ARKIVI:
18 Tetor 2024

“Demokracia dhjetoriste” brenda shinave të Ramiz Alisë

Shkrime relevante

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

Shpërndaj

Prof.dr. Eshref Ymeri

Ka shumë të drejtë intelektuali i njohur Mentor Serjani për gjithçka që shkruan në analizën e vet, me titull “Kishim nevojë për demokraci, por humbëm virtytet”, të botuar në numrin e sotëm (10 tetor 2021) të Portalit “Fjala e Lirë”. Në atë analizë ai shpërthen me trishtim:
“Demokracia nuk erdhi nga poshtë, nga populli, por nga lart, nga individët”.
Sigurisht, demokracia në Shqipëri duhej të vinte nga poshtë, pas atij terrori dhe sundimit të egër të diktaturës së përbindshme të kryekriminelit Enver Hoxha, të cilën populli e pati hequr mbi kurriz për gati gjysmë shekulli. Por një gjë e tillë ishte e pamundur. Sepse ajo diktaturë kriminale, me atë kryekriminel në krye, e pati depersonalizuar popullin në maksimum, e pati zhveshur tërësisht nga dinjiteti personal, ia pati shuar krejtësisht aftësitë vetorganizuese, duke e shndërruar në një robot në shërbim të shportës së karavidheve, të mbyllura brenda Bllokut famëkeq që mbrohej nga bajonetat e Gardës së Republikës.
Në këto kushte, ishte kotashpresë ta mendoje se demokracia mund të vinte nga poshtë. Prandaj ajo erdhi nga lart, duke ndjekur piketat që pati vendosur krimineli Ramiz Alia në dy fjalimet e veta, të mbajtura në mbledhjet e Byrosë Politike të nëntorit 1989 dhe të 13 dhjetorit 1990. Ideja themelore që shprehte ai kriminel, përmblidhet në rreshtat në vijim:
“… brenda dy-tre legjislaturave, do të arrijmë që nga Klasa Komuniste të krijojmë Klasën Kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në Pushtetin Politik të së Ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim Vetë. Të jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme…”.
Duke pasur parasysh pikërisht këto orientime të kriminelit Ramiz Alia, lëvizjen e dhjetorit 1990 dhe ngjarjet që pasuan pas saj, në analizat e mia i kam vlerësuar dhe vazhdoj t’i vlerësoj si demoshëmti dhjetoriste. Nisur nga fakti se ç’individë u katapultuan në pushtet pas demoshëmtisë dhjetoriste, e cila, në përputhje me piketat e vendosura nga krimineli Ramiz Alia, s’ishte gjë tjetër, veçse zëvendësim i pushtetit të komunistëve veteranë me pushtetin e neokomunistëve, populli duhej të kishte reaguar nëpërmjet votës, për të mos lejuar që ligjin ta bënin pasardhësit e nomenklaturës komuniste. Por, për arsyet që u parashtruan më lart, populli, i robotizuar në maksimum në diktaturë, iu përshtat plotësisht neodiktaturës, çka do të thotë se varfëria dhe vuajtjet e shkaktuara prej saj gjatë diktaturës, qenë bërë pjesë e pandarë e formatit të tij shpirtëror, me gjurmë të thella në vetëdijen e tij, pra, edhe në kushtet e neodiktaturës. Që lexuesit e nderuar të binden plotësisht se varfëria, me pasojat e saj të dhimbshme, qe rrënjosur në formatin shpirtëror të popullit tonë, le të sjellin në kujtesë deklaratat publike të atyre dy grave (të cilat nuk e meritojnë t’i quash zonja), militante të partisë socialiste në Berat dhe në Vlorë. Ajo beratasja, duke iu drejtuar Fatos Nanos dhe Ilir Metës, deklaroi:
“Ne nuk duam as ujë, as drita, vetëm ju të dy të shkon i mirë me njëri-tjetrin”.
Kurse ajo vlonjatja lëshoi një deklaratë edhe më të fortë:
“Edhe pa bukë të mbetem, për partinë socialiste do të votoj”.
Këto dy deklarata dëshmojnë më së miri se militantizmi partiak majtist është aq i verbër, saqë, në raport me mirëqenien, parapëlqen vuajtjen, varfërinë.
Duke pasur parasysh që elektorati i majtë përbën shumicën në radhët e popullit tonë, dy deklaratat e mësipërme, kohë pas kohe më sjellin në kujtesë dy personalitete të njohura të kulturës ruse, shkrimtarin Fjodor Dostojevski (1818-1881) dhe shkrimtarin dhe publicistin Ivan Shmelov (1873-1950).
Në librin me titull “Ditari i një shkrimtari”, të botuar në vitin 1873, Dostojevski shkruan:
“Mendoj se kërkesa më kryesore, më rrënjësore e shpirtit të popullit rus, është kërkesa për vuajtje, për një vuajtje të përhershme dhe të pashuar, kudo dhe në çdo gjë… Në vuajtje populli rus sikur gjen kënaqësi”.
Në veprën që titullohet “Dielli i të vdekurve”, të botuar për herë të parë në Paris në vitin 1923, Ivan Shmelovi shkruan:
“Rusët janë një popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet…”.
Intelektuali Mentor Serjani i flak tutje ne neveri petët e lakrorit neokomunist me mbulojë socialiste. Ai shkruan:
“Shqiptarët i diskreditoi klasa e tyre politike. Çdo gjë është e krimbur, që nga Partitë, nga lart deri poshtë. Që nga administrata, që nga lart deri poshtë… Pa futur në burg që nga luanët e mëdhenj e deri tek çakejtë e dhelprat, ky vend do vuajë shumë”.
Duhet të jemi të vetëdijshëm se burgosja që përmend intelektuali Mentor Serjani është një utopi e kulluar. Sepse agallarët e politikës i kanë kopsitur punët për bukuri, duke gëzuar edhe mbështetjen e brukselizmit Një burgosje e tillë mund të bëhej fakt i kryer sikur demokracia të ringjallej nga poshtë, në mënyrë që të kryhej një përmbysje a la francaise, si ajo e vitit 1789. Por kjo është një ëndër në diell. Megjithatë, sikur populli të kishte sadopak aftësi vetorganizuese, kastën politike që e ka krimbur vendin fund e krye, mund ta hiqte qafe fare kollaj: ditën e zgjedhjeve politike askush të mos shkonte të votonte dhe kryeoligarkët e politikës do të shporreshin nga skena politike si me frymën e shenjtë. Po hajde t’u mbushësh mendjen militantëve partiakë të mos shkojnë të votojnë! Rama e njeh mirë psikologjinë e militantëve socialistë, prandaj edhe e ka shndërruarr vendin në domenin e vet.

San Diego Kaliforni
10 tetor 2021

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Termi DEMOKRACI asht nji term qe na vjen nga kultura e Greqise se Antike (te Vjeter). Kultura e Greqise Antike u shkri ma vone me kulturen Romake dhe te dyja se bashku formune BAZAT E KULTURES se SOTME EUROPIANE.

    Teshti le te vijme tek populli shqiptar.

    Populli shqiptar (i mjeri dhe fatkeqi populli shqiptar) mbas pushtimit nga Perandoria e Kalifatit islamik Turk-Osman mbeti ne erresine te plote dhe u shkeput me dhune nga Europa apo Kultura Europiane.
    Per te dijte se si u gjind populli shqiptar per pese shekuj rresht nen pushtimin Turk-Osman, le te imagjinojme sikur psh shqiptart te jene sot te pushtuem nga “Studentet e Kuranit” ose ndryshe Talbant, qe sot moren pushtetin ne Afganistan.
    Mandej populli shqiptar u shkeput perseri nga Kultura Europiane kur shqiptart rane nen diktaturen sllavo komuniste te Enver Hoxhes dhe mbeshtetsve te tij.

    Pra tash 500 vjet Turqi Osmane + 50 vjet komunizem = 550 vjet rresht shqiptart jo vetem u shkeputen nga Kultura Europiane, por iu imponu ANTIEUROPIANIZMI.
    Prandej pa u zhgule ky antieuropianizem populli shqiptar nuk ka se si te kuptoje dhe te zbatoje konceptin DEMIKRACI.

    Profesor Sami Repishti:
    “Pershëndetje të gjithë vllezenve dhe motrave shqiptare: gëzuar vitin 2000 “ , nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.
    “….Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperisë pikrisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances (Rilindjes) dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europe të Ré me nji etje të vrullshme per njohuni të reja, per hapsina dhe nji botë të ré me nji zhvillim të lirë, të pakufizuem të shpirtit kerkues e thellësisht njerzor.
    Pamvarsisht nga faktori fetar – që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atë të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europes, që po rilindte në Perëndim….“.

  2. I nderuari Professor Dr.E.Ymeri ka bere nje analize te perkryer ku me mbetet vetem t’a falenderoj thellesisht.Do te ishte shume me i nderuar dhe i duhur per atdheun ne se zeri i tij te degjohej ne Parlamenten shqiptar.Me shume se kurre ndihma e fjala e tij do te ishte nje ndihme per te gjithe popullin shqiptar.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu