ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Koketimi i zyrtarëve të pushtetit me klerikët për çështje elektorale, është i patolerueshëm

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Fahri Musliu, Prizren
Në një shtet që është sekular, ku feja është e ndarë nga shteti, siç është Kosova, dhe aty implikohen klerikët e besimeve të caktuara fetare, aty nuk ka as shtet as shoqëri të shëndosh. Njëjtë sikur shteti të implikohej në çështjet fetare, pos nëse ato nuk janë në kundërshtim me ligjin, kushtetutën dhe interesin e përgjithshëm shoqëror.
Ky implikim i klerit mysliman ishte evident gjatë fushatës të zgjedhjeve lokale kur, po lexojë nëpër rrjetet sociale, kandidatë të caktuar për kryetar, këshilltarë komunal dhe deputetë të subjektit të caktuar (jo parti fetare) po priten nga drejtues të lartë të Bashkësive të caktua (komunale) Islame dhe po e marrin mbështetjen e tyre si përfaqësues më të denjë të interesave të besimit islam. Me këtë rast më e patolerueshme është koketimi i zyrtarëve të pushtetit me klerikët për çështje elektorale por edhe tjera shtetërore.
Në një postim në fb konstatohet se “myslimanët duhet të merren me politikë, myslimanët duhet t’i përkrahin myslimanët në politikë”.
Pse ky dedikim, këto pritje dhe mbështetje vetëm një subjekti të caktuar, nga i cili ka disa kandidatë me tituj fetar. A duhet kleri fetar të bëjë ndarje të tilla, të cilat ndodhin vetëm në shoqëritë dhe shtetet teokrate?
Ku jemi dhe kah po shkojmë?
Vërejtje: ndalohet çdo koment fyes apo etiketues.
______
Autori është veteran i gazetarisë shqiptare. Eshtë biograf i Bekim Fehmiut, aktorit të madh shqiptar me famë botërore që ka jetuar në Beograd. Fahri Musliu decenie me radhë ka qenë korrespondent i gazetës Rilindja në Beograd, kryeqytetin e Jugosllavisë së atëhershme. Jeton në Prizren.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Me u qu Ibrahim Rugova nga vorri kish vdeke per te dyten here. Me kujtohen fjalet e ambasdorit te USA ne Kroaci, ekselencen e Tij Peter Galbraith e ne interviste qe me dha ne gusht te vitit 1995., ne Zagreb: “Per neve ne kete pjese te Europes nuk eksiston person ma madheshtor se zotri Ibrahim Rugova”

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu