Një ftesë publike, me pak sqarime ;
Kam menduar se kemi mësuar mjaft nga e kaluara, por, ja se po del fakti se, nuk kemi mësuar aq sa mos të nxitojmë e që si pasojë bëjmë prap lëshime.
Parase, të shkoja në Kosovë muajin e kaluar, më ftuan në disa takime, në mënyrë që ta bëjmë sa më shpejtë një organizim proteste në Bruksel. Pas konsultave për qëllimin e protestës, unë konfirmova pajtimin tim por, do ta konsultojmë edhe ftesën si dhe në emer të kujt për këtë protestë ta lëshojmë.
Ndodhi ajo që unë, u dasht të shkoj për Kosovë, pas ardhjes time, kuptova se këshilli organizativ, jo i zgjeruar ashtu si e kisha preferuar, kishte marrë vendim, dhe ftesën e njëanshme e kishte bërë për publike. Pas publikimit të saj, më ftojnë me marrë pjesë më 08.03.2025 në protestën e Brukselit.
Kur lexova ftesën, tashmë publike, thjeshtë nuk u pajtova, por nuk jam aj i cili e pengoj protestën me pikat e miratuara, nuk e bojkotoj atë se atje do duhemi mundësisht sa më shumë të jemi, se është protestë (ndonëse e vonuar) që bëhet për të mirën e vendit tonë; protestë kryesisht e menduar si presion mbi faktorin ndërkombëtar të cilët, presion mbi politkan tonë tutje mos bëjnë, ngase kjo po na shqetëson.
Sqarimi se si reagova unë në ftesën e bërë tashmë publike nga këshilli organizativ, ku unë mungova :
Të nderuar
Mendoj se, po të isha në parapërfundim dhe publikim të ftesës, do ta preferoja në këtë formë ftesa më qenë nga pervojat e gjata e them, aq më parë sot, kur protesta gjithëperfshirëse duhet më qenë e di a se si, njëanshmeria në opinion po na kushton, a në emër të përgjithshmës protestën e bëjmë.
Tani e di, se pas publikimit të ftesës është vonë, por ta shoh qka me të tjerët mund bëj. Kështu, si më poshtë ftesën do ta kishim bërë, i sigurtë në suksesin gjithëpopullor.
Jo LPK më ca shoqata në Belgjikë, por :
Lëvizja kombëtare në perbërje të disa organizatave, dje ilegale e sot legale, bashkë më shoqatat tona në Mergim, dhe veprimtar i simpatizant të rezistëncës tonë kombëtare, konformë situatës aktuale, ato e bëjnë këtë ftesë :
1-Protestojm kundër presioneve ndërkombëtare mbi politikanë tonë, ngase ky presion, pastaj, po na konfronton me politikanët tonë.
2-Protestojmë kundër shkeljes së të drejtave të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, ku qysh dihet botërisht tashmë, edhe dokumentat nga zyrët e gjendjes civile për regjistrim, Serbia i ka zhdukur e nen dry regjistrimin po e shtin.
3-Protestojmë kunder shkeljës së të drejtave të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ku në ligj e kanë të drejtën e dy gjuhësisë, ligj ky të cilin as me gjuhë e as më flamur kombëtar, shqiptarët nuk don t’i barazon aty ku në trojët e veta punojnë, jetojnë, veprojnë. Thjeshtë, kërkojm që ligjin për këto të drejta, jo ta mbajnë të mbyllur nën sirtar, por, në kushtetutën e shtetit ligjin ta akomodojnë.
Për më shumë, shpresoj të shihemi, lexojmë e dëgjojmë më 08.03.2025 ora 14 në Place de Leuxembourg BRUKSEL
Është momenti ti harrojmë se kush më vetëdije a pa të, thjeshtë të prirë nga qëllimi i mirë edhe gabojmë.
Ftojmë mërgimtarët tonë, pa prishur plane as punë të veta, që kush e ka kohën e mundësinë, kësajë here si fillim i ri pas lufte, atje me qenë e hera të tjera, nëse politika e plogsht ndaj neve nuk ndryshon, ne mund fillojmë më protesta ashtu si në kohën kur ishim të pushtuar.
Në kordinim më shumë shokë tjerë, pa dallim subjekteve, organizatave a shoqatave në Mërgim, unë bëra këtë ftesë-publikim.
Pak foto këtu nga e kaluara jonë në arkiv, ta kujtojm jetën e cila na shkoj, më protesta pa u ndal.
Luzern 03.03.2025
Xun Çetta




Reagim i Redaksisë së Drinit,
___
Kjo nismë për protesta paqësore ndaj gjendjes së palakmueshme në Kosovë dhe në viset shqiptare, përkrahet plotësisht nga Redaksia e Drinit, duke qenëse ka një kohë të gjatë, të thuash që nga paslufta, që mungojnë protestat që synojnë njoftimin e eopinionit europian e qeverive përkatëse kahdo në Europë e botë, ndaj gjendjes së shqiptarëve në Atdhe.
Redaksia e Drini i përkrahë këto protesta paqësore dhe vazhdon të mbetët e hapur që në faqet e saj t’i pasqyroj hollësisht protestat eventuale.
Me respekt:
Udhëheqësia e portalit Drini
I nderuari z. Xun Çetta, Zvicër
I nderuari z. Bajram Gjergj Kabashi. udhëheqës i portalit DRINI, Norvegji!
Portali DRINI – udhëheqës i të cilit është z. Bajram Gjergj Kabashi, përherë publikon shkrime relevante (të një rëndësie të veçantë), të cilat, neve lexuesëve të rregullt, na zgjojnë kureshtjën t’i lexojmë dhe, që na bëjnë përshtypje, na zgjojnë kërsherinë që në to të japim komente.ndaj po ju drejtohëm me këtë koment:
Z. Xun Çetta, ju lumt për shkimin me titull: “Protestojmë kundër presioneve ndërkombëtare ndaj politikanëve tonë, ngase ky presion jo vetëm që po na huton dhe zhgënjen, por edhe po na dezorienton”
Z. Bajram Gjergj Kabashi, ju lumt për reagimin e juaj, me përmbajtje, po citoj:
“Kjo nismë për protesta paqësore ndaj gjendjes së palakmueshme në Kosovë dhe në viset shqiptare, përkrahet plotësisht nga Redaksia e Drinit….”
***
respekt,
Ismet M. Hasani, Suedi