ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

53 vjet më parë, më 6 Tetor 1968, u mbajt DEMONSTRATA E PRIZRENIT

Shkrime relevante

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Kalendari historik-Presidenti Rugova, 23 Dhjetor 2005: Pavarësia e Kosovës, e padiskutueshme

Presidencë- Kosove - Ibrahim Rugova e Behlul Jashari me kalendarin e...

Mërgimtarët sa më parë ta bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2024

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Mërgata Shqipatre në...

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Shpërndaj

Nga: Sheradin Berisha, Prizren
Ndonëse 1968’ta njihet si vit i lëvizjeve studentore në Europë, ku universitetet më të njohura të Francës, Gjermanisë dhe të Anglisë u përfshinë në valën e trazirave studentore të së ”majtës së re”, megjithatë ato nuk reflektuan aspak tek lëvizja studentore shqiptare e Kosovës, për faktin sepse lëvizja studentore europiane kishte karakter social, ishte një lëvizje që synonte një rend më të mirë shoqëror, ndërkohë që lëvizja studentore e Kosovës kishte karakter kombëtar, karakter të rezistencës kundër një robërie shekullore.
Në qershor 1968 shpërthyen demonstratat studentore edhe në Beograd, të cilat ndonëse u përpoqën të manifestonin jehonën e demonstratave studentore të Europës, ato u përshkuan me kërkesa ultranacionaliste e shoviniste.
Në këto rrethana u organizuan edhe demonstratat studentore në Kosovë.
Në Kosovë demonstratat e inicuara nga grupimet e organizuara studentore, fillimisht shpërthyen në tetor, vazhduan në nëntor dhe përfunduan në dhjetor 1968 në Tetovë.
Demonstrata e parë, pas Luftës së Dytë Botërore, u organizua më 6 tetor 1968, në qytetin e Besëlidhjes Shqiptare në Prizren. Vatër kryesore e saj ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike ”Xhevdet Doda” në këtë qytet. Në organizimin e demonstratës u shquan studentë, nxënës e arsimtarë të Gjimnazit:
1. Meriman Braha,
2. Isa Demaj,
3. Pashk Laçi,
4. Haxhi Maloku,
5. Zymer Neziri,
6. Gjergj Camaj,
7. Shpresë Elshani,
8. Simon Kuzhnini,
9. Rafet Rama,
10. Lemane Braha,
11. Pjetër Dreshaj,
12. Isë Morina etj., ndërsa u përkrahën edhe nga intelektualë, zejtarë të qytetit dhe fshatarë të fshatrave përreth.
Demonstruesit e grumbulluar në afërsi të SHLP – ”Xhevdet Doda”, tek vendi Qafa e Pazarit (tani Qafa e Kishës), të prirë nga flamuri kombëtar, që mbanin lartë vajzat Shpresë Elshani dhe Lemane Braha, marshuan në drejtim të sheshit ”Shadërvan” dhe kaluan rrugës kryesore duke brohoritur parullat:
– ”Rroftë flamuri kuq e zi!”,
– ”Rroftë populli shqiptar!”,
– ”Duam Universitet!”,
– ”Duam barazi!” dhe
– “Kosova Republikë!”.
Masa e demonstruesve që tashmë kishte arritur në rreth 3 mijë vetë, pas parakalimit rrugëve të qytetit u grumbulluan në sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Para demonstruesve në shesh, organizatorët: Meriman Braha, Isa Demaj e Zymer Neziri shpalosën Flamurin Kombëtar, ndërsa Haxhi Maloku e mbante në duar me krenari. Pasi iu bënë nderime drejtuesve të LSHP-së, Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit, para shtatoreve të tyre, Pashk Laçi lexoi edhe një referatë ( të përgatitur nga Zymer Neziri etj)., ku u paraqitën synimet e popullit shqiptar:
– që të jetojë i lirë si popujt e tjerë;
– t´i gëzojë të gjitha të drejtat ashtu si popujt tjerë në Federatë;
– të flasë lirisht kudo gjuhën e vet shqipe;
– t´i përdorë lirisht simbolet e veta kombëtare;
– të shkollohet në gjuhën amtare nga fillorja e deri në universitet;
– të ketë punë edhe për shqiptarët;
– në administratë të përdoret gjuha shqipe etj.
Masa e tubuar për të manifestuar kërkesat për barazi kombëtare, nga Sheshi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, marshuan rrugëve të qytetit për t´u kthyer mëpastaj sërish në sheshin e selisë së LSHP-së dhe nga aty u shpërndanë të qetë.
Gjatë tërë kohës, demonstruesit ishin nën vëzhgim të forcave të mëdha policore, të cilat për të mos eskaluar situata në përmasa të paparashikueshme, nuk intervenuan për shpërndarjen e tyre. Pas kësaj demonstrate u arrestuan disa nga organizatorët e saj, të cilët pasi u mbajtën 2-3 javë në izolim u liruan, me qëllim që të mos i jepet publicitet kësaj ngjarje të madhe historike.
___________
Shkëputur nga studimi im: “Roli historik i demonstratave shqiptare, tetor – dhjetor 1968” i botuar në vëllimin II të librit “Demonstratat e vitit 1968”, ku janë përmbledhur kumtesat nga konferenca shkencore, mbajtur me rastin e 40-vjetorit, në Prishtinë, më 24 – 25.11. 2008.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu