ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021. I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar i Torinos është ngjarja më e madhe e më e rëndësishme letrare e vendit fqinj.

Stenda e Shqipërisë, e organizuar dhe menaxhuar për të tetin vit rradhazi nga Qendra e Kulturës Shqiptare (www.centroalbanese.it) ofron për publikun italishtfolës më shumë se 200 tituj, të mbi 80 autorëve bashkëkohorë shqiptarë, të botuar nga 31 shtëpi të ndryshme botuese.

Interesi i publikut të Panairit ndaj letërsisë së autorëve shqiptarë është i lartë. Krahas veprave kryesore të Kadaresë, që po ribotohen gradualisht në gjuhën italjane, mjaft të vlerësuara e të kërkuara nga vizitorët janë edhe librat e autorëve të tjerë bashkëkohorë si Ylljet AliçkaFatos Kongoli apo Arben Dedja, veprat e të cilëve janë të disponueshme edhe në italisht. Një vend krejt të veçantë në vëmendjen e publikut vijojnë të kenë, vit pas viti, edhe autoret e mirënjohura shqiptare Anilda IbrahimiElvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat e kanë arritur suksesin me vepra të shkruara drejtëpërdrejtë në gjuhën e shtetit fqinj.

Publiku i takimit me shkrimtarin Dedja

Falë bashkëpunimit të vyer ndër vite edhe me disa shtëpi botuese shqiptare, krahas librave në gjuhën italjane lexuesit shqipfolës që vizitojnë Panairin mund të  gjejnë pranë stendës edhe një përzgjedhje titujsh në gjuhën e tyre amtare.

Ky koleksion i vogël por i çmuar është veçanarisht i vlerësuar nga numri në rritje i të rejave e të rinjve shqiptarë, të lindur apo të rritur në Itali, të motivuar ta njohin më mirë, përmes letërsisë, vendin e tyre të origjinës.

Vizitore te stendes

Një tjetër prirje mjaft pozitive mes vizitorëve të Panairit është interesimi në rritje i udhëtarëve nga Italia për Shqipërinë si vendmbërritje turistike. Kjo ka sjellë edhe shtimin e konsiderueshëm të kërkesës për udhërrëfyesit turistikë “Albania & Kosovo” dhe “Tirana & Albania”, të dy tituj të autorëve Benko Gjata dhe Francesco Vietti, njohës të mirë të trashëgimisë dhe ofertës turistike shqiptare.

Prania shqiptare në Panair është një vetrinë e rëndësishme edhe për promovimin e njohjes së vendit tonë nga një publik i kualifikuar, i përbërë nga personalitete të spikatura të jetës publike në Itali.

Kështu, gjatë ditëve të para të këtij edicioni të Panairit, krahas një numri të lartë intelektualësh, studjuesish dhe gazetarësh të mediave të mëdha kombëtare, stenda e Shqipërisë është vizituar, ndër të tjera edhe nga guvernatori i Rajonit të Piemontit Alberto Ciriokryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Torinos, Dario Gallina dhe kandidati për Kryetar Bashkie i Torinos, Stefano Lo Russo.

Një përmasë që e ka shoqëruar çdo vit pjesëmarrjen me stendë në Panair janë edhe takimet letrare me autorë të spikatur shqiptarë. I ftuar nderi i këtij edicioni është shkrimtari i njohur Arben Dedja, i cili paraqiti përballë publikut torinez librin e tij të ri me tregime “Trattato di Medicina in 19 Racconti e ½”, i shndërruar në pak kohë në një best-seller. Event kryesor i programit zyrtar të Panairit, ky takim u prit mjaft mirë nga të apasionuarit e letërsisë, që mbushën sallën e konferencave të godinës historike të Polo del ‘900-s, në Torino.

Stafi i Qendres Shqiptare dhe shkrimtari Arben Dedja

Qendra e Kulturës Shqiptare është një prej organizatave më jetëgjata e më aktive të diasporës shqiptare. Me seli në Torino dhe Milano, Qendra synon të përhapë në Itali njohjen e kulturës shqiptare, të promovojë zhvillimin e lidhjeve kulturore, sociale dhe ekonomike mes Italisë dhe Shqipërisë, si edhe të mbështesë integrimin e bashkësisë shqiptare, si pjesë e proçesit më të gjerë të integrimit të Shqipërisë në BE.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu