ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Pagëzimi

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Nga: Sali Bytyqi, Prishtinë

Pagëzimi

 

Një ditë, shkova në Shtëpinë e shëndetit në Fushë-Kosovë. Aty, si gjithnjë tollovi. Në mesin e atyre që ishin duke pritur, kishte mjaft evgjitë. Ata, jo se janë shumicë në Fushë-Kosovë, por se edhe nga kushtet e dobëta të jetesës, edhe ngase nuk kanë para të shkojnë në klinika private, sa herë të shkoj në Shtëpinë e shëndetit në Fushë-Kosovë, janë me shumë! Në mesin e tyre ishte edhe një vajzë 6-7 vjeçare, me leshra të dendura, me fytyrën ngjyrë çokolate, me trup të hedhur. Ngase ka ardhur për ta shoqëruar ndonjë familjar të sëmurë dhe se i duhet të rrijë gjatë, e heq mërzinë duke lëvizur pak më shumë në korridor, po edhe luan. Kur m’u afrua, shfrytëzova rastin dhe e pyeta si e kishte emrin. “Arta”, më tha. “E bajsh me shëndet emrin dhe u bëfshë këngëtare si Arta Bajrami!”, e urova.
Kjo bisedë me Artën e vogël më ktheu në fëmijëri, në kohën kur kam qenë në moshën e saj.
Kur kam qenë fëmijë, në rrethin tonë, emrat më të zakonshëm për vajzat evgjite ishin Dritë dhe Bukuri. Vajzat shqiptare kishin emrat: Zade, Hanëmshahe, Tushe, Sabri, Sani etj. Ndërsa, sa u përket emrave të djemve, mund të hasej rrallë ndonjë Agim apo Besim.
Më vonë, pas dhënies së autonomisë Kosovës, filloi edhe masivizimi i shkollimit të shqiptarëve. Nga kjo kohë filloi edhe pagëzimi i vajzave dhe djemve me emra shqip. Filloi edhe heqja e havales. Dritat, Bukuritë, Vjollcat, Shqipet, Teutat etj., pastaj Agimat, Arsimat, Besimat, Agronat, Gencat etj. Filluan të dilnin në sipërfaqe. Po pas njëqindvjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe demonstratave të vitit 1981, gjithnjë e më shpesh, fëmijët shqiptarë u pagëzuan, përveç Agim, Besim, Qëndrim, Gëzim, Shpëtim Kushtrim, pastaj: Vlorë, Sarandë, Elbasan/e (vajzat); Labinot, Berat, Erzen. I pagëzoi kështu fëmijët e vet një brez që përqafoi mësimet e Rilindjes Kombëtare, brezi që u përballë me pushtetin në viti 1981, në fund të viteve ’90 dhe që e nisi edhe luftën…

Pas luftës, ky brezi i pagëzuar shqip filloi t’i pagëzojë fëmijët, po jo shqip: Omer, Uthman, Uma, Hava, Zyba etj. Nuk është e rastit që pjesa më e madhe e atyre shqiptarëve që shkuan për të luftuar në Siri emrat i kishin shqip, p.sh. Lavdim.
Këta tani janë që edhe havalja të kthehet.
Po kur t’i lindin fëmijët Omerët, Uthmanët, Umat e Havatë si do t’i pagëzojnë fëmijët e tyre?

Nëse fëmijët tanë, që i pagëzuam me emrat shqip tani nuk i pagëzojnë fëmijët e tyre me emrat e gjuhës shqipe, mendojnë që këta të fundit fëmijët e tyre do t’i pagëzojnë me ata emra që i pagëzuan baballarët e tyre?
Dhe, në çfarë luftërash do të marrin pjesë fëmijët e tyre?

(Nga: PËRSIATJE)

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Aha z Bytyqi ju ka ngel ora pas ,,ose nuk dini gje per kushtin se BE na e hap deren ne se nderrojme dicka ,shkurt fene qe edhe po nuk u arrit plotesisht de- fakto arrihet dicka me emra europjane.,.Fillon me emra si Henri,Amadeus,George,Xhenifer,Jurgen, etj etj emra te pakuptimte per ne.Dhe kur thoni Pagezim duhet dhe te kuptoni ritualin qe ndjek kjo fjale.Me keto emra kujtojne poseduesit se jane italjane,angleze,gjermane,greke etj.Kerkese e europes z.Bytyqi.Duhet te ulim koken si gjithmone.

    • Ti RITA duhet ta ulish kohen pergjithmome ashtu siç e kan ule koken pararadhesit e tu, qe ndrune identitet e ishin katolik shqiptar dhe u bane turq-arab. A more vesht a jo.

  2. Jo z.Paulin.ndodh e kunderta ,po te ule koken tash e te bej cfare urdherohet del ne pah perulja dhe hipokrizia qe paskan ba dikur te paret e mij.Ndihem mire keshtu si linda e u rrita ne nje shtepi qe ruajti besimin fetar ne fshehtesi te plote ne vitet e inkuzicionit komunist. ( 1967 -1990)Tash ne liri askush s’me detyron te bej ate qe s’ma don zemra.Dhe me e bukura urdheroni a thu se i flisni nje femije.Jo pak kam hasur emrin tuaj neper gazeta dhe per momentin nuk jam e qarte se si e ku.Por dij qe me interes i kam lexuar.E kuptoj se kjo ju vjen nga dyshime se kush jam ajo apo ai ,se c’dua qe zhgarravis ,etj.E pra pa rrena jam nje grua .E vertete se grate nuk shkruajne keshtu per te kaluar kohen per mos me thane se jam e vetme por ja qe fal internetit ne largesi e me mallin per shqipen shkruaj dicka.

  3. Rita, teshti te kuptoj ma shume. Un kam pase dhe kam shume miq qe kan emna musliman ose jane bile edhe besimtar musliman. Edha ata mbajne miqesi me mu. Por tue mbajte miqesi me mu, çafirin mosbesimtarin (dmth jomuslimanin) ata shkelin disa ajete te Kuranit simbas te cilve nji musliman nuk duhet te mbaj miqesi me hebrejt, kristjant dhe me mosbesimtart. Pra keto miqt e mij besojne anen shpirtnore-fetare ne lidhje me Allahu-Zotin, por nuk i zbatojne te gjitha urdhnate e Kuranit, pra nuk jane “musliman te mire”.

    Po ta lexosh me vemendje Kuranin, ti do te bindesh se ligjet e Kuranit, nuk perputhen as me bindjet tuja.

    Psh. ne Kuran thuhet se hajdutit duhet ti pritet dora. Nuk besoj se ti je dakort me ia prè doren nji personi qe paska vjedhe diçka siç ka ndodhe me ia prè doren sepse ata kish vjedhe seicili nga nji telefon celular.
    Ne Kuran thuhet se gruja trashigon se gjysma e vllait, apo ne gjykate duhen dy grà deshmitare e jo nji, sepse nji BURRE vlene sa dy grà. Ne Kuran thuhet se mund te mbahen GRA SKLLAVRESHA.
    Nuk besoj un se ti je dakort me keto ligje te shekullit te VII-t. Sot jena ne xhekullin e XXI dhe keto gjana nuk pranohen.
    Mandej a nuk lexon ti gazetat se sa afgan musliman ikun nga Afganistani musliman per shkakun se ne pushtet kan ardhe “Nxansit e Kuranit” (Talebant), te cilet zbatojne me perpikmeni Kuranin.
    Prandej te sugjeroj ta studjosh Kuranin. Un e kam lexu dy here dhe me vemendje.
    Te uroj ta kalosh mire dhe te fala.

  4. Ne se Bibla e vjeter eshte zevendsuar me te re pse dhe Kurani te mos bej ndryshime duke hequr ligjet jo te pershtatshme.Me keni keqkuptuar me pohimin se i perkas besimit Musliman.ne ate menyre qe e shpjegoni ju. Nuk jam aspak fanatike dhe ato ligje qe ka Kurani per prerje dore apo kembe as qe i kam lexuar dhe ju e dini mire pozicionin e Shqiperise e te Afganistanit apo Sirise.Jam dhe kundra mbajtjes se shamise per grate.Pra njerez normale me besimin ne Allah..Im shoq eshte Orthodoks.Dhe ne nje mirekuptim te plote festojme festat fetare.Po kjo do te thoni ? Ja qe eshte fakt secili bindjet e besimin e tij fetar.Nesje gezohem qe me kuptuat sado pak.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu