falenderim per sqarimin , per heshtjen , harresen , per moskorrektsine .Kjo ankese jo per ju ‘ lexues ‘.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu