ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

554 vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj


Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

Janari i viti 2022 përkon me 554 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut.
I. Në Janar të vitin 1968 u organizua Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike, 12 deri18 Janar 1968, por kjo Konferencë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut. Ky ishte aktiviteti i parë shkencor shtetëror shqiptar për Historinë e Skëndërbeut. Në këtë Konferencë u mbajtën 58 Referate dhe 73 Kumtesa, prej të cilave 16 janë mbajtur nga Albanologë nga vende të ndryshme të Evropës; 41 diskutime dhe materiale plotësuese; 12 përshëndetje nga studjues të huaj, përfshi edhe përshëndetjet nga nga Ministri i Arsimit, Universiteti Shteteror i Tiranës dhe Instituti i Historise dhe i Gjuhesisë. Konkluzionet i bëri Androkli Kostallari.
Të gjitha këto materiale janë përmbledhur në 3 (tre) vëllime, secili vëllim me tirazh prej 4.000 kopje, me lidhje speciale, të titulluar “Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike, 12-18 Janar 1968”, Tiranë, 1969. Gjithsej në 1477 faqe.
Në seancën plenare të asaj Konference Shkencore mori pjesë gjithë udhëheqja e lartë e partisë dhe e shtetit Shqiptar e asaj kohe.
Nga Kosova ishin ftuar: M.Krasniqi, F.Agani, I.Ajeti, S.Pupovci dhe Z.Mirdita. Punimet u ndoqën edhe nga delegacione të kolonive shqiptare të Argjentinës, Australisë, Austrisë, Bullgarisë, Egjyptit, Francës, Kanadasë, SHBA dhe Turqisë.
* * *
II. Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në vitin 2018, nuk u organizua asnjë aktivitet shkencor si nga institucionet shkencore dhe Qeveria shqiptare sin ë Rep. e Shqipërisë edhe në Kosovë, me përjashtim të Shoqatës historike-atdhetare-kombëtare “Lëvizja” e kryesuar nga Xhevat Gjini u organizua në Shkup simpozium shkencor, ku referoi historiani i mirënjohur Pr.Dr.Paskal Milo temën: “Nga Skënderbeu te Ismail Qemali, rikthimi i vonuar i Shqipërisë në Evropë” (gazeta “Panorama”), si dhe kumtesa “Disa përngjasime të taktikave të UÇK-së me ato të Skënderbeut” nga Shpëtim Golemi (revista vjetore “Lëvizja -2”).
* * *
III. Më 17 Janar 2022, burime nga Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë bëhet ë të ditur se me rastin e 554 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, më 17 Janar 2022 do të çeleta seanca e parë e Kuvendit Popullor për vitin 2022, dhe po atë datë është ftuar të jep prezent në këtë seancë Presidenti turk Rexhp Ordogan(!)
Ndërsa me rastin e 554 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Akademiku prej Kosove, Pr. Dr. Hakif Bajarmi boton në disa portale shqip në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Diasporë referatin me titull “Dorëshkrimi i parë serb për Gjergj Kastriotin-Skenderbeu më 1778-Parahistoria, shkaqet, shkasi dhe pasojat-çka, si dhe pse u provua të përvetësohet Gjergj Kstrioti-Skenderbeu”.
* * *
IV. Me rastin e 554 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut të pasqyrojmë disa pjesë prej përshëndetjeve të bëra nga disa albanologë të huaj, pjesmarrës në Konferencën Shkencore të vitit 1968, me rastin e aktivitetit të parë shencor shqiptar dhe i fundit deri sot, për historinë e Heroit tonë Kombëtar – Skënderbeut, që përkoi me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së tij:
1. E Patcelt (Austri): “…Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Shqipëri dhe që po konstatoj përparimet e mëdha të arritura nga shkenca historike shqiptare. Nga heroi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ne kemi mundur të gjykojmë vlerën e përpjekjeve shqiptare për pavarësinë e vendit. Referati i përgjithshëm i nxënësit tim Aleks Buda, që ishte aq i pasur, më ka pëlqyer shumë…”.
2. Karl Trajmer (Austri): “…Si albanolog i vjetër dhe si kryetar i studimeve juglindore në Vjenë po e marr fjalën për të përshëndetur kolegët. Ju falënderoj për mikëpritjen tuaj proverbiale, të cilën e provuam gjatë një jave…. Si shkencëtarë ne shohim këtu përpjekjet e Skënderbeut deri në frymën e fundit për të mbrojtur gjithë Evropën nga invazioni oriental…. 500 vjet kanë kaluar që nga vdekja e këtij burri gjenial. Sot është zhdukur përgjithnjë robëria. Prapambetjen e këtyre 500 vjetëve ju e keni kapërcyer në pak vjet. Ne të gjithë habitemi për përparimin e madh të vendit….Ne i shohim të gjithë sukseset tuaja edhe prandaj thërrasim: rroftë kombi shqiptar, rroftë Universiteti shtetëror i Tiranës, Vivat, floreat, cresteat!”
3. Vladimir Georgiev (Bullgari): “Shoku president, të dashur kolegë, të dashur miq! Në emër të Akademisë bullgare të shkencave, përfaqësues i së cilës kam nderin të jem, ju shpreh urimet tona më miqësore, më të sinqerta, me rastin e 500 vjetorit të heroit tuaj kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Skënderbeu është padyshim heroi më i lavdishëm i popullit shqiptar, por ai është në të njëjtën kohë një nga heronjtë më të përmendur të popujve të Gadishullit Ballkanik në luftën e tyre kundër pushtuesce…”
4. Fred Tirje (Francë): “…Përfaqësuesit e Universitetit francez falënderojnë nxehtësisht qeverinë dhe popullin shqiptar për pritjen miqësore….Theksojmë me gëzim se përkujtimi i heroit të madh kombëtar Gjërgj Kastriotit-Skënderbeut ka qenë rasti për të nxitur bashkëpunimin e dijetarëve të të gjitha vendeve për një njohje më të mirë të historisë shqiptare, ballkanike dhe evropianë… Jemi veçanërisht të lumtur që patëm mundësi të punojmë në mënyrë aq të frutshme në një vend, i cili, sikurse Franca, ndjek një politikë pavarësie të mbështetur mbi një traditë të përbashkët lirie.”
5. Johanes Irmsher (Gjermani): “…Megjithse vizitoj për herë të parë vendin tuaj dhe me institutet shtencore të Shqipërisë tani u njoha nga afër, lidhjet ndërmjet Institutit që merret me studimet antike greko-romake të Akademisë gjermane në Berlin, të cilin kam nderin ta përfaqësoj, dhe Albanologjisë dhe përfaqësuesve të saj ekzistojnë prej vitesh…. Shkencëtarët shqiptarë, pa patur ndonjë traditë, kanë arritur të kryejnë një punë të respektueshme sasiore dhe cilësore në fushën e filologjisë, historisë dhe arkeologjisë. Kjo Konferencë dëshmon urbi et orbi,… Tirana përbën sot qendrën ndërkombëtare në fushën e studimeve albanologjike.
Por ju më lejuat të marr pjesë jo vetëm në punën kërkimore mbi Skënderbeun, përfaqësuesin e pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e shtetit shqiptar, porse, . . më dhatë mundësi të kuptoj në mënyrë të shumëanshme që Skënderbeu nuk paraqet vetëm një kujtim historik në vendin tuaj, por një forcë të gjallë, e cila ka bartur në popullin shqiptar gjatë shekujve të sundimit të huaj dëshirën për liri dhe pavarësi, një forcë të gjallë që shoqëroi rezistencën e këtij populli në luftën kundër pushtimit fashist dhe që në ditët tona është një figurë udhëheqëse e shquar në ndërtimin e socializmit… Para se të ndahem nga rrethi juaj, më lejoni të thërras nga thelbi i zemrës: shumë faleminderit, mirëupafshim!”

6. Gjergj Daniel (Hungari): “Unë kam ardhur me gëzim të madh në Tiranë. Konferenca albanologjike i zhvilloi punimet në tokën shqiptare; Konferencën e përgatitën bijtë më të mirë të Shqipërisë. Këto fakte janë për mua një garanci që Konferenca do t’i shërbejë popullit shqiptar dhe zhvillimit të shkencës në Shqipëri. Ditët që kaluam në Konferencë vërtetojnë një gjë të tillë. Meqenëse po ndahemi, duhet të them se kur erdha isha i gëzuar, por tani që ndahem jam krenar; unë jam krenar që mora pjesë në këtë Konferencë, kjo ka qenë për mua vlerësimi më i madh. Rroftë populli shqiptar!”
6. Xhuzepe Skiroi (Itali): “…Me mbarimin e kësaj Konference të përmendshme i drejtoj së pari një falënderim të nxehtë Rektorit të shkëlqyer të këtij Universiteti dhe Drejtorit të Institutit të Historisë e Gjuhësisë…Si arbëresh e kam konsideruar veten të dërguar nga etërit dhe vëllezërit e mi e të gjithë Arbëreshëve për t’u paraqitur pasardhëvet të etërve tuaj, domethënë juve, o vëllezër, përshëndetjen e të gjallëve dhe përshëndetjen e të shumvet, pikë së pari me dëshminë e besnikërisë ndaj ndijesive, që pesë shekuj më parë bënë të rrahin në një hov të vetëm zemrat e etërve tanë, që qenë vëllezër…..E mbasi që kam pasur nderin dhe harenë të ndodhem në mes jush jo vetëm si arbëresh, por edhe si professor i Universitetit të Romës, unë ju shpreh urimin edhe nga ana e fakultetit tim dhe të kolegëve të mi: urimin për Qeverinë, urimin për popullin që ta shohën Shqipërinë të lumtëruar nga fate përherë më të shkëlqyera…”.
7. Francisk Pal (Rumani): “Historianët rumunë të ftuar në këtë Konferencë të II të studimeve Albanologjike në Tiranë, morëm pjesë me interes të madh në punimet e saj, kushtuar përkujtimit të 500 vjetorit të vdekjes të birit të madh, të famshëm dhe heroit të popullit shqiptar, i cili është njëkohësisht një figurë e ndritur e historisë botërore…”
8. Nexhip Alpan (Turqi): “Shumë të dashur shoqe dhe shokë. Me rastin e mbarimit të Konferencës II Albanologjike edhe të jubileut 5-shekullor të vdekjes të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, më lejoni të përshëndes dhe t’u falënderoj nga zemra e zhuritur prej mërgimit, për kujdesjet që treguat rreth kumtesave tona, për punimet e mëdha që u bënë në këtë Konferencë!. . . Veçanërisht dua të falënderoj edhe një herë Universitetin Shtetëror të Tiranës edhe Qeverinë Shqiptare, që patën mirësinë të më japin rastin të vij e të shoh me sy edhe një herë vendlindjen time kaq të bukur, kaq të lulëzuar!
Jemi pritur fare bukur, sa as nuk e mendonim të na shkonte edhe në ëndërr! Kemi patur fatin e bardhë të pritemi e të takohemi me udhëheqësit e mëdhenj të Shqipërisë!

Rroftë Shqipëria përparimtare!
Rroftë populli shqiptar dhe vepra e tij madhështore!
Rroftë miqësia Shqiptare me Turqinë Qemaliste!
Rrofshin Skënderbejtë e rinj!”

(Nxjerrë prej vëll. I, f.636 – 640)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu