ARKIVI:
21 Tetor 2024

Kapitujt e fundit të librit: Cilësitë e mira plotëgjithësore

Shkrime relevante

Shpërndaj

Ardit Dardania, Prishtinë

“Cilsitë e mira plotëgjithsore”: Kapitujt e fundit të këtij libri 24, 25, 26 dhe 27. 24. Komente të ndryshme

3 1. Individi mund t’i zhvillojë cilësitë e mira edhe nëse qëndron i pavarur nga religjionet apo besimet përkatëse.

2. Individ mund ta përdorë logjikën e pastër, të vështrojë objektivisht përmes fakteve të ofruara nga shkenca e kohës.

3. Individi mund t’u qaset librave të ndryshëm religjiozë apo joreligjiozë nga aspekti i kuptimeve objektive pavarësisht prej formës së zyrtarizuar kuptimore të atyre librave.

4. Individi mund t’i kuptojë në menyrë autenticitare librat e caktuara religjiozë apo joreligjiozë.

5. Individi mund të formojë kuptime të reja kur besimet e tij të formësuara paraprakisht janë të lëkundshme si pasojë e shpjegimeve të ndryshme kundërthënëse mes vete, të ardhura nga mendesitë e caktuara religjioze.

6. Individi mund të vërejë pasaktësi në shkrime të caktuara të formësuara nga një kohë më e hershme kur vëren qartë joprecizitetin apo mosecjen në hapa me arritjet shkencore.

7. Individi mund të mësojë vazhdimisht për vetveten drejtpërdrejtë në jetën që zhvillon dhe nga raportet që ka ndaj rrethit të vet.

8. Individ mund të zhvillohet për të mirë nga mësimi për vetveten si qasje shumë inteligjente, që e bën atë të jetë më afër ndaj “Cilësive të mira plotgjithësore”.

9. Individi mund ta kuptojë që mësimi për vetveten është dinamik, i vazhdueshëm.

10. Individi mund ta kuptojë që më së shumti pëson nga veprimet jo të mira që bën vetë.

11. Individi mund ta kuptojë që religjioni apo besimi për nga aspekti i detajeve mund të jetë personal.

12. Individi mund ta kuptojë që konceptet përsonale të tij janë të ndryshme me konceptet personale të tjetrit edhe nëse kanë besime apo religjione të shkruara të njëjëta.

13. Cilësitë jo të mira të individit për nga natyra janë veprime të caktuara mendore-emocionale që gjenden te një individ, jo si entitete të pavarura nga ai.

14. Edukimi jo i mjafuar i individit mund ta bëjë atë të kalojë në formësime të cilësive të caktuara jo të mira.

15. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” besimet ose religjionet kanë vlerë praktike te individë vetëm nëse ato janë pranuar nga ta në paqe të plotë.

16. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” nuk vlerësohet aspak mirë veprimtaria e shtrirjeve të besimeve apo religjioneve, duke përdorur mjete apo metoda të dhunës, çfarëdo qofshin ato.

17. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” ofrohet pasqyrë e kthjellur lidhur me mundësinë e zhvillimit të pastërt të individit.

18. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” ofrohen zbërthime edukuese për zhvillimin e cilësive të mira të individit.

25. Komente të ndryshme

4 1. Një individ ndodh të bëhet jo i besueshëm kur thotë që e interpreton më së miri një libër të caktuar, të cilin nuk e ka shkruar vetë. Librat kanë nevojë për t’u përpunuar vazhdimisht në vendet ku të dhënat në ta janë të pasakta, joadekuate. Në ato vende mund të vendosen të dhëna të reja të ofruara nga njohuritë e ndryshme më të sakta të kohes.

2. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” individi dhe shoqëria shikohen që zhvillohen mirë sipas ndryshimeve përparimtare.

3. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” për rritje të saktësive dhe besueshmërive përkatëse bëhet referimi të shkencat e kohës, diturive të tjera të reja.

4. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” lidhur më religjione, si për religjione monoteiste, si për religjione politeiste, konsiderohen që kulturat dhe traditat e ardhura nga to nevojiten të shikohen objektivisht.

5. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” përderisa nuk faktikohen nga shkenca e kohës konsiderohen të pavërteta ekzistencat e qenieve të cilave disa u besojnë, të cilat janë fantazmike apo iluzive për nga përmbajtja si përshkruhen apo si paramendohen nga ta.

6. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” për çdo individ e shoqëri, në rastin tonë për atdheun shqiptar, velerësohet lart etika, edukata, dashuria ndaj atdheut që njëkohsisht janë edhe cilësi të mira të individit.

7. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” vlerësohen lart individët që përmbahen, që nuk i përqeshin dhe që i mirëkuptojnë pikëpamjet e individëve tjerë edhe kur ato janë të ndryshme.

8. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” konsiderohet që njohja për vetveten është qasje shumë e mirë për t’i njohur pastaj të tjerët. Nga aspekti “Cilësive të mira plotgjithësore” vlerësohen lart individët që i kushtojnë rëndësi njohjes së egove personale të tyre.

9. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” konsiderohet që individi nuk mund të jetë plotësisht i kompletuar me cilësi të mira dhe nuk mund të jetë i pandryshueshëm.

10. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” individi me cilësi të mira qëndron pranë tyre dhe nuk mund të jetë plotësisht manifestues i tyre.

26. Komente të ndryshme

5 1. Disa individë kanë qasje të mirë e cila vërehet në inteligjencën e pastër të tyre, mirësinë e tyre.

2. Gjallëria e bukur e Tokës vërehet te të reshurat atmosferike, sistemet ujore, oksigjeni i pastër, gjallesat biologjike, llojllojshmëria e elementeve kimike me ndihmen e të cilave njerëzimi zhvillon teknologjinë. Gjallëria e bukurë e kozmosit vërehet në vendet e tij ku ekzistojnë kushtet fizike, kimike, kozmike, të përshtatshme për jetesë të gjallesave biologjike.

3. Informatat e përvetësuara në mënyrë të ngurtë nga leximi i një libri të caktuar bën që disa individë të mos mund të zhvillojnë mendime të pastëra dhe origjinale.

4. Disa individë ndodh që të arrijnë të transformojnë kuptimin e drejtpërdrejtë të shkrimit në libra të caktuar, duke qenë të aftë ta zbërthejnë kuptimin rrënjësor, të brendshëm të tyre si dhe ta kuptojnë formën pragmatike, semantike, etimologjike, e metaforike të tyre.

5. Disa individë ndodh të kuptojnë që një libër i caktuar nuk duhet të shikohet vetëm nga perspektiva e fjalëve, duke ditur që fjalët nuk e bëjnë përshkrimin e plotë të atyre për të cilat shkruhet.

6. Disa individë kanë zgjuarsi që ta kuptojnë që fjalët mund të ndërrojnë kuptimet në varësi të kronologjisë historike.

7. Disa individë që kanë inteligjencë të pastër e kuptojnë që perceptimet e drejtpërdrejta janë të një preciziteti të caktuar dhe se ky precizitet rritet duke bërë ndërlidhje me të dhëna tjera objektive përkatëse.

8. Disa individë ndodh që t’i transmetojnë pastër mendimet e tyre te të tjerët përmes paraqitjes së përmbajtur, të zgjuar, të sinqertë, të thjeshtë, të besueshme. Disa individë janë autenticitarë të cilët arrijnë të ofrojnë gjallëri në shpjegimet e tyre lidhur me tema të ndryshme.

9. Disa individë ndodh të ofrojnë komente vetëdijesuese lidhur me një shkrim të caktuar për një libër i cili mund të kuptohet keq nga disa.

10. Disa individë me qasje të zgjuar, librat e caktuar të religjioneve apo besimeve nuk i konsiderojnë të pandryshuar në pjesët ku ka përmbajtje të ashpëra dhe u japin atyre komente të veta për t’i vetëdijesuar individët të cilët mund t’i marrin ato pjesë në formën e ngurtë.

27. Pasthënie

1. E vërteta nuk ka të bëjë me fiksionin, ngurtësimin e qëndirmeve të paraqitura nga fjalët.

2. Për freskimin e përhershëm të librit “Cilësitë e mira plotgjithësore” nevojitet që autorët në botimet e reja të tij të jenë mendimtarë shumë të lirë paqësorë që e kuptojnë rëndësinë e harmonizimit të saj me të gjitha zhvillimet e mira të kohës.

3. Është e vërtetë që librat të bërë nga njerëzimi nuk mund të jenë të formës së përkryer. Edhe këtu, nuk synohet që ky libër ta arrijë pikën e përkryerjes, por ecjen me të arriturat me të reja të cilat janë të vazhdueshme.

4. Mendësitë me karakter të ngurtë humbin besueshmërinë. Kuptimi njerëzor për natyrën e të vërtetave evoluon përherë bashkë me evoluimin e diturive shkencore. Vetë gjallëria paraqitet përmes ndryshimeve dhe evoluimeve të pandalshme.

5. Konceptet për natyrën e “Cilësive të mira plotgjithësore” evoluojnë sikurse evoluon edhe libri “Cilësitë e mira plotgjithsore”.

6. Jeta gjallëron duke ndryshu përherë, pa qenë e përsosur. Vetë të qenurit i përsosur e eleminon ndryshimin, evoluimin. Libri “Cilësitë e mira plotgjithësore” ka gjallëri dhe nuk ka kuptim të mbetet i pandryshuar e i pafreskuar.

7. Që të jetë praktik libri “Cilësitë e mira plotgjithsore” nevojitet që ai të jetë plotësisht i kuptueshëm në gjuhët përkatëse, që për ne është gjuha shqipe. Autorët e përpunimeve të ardhshme të librit “Cilësitë e mira plotgjithësore”, për të qenë edhe me praktik libri, nevojitet të jenë atdhetarët shqiptarë, që e praktikojnë gjuhën shqipe.

8. Në kuadër të përpunimit të librit “Cilësitë e mira plotgjithësore”, që ai të jetë praktik mund t’i shtohet diçka apo t’i hiqet diçka.

9. Libri “Cilësitë e mira plotgjithësore” vazhdimisht përpunohet edhe në aspektin e freskimit me kuptime të reja si dhe të vendosjes së fjalëve të reja shqipe që janë më kuptimore dhe më adekuate.

10. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” kritikat e bazuara për librin “Cilësitë e mira plotgjithësore” janë të mirëseardhura dhe konsiderohen të rendësishme në përpunimet e ardhshme përkatëse, krahas përpunimeve të tjera të tij.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu