- Në librarinë “Artini” në Prishtinë, të gjitha kopjet e romanit “Ti” të Ilir Muharremit janë shitur. Arsyeja qëndron ndoshta te tema që trajton ky roman.
Është tema e luftës mirëpo me trajtim krejt ndryshe nga ato që trajtohen në romane dhe filma ose shfaqje teatrale.
Një i ri nga shqipëria ndahet nga femra e tij, nga zhgënjimi i madh, ai i bashkohet UÇK-së. Pasi kthehet nga lufta ai është me trauma psikologjike.
Dashuria ndërmjet dy çifteve vazhdon dhe në roman trajtohet ajo vështirësi e tyre ku si shkak dhe pasojë e kësaj çiftet përdorin substanca narkotike.