Nga: Fahri Xharra
Nuk më kapi as malli e as lotët nuk më shkuan kur për Atin e Turqisë lexova shumë. As pak nuk u rrënqetha sepse ai ishte me prejardhje shqiptare , e as as që më bëri syri vërr se sa i madh që ishte . Çudi ! se si nga toka e jonë dalin të mëdhenjt ,por janë të mëdhenj aty ku jetojnë. Kjo më ngacmon ! Historia është mësuesja e jetës ,jo vetëm për mua por për ne të gjithë; edhe për shkrimtarin , poetin , kujdestarin e shtëpisë , atdhetarin dhe deri te burrështetasi ynë apo burrështetasit tonë.
E lexova diku dhe më pëlqeu :” Pavaresia e Kosovës nuk është pronë e askujt . Nuk ka personazh më të rëndesishëm ose më pak te rëndësishëm. Ishte një luftë gjithëpopullore. Ishte një vuajtje kombëtare. Edhe unë jam pjesëtare e kësaj pavarësije . Si mendoni qe Pavaresia ti atribuohet dikujt . Jo! Edhe nëna qe e shihte duke ia vrarë djalin ndër sy, edhe gruaja e dhunuar, edhe fëmija qe mbeti pa prindër , edhe shtëpija djegur e lagjës sime , të gjithë janë personazhe të rëndësishme të Pavaresisë.(A.Xh.) “
Shteti apo lideri botërorë pa të cilin nuk do t’ia dilnim? Kë ta dallojme ? Europa dhe bota e civilizuar qante për ne . Edhe anglezi , francezi, spanjolli çeku, irlandezi te gjithë vuanin me ne. Ne historinë e njerëzimt Kosova ishte hollakausti i dytë. Kjo mjaftonte që edhe fuqitë ushtarake kontinentale apo ato botërore të shprehin mllefin ndaj Serbise. Nëse insistoni se cili lider , atëherë ai ishte Tonny Blairi dhe Bill Clintoni. Por a mund të mos permendet Shiraku i Francës ? Po a mundem te harrojmë Vacllav Havelin? Çdo përjashtim është tentim i mohimit të kontributit për ndihmën dhënë neve, Kosovës. Historia e Kosovës si shtet fillon me botën e civilizuar.
Dikush pyeti : Po ngjarja kryesore që i paraprinë kësaj date? Thjeshtë nuk ka datë. Kjo ishte kërkesë gjithëshqiptare që nga viti 1912 , kur na e ndanë fatin të mbetemi ndër Serbi. Nuk guxojmë ti harrojmë as ata që u shpërngulen me dhunë , as ata që pësuan deri në Luftën e Dytë Boterore. as ata që ranë gjatë asaj lufteje , as viktimat e Rankoviqit , as demonstrantet e vitit 1968, as themeluesit e Universitetit të Prishtinës, as demostrantët dhe viktimat e 1981-shit (pranëverës së Kosovës), as qindra e mijëra vjet vuajtje në burgjet e Serbisë. Thjeshtë asgjë nuk fillon me një datë te caktuar, Te gjithë jemi paraprijës se kësaj date. (A. Xh) “
Por, pse çmohet aq shumë Kemali , Ati i Turqëve ? Çmohet, sepse bëri shumë për Turqinë. Po ky shqiptar , bir shqiptari ne dhe të huaj si ia arriti ? Kush ia mundësoi të del në ballë të një të kaluare të errët dhe ta shndërron ate në dritë? A kishte ai lakmi personale? A i duhej pasuria familiare ? A ia dhanë atë apo e morri ? Si e bëri që nga një shtet “demode” të krijon një të përparuar ? Si ia arriti që në bërthamën e një islamizmi tejet prapanik të krijon një femër me vlera europiane. ? Pyetje shumë. Por ….
Kush ishte Ataturku dhe pse është i rëndësishëm për popullin Turk? Po e përsëris pse është i rëndësishëm për popullin Turk? Për ne aspak. E as mos të gënjehemi ndërveti , as një pikë rëndësije nuk e ka për ne . Përkundrazi! .( Ai në momentet ma kritike për ne ishte vetëm turk, edhe qëndrronta lartë në hiearkinë shtetërore))
-I rëndësishëm është se e themeloi Republiken Turke dhe ishte kryetari i parë i saj. E formoi shtetin modern turk nga hiri dhe pluhuri i Imperatorisë Otomane, një një ” i sëmurë e Bosforit ” Po na , pse jemi ende të sëmurët e Ballkanit ?
250px-mustafa_kemal_ataturk_looking_through_a_train_window_over_turkish_flag1-E krijoi shtetin sekular në mesin e një mori shtetesh islamike.
Ai punoi në dy drejtime ; së pari si reformator në ndërrimin fundamental të shoqërisë dhe e bëri që i tërë populli të ta sheh dhe të bindet në ato ndërrime. (Ne, nuk po shofim ndërrime në asnjërin nga shtetet shqiptare që të bindemi në atë çka kishim dëgjuar dhe kishim shpresuar)
E solli fundin e një dinastije Otomane e cila e kishte sunduar Perandorinë për mbi 6 shekuj dhe e bëri Republikën e Tuqisë me 1923 .( Ne e sollëm fundin e komunizmit në një anë e në anën tjetër fundin e barbarize shekullore serbe, dhe nuk bëmë asgjë të re)
Si President , për 15 vjetët e tij të udhëheqjes , në mënyrën më të butë i solli reformat politike, ekonomike , ligjsore dhe kulturore . ( Ne nuk bëmë asgjë më tepër se sa e shkruam në letër)
Bëri reforma civilizuese :Reformat politike: E shformoi Sulltanatin ( 1.11.1922 ) ( ne krijuam sultanate partiake ); e hjeki kalifatin (3.03 1924 ) ( ne rrezikohemi nga sulltanët e rinj).I anulojë gjykatat fetare . ( ne filluam ta propagojmë sheriatin); E futi ligjin sekular gjithëkombëtar .
(ne e sulmojmë sekularizmin tonë). E shliroi gruan turke duke i dhënë të drejta politike dhe sociale (1926) ( ne po ia sjellim shaminë , ferexhën , largimin nga shkolla ) . E unifikoi edukimin . I mbylli medresetë dhe i hapi shkollat bashkëkohore sipas nevojave civilizuese të kombit ( Ne po hapim medrese dhe shkolla nëpër xhamija)
E futi Alfabetin Turk me shkronja latine dhe e filloi pastrimin e gjuhës turke nga fjalët e huaja (1 .11.1928 )
(Ne nuk e pranojmë gjuhën e bashkuar dhe krijojmë gjuhë lokale, e kërkojmë alfabetin osman)
E ne me kë të lavdërohemi`?
Me Dreqin e të birin jemi, edhe lavdërohemi ne.
Kjo erë që fryn te ne është erë e ffliqët për Shqiptarinë.