ARKIVI:
26 Nëntor 2024

A ishin zgjedhjet e fundit “debakël” për Lëvizjen Vetëvendosje, apo rezultat lehtësisht i parashikueshëm?

Shkrime relevante

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

Nga: Ragim Kçiku ___ NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË ___ A u kemi mbetur borxh...

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Shpërndaj

Ali Mehmeti, 21.10.2021

Së pari duhet thënë se ata që kanë pritur që në xhiron e parë të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje të fitoj gjysmën e komunave, duke u bazuar në fitimin e mbi gjysmës së votave në zgjedhjet vendore të 14 shkurtit, ose kanë qenë të dehur nga fitorja e 14 shkurtit ose kanë mangësi në njohjen e sistemit të votimit në të dy rastet dhe mangësi në aftësinë e leximit të rezultateve. Në këto kategori nuk hynë përfaqësuesit e partive opozitare që këtë rezultat duan ta interpretojnë sikur “ftohje” e elektoratit nga LVV, sepse ma nuk po shiten “foret” e Albin Kurtit.

Mjafton të thuhet që në zgjedhje lokale, teorikisht, mund t’i fitosh 49,99% të votave nga numri i gjithmbarshëm i votuesve dhe mos ta fitosh asnjë komunë, kurse nga ana tjetër ky rezultat do ta garantonte fitoren në nivel vendi, sepse mbetja prej 50,01 do të ndahej mes disa partive të tjera. Pra, ky rezultat, në krahasim me zgjedhjet vendore të 14 shkurtit, ku LVV fitoi 50.28% të votave do ta bënte diferencën prej vetëm 0,29%. Zbritja prej 0,29% të votave, a mund të quhet debakël? Sigurisht që jo.

Zvogëlimi i votave për LVV është i logjikshëm dhe vjen nga fakti se zgjedhjet lokale kanë “mentalitet” tjetër, sidomos nëpër komunat e vogla, që lidhen me shumë faktorë. Do i përmend vetëm dy. Para së gjithash faktin se pjesëmarrja e mijëra kandidatëve për asambletë komunale bënë të pamundur përqendrimin e votave te një subjekt politik për shkak të preferencave familjare apo atyre të ngushta lokaliste. Koalicionet e fshehta parazgjedhore që mund të nuhaten nga leximi i rezultateve në xhiron e parë në komunat e Ferizajt, Gjilanit apo Mitrovicës, ku kishte rritje të palogjikshme të njërës parti dhe ulje po ashtu të palogjikshme të partisë tjetër.

Koalicionet e shpallura dhe ato të pashpallura do të janë edhe më të pranishme në balotazh që do mbahet me 14 nëntor. Nëse LVV aspiron ta fitoj shumicën e komunave ku merr pjesë në balotazh, sidomos atyre të mëdha, duhet të angazhohet maksimalisht çdo aktivist i saj. Dhe prapë, rezultati nuk do jetë i garantuar sepse të gjitha partitë opozitare do bëhen bashkë kundër tyre. Diferenca ndërmjet 50,28 dhe 49,99 është tejet e vogël dhe lehtë e përmbytshme.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu