ARKIVI:
19 Tetor 2024

Dasma e Sylës me mësuesen

Shkrime relevante

Pozitat juridike të krishterëve në Perandorinë Turke

E përgatiti: dom Nikson Shabani ___ 1. Pas pushtimit të Kostandinopojës më 29...

Për një grua të sprovuar aq keq nga jeta

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Më rastisi të njoh një grua që jeta...

Telekomi apo Z-Mobile, kush e humbi apo kush e fitoi arbitrazhin

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ Zhvillimet e fundit në skenën politike në të...

Mustafa Bajrami me qëndrime antishqiptare për identitetin tonë kombëtar!

Shkruan Luan Dibrani Mustafa Bajrami është një figurë e njohur për qëndrimet e...

Rilindja,18 tetor 1978: U dha Çmimi Nobel për Paqe , Nënë Tereza – laureate

-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja shkruante historinë/ PRISHTINË, 17 Tetor 2024- Behlul...

Shpërndaj

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Sulo Çobani e mësuesja e re” Drini.us, 2 Tetor 2021

Nga Ditari im (2)

Telashet e hallet e Sylës nuk kishin të sosur. Ai jetonte në dy botë dhe larg Turjakës. jetonte e kënaqej me të shkuarën, me ditët, javët e ndoshta muajt që kishte kalua me mësuesen e re, nusen në Turjakë e më vonë, (ri)njohjen dhe vuajtjet e shqetësimet që i kishte sjellur vajza tiranse.
Se sa kanë jetuar bashkë apo ndaras nuk dihet por në bazë të letrave që dikush ka mundësi edhe i ka (ri)shkrua, jeta e Sylës nuk ka qenë jetë e rahatshme.
Si duket, janë bisedat dhe letrat e fundit të tiranses dhe turjakasit.
Disa nga bisedat dhe letrat:

-Atherë as unë nuk po ”të ngas” e as nuk po ”të hidhem”, po të lë të qetë.
Një ditë të gëzueshme!
-Faleminderit !
-Të marr?
-Nuk e thash për sot. E thashe për në përgjithësi.
Edhe ti një ditë të gëzueshme!
-Tiranse ti më jep frymzim.
-E di. Dashuria është e vetmja gjë me vlerë në këtë botë, perveç jetes fizike
-Shko tiranse, kënaqu në Tiranën tënde!
Mua më merr malli për tiransen, Tiran¨rn e Turjakën. Nuk i kam asnjërën. Jam i humbur në dhe të huaj pa asnjë shpresë.
Edhe njëherë: Paq gëzime me gocat!

Jam i merzitur sot dhe as më ka shkua mendja te ora por pa të harrrua ty
-Pse je i mërzitur?
-Nuk e di. Nuk po shoh kurraferë perspektive këtu por edhe po të këthehem, atje nuk i kam shokët e fëmijërisë e as të tjerët, çobanët turjakas. Te gjithë kanë hallet e tyre se si të mbijetojne e nuk qajnë hallin për mua e mallin tim.
-Ashtu është. Por ti atje e ke shtëpi e në katandi nuk besoj se mund të kthehesh dot më mbrapsht.

-Dhe kjo po më mundon edhe më shumë. Çdo ditë e më shumë po mbyllem. Nuk kam dëshirë më as të punoj e as ndonjë aktivitet tjetër të lirë e ”atdhetare” siq bëja dikur. Me ata që punoj, shumica janë interesgji prandaj dua të largohem nga të gjitha aktivitetet.
Do të punoj sa për për me mbetur gjallë me një rrogë mujore deri sa të mundem.
-Po, ashtu janë të gjithë prandaj unë e P. gati nuk kemi më miq, sepse janë të gjithë me interes të qartë dhe nuk kanë turp të të kërkojnë çdo gjë ty e vetë të marrin rezultatet.
Bote idiote.
As kam besim tek njeri
-Më thirrën që të pregatis diçka për ….  por thash: -Jo sepse nuk jam mirë me shendet pa treguar arësyet tjera.
-Një nga arsyet që doja për gocat e mia të gjenin një pune atje ku ti jeton, ishte edhe mundësia për të qenë me ty, pa P. perreth, se ato e dinë por e di që për ty është ndryshe se ti ke … atje. Por është e vetmja rrugë për mua sepse këtu, mbas p… ,që po bëhet dalëngadalë 2 vjeçare dhe unë kam po aq kohë përditë e kudo me P. do te jetë gati e pamundur të takohemi këtu në Tiranë.

Gjithsesi, unë nuk mendoj më aq shumë për ty sepse mërzitem dhe nuk kam asgjë në dorë.
Ditën e mire Sulo !
Nuk flas më për këtë gjë dhe më fal nqse të kam mërzitur. Kjo është hera e fundit. Gjërat mes nesh janë të vështira dhe koha do ti bëjë edhe më të vështira nga mosha.
Por me siguri që do të jetojmë jetën që na ka planifikuar Perëndia.

Letrën që më mërziti por që ajo tashmë kishte ikur.
-I lexova.
Më mërzite edhe më shumë.
-Eh edhe unë merzitem
-Edhe me shumë, po nuk kam çfarë të bëj fare. Ky është realiteti.
-Gati kam harrua që të kam shkruajtur e kisha harrua me ta dergua letrën. Isha afër ”teje” e të shikoja por nuk flisja. Dikur dora nuk mu bind dhe e zgjata deri te …. flokët tua. Të afrova e të shtrëngova por nuk të putha. Fat i keq. Mu duke më e mirë se herave tjera
-Nuk besoj më e mira. Ka kaluar ajo kohë Sulo …
-Unë nuk mund të harroj
-Shko! Ditën!
-Edhe unë po e mbylli për sot.
-Nuk ka rëndësi për mua a më harron apo jo, ajo është vetëm për ty. As unë nuk të harroj për vete por jo për ty. Ika.
Diten e mire !
-Ke dalur apo ende je brenda. Unë po shikoj nga dritarja, kot. Jam në pizhama.
-Dola
-Dil e kenaqu!
-Gezime, fat e shendet !
-Faleminderit ! Edhe  ti paq gëzime!
-Ti flet sikur ne nuk e njohim fare njëri tjetrin.
-Një ditë të do me zemër e një dite nuk të do, me tru se mendohesh dhe gjen çfarë është më mirë për ty.

-Gjithnjë të dua me zemër. Të uroj gëzime, fat e shëndet !!!!
-Nuk më do mjaft por faleminderit
-Ti nuk e din sa të dua.
-Është P. duke të pritur te dera apo ka dalur? Perseri ike? Ti më gezon e ti më merzit.
Une të dua. Desha të marr e të tregoj se sa më merr malli.
-E lexova artikullin. Ishte i shkruar mirë. Sa burra ka si A. B. bota e mbushur me ata por duhet te zgjedhësh të jesh i ndershëm, është rruga më e gjatë por më e mira.
Dje mbasi fola me ty isha e lumtur. Mu duk dashuria tënde për mua. Si bukë e ngrohtë e sapopjekur me gjalpë brenda dhe fjeta e gëzuar. Ja vlen çdo zënkë apo mërzi.
-Mos qeshni thuaj se ju nuk e dini fare se çfare është dashuria mes një Turjakasi dhe një Tiranse. Se çfare eshte dashuria mes nje Turjakasi dhe një Tiranse? është eksplozive

Sot më përshëndete shpejt dhe dukeshe i zënë, nuk të kuptoj ndonjëherë ….mbase do të më mbash mua kot e me çdo kusht, nuk e di. Ndonjëherë dyshoj se ka te tjera gra qe i ke në sh. apo diku tjeter…mbase jam gabim, por po iki se edhe unë po shikoj një film. Këto lloj lidhjesh kane diçka të pabesueshme brenda nga që e bëjnë dy njerez që tradhetojnë bashkëshortët. Nuk e di. Ika.

Sulo,nuk jam vetëm. Jam me P. Për çfarë do që të flasësh që do por nuk mund të vë në rrezik asgjë, ashtu si ti. Prandaj të kërkova të më ndihmoje fëmijet e mi se mbase takoheshim për kafe atje tek ti dhe jo në Tiranë. Por ti nuk do se duhet të ruash G.( …) me domosdo. Prandaj nuk ka per mua rëndësi ajo kafja. Nuk e bëj dot se nuk fitoj gjë vetëm humb
-Ok Tir. s’kam as nuk dua gjë nga ti, as kafe.
-Po çfarë do që shkruan ? Gjërat janë të thjeshta, kuptohen.
-Po deshe, dal natën kur ti je vetëm e të marrë
-Ok mbas 10
-Më ka marre malli
-Të bëj budallallëqe me ty. Tja fus kot e të qesh. Por nuk kemi kohë as mundësi.
-Po të të kisha afër…
-Është e veshtire të jesh grua… edhe në keto mardhënje. Sulo ti je burri më i dashur që kam takuar dhe kam besim tek ti …
-Une e di prandaj edhe nuk më pëlqen të vendosësh ti se kur e ku etjerë. Të shkuara.
Në fakt më duhet nja 1 muaj pushim prapë …mbase mësohemi të mos komunikojmë fare. Ështe më mirë.
-Me ate që thua ti “Nuk të harroj”, më duhet pushim .
-Ashtu ndjehem rehat e me dinjitet. Nuk të besoj dot ty. Është e kotë. Jam përpjekur shumë por ti bën të njëjtin gabim. Unë të marr në cell e ti kujtohesh mbas 30 orësh të me shkruash diçka. Nuk e kuptoj se si e bën këtë gjë e për çfarë e bën. Je jo normal. Shko! Nuk e di pse akoma më acaron ti. Unë te harroj e ti kot, kthehesh vetë. Ik e shërohu e rri me ata që ke perreth. As më behet vonë. Vërtetë por ti më fyen, nuk e dua ate gjë. Nuk ma ka bërë asnjeri.
U lodha, mërrzitur jo.
Ishte një udhëtim kot në kohë p. por nuk e kalova keq
Ishalla dal paq pa c. Edhe unë të shtrëngoj dorën se të tjerat u shtrydhën. U shtrënguam me gjëra të tjera tani na mbetën duart.

Besoj se kam qene tërë jeten e dashur dhe pozitive në një botë jo aq të mire, por është edhe mosha dhe besimi ka vdekur .
Sulo, mbetesh një mik i mirë në 3 vjet të rinisë së vonë… Çfarëdo që e ardhmja ka për ne, mbetem mirenjohes për atë kohë
-Tir.?
-Sulo, çfare do, pse këmbëngul?
-Të dua ty
-Ti nuk më do mua dhe kete e them me bindje. Çfare do tjeter?
-Asgjë tjetër nuk dua, vetem ty të dua.
-Kjo është e pamundur mes nesh, ti e di.
-Te kuptoj. Me fal!
-Mos shkruaj kot. Je i falur për deri tani.
-A mund te marre, 3 min.?
-Për çfarë?
-Të flas se më ka marre malli. Ta degjoj zerin
-Po unë nuk rri këtu për ty po për veten
-Dmth nuk deshiron të flasësh.
-Jo. Jam e bindur qe je tallur me mua. Nuk më ke marrë asnjëherë seriozisht. Asgjë që ka lidhje me mua.
-Për këtë desha të flas: nuk jam tallur por të kam dashur. Është e sigurtë
-Llafet i di mirë ti. Jo, nuk është e sigurtë e as e vërtetë.
-Mirë Sulo, unë e kam ndjerë ashtu se ti i qove të gjitha drejt fundit. Tani është fundi e ti do akoma të flasësh . Kot. Shko Sulo! Një muaj rri pa shkruajtur e mësohesh
-Po, jam i detyruar ….
-I detyruar ??? Për çfare ?
-Të shkoj. Ishte pergjigja e asaj qe më the ””Shko ….”!
-Aha.
-Atherë
-Po unë nuk rri këtu për ty po për veten
-Dmth nuk deshiron të flasësh.
Ika
-Vetëm të përshëndes edhe njëherë e të puthi
-Ok

-Unë nuk flas dot, vetëm po të dëgjoj1 min.!
-Të marr?
(Flasin)
-Më vjen keq por nuk e bëj dot më. Unë të desha ty dhe isha në besën tënde, për fjalët që ke thënë. Ti nuk bëre asgjë për mua, asgjë konkrete që ta kesh si pikë që kapesh fort edhe në ditë të këqia.
Jam e çuditur me çdo fjale tënden … dhe sjelljet e tua ndryshe nga fjalët. Të kam falur por nuk të dua më sepse nuk të besoj më.
Besimi dhe respekti, dy gjëra aq të rëndësishme, i kam humbur. Më vjen keq.
Sulo, unë nuk jam idiote dhe të kuptoj shumë mirë por nuk dua që të premtoj për diçka që nuk e di a mund ta bëj dot qoftë edhe me pirë një kafe. Për mua kjo lidhje ishte sh më tepër por tani e kuptoj se çfare ka qenë dhe nuk e di a dua te pi kafe me ty. I kisha më të mëdha pretendimet dhe jo se pretendoj nga njerëzit por nga fjalët e tua. I besova ashtu siç i the ti e jo vetëm si fjalë të bukura që thuhen zakonisht.
“Njerëzit u mbijetojnë tërmeteve, epidemive, tmerrit të sëmundjeve dhe gjithë torturave të shpirtit, por tragjedia më torturuese e të gjitha kohëve ka qenë, është dhe do të jetë tragjedia në dhomën e gjumit”. (L. Tolstoj)
-Tendes??
-Dhoma e gjumit të shtepise ??
-Ate e di.
-Prandaj ti kishe nevojë për mua. Nga pakë e nëpër dhoma. Por ai flet për tjetër gjë.
-Nuk do të të shkruaj ,flm për mirëkuptim.
-Sulo, nuk deshiroj të të shkruaj. Nuk kam motiv. Prandaj rri i qetë. Lere cell mbi tavolinë dhe mos e vrit më mendjen. Zëre se kam ikur nga kjo botë. Koha eshte flori.
Mos e humb kot me mua, as ketu në ….
E sigurisht as unë nuk dua të humb më kohë.
Nuk jam as kokëfortë e as krenare. Kam bërë plot gjëra pa kokëfortësi e krenari për ty.
-Hiç mos më shkruaj!
-Faleminderit !
-Unë të kerkova që të ma heqësh … në c. tjetër, numrin ta dërgova, por nëse nuk don ti, edhe këtu, sikurse në c. tjetër, mund ta b.
-Unë këtë e kam b. por ti e thyen b, nuk e di se si. Unë i kam hequr të dy numrat dhe ti nuk më del me emër.
-Nuk i kam numrat e tu, i fshij. Se nuk më duhen dhe mendoj qe po të vdes mos të dalë emri tënd askund. Nuk të kuptoj pse këmbëngul për diçka që duhet të ishte pa lutje. Ti bën çfarë dëshiron. Leri të tjerët të bëjnë çfarë të duan. Mos këmbëngul për gjëra kot. Këmbëngul për gjëra plot. Je shumë i p.
Sulo, të uroj pushime të mbara me gocën e nipërit e takimet me miqtë. Nuk kam ndonjë propozim sepse nuk bëj dot asgjë mbasi jam tërë kohën me gocat.
Nqse do të më takosh dhe nuk ve asgjë në dyshim, mund të takohemi në T. si gjithmonë paradite.
Natën e mire!

Gajfili i Turjakës – Lule për mësuesen!

Pershendetje Sulo! Nuk mund te iki natën nga shtëpia. Është e vështirë dhe nuk mund të bëj dot diçka të tillë më. Ne mezi shkruhemi dhe unë të iki nga shtëpia një natë , është e pamundur me gocat dhe P.
Në 18 korrik iki me pushime deri ne fund, 31. Sulo, jo për tani . Gjithe vitin shkruan rrallë se je me g e f. Prandaj për të ardhur dy apo një natë, është sakrificë e madhe
Po gjithë vitin o Sulo nga 13 korrik vjet e deri tani mezi shkruan: -Jo eshte N.  është E. etjera. Unë të kam besua por nuk e bëj dot më. Të iki nga shtëpia është një diçka që nuk bëhet.
Çdo verë dhe atje ku kam unë familjen, ti ke punë për të bërë. Je i juztifikuar, kurse unë ASGJË. Nuk mund të më justifikojë.
Shko Sulo! Edhe unë nuk të harroj por nuk ke bërë asgjë për mua në kushte të vështira.
Kështu që nuk bëj dot asgjë që të më kushtoje familjen. Më vjen keq. Deshirë kam të të takoj por jeta është e veshtirë për gratë e martuara.
Ishin disa nga letrat dhe bisedat e tiranses me Sulo Çobanin e Turjakës.
Ishin të dhimshme por kështu kishte qenë fati i Sulos.
Sylës nuk i largohej nga mendja mësuesja e re, kur ai ishte, çoban, para se ai të ti bashkangjitej Lëvisjes Nacional Çlirimtare.

Mësuesja dhe Syla
Në një letër që ia kishte dërgua Sulo Çobani Fexhit, Fexhirijen e thirrnin shkurt Fexhi, Sulo i kishte kërkua që kur do të flasim e kur do të ham një drekë a darkë?
Përgjigja e Fexhit kishte qenë: ”Për me folur s`është problem, është shumë lehtë, e sa për drekë ose darkë nuk di çtë them”.
Ishte letra e parë që kishte marrë nga mësuesja e fshatit dhe letrën e mbante në gji. Flente me letrën e saj nga friga se mos po i humbet e ndoshta dikush do ta gjej e lexoj. Çka do të flisnin Turjaka mandej. Edhe mësuesja do të ikte se nuk do ti mbetej më fytyrë me punua aty.
Katundarët do ti ndalnin qikat e djemt nga shkolla.
Syla me këto mendime dhe letrën në dorë kishte fjatur.
-Qou djali jem se âsht koha me i l`shu dhèt.
-Po nân, po qohem.
Letrën e futi përsëri në gji dhe doli në oborr.
Shikimi i shkoi nga dritarja e dhomës ku flinte mësuesja. Edhe ajo ishte zgjua dhe kishte dalur në oborr. E kishte mbushur një kofë me ujë e donte ti lajë sytë. Kofën me ujë e kishte varur në degën e ftoit dhe sapo e kapi kofën me njërën dorë për me e mbush me ujë dorën tjetër, Syla u afrua dhe ia mori kofën e i qiti me i la duart, sytë e faqët.
-Faleminderit Sylë!
Syla nuk guxoi të rrije më shumë e as ta falendoroj edhe ai mësuesen sepse delet tash kishin dalur në sokak.
Nëna e pau Sylën me mësuesen dhe i erdhi mirë që Syla fliste me një mësuese.
-Ku ta dinte ajo e shkreta se çka po ndodh. Ndoshta mësuesja e re do të bëhej nusja e Sylës. Sa do të gëzohej nëna Sanije kur do ta martonte djalin.
Deleve iu prinin deshtë ogiç e Syla për herë të parë, shkonte mbrapa deleve. Të tre qentë vraponin herë para deleve e herë këtheheshin te Syla.
Syla nuk iu fliste qenëve siq e kishte zanat e as nuk këndonte sot.
Mendjen e kishtete mësuesja.
Donte të martohej me mësuesen po mësuesja a do të pranonte të martohej me një çoban si Syla?
Ai mendonte se si do të hinte dhëndërr. Mësuesja Fexh do ta priste te dera. Qikat me defa do të këndonin te dera e Syla do të ngutej ta shoh sa më parë nusen.
Ajo do të afrohej te Syla e do ti thoshte:
-Ma hiç duvakin!
Një grua plakë me një djalë të vogël ia kishin shtrua dyshekin me kashtë e mbi kashtë, kishin shtrua një lëkurë të dashit ogiç.
Aty do të flenin Syla e Fexhi, gjithë natën e gjithë … jetën.
Do të mbuloheshin me jorgan që baba do të ia blente në Pazarin e Rahovecit, nga jorgangjinjë e Gjakovës.

Në odë të burrave, këngëtarët do të këndojnë këngë trimërie e Syla në heshtje do ta këndoj këngën për mësuesen Fexh:
“Me k`to vetlla kujna i gave
Nânes zojë e vetë trimreshë
Rreth e rrotull me qapraz aman-e
Bash si fllazat nat kafez
O jargan, jargan kutli
Koft e gzushme nata sontmit
Ish kân kysmet me nejt me ty
(Ose, Ish kân kysmet me fjet me ty,
Ish kân kysmet me u mlu me ty”).
Po nusen a do ta këndojnë qikat?
Si do të duket nusja?
Bingjitë do ti ladrojnë kuajt që nga Bregu i Lumit e deri te shtëpia e Ahmet Qyrtit. Baca Tush do të bëhet si gjamall e me bishtin e lopës që e kanë prerë për dasmë, do ti ndjek fëmijët nëpër fushë.
Dasma e djalit të hasretit me mësuesen do të mbahet mend.
Miftari, baba i Sylës dhe Gania, axha do ti presin miqt e dosllarët nga të gjitha trojet shqiptare. Do ti thërrasin shokët e fisit, Shaban Polluzhën, Selim Obranxhën e Avdullah Hoxhën, bajraktarë e beglerë që nga Shkodra e deri në Pazar të Ri, Imer Maliqin e Nokshiqit e …. Hazir Prellovcin, Smajl Ribarin, Ahmet Selacin, Hazir Gjakën e Oshlanit e Gjemajl Abrinë.
Shahirat më të njohur të vendit do të vijnë me këndua: Muhamet Kajtazi e Gjelir Islami, Ali Paci e Bajram Sadiki, Sylyman Kastrati e Beqë Jaha, Azem Nura e Sefë Mleqani …. Muhamet Mahmuti e Hamzë Roda, Riza Bllaca, Lam Tapalli, Dul Zenuni, Asman Mulaviqi, Halit Qallakin, Beqir Prelezi e Salih e Feriz Krasniqi.
Me këto mendime Syla kishte mbërri në maje të bjeshkës, te Groppat Rrumullake dhe po mos të ishin qentë që i kishin hetua ujqit dhe luftonin fyt për fyt, Syla do të vraponte me i ndihmua qentë.
Qenin e Sylës e kishte plagua ujku dhe ende i rridhte gjak në qafë e vesh e kryet e mbante anash. Kur e pau Sylën, qeni edhe pse i varrosur, me bishtin te kambët iu afrua Sylës sikur donte ti kërkoi falje. Syla ia shikoi qafën dhe e shkeu këmishën e ia qiti do barë rapuhe dhe pastaj ia lidhi varrën. Qeni u gëzua si fëmiu dhe ra para këmbëve të të zotit. Pas një kohe u kthyen edhe dy qentë e tjerë që i kishin ndjekur ujqit deri te Zabeli i Hasan Cufës.

Vazhdon

9 tetor 2021, Malmö

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu