Botime
Ka dalë nga shtypi, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, vepra më e re me poezi e autorit Arif Molliqi, me titull Im atë të shtunave më blinte këpucë llastiku. Sipas botuesit të veprës, Berat Armagedoni, Arifi vazhdon të shkruajë me varg të lirë për lirinë e Kosovës, për çmimin e lirisë, për njerëzit më të dashur që s’i ka më dhe vazhdon të ndiejë mall edhe për ata që i ka ende gjallë. Vazhdon të shqetësohet për gjeografinë e Kosovës dhe për gjeopolitikën e saj. E ngacmojnë edhe disa tema të vogla, por të përditshme sociopolitike që, sado që tërhiqen me forcë, vetëm zgjaten si llastiku dhe nuk këputen nga jeta jonë.
Më poshtë shënimi për veprën në kapakun e pasmë i shkruar nga botuesi.
Arif Molliqi (1953), nga Lluka e Epërme e Deçanit, veprimtarinë letrare që disa dekada vazhdon ta kultivojë në Gjermani pas vizitave që ia bën Kosovës një ose dy herë në vit. Edhe para se ta shkelë tokën gjermane ka shkruar dhe botuar në Kosovë, në vitet ’80, në gazetën Rilindja dhe Zëri i rinisë, më së shpeshti satira dhe humor të zi, me nofkat Boksh Baruti, Topuz Bërylli dhe me ndonjë tjetër. Ka botuar edhe libra me poezi, me prozë, me drama. Edhe monografi shkencore. Nder të madh i ka bërë edhe fshatit të vet, për të cilin ka botuar monografinë Lluka e Epërme ndër shekuj. Ka botuar libra edhe me skica, meditime dhe opinione. Me ironinë bashkudhëton në shkrime letrare që prej fillimit. E njeh edhe publicistikën e përbërë, por emocionet vazhdon t’i shkrijë dhe t’i shtrijë në poezi. I kam lexuar të gjithë librat e tij, prandaj mund të bëj një krahasim të krijimtarisë së tij poetike të vonshme me të atë të mëhershme. Ky libër, me titull Im atë të shtunave më blinte këpucë llastiku,mund të them se është më i pjekur, më i arrirë se të mëparshmit, por nuk mund të them se këtë libër e ka shkruar për shkak se është në prag të shtatëdhjetë vjetëve, se ka bërë përvojë më të gjatë në artin e fjalës. Mund të jetë edhe kjo. Por, ajo çfarë vërehet gjatë leximit të këtij libri është pajisja e poezive me figura stilistike të zgjedhura dhe të dendura, gjithashtu edhe përzgjedhja e temave dhe sistemimi i tyre në cikle. Arifi vazhdon të shkruajë me varg të lirë për lirinë e Kosovës, për çmimin e lirisë, për njerëzit më të dashur që s’i ka më dhe vazhdon të ndiejë mall edhe për ata që i ka ende gjallë. Vazhdon të shqetësohet për gjeografinë e Kosovës dhe për gjeopolitikën e saj. E ngacmojnë edhe disa tema të vogla, por të përditshme sociopolitike që, sado që tërhiqen me forcë, vetëm zgjaten si llastiku dhe nuk këputen nga jeta jonë.
- Shënime nga kopertina e pasme e librit të Arif Molliqit.
Arifit i deshiroj suksese në veprimtarinë letrare-poetike!
Arifi rrjedh nga një familje intelektualesh, me vëllezërit mesues të parë të rrethit, Rexhep e Hysen Molliqit.
Pata fatin dhe i njoha për së afërmi intelektualët arsimdashës: Ali Sutajn, Mësues. Rexhep e Hysen.
Lluka njihet si një katundet më të njohura edhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës.
Arifi është bir i ndrutur i Llukës.
Shpresoj se edhe vjershat e librit të fundit, nuk do ta korisin Llukën e Rexhep e Hysen Molliqin.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 23 tetor 2021
Flm Sinan Kastrati, mik i familjes, i fisit dhe i katundit. Ndihem i nderuar për këto fjalë miradie për vëlleërit e mi.
Në MSN ma shkruaj adresen, helbete ta dergoj librin.