Lirim Gashi, Prishtinë
Bekim Jashari nuk ka hyrë në politikë për të celebruar autoprotagonizëm sepse në këto kategori nuk percepton biri i Hamëz Jasharit.
Ka hyrë në politikë, sepse e kanë lutur deri në përkulje dhe përgjërim mijëra Drenicakë të shkelur, shtypur, mjeruar dhe plaçkitur nga Cosa Nostra (Mafia) lokale.
Ka hyrë në politikë sepse ka ndier përgjegjësi morale dhe atdhetare për t’iu dalur Zot bashkëfshatarëve dhe bashkëqytetarëve të tij edhe në paqe dhe jo vetëm në luftë.
Ka hyrë në këto ujëra të ndyrë për t’i çliruar kësaj radhe nga skllevëria e Mafias Lokale që i ka plaçkitur, varfëruar, shkelur, shtypur dhe përdhunuar pa asnjë fije mëshire deri në Delirium.
Dhe kush janë (pa) njerëzit që e udhëheqin mafian lokale dhe ata që ju shkojnë pas si zagaret karrocave të kuajve ?
Janë po të njëjtit njerëz që e kanë shndërruar Pdk-në në Pronto Mafia, gjegjësisht në Moçal të Hardhucëve, Zvarranikëve, Parazitëve dhe Cubave të Ali Babes.
Janë po të njëjtit njerëz që i thurin vetes kurora mbretërish, me lulet që i vjedhin mbi varret e heronjve më të mëdhenjë të këtij populli.
Janë po të njëjtit njerëz që përfitojnë dhe vjedhin edhe në tenderët e Përmendorëve të tyre.
Janë po të njëjtit njerëz që janë mbajtur aq gjatë në pushtet me ndihmën e trenave bullgarë, saqë janë shndërruar në shoferë, kondukterë dhe udhtarë të tyre të rregullt.
Janë po të njëjtit njerëz që janë shndërruar në udhëtarë dhe ushtarë të trenave bullgarë për të arritur deri në destinacion, gjegjësisht deri në cak.
Mirëpo caku dhe qëllimi nuk ka qenë në këtë rast çlirimi i popullit, por kapja e shtetit dhe shndërrimi i tij në pronë të tyre private.
Prandaj të tillët nuk e kanë aspak problem që të tallen me dinjitetin e heronjve më asketik, vetë-flijues dhe vetmohues që ka njohur kjo botë.
Me yjet e themelit të shtetit që sakrificën për çlirim, liri dhe pavarësi e kanë ngritur mbi piadestalin më të lartë të dinjitetit njerëzor, kombëtar dhe universal.
Dhe jo vetëm kaq por që e kanë ngritur mbi piadestalin më kuptimplotë të vlerave njerëzore, kombëtare dhe universale.
Dhe jo vetëm kaq, por që janë ADN-ja e lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë sonë.
Në këtë rast heshtja është pajtim me mbledhesit dhe vjedhësit e luleve nga varret e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve më asketik, vetëflijues dhe vetëmohues të ketij popili, që i thurin vetes kurora mbretërish për t’u tallur me sakrificën e tyre.
Që e poshtërojnë Bekim Jasharin me trenin bullgar dhe pastaj i thonë hajde bashkqeveris me ne, gjegjësisht bëhu Kryetar.
Dhe dihet pastaj se mbishkrimin e kujt e mban ajo bashkëqeverisje.
Dhe dihet pastaj se në çka shndërrohet ajo bashkëqeverisje.
Në fakt nuk shndërrohet por kthehet aty ku ka qenë gjithmonë dhe në atë që ka qenë gjithmonë.
Në dhunë, zullum, shkelje, shtypje dhe plaçkë të pronës, nderit dhe dinjitetit të qytetarëve të Drenicës dhe Kosovës.
Kushdo që ia jep një Pdk-je të tillë në balotazh votën, nuk e kupton as vlerën e të qenit njeri i ndershëm, i sinqertë dhe atdhetar dhe as botën.
Vepro Qeveri.
Sikur të isha unë Albin Kurti, qysh nesër do ta emëroja Bekim Jasharin si Ministër të Punëve të Brendshme, ndërsa Xhelal Svelçen si zëvendës të tij, pas asaj që i ndodhi atij në Skenderaj.
Do ta emëroja me plotë vullnet, dashuri dhe krenari.
Nuk besoj dhe nuk dua kurrë të besoj, se Drenica heroike, e do më pak Bekim Jasharin, sesa trenat bullgarë.
Nëse del të jetë kështu, atëherë unë i përkulem përshkrimit që një mik i imi drenicak ia bëri Drenicës së tij.
Ja përshkrimi :
“Drenica është një regjion ku një nënë e bekuar në çdo tridhjetë vjet, e lind një foshnje të bekuar që në lulen e rinisë bëhet njeri dhe hero i madh.
Mirëpo më i madhi prej më të mëdhenjve do të mbetet për të gjitha kohërat Adem Jashari.
Këtë madhështi Ademit të Madh nuk mund t’ia kontestojë asnjë njeri i mirë, i sinqertë, i ndershëm dhe atdhetar, që jeton mbi këtë tokë të skuqur me gjakun e pafajshëm të miliona viktimave shqiptare ndër shekuj.
Por a është edhe Drenica aq heroike sa heronjtë e saj?
Jo, jo, jo kurrën e kurrës.
Sepse shumë drenicakë ua mbledhin dhe vjedhin heronjve të tyre madje edhe lulet mbi varre për t’i thurur vetvetes kurora mbretërish, ndërsa të tjerët edhe pse e dinë shumë mirë se çka po ndodhë, ose heshtin si qyqet, ose i mbushin pampersat
Heshtin si qyqet e natës dhe i mbushin pampersat, edhe pse e shohin se mijëra bashkëfshatarë dhe bashkëqytetarë të tyre me lulet që i mbledhin mbi varret e heronjve të tyre, i thurin vetvetes kurora mbretërish.
I thurin vetvetes kurora mbretërish me lulet që i mbledhin mbi varret heronjve, të cilët për atdheun e tyre kishin dashuri të pastër si loti, prandaj i dhuruan gjithçka të dashur dhe të shenjtë
Ua vjedhin lulet mbi varre, për t’i mbuluar me aromën e tyre bekuara dhe nurin e tyre të shenjtë, mëkatet e tyre të ndyra, sepse janë djallëzorë si Lucifera dhe të ndyrë si derra. “
Koment :
I mbuloftë turpi të gjithë ata drenicakë dhe shqiptarë të të gjitha trevave etnike, që rrinë duarkryq para trenave bullgar..
E madje në vend se t’u thonë stop bëhet udhëtarë të tyre.
Mos rrini duarkryq, por protestoni për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit të familjes së shenjtë Jashari, sepse vetëm në këtë mënyrë e mbroni nderin dhe dinjitetin tuaj, të familjeve tuaja, të kombit tuaj dhe të atdheut tuaj të shenjtë.
Mos e mbuloni m…me lule.
E ku ishit te gjithe ju deri tash, e keto njizet vjet, ku ishit? Keni shujt me vjet keni shujt, shumica e shqipetarve ne Kosove. Shumica e madhe, keni shujt. Tash po delni e POST FESTUM! Trima, a?! Nuk me kujtohet asnjeni nga juve qe ne kohe kur ishte i fort Hashim Thaci te jeni kundershtu haptas dhe me nje guxim qytetrues e te tregoni ate thenie simbolike: “Mbreti eshte lakuriq! Ku ishit? Vetem dhe vetem Albin Kurti direkt dhe pa hezitim, eshte kundershtu satanas- Pronto Mafise te Hashim Thacit. Me 2015., kur isha ne Kosove me nje rast dhe me kast bana nje potez inicues qe te fillon proces i vetedijesimit, te zgjoheni nga gjumi, ashtu dhe shkrova ne postim, e qe e lajmrruan do portale ne Kosove. Cfare ishin komente…? Mos te i them ketu sepse shumica e juve nuk e njifni kategorine e argumenteve por gjuhe e juaj ishte diskfalifikuese, e nga apo shije te juaj si une po dukem fizikisht, e plus do fjale te ndyta qe nuk jane per me u shkru ketu. Nuk u muret me ate cka eshte thane por u muret si duket personi qe ka thane dicka.. e me perqeshje… perbuzje. KU ISHIT TRIMA? Plus aty ajo e juaja kolumniste Kimete a Kismete… por e bukur.. po, e bukur, fakt, e si nusja ma e bukur e Marevcit, e per ate meritore te e ofendon Ilir Deden pse ai i shkruajti fjale te mija ne status te Tij ne facebook. Ate e quajti “serbofil” e per fjale qe une i fola. E me kast i fola pikerisht qe me u nis proqesi i zgjuarjes nga gjumi, e te juajin. Atehere thash qe ne Kosove kane luftu vetem tre komandanta: Bekim Berisha Abei, Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci e qe tjeret e kane liru Grand hotelin ne Prishtine nga 9 kamarier serb. Me kast i fola keto fjale qe te ja nis me ne fund zgjimi nga gjumi ne te cilin ishit shumica dermuese e qytetarve te Kosoves. Apo ishit te friksum dhe zdeshtet probleme personale… E cka tha, shkrujti, tutje ajo bukuroshe Kimete… Kismete si e pat emrin ajo kollumniste e juaj… Shkruajti:”Gjithe populli eshte UCK”. Po a? Asi marzi epokale moti nuk kam ndi, perveq neper filma partizane qe i gjiroj dikur, e ne kohe te Jugosllavise, Veljko Bullajić. Filma: “Sutjeska” “Neretva” dhe ngjajshem. Po a? Gjithe populli eshte UCK? Po a? Te kish qene gjithe populli UCK, asnje serb, ASNJE, nuk kish mujt kemben me e qit ne Kosove, nje hap me e qit ne Kosove, e le mo me vra dhe me i masakru gra, femi, pleq.. me lane mas vete toke te djegur e me i debu afer nje milion shqipetar nga Kosova. Ku ishit atehere? Ku ishit?! Ku ishit kur shkruva te njejtin vit 2015., qe ai Hashim Thaci e tradhtoi Adem Jasharin dhe e la vetem, dhe ja thej amanetin per Fehmi Lladrovcin. E me detaje te gjitha fakte, Faktografi. Ku ishit atehere?! Por ate te njejten njeri, Hashim Thacin e zgjedhen per president te Kosoves 2017., legalisht ne Parlament te Kosoves! E ju peresi shuajtet!!! E tash po shitni mencuri kur ai shkoi ne Haag. Ku ishit kur e rrzuan qeverin legale dhe legjitime te Albin Kurtit ne fillim te 2020., KU ISHIT?! Trima te Kosoves, mashkujt, “burra”, ku ishit?! Ku ishit ju “gjenerala” mas beteje? Ku ishit kur e burgosen Sadri Ramabajen, ku ishit? Ku ishit kur e vrane Astrit Deharin, e pastaj dhe Qerim Kelmendin? E vrane ata te njet qe pastaj e dekoruan mas vrasjes dhe e shpallen hero. Ne manire te aq naive lujshin me juve, si me mijt. Thaci me, e si e quani ju “pronto mafi”. Ku ishit?! Dulet tash nga bira te minit kur u bindet se Hashim Thaci nuk ka me pa edhe shume vjet qiellin permi Kosove. Vetedijesimi te ju ish, e atehere por dhe tash, kategori e PANJOHUR! A duhet pes mije here me ju tregu: Ju jeni subjekt kryesor ne Kosove, ju qytetare te Kosoves, e jo ata qe jane ne pushtet. Ata jane ne pushtet deri sa doni ju dhe te ju perfaqsojne juve derisa doni ju! A kuptoni kete zotri Lirim Gashi apo duhet me ju vizatua si ka zakon te thot Ibrahim Kelmendi. Dhe ne fund, a duhet pernime me ju vizatua qe Islami Politik me cilin po koketoni dhe po mishroheni tash, ne kohe recente, mudet me ju kushtu me humbje te shtetit dhe shtetsine e Kosoves per te cilin u flijuan dhe babi dhe axhi te Bekim Jasharit?! Ketu drejtoni mikroskopin dhe studijoni cka mundet me ju ndodhe. Gishtin kah vehti se pari, jo kah serbet! Ata do te jene vetem shkas ne te ardhmen, e jo shkak. Shkak do te jeni ju, shqipetaret te Kosoves qe me lehtesi te padurushme shkelet mbi gjakun te Adem dhe Hamze Jasharit, Bekim Berisha Abeit, Xheves dhe Fehmi Lladrovcit dhe shume tjerve.