Mjesečno, svaki vehabija dobije 300, a žene 400 eura. Vehabijski pokret u BiH sve se više širi i nameće, pa se ispostavlja da je prof. dr. Rešid Hafizović, profesor na Fakultetu islamskih znanosti, istinski u pravu kada javno upozorava:
– Vehabijski militanti više ne dolaze samo po našu djecu, sad dolaze po tapiju na ovu zemlju i njezine institucije!
Tekst është marrë nga portali SodaLIVE.ba.
– Vehabijski militanti više ne dolaze samo po našu djecu, sad dolaze po tapiju na ovu zemlju i njezine institucije!
Tekst është marrë nga portali SodaLIVE.ba.
Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Dua ta sqarojë një një të vërtetë shumë të dhimbshme.
Bakir Izetbegoviq nuk ka asgjë kundër ndarjes së Bosnjës në tri pjesë.
Sepse e ka mbushur Sarajevën me xhihadista, për t’ia bërë shteteve të NATO-s me qëllim të neveritshëm Kantonin boshnjak të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në fakt roli i tij në afrimin e Erdoganit, Putinit dhe Vuçiqit ishte kyç.
Prandaj ai as që po e merr mundin për ta kritikuar Dodikun.
Sa për të larë m…me shurrë, ai po e quan atë “luđak koji će vremenom da se smiri” (një i çmendur që më kalimin e kohës do të qetësohet) dhe me këtë po përfundon kritika e tij.
Prandaj kritiken e vetme të sinqertë dhe serioze po e merrë Dodik nga opozita sekulare boshnjake.
Imagjinojeni i dërguari special i UNO Christian Schwanz-Schilling ka deklaruar para ca ditësh publikisht, që mosmarrëveshjet ndërmjet liderëve të entiteteve janë çështje e tyre interne dhe ai nuk e ka ndërmend t’u hyjë në mes për t’i pajtuar.
Imagjinojeni sikur këtë deklaratë ta kishte bërë anglezi Pedi Eshdaun?
Por jo nuk e ka bërë kurrë, prandaj boshnjakët sekularë dhe partitë e tyre po vajtojnë për mungesën e tij dhe po e lypin atë me qiri dhe me pishë.
Në fakt s’ka pse të përzihet sepse ata vetëm aktrojnë mosmarrëveshje për t’i vënë pluhr në sy popullit naivë, e ne realitet pajtohen për “miran razlaz Bosne i Hercegovine” (shpërbërje paqësorë të Bosnjës dhe Hercegovinës).
Sepse Bakir Izetbegoviq nuk do të ishte djali i Alija Izetbegoviqit sikur të mus ishte i fascinuar nga Islami ekstrem.
Sepse ai thjesht nuk mund të del prej lëkurës së tij.
Tipi është edukuar, rritur, formësuar dhe dashuruar në stilin e jetesës dhe perceptimit anadollako-beduin.
Respektivisht në pordhën dhe piskamen anadollako-beduine.
Në anën tjetër turi i tij i vogël sa i trumcakut harron, se premtimin që ia ka dhënë atij Erdogani se do ta shndërrojë pjesën boshnjake të Bosnies në Republikë të lulëzuar Eksterne Turke ai nuk do të mund ta mbajë.
Sepse siguria e Turqisë varet nga NATO pjesë e së cilës është, prandaj një fishkëllimë e Joe Biden do t’i mjaftonte atij, për të qenë në pozitë jashtë lojës dhe për ta lënë Bakirin me gishta në gojë.
Fatkeqësisht USA janë thellësisht të përçara nga koha e Trumpit dhe ju duhet edhe ca kohë për ta rikthyer fuqinë dhe namin e moçëm, përndryshe ato veç sot do ta bënin atë që do ta bëjnë nesër.
Ky është realiteti i Bosnjës për të cilin nuk shkruan asnjë gazetar dhe analist tjetër në trojet shqiptare përveç meje idiotit, sepse të mençurit besojnë fatalisht se shtrihet gjeografikisht në një planet tjetër të sistemit diellor dhe nuk paraqet rrezik për ne.
Mos u çuditni nëse qasja e shteteve që na kanë dhuruar shtetësisë dhe pavarësisë tonë, ndryshon nesër pasnesër ndaj nesh për 180 shkallë.
Dhe unë ju betohem në komb dhe flamur që pikërisht kjo do të ndodh, nëse nuk e shporrim nesër e më së largu pasnesër një herë e përgjithmonë ndikimin e islamit ekstrem nga politika, kultura dhe edukata jonë.
Respektivisht nga jeta jonë përditshme, përndryshe do të mbesim me gishta në gojë.
Dhe pastaj mund t’i mëshojnë fyellit të djalit të çobanit Bin Laden dhe të ushqehemi me bombat e Visar Korenices të cilat ia ka dedikuar Izraelit.
Në fakt është pikërisht kjo çmenduri fatale, që më mbanë jashtë Vetëvendosjes dhe që kurrë nuk do ta kuptojë pse po ndodh.
Apo ndoshta ka nevojë Albin Kurti që ta ketë pikërisht pikë të dobët një çmenduri të përmasave të tilla, sa për të mos i rënë askush msysh?
Per cka jeni ka flitni ketu zotri Lirim Gashi?! Paddy Ashdown ishte ai qe u perpoq te i a jep 49% te Bosnjes dhe Hercegovines, serbeve. Dhe ka deklaru, citoj; “Nuk mundemi mi i a dhane me shume se 49 perqind sepse Bota na kish gjyku”. Lobby me i fort i serbeve eshte ne Angli, ne Londer. Sepse gruaja e regentit, mbretit Aleksandar Karagjorgjević ishte mesa e mretneshes angleze Victoria qe ishte mbretneshe e UK dhe Indise 64 vjet, deri ne vitin 1901. Te gjithe Karagjorgjevićet jetojne atje sepse jane te atij brezi, domethane te vijes mretnore te UK. Per cka po flitni? Boshnjaket me Paddy Ashdown. Sa i perket familjes Izetbegović, baba i Bakirit si dhe Bakiri deri ne vitin 1968., jane shkruajt, deklaruar si serbet, ngase, si e dini, Josip Brozi i dha mundesi, ne te vertet e themeloi nje komb te ri, Muslimani, me te madhe M. Pra me te madhe “M” eshte kombesi. e me te vogel m, perkatesia fetare. Alija Izetbegović ishte ne burg per shkak te Islamska Deklaracija, programit Politiko-Islamik (Islamist) e te botuar me 1970., e masandej gjykohet dhe denohet me burg ne Zenice. Sa per boshnjaket… mbajeni ne mend si jane sjell ndaj shqipetareve 1981., si pjestar te Združeni Odred Jugoslovenske Milicije. Jane sjell shume ma dhunshem ndaj shqipetarve se serbet te asaj policie e ne 1981. Deri sot e kesaj dite jane jugosllavet me mentalitet dhe edhepse shume me shume serbet i kane vra ata Muslimanet-boshnjaket, shume ma shume se sa kane luftu me kroatet, ata sot do te qendrojne dhe perkrahin shume me shume serbet se sa kroatet e le mo shqipetaret. Mbajeni ne mend kete.
Diana sikur Karadorgjeviqet që në fakt janë Kelmend,, te kishin aq shumë ndikim në Britani ose Angli kjo e fundit nuk do të ishte iniciatorja kryesore për sulmet ajrore ndaj Serbisë dhe për shkak të ndikimit që ka politika angleze në USA as këto të fundit nuk do ta kishin iniciuar e as udhëhequr bombardimin.
Por këto dyja shtete jo vetëm që e bënë këtë por e formuan edhe shtetin e Kosovës.
Se si kanë qenë dhe janë boshnjakët ndaj nesh nuk ka lidhje kjo temë më shkrimin tim.
Pedi Eshdaun i ka ndërru tre kryetar të Republika Srpska i ka nxjerrë si qentë prej zyrës dhe askush gojën s ka guxu me hap.
Natyrisht që kroatët janë favoritët e shqiptarëve por unë vetëm e thash të vërtetën se ata janë të interesuar që ta kalojnë një ligj të votimit në Kuvend që do t’ua hapte rrugën për t’i futur në kryesi njerëzit e Zvonko Bobanit apo të Hdz të cilet e duan Herceg-Bosnen nën Kroaci.
Kaq.
E dij kush jane dhe nga cili fisi jane Karagjorgjeviqet. Nanen e kam nga fisi Kelmend. Nga te dy ane. Edhe nga gjyshi edhe nga gjyshja. Fola per dicka tjeter zotri. Gruaja e Aleksandar Karagjorgjević eshte Maria Karagjorgjević stermesa e mbretneshes UK Viktoria. Te ata shkon ndryshe, brezi mbretror. E keto informata tjera te Juaja… nuk dij per cka po flitni.. Zvonko Boban, futbollisti Zvonko Boban? Sa per ate histori te HDZ-se dhe te Herceg-Bosna nuk ka nevoje mu me spjegu zotri Gashi. Sepse une kam luftu me presidentin Tugjman dhe per shqipetaret dhe per qendrimet e tij per Bosnjen. Ndeshkimin per ate e jetoj edhe sot. Pra… mos ma mbani mu oren e historise se HDZ-se, a bon? Kam qene nje nder 7 formues te asaj partie. A me kete rast nuk e kam mendjen me u shty me Juve as per Lobby te Karagjorgjevićve e as me Ju spjegu ate pjese te historise se luftes ne Kroaci dhe Luftes ne Bosnje. Sepse isha atje. Ne burim te ngjarjeve. Mosni… Jo mu.
Faik Konica, në vitin 1901, për “muhaxhirët”: Ata erthnë se i mori malli i minareve …, veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”
https://drini.us/faik-konica-ne-vitin-1901-per-muhaxhiret-ata-erthne-se-i-mori-malli-i-minareve-vec-nuke-duan-te-rrojne-nene-kaaurrin/
Zotëri Paul Tedeschini, unë mendoj se Faik Bej Konica ka gabua këtu. Muhaxhirët kanë ikur nga zullumi.
Në disa nga librat dhe publikimet që unë kam lexua, në revistën “Përparimi”, në përvjetorin e 100 vjetorit të LSHP, nga studjues të ndryshëm por edhe libra tjera me temë historike, muhagjirët janë trajtua më keq se se sa armiku. Shumë familje deri vonë as vajzat nuk iu kanë dhënë e as marrë nga ta. Muhagjirët janë paraqitur si hajna etj.
Edhe Faik Bei, mendoj unë ka mendua kështu.
Revistën “Albania”, një nga ish profesorët e mi e ka pasur temë të magjistraturës, në vitet 1978 (?). Nuk i kam pasur të gjithë numrat por shpresoj se nëse ato janë në Bibliotekën Kombëtare, kam me i lexua e nëse mundem, kam me i potokopjua.
Qëndroj cka thash: Faik Bei ka gabua me muhagjirët.
Historia e muhagjirëve është e dhimshme.
Edhe sot kemi shpërngulje të popullsisë shqiptare nga Presheva (më pak), Bujanofci e Medvegja (Medvegja ka mbetur e shkretë). Tivari që para 120 vjetëve, sipas disa udhëpërshkruesve, nuk mund të gjindej njeri që e fliste serbishten dhe dialektin e të folmes së malazezëve, sot nuk gjen shqiptarë. Plava, Gicia, Berani, Pazari i Ri, janë boshnjakizua (e sllavizua). Një pjesë e malsorëve në kufi me Shqipërinë, Krajë, Shestan etj, katundet kanë mbetur të boshatisura. Ata janë shpërngulur në SHBA.
Akademikët dhe profesorët e njphur: Idriz Ajeti, Rexhep Ismaili, Hivzi Islami, Mehmet Kraja, Nexhat Daci, të gjithë kishin ikur sepse nuk kishin mundësi veprime, pune atje por askush nuk i quan “mahagjirë”.
Paul Tedeschini i nderuar, nuk e kam ndërmend me të bërë ty karrshillak e aq më pak me e nënvlerësua punën e Faik Konicës kur dihet se me Albanian, lind shkenca e Letërsiës- KRITIKA LETRARE e mirëfilltë (Kritika letrare, Historia e Letërsisë dhe Teoria e Letërsisë, janë tri degët e letërsisë).
Konica ishte dhe është një nga njohësit më mëdhenj, bashkë me Nolin, dy kundërshtarët politik që siq dihet, Faik Beu shërbeu si ministër i Zogut e Noli, ishte kundërshtar i A. Zogut.
Konica në rev. Albania botonte edhe artikuj që ishin kundër Konicës. Pra Konica ishte, mund të them edhe një tolerant dhe model se si duhet të jetë një revistë. Prandaj Revista “Albania” dhe F. Konica, kanë vendin e merituar në historiografinë dhe historinë e Letërsisë Shqipe.
Paul të përshëndes dhe të përgëzoj për shkrimet dhe publikimet e shumta.
Punë të sukseshme e të mbarë!
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 21 tetor 2021 (mëngjes, 07:30)
I paskna harrua edhe Esad Mekulin, Hasan Mekulin, Rexhep Qosjen, të gjithë janë “muhagjirë soe muhagjerë” por puna e tyre, edhe sot e gjithë ditën është e pazëvendësueshme.
Esadi i Madh e filloi punën në kushte të një pushteti dhunus por që me sukses të madh arriti ti botoj librat e para shqip dhe revistat shkencore e letrare, “Jetën e Re”.
Hasani ishte një Arushan që s`kishte kush i delte përpara sa i përket Historisë së Letërsisë, Kritikës e asaj të përbotshme.
Më kujtohet një bisedë që kisha me një nga delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit, tash i ndjerë, Isa Bjqincën.
Ai më tregoi se Akademia Serbe kishte ftua dy përfaqësues nga Kosova: 1 nga dega e Gjuhësisë dhe tjetri, nga Letërsia. Idriz Ajeti, ishte i zënë dhe më tha mua:-Shko Isë ti.
Unë frigohesha se sa kisha fillua punën si asistent. Më tha:- Shko së ka me ardhur edhe Hasan Mekuli.
Shkuam në Beograd. Ishte viti 1971, 72 (?). Salla ku mbahej ai tubim shkencor, ishte plot me akademikë serbë e malazezë me musteqe që iu pushonin ne vesh.
Kur ka fillua Hasan Mekuli me folur, salla ka fillua të zbrazet. Nuk mund ta duronin ….
Rexhep Qosja, është ndër historianët më të mirë të Historisë së Letërsisë shqiipe, pas Dh. S. Shuteriqit, mendoj unë.
E pra, po të kishin këta 3 studjues në Nokshiq (Plavë … ) a kishin pasur mundësi me dhënë kontributin që e kanë dhënë në Prishtinë, në dobi të Letërsisë, Kulturës, Publicistikës, Gazetarisë (përhapjen dhe lindjes e afro 12 revistave, shtypit)?
Dyndjet, shpërnguljet te shqiptarët i kemi qysh herët, qysh në kohën e Skënderbeut. Kemi edhe disa libra nga kjo kohë, të Marin Barletit dhe të Marin Becikemit “De obsidione skodrensis” (rrethimi ose pushtimi i Shkodrës).
Edhe ata ikën nga Veriu i Shqipërisë, sigurisht edhe nga Jugu, e një ndër shkaqet kryesore ishte pushtimi i tokave nga osmanët. Nëse i ke lexua këto libra, me siguri se ke qajtur. Gratë shkodrane, nuk dorzohen por ashtu kreanare, dalin nga rrethimi pa iu trembur qerpiku nga ushtarët turq dhe i mësyehen Italisë, Kalabrisë dhe Sicilisë.
E dhimshme.
Për “fund”, iku edhe Faik Beu nga Shqipëria. Edhe Noli Iku. Ikën edhe të tjerë të mëhershëm, Rilindas, sikurse që kish të tillë që qëndruan e nuk ikën: Ahmet Delia i Prekazit, Bajram Curri etj. kurse u këthyen, Dh. S. Shuteriqi e … Aleks Buda, Eqrem Cabej, ushtarakët: Kapetan Rudi i cili u pushkatua në Maqedoni, më 1947 por nuk iku.
Ika.
Fotografia ORIGJINALE e gazetes ALBANIA nr.8 faqe 121 të Revistes që publikohej në Bruksel në vitin 1901, shkrimi i Faik Bèj Konices me titull “MENDIME TE VOGLA” ku flet mbi “Muhaxhiret”
https://albemigrant2011.wordpress.com/2008/03/01/faik-bej-konica-mbi-muhaxhiret-2/konica_muhaxhiret/
Fotografia ORIGJINALE e FAQES SE PLOTE te gazetes ALBANIA nr.8 faqe 121 të Revistes që publikohej në Bruksel në vitin 1901, shkrimi i Faik Bèj Konices me titull “MENDIME TE VOGLA” ku flet mbi “Muhaxhiret”:
https://albemigrant2011.wordpress.com/2008/03/01/faik-bej-konica-mbi-muhaxhiret-2/faik-bej-konica-mendime-te-vogla-muhaxhiret/
Zotëri Paul Tedeschini, nuk po dyshoj në ty, ashtua ka shkrua Faik Konica:
“Muhaxhirët!
E THASHE edhe tjater herë: per mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.
Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.
Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.
Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!
Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!” por nuk ështu.
Thjesht, nuk pajtohem me Faik Beun.
Të përshendes ty, autorin, lexuesit dhe komentuesit.
Paqi një ditë të mbarë se unë ika.
Paksa e cuditshme qendrimi i Faik Bej Kongress per muhaxhiret qe erdhen ne Shqiperi ne vitet 1900 .Per faktin qe ishin porhuajse te gjithe muslimane .M.q.se.baba i nenes sime ka ardhur ne Shqiperi ne 1912 dhe vetem 12- 13 vjec ,pra gjyshi im dij qe ata jane pritur shume mire dhe ndertuan shtepite ku jetonin me harmoni me vendasit deri me sot.Ka kaluar nje shekull e me shume nga koha qe i ka thene F.Konica dhe per kohen ndoshta dyndjet kane qene te shumta e te pakuptueshme per popullsine vendase.Por garantoj se muhaxhiret ne Shqiperi njihen si fis punetor, i dashure .fisnik.
Pas ramjes se Bosnjes dhe Hercegovines nen Perandorine Austro-Hungareze nje pjese e myslimaneve te Bosnjes nuk deshironte te jetonte nen nje perandori qe udheheqej nga te krishteret. Pra ata nuk kishin presion nga austriaket per t’u shperngulur por ishte vullneti i tyre qe te jetonin nen osmanet. Duhet cekur fakti se boshnjaket gjate kryengritjes antishqiptare te Haxhi Qamilit luajten nje rol teper negativ. Shumica e tyre u bashkuan me Haxhi Qamilin per ta zhbere shtetin e ri Shqiptar. Me vone, pas lufterave Ballkanike nje pjese e madhe e tyre u shperngul per ne Turqi.
Pjesa me e madhe e muhaxhireve te Podgorices ishin malazias te islamizuar. Edhe per ta vlen
thenja e Faik Konices .
Sa per ulqinaket, edhe ne mesin e tyre kishte malazias te islamizuar, por shumica ishin shqiptare. Shperngulja e tyre ishte e aresyeshme sepse ata, me te drejte kishin frike nga hakmarrja malazeze.
Muhaxhiret nga Serbia u shperngulen me dhune.
Sipas mendimit tim Faik Konica gabon kur ne mesin a atyre qe ” i mori malli per minarete” fut edhe shqiptaret e Serbise.
Dij se muhaxhiret ne Shqiperi me te shumtit jane nga Sarajeva e Mostari.Pra boshnjake qe shqipen nuk e flisnin.Dhe te fundit kane qene per shkakun e kapitullimit te Turqise me 1912 dhe ardhjes se ushtrise serbe dhe kroate.Tash per ate se dhe muhaxhire nga Mali i zi dhe Makedonia kane ardhe ne Shqiperi dhe jo muslimane eshte e vertete se kjo pakice teper e vogel ekziston akoma.Por vitet e shumte ,jemi ne shekullin e dyte kane bo dhe shendrrimin e tyre ne shqiptare.Madje dhe gjuha me veshterisi eshte ruajtur si i vetmi tregues i prejardhjes se tyre.Dhe ndarja e Bosnjes ne tre pjese,e tre shtete vec trazira e jo paqe ka sjell. Vec paqe urojme !!!