ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Çmenduri kolektive në zgjedhjet e Kosovës, nuk ka rrugëdalje nga kurthi

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti

Ne e krijojmë vetë lirinë ose robërinë tonë. Ju vendosni të merrni jetën në duart tuaja, dhe çfarë ndodh? Ju votuat përsëri për hajdutët?! Diçka absolutisht e tmerrshme – nuk keni askënd për të fajësuar.
***
Përshëndetje për ata që shitën votat e tyre: Gëzohu, shpirt i vogël, i shitur, je i farkëtuar nga i njëjti ndryshk!
Është krejtësisht absurde të kalosh tërë jetën duke u përpjekur të mësosh nga gabimet e tua. Thuhet se mençuria vjen me moshën, por kam parë edhe shembuj të moshës që vijnë vetëm.
Të gjithë shqiptarët mendojnë se ndryshimi është i gëzueshëm, por askush nuk dëshiron të ndryshojë. Të paktën jo për të mirën e tyre. “Politikanët” mund të miratojnë sa më shumë ligje që duan, por ndryshimet ndodhin në thellësinë e shpirtrave të njerëzve. Nëse shqiptarët kanë prirje të bëhen seriozë kur përballen me ndarje ose ndryshime të rëndësishme në jetë, ata do të mendonin me trurin e tyre para se të hidhnin kokrrat për të votuar sërish mercenarët e armiqve, të pamoralshmit, dallaveraxhinjtë. Dylberët që ju kanë shpëlarë trurin gjatë njëzet viteve të fundit.
Humbësve të përjetshëm: Urime për humbjen e radhës, ju shpirtrobër! Urime rikthimin e Serbisë në tokën e Dardanisë!

Humbësi kalon nëpër jetë,

ai tërheq

një ngarkesë të rëndë,

në ngarkesë nuk ka asgjë të vlefshme, përveç mbeturinave.

_______

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Me lejoni zotri Aurel Dasareti te T’Ju them, shkruaj ketu, se teksti Juaj, fjalet e e Juaja ketu, jane Thirrje e Fundit, sirena e fundit per ata qe dojne te perjetojne, te jetojne, e mos te fundosen bashk me anije te kalbur, e qe nuk paska pshtim ne stuhi. Sepse njeriu nuk jeton vetem nga buka. “Kush ka vesh, le te degjon”. Ju degjova, une Ju degjova zotri Aurel Desareti. Ju Falemnderit per kete dhe kesi thirrje te gjitheve, e sidomos atyre te ashtuquajturve “Fjetes te Heraklitit”. Ju pershendes.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu