Kolonel. Dilaver Goxhaj, Tiranë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur sot dt.15 tetor 2021, me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviç në Takimin e KS të OKB-së për Kosovën, ku z. Nikolla Selakoviç shpifi duke thënë, se UÇK-ja pat djegur kisha serbe dhe ka prishur varrezat e tyre.
I them këtij zotërie, në qoftë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të kishte atë lloj urrejtje, atëhere nuk do digjte gjatë luftës çlirimtare dyvjeçare ndëretnike, 1997-1999, një apo disa kisha e manastire ortodokse, por kishte mundësi t’i digjte të gjitha ato objekte kulti pasi nuk ia ndalte kush dorën; do të vepronte në shënjë hakmarrjeje ndaj akteve të tilla barbare që bëri policia dhe ushtria serbe që dogjën e shkatërruan në Kosovë plot 218 xhami dhe të gjitha teqetë bektashiane, pa përjashtim, kryesisht gjatë katër muajve të fundit të luftës, mars – qershor 1999. Kaq objekte muslimane kulti nuk dogjën as 12 kryqëzatat e krishtera kundwr muslimanizmit. Dhe anasjelltas, gjatë asaj kohe nuk u dogj asnjë kishë apo manastir ortodoks nga ana e UÇK-së.
Ja një rast domethënës. Në manastirin e Deviçit në Drenicë, për shembull, për nevoja të luftës, atje ishte instaluar një njësit i UÇK-së, dhe jo vetëm që nuk u prek e nuk u prish asgjë, por edhe dy murgjërit që ishin atje, janë respektuar ashtu sikundër u takon njerëzve të nderuar të fesë.
Shqiptarët pranë Manastirit të Deçin, që ishte dhe mbetët manastir i tyre …
Kështu ka ndodhur edhe me Manastirin e Deçanit dhe në shumë kisha të tjera, të cilat ndodheshin brenda territoreve që kontrollohshin nga UÇK-ja.
Madje, ka patur edhe porosi e urdhëra të rrepta nga Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK-së për këtë qëllim, zotëri ministër provokator, që objektet e kultit kurrë të mos prekeshin.
Në rast se do të pranohet kjo që thotë ministri Nikolla Selakoviç, natyrshëm lind pyetja: Në qoftë se këta luftëtarë ishin aq antitolerantë, pse nuk i dogjën ato objekte kulti në shenjë hakmarrjeje në kohën që në Kosovë digjeshin xhamitë dhe shkatërroheshin të gjitha Teqetë Bektashiane prej formacioneve ushtarako – policore sërbe?
Viti 1911. Manastiri i Deçanit dhe populli shqiptar në oborrin e tij, një vit para se Kosova të pushtohej nga Serbia.
Nuk i dogjën luftëtarët tanë, e para, sepse nuk është në traditën e shqiptarit të merret me punë të tilla të errëta, sikundër thotë Ismail Kadare te libri “Ra ky mort e u pamë”, se “Populli shqiptar… mund të kritikohet për shumë gjëra, por … nuk mund të mos lavdërohet për një gjë të mrekullueshme: tolerancën fetare, për të cilën ai, me sa duket, ze vendin e parë në botë”.
Dhe, së dyti, sepse e dinim shumë mirë se çfarë ndjeshmërie dhe ç’zhurmë e madhe propagandistike do të krijohej në raste të tilla nga Europa, mikesha e Serbisë.
Të mos harrojmë se, xhamitë dhe teqetë bektashiane shqiptare u dogjën në mënyrë të programuar e të organizuar, me urdhër të oficerëve serbë, pra me një vendim paraprak të shtetit serb. Është vetë Komandanti i NATO-s gjatë periudhës së luftës në Kosovë, z. Wesli Klark, i cili e shpjegon këtë gjë në dëshminë e tij në gjyqin e Millosheviçit: “Ishte e qartë nga burimet e tjera të besueshme se atje ishte një lloj selie e përbashkët e ushtrisë dhe policisë, nën drejtimin e Shahinoviçit, për të koordinuar veprimtaritë e ushtrisë dhe policisë në terren dhe për të evituar kontrollin e drejtpërdrejtë të forcave të armatosura nga Shtabi i Përgjithëshëm…, se atje kishte ende elementë, të cilët nuk ishin nën kontrollin e plotë politik të Milosheviçit.”
Rugovasit duke dalur nga Patrikana e Pejës, para pushtimit të Serbisë.
Dhe as atëherë (por as sot), ju serbët, dhe as ata diplomatët europjanë, nuk na thatë qoftë edhe një fjalë ngushëlluese për atë barbari serbe duke djegur 218 xhamive dhe gjithe teqetë bektashiane në Kosovë. Ne i dimë edhe arsyet, edhe psikologjinë tuaj e të europianëve diplomat që justifikon raste të tilla dhe që “përkthehen” pak a shumë kështu: “Ç’u lëron nënën shqiptarëve, ato janë institucione për myslimanët, të cilët nuk duhet të jetojnë në Europë, Europa është vetëm për të krishterët?…” , pavarësisht se këto janë paragjykime ndaj nesh pasi ne jemi vetëm shqiptarë, me identitet të qartë kombëtar. Tjetra, duhet të dihet se asnjë Shqiptari nuk i shkon e s’mund t’i shkoj në mendje ta dëmtoj një kishë apo manastir të vjetër në Kosovë, pasi të gjitha ato janë objekte kulti të të parëve tanë.
Siç mund të vërehet në këtë foto të para njëqind e sa viteve, të gjithë këta që e kanë frekuentuar Manastirin e Graçicës, kanë qenë shqiptarë me plisa të bardhë, ashtu sikurse të gjithë ata që janë lutur në Patrikanën e Pejës apo në Manastirin e Deçanit. Pra këto ishin kisha e manastire shqiptare ndërsa sot janë objekte kulti të Kosovës e jo të Serbisë.
A nuk janë tejet primitive edhe këto arsye dhe kjo lloj psikologjie, zotëri ministër i jashtëm i Serbisë? Lidhur me këtë problem, dëshiroj t’iu kujtoj se çfarë i ka thënë Isamil Kadare z.Denis Fernandez, më 5 maj 1999: “Dua të them që nuk iu shkrepi rastësisht në kokë: Shteti kriminel serb i kishte programuar dhe unë vazhdoj të jem i bindur se shërbimet e fshehta perëndimore qenë në dijeni . . .Stili serb është ai i projektimit të krimit te pala kundërshtare. Përgatitet për masakër kundër të tjerëve dhe, ndërkaq, shpall se populli serb po masakrohet…”
__________
Kush më mirë se fotografitë e mëposhtme e dëshmon këtë?
Në foto: Shqiptarët me priftërinjt e tyre ortodoks, duke punuar në fushën e Manastitit të Deçanit, para pushtimit të vendit nga Serbia në vitin 1912.