ARKIVI:
17 Tetor 2024

Përmbledhje e informacioneve kryesore lidhur me operacionin policor 

Shkrime relevante

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Shpërndaj

Prishtinë, 13.10.2021 ora 18:00 

Siç është bërë e ditur përmes komunikatave dhe konferencës zyrtare për media, sot me datë 13 tetor 2021 nën autorizimin e prokurorive kompetente, pas hetimeve të zhvilluara për afërsisht rreth një viti ka filluar zbatimi i operacionit policor në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.  

Qëllim i këtij operacioni policor ishte parandalimi dhe luftimi kontrabandës në disa rajone të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veriu dhe Zveqan), respektivisht kontrollin (26) lokacioneve të dyshuara, sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara dhe arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në kontrabandë.  

Të gjitha veprimet policore janë realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë  kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj.  

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veri grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. 

Referuar situatës së krijuar, rrezikimit të drejtpërdrejt të zyrtarëve, bllokimeve të rrugëve, përdorimit të bombolave të gazit, shok bombave, përdorimit të armëve të zjarrit e granatave të dorës nga persona të dyshuar si dhe dëmtimit/zjarrvënies së automjeteve zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarrë veprime policore duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në operacion dhe qytetarëve të asaj zone. 

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë,  është raportuar se (10) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre (7) zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe (3) zyrtarë te nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar. 

Si rezultat i veprimeve profesionale të zyrtarëve policorë deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë (8) persona të dyshuar për kontrabandim me mallra, dhe (10) persona tjerë të dyshuar janë shpallur në kërkim policor. 

Po ashtu janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj. 

Operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është e qetë, ndërsa Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të dyshuar që kanë kryer sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë.  

Bashkangjitur keni fotot e personave të shpallur në kërkim si dhe fotot e automjeteve policore të sulmuara nga armët e zjarrit. 

KOMUNIKATË PËR MEDIA– (Shtesë 3) 

 Identifikohen dhe shpallen në kërkim edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra 

Prishtinë, më 13 tetor  2021, ora 15:00 

Si rezultat i vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe hetimeve policore me prokuroritë kompetente, pas identifikimit të mëhershëm të pesë (5) personave të dyshuar, tani janë identifikuar edhe pesë (5) persona të tjerë të dyshuar, ku numri i tyre arrin në dhjetë (10) persona të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra. 

 Pesë (5) personat e tjerë të shpallur në kërkim me autorizim të prokurorisë kompetente janë: 

 Ilija (Vitomir) Vicentijevic dl.07.03.1969 në Mitrovicë e Veriut. 

Vehbi (Kadri)Hyseni  dl.08.03.1978, lagjja Shipol Mitrovicë. 

Muhamet (Kadri) Hyseni dl. 25.02.1981, lagjja Shipol Mitrovicë. 

Muhamet (Sefedin) Vallqi dl.18.02.1994, lagjja Vaganicë Mitrovicë. 

 Agron (Zenel) Novaj dl. 20.05.1982, në Pejë. 

Numrat kontaktues:  

192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999 , të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale. 

Siç është potencuar edhe më herët, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të dyshuar që kanë kryer sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë gjatë operacionit të realizuar sot.  

KOMUNIKATË PËR MEDIA– (Shtesë 2) 

Personat në kërkim të përfshirë në aktivitetet kriminale të kontrabandës me mallra 

Prishtinë, më 13 tetor  2021, ora 14:00 

Policia e Kosovës, lidhur me operacionin e suksesshëm policor të realizuar në katër rajonet e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri, edhe pas arrestimit të tetë (8) personave të dyshuar, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave.  

Hetimet intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, janë realizuar nën autorizimin e prokurorisë kompetente, e që kanë rezultuar deri më tani me identifikimin e (5) personave të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim: 

  Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë 

 Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë 

 Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë 

 Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë 

  Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok 

Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë. 

Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale. 

Njëkohësisht Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacionit.  

KOMUNIKATË PËR MEDIA– (Shtesë 1) 

Realizohet operacioni policor dhe situata në pjesën veriore të Mitrovicës qetësohet 

Prishtinë, më 13 tetor  2021, ora 12:00 

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës Jugu dhe Mitrovicës Veri. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në Mitrovicë Veri grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. 

Referuar situatës së krijuar, rrezikimit të drejtpërdrejt të zyrtarëve, bllokimeve të rrugëve, përdorimit të bombolave të gazit, shok bombave, përdorimit të armëve të zjarrit e granatave të dorës nga persona të dyshuar si dhe dëmtimit/zjarrvënies së automjeteve zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarrë veprime policore duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në operacion, qytetarëve në atë zonë dhe krijimit të mundësisë së lëvizjes e qarkullimit të lirë. 

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, deri më tani janë raportuar se (6) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre (5) zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe (1) i nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar.  

Deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë (8) persona; 

  1. K. (1957)mashkullkosovar/shqiptarë nga rajoni i Pejës, 
  2. K. (1979)mashkull kosovar/shqiptarënga rajoni i Prishtinës, 

M.N. (1990) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu, 

I.Z. (1982) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu, 

A.D. (1995) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu, 

  1. Dz.(1958)mashkull kosovar/boshnjak nga rajoni i Mitrovicës Veri, 
  2. H. (1975)mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicës Veri, 
  3. L. (1978) mashkull kosovar/serbe nga rajoni i Mitrovicës Veri,

Po ashtu janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj. 

Operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është qetësuar, përderisa veprimet e mëtejme policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë. 

KOMUNIKATË PËR MEDIA 

Realizohet operacion policor në nivel vendi, në luftë kundër kontrabandës 

Prishtinë, më 13 tetor  2021, ora 09.30 

Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri. 

Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me Prokuroritë dhe Gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj.  

Në këtë operacion policor i cili është ende duke vazhduar janë angazhuar Dogana e Kosovës dhe njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat janë në mbështetje dhe përkrahje të këtij operacioni policor. 

Si rezultat i hetimeve intensive dhe veprimeve profesionale policore dhe të Doganës së Kosovës, deri më tani janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale. 

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet kompetente do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja në nivel vendi, me qëllim të parandalimit të veprimtarive kriminale, parandalimit të kontrabandës së mallrave si dhe shkatërrimit të grupeve kriminale. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu