ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Kuvendi i zarfeve dhe aklamacionit!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Përderisa shprehja e lirë dhe respektimi i mendimit të tjetrit janë parim bazë i demokracisë, e drejta për të zgjedh dhe për të qenë i zgjedhur janë parime bazë të Kuvendit Zgjedhor të një partie politike.

Histori e zhgënjimeve të mëdha dhe të njëpasnjëshme

Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së në Klinë, të shtunën e dytë të nëntorit 2023, ndodhi shkelja e të gjitha normava statutore të partisë dhe rregullave bazë të demokracisë.

Shkelja e parë skandaloze ndodhi me tërheqjen nga zarfi e kryetarit të ri, e shoqëruar me duartrokije si shprehje e aklamacionit pa votim!

Hajde, po supozojme që kryetari u zgjodh me koncensus për shkak të rrethanave të krijuara, nxjerrja në pako e kryesisë pa koncensus paraprak me delegatët pjesëmarrës në Kuvend, pa e hudhur fare në votim, por vetëm me duartrokitje aklamacioniste jane kulmi i dhunimit të demokracisë në Degën e LDK-së në Klinë!

Me këto dy veprime aklamacionistet i kanë injoruar deri në përbuzje delegatët prezent, të zgjedhur me votën e lirë të nëndegëve dhe e kanë fyer deri në përbuzje elektoratin e LDK-së!

Kjo stërkeqje e lidershipit jolegjitim deri në perbuzje të elektoratit rugovian të LDK-së është për t’u qarë dhe për t’u vajtuar!

“Kuvendi Zgjedhor” i Degës së LDK-së gjithçka tjetër mund të quhet, veq kuvend Jo.

Vetem hapje zarfi dhe duartrokitje, ky ishte epilogu i një maskarade zgjedhore sipas orekseve të klaneve uzurpatore në LDK!

E mora guximin t’i quaja pikërisht kështu, për faktin se, sikur të ishte ndryshe, që moti është dashur të vetëlargohen nga Kryesia e Degës, në shenjë të aktit moral për humbjen e të gjitha zgjedhjeve komunale në Klinë.

Për rikujtesën e lexuesve, pas zgjedhjeve të para komunale të pasluftës, kur Ismet Rraci i ndjerë u zgjodh Kryetarë me votën plebishitare të qytetarëve të Klinës, nga ajo kohë e deri më sot LDK-ja në Klinë asnjëherë më nuk e shijojë gëzimin e fitores!

Madje, në zgjedhjet e fundit lokale, LDK-ja e preku fundin e ‘pusit politik’ në Klinë!

Fundja, më poshtë se kaq nuk ka ku shkon,veq me dal fare!

Mirëpo, paradoksalisht, si humbës serik të zgjedhjeve LDK-ja gjithmonë ka qenë në pushtet me rivalët politik, jo duke e ngritur dhe nderuar LDK-në, por duke e ulur atë, për të përfituar një grusht njerëzish në pushtet të turpit në nivel lokal!

Kësisoji, një grup njerëzish të papërgjshëm ndaj premtimeve të dhëna para elektoratit në fushatat zgjedhore, pas balotazhit i janë vardisur partisë fituese për kënaqjen e egos personale për pushtet dhe privilegje, duke e lënë në harresë të plotë elektoratit për katër vjetët e ardhshme.

Edhe pse me ndërgjegje të vrarë, humbësit serik të zgjedhjeve në Klinë në çdo katër vjet sërish i ktheheshin elektoratit me të njëjtat premtime, duke e mashtruar sërish në të njëjtën trajtë dhe në të njëjtën formë!

Kulminacioni i një maskarade zgjedhore

Pas thyerjeve të mëdha, ndarjeve dhe përçarjeve të njëpasnjëshme, Kuvendi i fundit Zgjedhor në Degën e LDK-së e shënon kulminacionin e maskaradës zgjedhore!

Kuvendi zgjedhor ishte një vazhdimësi e pergaditur paraprakisht, por me skenar të ri, më të keq se asnjëherë më parë!

Pamundësimi i propozimeve dhe i votimit njëkohësisht për delegatët, ishte ndjenja më e keqe e përjetuar ndonjëherë në karrierën e tyre politike! Pamundësimi i fjalës së lirë ishte dhunim ekstrem i demokracisë.

Për të kuptuar më mirë lexuesit ecurinë, ngase nuk bëhet fjalë për mbarëvajtje të Kuvendit, në vazhdim po ua sjelli disa rrëfimet e delegatëve pjesëmarrës të mskarades zgjedhore.

“Jam njeriu më i lumtur që nuk ma kanë lexuar emrin tim sot për kryesi të degës. Edhe po të ndodhte kjo, në asnjë rrethanë nuk do të pranoja pa ju nënshtruar votës së lirë të Kuvendit Zgjedhor”, thotë aktivisti shumëvjeçar i kësaj dege.

“Nuk e di për çfarë legjitimiteti zgjedhor bëhet fjalë, kur anëtarët e zgjedhur të kryesisë përmes zarfit as që e dinë që janë të zgjedhur”, përfundon tjetri.

“Situata të tilla, jo vetëm që nuk kanë ndodhur asnjëherë në LDK-në rugovine, nuk kanë ndodhur as në komunizëm. Në të kaluarën, të paktën i jepshim propozimet tona dhe më pas i votonim, e tash të gjitha në zarf”, rrëfehet ish anëtari i kryesisë së degës.

“Nuk ka ku shkon më keq e më zi, kur baba bashkë me djalë futen në kryesi, kur nipi me dajë futen në kryesi, kur fqinji me fqinjë futen në kryesi, kur miku me mik futen në kryesi”, rrëfen njëri nga më të moshuarit që ishte pjesëmarrës në maskaradën zgjedhore!

”Të gjitha kishin qenë të përgatitura paraparkisht, duke filluar nga emri i kryetarit, anëtarëve të kryesisë dhe delegatëve për ‘Konventen Zgjedhore në Prishtinë!, e perfundon rrefimin njëri nga veprimtarët e orëve të para të LDK-së, delegat pjesëmarrës i “Kuvendit Zgjedhor” ne lokalet e Hotel NORA.

Epilog

Kështu pra, aklamacionistet e sollen LDK-në këtë deregje, të denigrimit në vlerat e saj me fuqizimin e nepotizmit dhe klientelizmit!

Ku mbeti meritokracia dhe gjithëpërfshirja që ishin dikur në LDK?!

Perderisa heshtin ata që duhet të flasin, gjërat asnjëherë nuk do ta marrin të mbaren.

Të gjithë ata që heshtën kur ndodhën padrejtësitë në Kuvend, janë bërë bashkëpjesëmarrës në krimin politik kundër të ardhmes së LDK-s!!

Kuvendi, nëse mund ta quajmë ashtu, ishte kulmi i marrëzisë e mbase edhe fundi politik i LDK-së në Kline!!!

Mbetet shqetësuese mospjesëmarrja e Koordinatorit të Degëve të LDK-së për Rrafshin e Dukagjinit, z. Gazmend Muhaxheri i cili ishte ai që e kishte shkarkuar komplet kryesinë e Degës në Klinë disa muaj më parë!

Nuk i di arsyet e mospjesëmarrjes së tij, por edhe përkundër arsyeve të shumta që mund të ketë pasur, Gazmend Muhaxheri është dashur të jetë prezent në Kuvend për të sqaruar në detaje arsyen e shkarkimit të kryesisë së Degës së LDK-së muaj më parë!

Mbi të gjitha, ai ka qenë koordinator i caktuar nga qendra për mbarëvajtjen e tërë procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Klinë!Megjithatë, kryetari u ndërru, por jo edhe ata që e rrahin këmbanën?

Edhe pse po mungon atmosfera post-festive në Klinen tonë pas “Kuvendit Zgjedhor”, shfrytëzojë nga rasti që ta urojë nga zemra Alban (Ismet) Rracin për zgjedhjen në postin e kryetarit të Degës së LDK-së! Të priftë e mbara kryetar në rrugetimin e vështirë politik!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu