ARKIVI:
23 Nëntor 2024

Hashim Thaçi, megjithatë ishte marionetë e DGSE-së franceze …

Shkrime relevante

Harbutëria e “analistëve” ndaj mërgatës sonë nëpër botë

Afrim Caka, Gjakovë SYTË TANË S'JANË SI MË PARË!!! Eh ç'ju raskapit shpirti...

Presidentja Vjosa Osmani në vizitë pune në Kanada-përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...

Përkrahësja e madhe e kauzës Shqiptare, Edhit Durhami, përkujtim në 80 vjetorin e vdekjes

Edith Durham 1863-1944 Nail Draga, Ulqin Nga të dhënat e njohura  deri tash...

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe, Gjinushi: U hartua nga 55 bashkautorë e 25 hartues

Nga Marseda Qefalia 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Në ditën e dytë të Kuvendit...

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Nga edlira.ruzi 22/11/2024 TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë...

Shpërndaj

 

“Për ta lehtësuar debatin po e rrëfej një ndodhi. Mund që do të gjurmosh “prova” në internet për ta demantuar.
Baca Cenë (kështu e thërrisnim xhaxhanë, babën e Muhametit, kryeplakun e familjes) ka shkuar bashkë me shumë bashkëfshatarë për ngushëllim në një fshat të largët (ndoshta të miqtë në Dobordol të Pejës!). Kështu praktikohej atëherë. Sapo hyjnë xhaxhai, si kryeplak, duhej zë të ngushëllon në emër të tij dhe të bashkëfshatarëve:
“Metë, u mërzitet për Dautin?” (Emrat janë gjetje rasti, për të mos e ngarkuar rrëfimin).
Meta: “Dauti qe ku asht, nuk ka dekë”.
Xhaxhai: “Pardon, a u mërzitet për Avdylin?”.
Meta: “Ky asht Avdyli, nuk ka dekë”.
Xhaxhai, nga nervozizmi aksidental: “Mor dikujt, me ner me thanë, iu ka q… nana e ka dekë, cok nuk jemi ardhë këtu kot! Ju shnosh…”.
Megjithatë, dikush ishte marionetë e DGSE-së famoze, serbofile, franceze, ndërsa mua me rezulton: Hashim Thaçi!
Të kuptoj, si argat i Hashimit, respektivisht si vartës i ish-drejtorit Tënd, ngjan tani në pataten që u ishte ankuar patateve pranë, kur kishte zënë të valonte kusia: “Shtyjuni tutje, se po më vjen valë!”.
Ti, edhe pse ke sqarimin tënd përse e ke ndryshuar mbiemrin dhe tashmë “bota” të njeh për Bardhyl Mahmut, megjithatë Bardhyl Berisha je.
Pra, bëj “fizkultura” sa të duash, por Hashimi, megjithatë, ishte marionetë e DGSE-së dhe ti Bardhyl Berisha je!
Ndërsa denoncimin që ia kam bërë ish-drejtorit tënd, gjegjësisht gjarprit “tonë”, te ZPS, e kuptoj si obligim patriotik, demokratik e qytetar. Ata që frikësohen t’i denoncojnë krimet dhe kriminelët, shteti ynë ka ligj që ua garanton anonimitetin dhe mbrojtjen. Që do të thotë, kot spekulon me “kartën e tradhtisë” së shokëve, sepse shtetin e dua më shumë se hashimat!
1.
Ke shkruar: “Ibrahim Kelmendi! Më vjen keq për ty, ku e ke katandisur veten! Nuk të pranojnë as për dëshmitar!”
Meqë nuk e zotëroj drejtshkrimin, do të lutesha të më sqarosh, përse pikë-çuditësen (!) pas emrit e mbiemrit tim. Po të shkruaja unë, aty do vija presjen (,).
Tani, nga e di që nuk më pranojnë as për dëshmitar? Sepse më ke besuar mua, apo ke edhe ti lidhje “të shkurtër” me “ndërkombëtarët”, siç shpërdoron Milaim Zeka, një koleg Yti në shërbim të “shtabit të rognerit”. Nëse më ke besuar mua, të falënderoj, sepse tashmë e dimë se ka edhe “dëshmitarë të mbrojtur” (që ua fshehin identitetin). Por, duhet të jesh konsekuent, ose më beso përherë, ose asnjëherë, e jo vetëm kur ke favor në taktikën tënde të boksimit.
2.
Më ke cituar: “Presidenti Hashim Thaçi nuk ishte udhëheqës politik i UÇK-së, por marionetë e shërbimit francez dhe se ka qenë i komanduar prej saj për ato që duhet bërë”.
Vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim, edhe për hir apo për inat Tëndin, pavarësisht këtij reagimi që ke bërë. Ti dhe askush nuk mund të ofroni provë që ndonjë institucion kompetent e ka zgjedhur, caktuar, emëruar, GJARPRIN “tonë” udhëheqës politik të UÇK-së dhe as drejtor! Zgjedhjet dhe emërimet që ia kanë bërë njëri-tjetrit komplotistët nuk i kam njohur dhe nuk i njoh.
3.
Ke shkruar: “Për t’i mbështetur pretendimet tua, ti përmend takimin që keni pasur më 8 qershor 1999, në Hotel Maritim në Köln (Gjermani) ku përveç teje, Hashim Thaçit dhe Bilall Sherifit na paskësh qenë edhe “shef i drejtorisë për Ballkanin pranë DGSE-së franceze, Arnaud Danjean”.”
Megjithatë ajo njohje dhe ai “takim” (po e vë tani në thonjëza, sepse takim përdorim edhe kur paraplanifikohet një takim për të shqyrtuar diçka), me atë, pa nder me thënë, mutin e DGSE-së franceze ka ndodhur pikërisht në Hotel “Maritim” në Këln, në qershor 1999, kur u mbajt Samiti “botëror” për Kosovën. Nëse do të kisha gënjyer, moti do kishin reaguar Bilalli (Sherifi), Hashimi (Thaçi), por edhe Sabri Kiçmari, edhe pse nuk është në foto, por ishte andej pari.
4.
Ke shkruar: “Madje, për të qenë sa më bindës në ato që thua, letrës tënde ia ke bashkëngjitur “foton si dëshmi konkrete për takimin”.”
Tashmë, “fizkulturat” e tua për foton po më krijojnë dilema. Por, për sqarim konkretizues, tani pashë komunikimin privat që kemi me Metat Elshanin, djalin e bashkëveprimtarit veteran Isa Elshani (nga Krajkova e Drenasit, imigrant në Siegburg, Gjermani). Më rezulton që këtë foto ma ka dërguar ai me 8 janar 2016. Nuk e dija që ekzistonte dhe, thënë të drejtën, as që e kam lodhur kujtesën për ta verifikuar nëse është e saktë. Tani, është apo nuk është i njëjti mut serbofil Arnaudi, – shef i Drejtorisë për Ballakanin i shërbimit DGSE, atëherë më serbofil se BIA e Serbisë, – nuk vë dorën në zjarr, meqë edhe ai mund të ketë shatiratur flokët që të mos dihet se ka mbiemër të vërtetë Berisha por Mahmuti. Metatin nuk e kam pyetur, nga e ka atë foto. Por, cok nuk është as siç ke shkrua Ti: “Në bazë të të dhënave në internet, kjo fotografi e Arnaud Danjeanit është bërë në vitin 2014, pra 15 vjet më vonë sesa takimi që pretendon ti.” Në fillim të vitit 2014 kam riemigruar në Gjermani për hir të mjekimit dhe nuk jam kthyer më në Kosovën e hashimitëve, prandaj nuk ka mundësi të ketë bërë ndokush foto në këtë vit, në tavolinë të përbashkët me Bilallin, mutin francez dhe marionetën Thaçi. Tjetra, edhe Thaçi, edhe unë, ngjajmë të jemi në foton e shkrepur në vitit 1999 dhe jo në vitin 2014. Bilalli, si tullac, nuk ka ndryshuar shumë pamjen. [Do të lutesha të ma dërgon linkun e portalit, ku e paske gjet Ti këtë foto.]
5.
Reagimin që paske pas bërë, më 22 shkurt 2016, nuk po e komentoj, sepse nuk është pjesë e letrës publike që unë ia kam dërguar ZPS. Do të kem durim të pres si do t’i (dis)kualifikojë Gjykata e Kosovës /Dhomat speciale/ ato shpifje të Beogradit (që paskan volum 27 mijë faqe!). Uroj t’i DISKULIFIKOJË si shpifje. Megjithatë, do të kisha dëshiruar të kishte qenë ish-drejtori yt, gjarpni “ynë”, paksa “terrorist” – të kishte vra bile një kriminel serb në gjithë biografinë e tij të “lavdishme”, që t’ia falja edhe vrasjet e mundshme të Ali Ukës dhe Behajdin Allaqit, siç jam duke dyshuar edhe tani. Ndërsa për krimet tjera që e akuzoj unë, siç janë komplotet e sabotimet kundër UÇK-së dhe luftës së saj titanike çlirimtare, “ndërkombëtarët” nuk janë të interesuar ta hetojnë e gjykojnë atë, ndërkohë që vendorët vazhdon t’i ketë të kapur. Uroj, jo edhe për shumë kohë.
6.
Ke shkruar: “Ajo që më shtyri të reagoj duke rikujtuar shpifjet dhe akuzat që u sajuan nga Shërbimi Sekret Serb ka të bëj me një fushatë histerike që përpiqet ta paraqes Hashim Thaçin si “spiun të Francës…”
Më histerik po më ngjan ky reagim yti, – ndoshta sepse të ka përfshirë vala si pataten në kusi, – se sa dyshimet dhe akuzimet e mia.
Më vjen keq që nuk pate ardhur në Rambuje, edhe pse në mbledhje të Kryesisë që vendosur të ishe Ti e Sabri Kiçmari. Mosardhja jote, për ata që ende nuk e dinë, bazohej vetëm në hidhërimin Tënd të arsyeshëm, që nuk ishe caktuar anëtar në delegacion. Nëse do të kishe qenë në Rambuje, brenda apo jashtë delegacionit, do të ishte informuar për komplotet e ish-drejtorit tënd (Hashimit), i cili gjatë gjithë konferencës komandohej nga ai muti serbofil francez (ndoshta edhe mercenari, pos që ishte dhëndri). Dhe pasi u mor vesh që DGSE-ja nuk e lejonte Hashimin të firmoste “marrëveshjen” në Rambuje, – i cili poshtërsisht, si gjarpen që ishte, arsyetohej se po u frikësohej komandantëve të UÇK-së se do ta vrasin si tradhtar kur të kthehej në Kosovë, – duhet të kenë ndërhyrë USA, Anglia, Gjermania te presidenti i Francës që ai të urdhëronte tashmë DGSE-në të mos e detyronte gjarpnin të refuzonte nënshkrimin (duke na barazuar në faj me Serbinë). Prandaj nënshkroi në Paris, duke i dhënë afat ushtrisë fashistoide millosheviqiane të kryente me intensitet të shtuar masakra në Kosovë.
7.
Ke shkruar: “Për dallim nga periudha paraprake kur ish-udhëheqësit e UÇK-së kishin një minimum solidariteti përballë padrejtësive që u kanoseshin, përkundër divergjencave që kishin mes tyre në fusha të ndryshme, tani kemi një situatë ku divergjencat rrezikojnë të shndërrohen në armiqësi ‘brenda llojit’.”
E para, UÇK-ja nuk ishte organizatë politike, që të kishte udhëheqës (politikë), por Ushtri Çlirimtare me komandantë, pavarësisht komplotit të “shtabit të rognerit” që provoi ta politizonte, tjetërsonte e privatizonte dhe pavarësisht që edhe ti ua ke mbajtur ison. Atëherë e tani, kam bindjen se ishe i dezinformuar dhe i manipuluar, si besimtar idealist, se vërtet kUmandantët e “shtabit të rognerit” ishin udhëheqësit e UÇK-së.
E dyta, as atëherë, as tani nuk jam solidar në komplote e krim të organizuar me askë, as me shokë e bashkëveprimtarë, pos nëse shpërdorohem në mungesë të informimit, siç edhe ka ndodhur.
E treta, nuk kam divergjenca e armiqësi me kUmandantë e “shtabit të rognerit” si të “brenda llojit”, por divergjenca dhe armiqësi jashtë llojit, meqë unë nuk ndihem të jem i të njëjtit lloj me ata.
8.
Ke shkruar: “Nuk ka turp më të madh ku shpifjet e një ish-Zëvendës drejtori teknik të njërit nga Shërbimet Sekrete të Francës (Shërbimit të Jashtëm) të përhapen në mediet shqiptare me tituj bombastikë se gjoja “ – sipas ish –shefit të shërbimit francez Pierre Siramy, Hashim Thaçi është agjent i Francës!” Poshtërsia është edhe më e madhe kur të njëjtën dezinformatë e shpërndajnë njerëzit me të cilët kemi vepruar bashkë.”
Kemi pas dikur një komunikim të gjatë në privat lidhur me mutin francez, Arnaudin, kur po përpiqesha për të gjetur sa më shumë informacion. Dhe ti më pate ndihmuar goxha shumë me ca vjegëza në internet, që përmbanin informacion për “shokun” e Hashimit. Atëherë patëm kujtuar edhe grindjen tënde me Arnaudin, pranë banakut në hollin e Hotelit Grand, në vitin 1999, kur ai po të terrorizonte, ndoshta që Partinë e Progresit Demokratik, Kryetar i së cilës ishe, t’ia dorëzoja ish-drejtorit tënd, gjarpnit “tonë”, që ta tjetërsonte e privatizonte në PDK (në “kongres”, më 10 maj 200). Në mesin e atyre vjegëzave duhet të ketë qenë edhe ky farë Pierre Siramy. Por, mua, tashmë më ishte pjekur bindja nga përjetimet, intuita dhe përvoja ime në Rambuje dhe Këln, dhe nuk më duheshin shumë as deklaratat e Pierre Siramys, funksionet e të cilit nuk i di as tani, meqë informacionin në gjuhën frënge nuk e kuptoja.
Uroj, kur t’u fiket prushi nën prapanicë, të na informosh, si Arnaudi realizoi pushtimin e Kosovës “veriore”, sepse synonte ta grabiste TREPÇËN, për çka kishin simuluar një kontratë shit-blerje mes qeverisë serbe dhe një firme franceze…]
9.
Ke shkruar: “Kujt i shkon përshtat që në kohën kur pritet që të themelohet Gjykata Speciale të futë thika të tilla me qëllim që divergjencat e ish shokëve tanë të shndërrohen në armiqësi.”
Sqarova më parë, isha bashkëveprimtar dhe shok me kUmandantët e “shtabit të rognerit”, derisa i njoha se ishin sabotues, komplotues, marioneta, profiterë lufte. Nga momenti që i kam identifikuar, nuk i konsideroja as shokë, as bashkëveprimtarë. Vazhdoj të shpresoj se Ti nuk ishe argat i tyre, për t’i bërë bashkërisht, me vetëdije, ato komplote, për hir të përfitimeve personale, prandaj vazhdoj të të çmoj SHOK, por, nga momenti që do të kem prova se nuk ishe argat i tyre për shkak të mashtrimit, siç isha edhe unë, do përmbyllet shoqërimi mes nesh. Kështu, ngaqë të vërtetën, të drejtën dhe Kosovën i dua më shumë se cilindo shok që në kohë e hapësirë të caktuar mund të më kenë mashtruar e shpërdoruar, siç ka ndodhur shumë herë, fatkeqësisht!
Ndërsa për avokatinë që ia bën ish-drejtorit tënd në vazhdim të kësaj fletë-rrufeje, nuk kam nevojë të reagoj, sepse ajo është liri jotja personale. Por, për hir të gjarpnit “tonë”, më mirë do të ishte që ai të mbrohej në Hagë, se ishte i komanduar, ta zëmë, ta shkallmonte dajak edhe Gjergj Dedajn, nga DGSE-ja, sesa të gjykohet për krime që ka bërë për “motive patriotike”, siç po broçkullis ai e siç mund të keqkuptohet kjo avokatia Jote.
10.
Në përmbyllje të reagimit ke konstatuar: “Por të gjithë e dimë se Hashim Thaçi nuk është spiun, as i Francës e as i ndonjë shteti tjetër.”
Më korrekte do të ishte të shkruaje “dëshmoj unë” se sa “të gjithë e dimë”, meqë keqkuptohesh si mashtrues i porositur. Ja, që unë kam mendim tjetër: se gjarpni “ynë” duhet të jetë bërë “shok” me mutit francez, serbofilit Arnaud, gjoja rastësisht në kursin e gjuhës gjermane në Cyrih të Zvicrës, siç gënjenin ai dhe gjarpni.
Kot e ke me “fizkulturat”, sikur unë jam i ndikuar nga “propagandat e sajuara në Beograd”! Mendimet i kam nga përjetimet e përvoja ime. Prandaj apeli yt, që të tërhiqem, sepse pa vetëdije kam rënë në grackë të asaj propagande, nuk më bën përshtypje. Tani po pres shqyrtimet e Drejtësisë së Kosovës në Hagë. Uroj të dalë i pafajshëm edhe gjarpni “ynë”, edhe pse kam ndrojtjen, që DGSE-ja dhe Serbia do t’i ofrojnë alibi, sepse u duhet, pos atyre, edhe të tjerëve serbofilë, tashmë edhe në Uashington e Bruksel, për t’i realizuar komplotet e radhës kundër Republikë së Kosovës!

Përmbyllje:
Këshilloj të mos mendosh se mund ta mbrojmë apo dëmtojmë tani ish-drejtorin Tënd, gjegjësisht gjarpnin “tonë”, sepse aktakuza është ngritur, gjarpni u mor në pyetje dhe tani presim, çfarë do të vendosë gjyqtari francez (çfarë koincidence…!!).
Por, e ndershme është, të themi tani të vërtetën, se kriminelët e luftës, Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi, nuk ishin udhëheqës të UÇK-së, prandaj tani nuk duhet të mbrohen si të tillë, meqë mbrojtja e tyre rrit komprometimin e UÇK-së, të luftës sonë titanike, por rrit edhe komprometimin e Republikës së Kosovës!

Reflektim, shëndet, mbarësi!

Ibrahim Kelmendi
03.082020

PS.:
Je dakort edhe Ti, si gjarpri “ynë”, t’ia kthejmë Serbisë tokat serbe që Aleksandër Rankoviçi ia paskësh dhuruar Kosovës (siç shpifi njëfarë historiani, me emër e mbiemër Hashim Thaçi)?”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu