ARKIVI:
12 Janar 2025

Islami vazhdimisht do që t’i shkombëtarizoj Shqiptarët, t’i largojë nga rrënjët stërgjyshore e t’i bëjë të besojnë se janë pjesë e “Ummetit”, kombit islamik!

Shkrime relevante

Filloj muaji i mashtrimeve të mëdha!

Florim Zeqa Tani edhe zyrtarisht për subjektet politike nisi muaji i madhërishëm...

Treni i fillimshekullit !

Nga: Fadil Dervishaj OPINION Janë bërë më shumë se dy dekada të daljes...

Trump, shpëtimtari i botës nga gremina shkatërrimtare komuniste

Tomë Mrijaj, New York Zoti me mrekull, fatmirësisht ishte plotësisht në anën...

Shpërndaj

Xhamia e re në Trubohovc të Istogut, pasi e vjetra “nuk u ka mjaftue” panturqve e  panislamikëve …

Prof. dr. Mathieu Aref, Paris

Ekstremizmi dhe prozelitizmi mysliman në trojat shqiptare dhe shqipefolose.
Përse Bashkimi Evopian ngurron të anëtarësoje Shqipërinë dhe Kosovën ?! Fatkeqësisht ky mosbesim dhe ky dyshim nuk daton nga sot, ka zgjatur që nga pushtimi i trojave Pellazgo-Iliro-Shqiptare nga Osmanët për pesë shekuj (nga shekulli XV deri më 1912).
Sot është akoma më serioze përballë prozelitizmit të disa shteteve myslimane si Turqia, vendet e Gjirit dhe Arabia Saudite të cilët po investojnë në vendet shqipfolëse (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni) duke ndërtuar xhami dhe medersa (shkollë islamike) dhe duke derdhur shumë dollara për të blerë anëtarësinë e disa shqiptarëve në mënyrë që ata të zbatojnë rregullat e ekstremizmit mysliman, dmth atë të Salafistëve, Vehabitëve dhe vëllezërve Myslimanë : duke (ndër imponime të tjerë) i detyruar burrat të mbajnë mjekër dhe gratë të mbajnë perde ose hixhap !
Kjo shkon kundër zakoneve të lashta shqiptare. Për mua që e njoh shumë mirë Islamin e vërtetë në mënyrë të përkryer (unë flas dhe shkruaj në mënyrë të përsosur arabishtën dhe i njoh porositë e vërteta të Kuranit) ndërhyrja e këtij ekstremizmi mysliman është anormale madje e dëmshme dhe e rrezikshme për të gjithë Kombin Shqiptar. Nëse kjo vazhdon nesër ose pas nesër do të ndodhi krijimi të një shteti mysliman në Evropë : Albanistani apo Arnautistani !!
Nëse Shqipëria dhe Kosova duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, ata do të duhet të luftojnë kundër këtij prozelitizmi fetar në vendet e tyre përkatëse (veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni) në mënyrë që të ndalojnë ndërhyrjen elementeve të huaja myslimane në shoqërinë shqiptare.
Kjo nuk i ndalon Shqiptarët të besojnë në fenë e tyre me shumë thjeshtësi, liri dhe njohuri, por kurrë të nënshtruar ndaj ndonjë fuqie islamike. Besimtarët shqiptarë duhet të qëndrojnë të lirë dhe të pavarur nga çdo autoritet fetar, të lexojnë Kuranin dhe të luten në gjuhën shqipe, të kenë hoxhallarë që predikojnë në shqip dhe jo në arabisht ose turqisht.
Xhamia e Re në Llugaxhi të Lipjanit, pasi qarqet panturke e panislamike kishin vlerësuar se xhamia e vjetër “nuk ishte e mjaftueshme për nevojat e besimtarëve…”. Sot “nevojat e besimtarëve” për sa më shumë xhami popullit shqiptar, pardon “arnautëve” ua përcaktojnë fqinjët antishqiptarë, turqit e serbët dhe “xhemati” i shpije përpara ashtu si duan ata. 
Shënim (plotësues) i Drinit
Kjo që e thekson pellazgologu më i njohur shqiptar Mathieu Aref, është një fakt e dëshmi e madhe që nuk mund të mohohet në asnjë mënyrë. Dëshmi tronditëse. Tronditëse në kuptimin se erdhi ajo ditë që se ka pritë kush se do të detyrohemi ta mbrojmë vetën tonë Shqiptare prej babëzisë dhe antishqiptarizmit të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm të “udhëheqësve tanë!”. Tronditëse e më shumë se aq se Anti-Shqiptarizmi islamik është duke ndodhur, pra po ndodhë identifikimi antishqiptar me fenë myslimane.
Këtë Anti-Shqiptarizëm e ka dëshmuar pikësëpari “partia e luftës”, PDK-ja me njeriun e saj “të luftës”, që ishte “larg fronteve të lufës” Hashim Thaçin,me “akraba” marrëdhëniet e saj me Turqinë neoosmane, parti që e kishte edhe kryeislamistin politik të Kosovës i cili vazhdon ta ndajë kombin shqiptarë në bazë të përkatësisë fetare, ku sipas tij “pjesa më e madhe janë myslimanë”, që i bije në bazë të asaj që e thotë Mathieu Aref, se “ata” janë pjesë e “ummetit musliman!”
Udhëheqësit të portalit Drini një i afërt me kryeislamistin politik të Kosovës, (fatkeqësisht ish-kryeministër), këtë vërejtje të shkretë antishqiptare ia ka bërë të ditur në banesën e vet, në në korrik të vitit 2018, se nuk duhet ta ngre zërin më shumë se i përket “3 %”, që i bije se i “përket pakicës” në oqeanin musliman “arrnaut”, domtehënë panturk e panislamik!
Natyrisht se të gjithë Shqiptarët e kanë vetëm një identitet kryesor, përkatësinë kombëtare e kulturore shqiptare dhe se asnjë përbërës tjetër i identitetit, qoftë ai fetar apo jofetar, nuk mund të veçohet e vlerësohet, ashtu sikurse që duan ata që e synojnë zhbërjen kombëtare shqiptare, qoftë me apo pavetëdijen e tyre.
Le të mos harrojmë se edhe vet Isa Mustafa, person me shumë poste në ish-Jugosllavi, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i “partisë djathiste rugoviane”, e ka ndarë popullin shqiptar në bazë të përkatësisë fetare, duke e veçuar “faktin” se “shumica është myslimane”, pra pikërisht ashtu siç do Turqia neoosmane dhe qarqet më antishqiptare si Serbia e të tjerët.
Këtë mendim e ka dhënë duke e arsyetuar nevojën e “xhematit” që në të vërtetë është nevojë gjeostrategjike e Turqisë neoosmane për t’i bërë “arnautët” me xhami të madhe, për të cilën taksapaguesit e shtetit të Turqisë i kanë ndarë afro 40 milionë euro.
Merre me mend: Një shtet tjetër, historikisht i njohur për gjenocidet e panumërta ndaj popullit shqiptar në emër të “Allahut”, në emër të po atij “Allahu” synon zhbërjen e mëtejshme kombëtare të shqiptarëve, që mund të bëhet vetëm përmes “nasihateve” nëpër xhami, sikurse e thekson Profesori i famshëm nga Parisi, pellazgologu Mathieu Aref.
Xhamizimin dhe islamizimin e Kosovës shqiptare e ka bërë PDK dhe LDK , që ishin në pushtet deri tash, dhe “veprën” e tyre antishqiptare po e vazhdon edhe LVV me disa deputet Musliman në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që edhe në maskat për tu mbrojtur nga Covid19 e kishin të vendosur thënien përbetuese panislamike: I love Muhamed! 
Eman Rrahmani, deputeti Musliman i Vetëvendosjes!
Dardania jonë e pati vetëm një politikan të kulturuar dhe me kulturën e duhur: Ai ishte Ibrahim Rugova.
Të tjerë nuk ka! Sëpakut Jo deri Sot …
Për fat të keq edhe Peja dhe Istogu, që vazhdojnë të udhëhiqen nga kjo parti “djathiste” e Ibrahim Rugovës, janë pjesët më të ekspozuara ndaj islamit politik dhe propagandave islamike me xhami të panumërta, “e-zan” e të tjera provokime të parreshtura të këtij Anti-Shqiptarizmi tepër të kobshëm e me pasoja që po i shohim për ditë e më shumë.
***
Ja se si ish-Kryeministri e ish kryetari i partisë “djathiste”, LDK-së, me 22.7.2020, e mbronë ndërtimin e Xhamisë së Re e të madhe në Prishtinë, që është ndërtim dhe investim i plotë i Turqisë neoosmane-erdoganiste për qëllimet e saja antishqiptare – panturke e panislamike.

Postimi i plotë i Isa Mustafës, në atë kohë:

Miq të nderuar

Protestat janë pjesë e ekspozimit demokratik. Sikurse, kjo e sotmja kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

 

Protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 perqind muslimanë. Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë….

 

Tendenca që të diktosh besimin dhe objektet fetare, nuk përkon me respektimin tonë të ndërsjell dhe as me respektimin e vetëvetes. Pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, një katedrale, një kishë në Prishtinë. Qytetet më të mëdha ua kanë vënë qytetarë të tyre vendet më të mira për xhami, siç është Londra. Është Tirana.  Këtë e kam bërë edhe unë sa isha Kryetar i Prishtinës.

E inkurajoj Kryetarin Ahmeti të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie.

Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm. IM(Isa Mustafa).

__________

Mjafton kjo pjesë e deklaratës së Isa Mustafës, ish-Kryeministrit dhe ish kryetarit të LDK-së “djathiste”, që nuk ka mbetur kujt pa i shërbyer në jetën e tij “politike”, kur thotë:”.. do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare…”

Pra, sipas këtij “djathisti” , që ka qenë ministër i Millosheviqit kur u rrënua autonomia e Kosovës, u dashka krenuar për tjetërsimin dhe shfytyrimin islamik që po na e bënë Turqia neoosmane-erdoganiste me xhamitë që po na i mbjellë për ditë si këpurdhat pas shiut. Ky objekt, o trukalbët “djathtist” , nuk është objekt që po e ndërton ti, por Turqia neosmane për qëllimet e saj shqiptarzhbërëse që i duhen për krijimin e Njeriut të Ri Arnaut për “depërtimet e thella gjeostrategjike”.   

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shkrim EKZAKT.
    Ky shkrim/studim sherben per te ua hape syte shqiptarve te islamizume me dhune nga pushtuesi pese shekullor turk-osman, te cilin e perdorin sot edhe anmiqt tone shume shekullor sllav kundra shqiptarve.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu