ARKIVI:
13 Nëntor 2024

Vrasja e konsullit të Rusisë Cariste, Shqerbinit, nga Ibrahim Haliti para 121 vitesh në Mitrovicë dhe domethënja historike e vrasjes së tij

Shkrime relevante

Poemë satirike kushtuar imamëve antikombëtarë dhe përçarës të vlerave tona shqiptare!

Luan Dibrani, Gjermani Kjo poeme përfshinë shumë metafora dhe imazhe të forta...

T’i ndëshkojmë me votë subjektet politike që nuk e zgjidhen statusin e pensionistët të pas viteve të nëntëdhjeta!

Zeqir Bekolli, Drenas Pensionistët, sidomos shtresa e cila bëri rezistencë regjimit kriminal...

Nëse Milosheviqi ishte Kasapi i Ballkanit, Vuçiqi është destabilizuesi i Europës

Gani I. Mehmeti Sa i përket veprimeve kriminale dhe luftërave të shkaktuara...

Netaniahu: Përvjetori i 86-të i Natës së Kristalt u shënua në rrugët e Amsterdamit

Videoklipp fra Twitter/X Arnt Jensvoll   10.11.2024 15:28 Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu krahasoi skenat që...

Shpërndaj

Në këtë foto mund ta vëreni konsullin e Rusisë Cariste, Shqerbinin, veshur me rroba ushtarake e në prapavij ishin “serbët” disa prej të cilëve shihen qartë se kishin veshur tirq, si të gjithë shqiptarët e tjerë në histori. Më vonë këta “serbë” të shtirur u bënë serbë të vërtetë, pasi i asimiluan dhe përpunuan për qëllime të xhandarmërisë dhe ushtrisë së Serbisë. 
Nga: Gjergj Kabashi
___
Një analizë tjetër historike për vrasjen e konsullit rus Šcerbin-it në prill 1903 nga roja e depos së barutit turk, shqiptari Ibrahim Haliti në Mitrovicë, që ndodhi pas masakrës së Baires ndaj shqiptarëve, të udhëhequr nga diplomati gjakatar rus Šcerbin-i dhe vazhdimi i provokimit të pandalshëm serbo-rus ndaj Kosovës edhe 121 vjet pas asaj ngjarjeje të kohës.
Në të vërtetë Rusia Cariste e dergon Shqerbinin si konsull në Mitrovicë në pranverën e vitit 1902, kur mbarë Kosova dhe Shqipëria me vise të tjera në Ballkan ishin nën pushtimin e Perendorisë Osmane.
Pastaj rrahja e një diplomati rus nga ana e njësive speciale të Kosovës para disa vitesh, që sëbashku me serbët e instrumentalizuar prej Beogradit krijonin pengesa duke vënë drunj rrugëve në pjesën veriore të vendit, që ishte i kamufluar si punëtor i UNMIK-ut, të gjitha këto tregojnë për dorën rusomadhe që, domosdo, ta mbajnë Serbinë si faktor destabilizues të përhershëm jo vetëm në atë pjesë të vendit tonë.
Në njërën prej fotove shihet edhe Aleksandar Vulin me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Bocan-Harčenko
(Foto: Ministria e Mbrojtjes së Serbisë).
Duhet ta shtrojmë pyetjen e thjeshtë se a duhet të vendoset gjithandej në Shqiptari përmendorja e Ibrahim Halitit, vrasësit të konsullit rus në Mitrovicë, Šcerbin-it, që kishte ardhur në pjesën e dytë të pranverës 1902, do të thotë 10 vite para pavarësisë së Shqipërisë më 1912…?
Šcerbini si diplomat largpamës sllavomadh, “ishte i përgatitur për shqiptarët”, megjithëse kur e plagosi Ibrahim Haliti atë , kur ai sapo i kishte mbushur 35 vjeç jete, duke i detyruar ta kthenin të vdekur andej prej nga kishte ardhur, fillimisht në Shkup ku vdiq dhe prej nga  kufomën e tij e presin 22 priftërinj serbë, pastaj në Stamboll, e që të varrosej në Černigovo, qytetin e tij të lindjes në Rusi.
Gjuhën shqipe jo vetëm që e njihte në mënyrë shembullore, por i njihte edhe dialektet e nëndialektet e shqipes. Madje ishte dalluar edhe si mbledhës i folklorit në rrethinat e Shkodrës.
Rusomëdhenjt ia kishin dëgjuar “erën” përpjekjes shqiptare për pavarësi, veçanërisht nuk pajtoheshin me kryengritjet shqiptare në Kosovë të organizuara nga Hasan Prishtina, Isë Boletini e të tjerë, sidomos jo në Vushtrri, Skenderaj, Shalën e Bajgorës etj.
Rusomëdhenjt ishin tepër të hershëm, kur Shqiptarët pothuaj i kishte vënë në gjumin e vdekjes islamizimi-turqizimi.
Vet Šcerbin si konsull në Mitrovicë , e kishte tejkaluar rolin e diplomatit dhe merr detyra ushtaraku , qysh shihet në këto foto. Në foto shihen edhe “serbët” e veshur me tirq, që në dhjetëvitet e ardhshme u serbizuan tansisht.
Aq shumë bëri “davë” (akuza të rrejshme) Šqerbini me letrat e tij diplomatike ndaj “zullumeve të shqiptarëve gjoja kundër “serbëve”, aqsa Turqia u vu tansisht në shërbimin e tij, dmth., në shërbimin e ideve rusomëdha e serbomëdha.
Kjo tregohet kur para se Šcerbin-i të plagosej prej Ibrahim Halitit (vdes më vonë në Shkup), sëbashku me komandantin turk të Mitrovicës, Hilmi Pashen, e vendosin artilerinë në pozicione në Baire për të luftuar kundèr kryengitësve shqiptarë!
“Mos të lashtë zoti pa vëlla”, do të thoshte imami nga Prizreni Enis Luma për materialin e sjell nga Turqia neoosmane për ndërtimin e xhamisë së Erdoganit në Prishtinë, për të cilën shteti neoosmanli turk i paguan gratis 44 milionë euro të taksapaguesve të shtetit turk.
Për interesat e veta apo të shqiptarëve e ndërton atë megaxhami…?
Kurrë mos ta heqim nga mendja se problemet e mëdha rreth “nyjes” së Kosovës, historikisht i ka krijuar Rusia Cariste dikur dhe Federata Ruse sot. Edhe dëbimi gjenocidal i pothuaj 15 mijë shqiptarëve në fillim të shkurtit 2000 nga vatrat e veta andej Ibrit, është nxitur kryesisht nga Federata Ruse, sidomos për ta krijuar «oazen» ruse e serbomadhe të ndikimit dhe të gllabërimit të ngadalshëm të asaj pjese të vendit me aq shumë resurse ekonomike nen tokë e mbi tokë.
Derisa Serbia të bëjë politikë ruse, të kamufluar si politikë serbe-europiane, nuk do të ketë qetësi në mbarë Ballkanin.
Ne shqiptarët duhet të mendojnë shumë për qëllimet antishqiptare dhe platformën ushtarake të Šcerbin-it, edhe kur ai tashmë i ka 121 vite që ka vdekur, pasi serbomëdhenjt e rusomëdhenjt e kanë më shumë se hero të planeve të tyre antishqiptare, madje jo vetëm në pjesët veriore të Kosovës.
Në portalin Drini para dy vitesh pata shkruar për historinë 119 vjeçare të vrasjes së Shqerbinit dhe domethënjen rusomadhe të përkrahjes së Serbisë proruse deri sot.
Tash kur e përfundoj këtë shkrim bëhen 121 vite nga ajo kohë, por thika e helmët ruse mbetët ende aktuale jo vetëm në atë pjesë të vendit.
Përmendorja e konsullit të Rusisë Cariste në pjesën veriore të Kosovës, Shqerbinit, andej lumit Ibër. Në vitin 1928 përmendorja e tij ishte në vendin e supozuar të plagosjes, më vonë të vdekjes së tij në Shkup si rrjedhim i asaj plagosjeje nga shqiptari Ibrahim Haliti.
*
Shkrimin në formë dosjeje e pata përfunduar me këto fjalë:
“Shqiptarët duhet të mendojnë shumë për qëllimet antishqiptare dhe platformën ushtarake të Šcerbin-it, edhe kur ai tashmë i ka 119 vite që ka vdekur, pasi serbomëdhenjt e rusomëdhenjt e kanë më shumë se hero të planeve të tyre antishqiptare, madje jo vetëm në pjesët veriore të Kosovës.”
Pas 122 vitesh sërish Federata Ruse, përmes serbëve të instrumentalizuar nga ana e Serbisë në Kosovë, përpiqet të mbetët faktor në atë pjesë të Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu