ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Për Doktor Berishën!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Për Doktor Berishën.
Sot Ai është shtatëdhjeteshtatë.
Dhe sot na duket më i ri se kurrë.
Pse!
Sepse pas 2013 të huajt, antikombëtarët e rrëmbyen Shqipërinë dhe po e shqyejnë pa dhimtë, me një grykësi parake.
Sepse 2013 nuk ishte humbje e Berishës por rënje e Shqipërisë.
Ajo katastrofë mund të përkufizohet me vargjet e famshme:
O çfarë rënje qe ajo, O Qytetarë,
Ahere ju e unë, të gjithë ramë,
Dhe tradhëti e gjaktë mbretëroi mbi ne.
“O, what a fall, o citizens !
Then you and I and all fell down,
And bloody treason reigned over us”
Sot kthimi i Berishës ngjan me kthimin e De Golit. Gjenerali pat thënë se dëgjoi zëra nga qielli.
Berisha padyshim dëgjoi rënkimin e Shqipërisë. Rënkim që ngjesh shpirtërat e plagosur, që thërret gratë e burrat, që tund varret e ngjall të vdekurit.
Shqipëria ka nevojë sot për Berishën, e burra e gra të pamposhtur si Ai.
A do e dëgjojmë thirrmën e Atdheut?
A do bashkohemi me programin e ringjalljes?
Kjo as që vihet në dyshim.
Sorristët i kanë bërë llogaritë gabim, edhe me Shqipërinë edhe me Doktor Berishën. Ata menduan se duke i vënë çizmen në fyt Shqipërisë do i marrin shpirtin. Menduan se duhet hequr edhe pengesa e fundit që është Berisha. Dhe deshën ta kapin “tigrin” për bishti.
Kur të bashkohemi, me ne do jetë gjithë bota e qytetëruar. Dhe Amerika në radhë të parë.
Sepse Amerika do e shkundë krifën e luanit duke hedhur në oqean mortjen sorrizëm.
Dhe ahere do flasë me thirrjen legjendare “Lafayette We Are Here!”
Do thë thotë: Shqiptarë We Are Here!
Ai do jetë zëri i Amerikës së vërtetë, i Willsonit, i Bushëve e Klintonit. Dhe jo zëri i kukuvajkave.
Sot, pra, kemi një detyrim më shumë, një mejtim më të thellë, e njëkohësisht edhe një urim bese për Berishën.
Të mblidhemi aty, se zëri i Tij është thirrja e Shqipërisë

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Ma ne fund! Nje kroki, e me te dhena te palekundshme per Sali Berishen. Heren tjeter e shkruj nje bisede te shkurt qe u zhvillua me mes dr Sali Berishes dhe Abeit tim Bekim Berisha e ne shkurt te vitit 1997., ne Tirane.

  2. Zakonisht personat publikë janë të detyruar, krahas ndërgjegjes së tyre, t’i largohen sa të jetë e mundur tundimit të të qënit i madh dhe zaptimit pasuror. Këto dy gjëra janë ballanca që ekuilibron liderët në çdo kohë. Nëse drejtuesit i zbatojnê këto, jo vetëm për vetveten, por dhe për ata që i rrethojnë, lavdia e tyre mbretëron dhe futen për mirë në gjirin e “nënës” histori. Të tjerët, sado lavde t’u thurren, historia nuk i pranon. Sepse historia është për të vërtetat, për të sinqertat.
    Urojmë që edhe për rastin të mos jemi të zhgënjyer.
    Respekte. Fahri Dahri.

  3. Nga partia komuniste Shqiptare PPSH-ja Ramiz Alia mbas deshtimit te komunizmit krijoi te quejtunin “Pluralizem politik”.
    Dy partite kryesore te daluna nga partia komuniste e Enver Hoxhes, ishin PS-ja Partia Socialite dhe PD-ja Partia Demokratike. Ne kry te ketyne dy partive Ramiz Alia vendosi nga nji komunist besnik. Ky pra asht Sali Berisha.

    Un e kam pas taku nji here Sali Berishen ne maj te vitit 1991 ne teatrin MIGJENI ne Shkoder ku ai organizoi nji takim me shkodrant. Ne fjalen e tij ai premtonte me e qu Shqipnine ne Europe. Un pata nji debat me Berishen, por ai nuk dijti me dhane argumenta bindese se si ai do ta qonte Shqipnine ne Europe, sepse ai nuk i njihte keto koncepte. Kjo gja me bindi se nuk kishte asnji shprese qe partia Demokratike do te ishte me te vertete demokratike simbas koncepteve europiane. Ate dite, para 30 vjetve, mora vendimin me marre familjen dhe me ardhe vete ne Europe. Dhe erdha ne Europe. E Shqipnia asht prep edhe sot e drejtume nga ishkomunistat.
    Sali Berisha jo vetem nuk e qoi Shqipnine ne Europe, por e futi me kry te vet pa aprovimin e kerkujt ne Konferencen e Vendeve Islamike. Mandej solli shume banka islamike ku u bane shume maskaralleqe. Solli shoqata islamike ku thuhet se edhe Bin Ladeni kishte ardhe ne Shqipni.
    Ai nxori disa ligje mbi pronat me disa modifikime formale te ligjve komuniste ku pronart praktikisht nuk rimoren pronate e tyne. Dhe shume ligje te tjera me anet te cilave komunkistat baheshin pronar privat te pronave te shtetizueme ishpronarve.
    Natyrisht te njajtat gjana kan ba edhe shoket/zotrijte e Partise Socialiste.

    Ai takimi me Sali Berishen ne Shkoder me ka dhane shtytjen te ndrroj jeten time dhe te femijve te mij, te cilet moren formim europian etj……..

  4. Salih Berisha eshte Vlera e Kombit

    Ne viqidoll ne ate vende malor
    Ka rrite trolli shume malesor
    Oda nershem i ka kalite
    Bash si dielli me ba drite
    Larg qytetit ky djale fshatar
    Mesimi e shkolla e bane dijetar
    Libria ne zemer e shkollen ne gji
    I hapen rruge kur ish i ri
    Ne fshat la baben bashk me nanen
    Veq per shkolle e mesyeu Tiranen
    Me i ba nere viqidollit
    Muer drejtimin e doktorrit
    Profesionin me e forcu
    Shkoj ne france ka specializu
    Kardiolog mire u aftesu
    Mei sherbye ky vendit te vet
    Kur su lodh e spat siklet
    Lypi koha burre me nere
    me i pri vendit me shume vlere
    Salih Burri u angazhu
    Me e shkrij dijen tuj ndihmu
    Me ba kthesa si demokrat
    Veq shqiperine me e ba rahat
    Nkohe te zorit e dha provimin
    Per shqipri pate dhane betimin
    Bota e njofti kete burre dai
    Ia qmuen vleren e i bane sajgi
    Tue perkrahe popullin nshqiperi !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu