Lirim Gashi, Prishtinë
Thojke nifar Driton Smakaj :
Nëse Albini e bon Vetingun unë tanë jetën ka m’ia ledhatu pingpongun, apo pongin dhe pingun.
Tash po thotë unë s’kam thon ashtu, po kam thon që Vetingu nuk bohet pa ligj për lustrim.
Thua se zor osht me ble furça (çetka) të këpucëve në shitore ku gjithçka kushton 1 euro.
Tani që Albini dëshiron me bo Vetingun me çdo kusht, Driton Smakaj po thotë :
Çka na vyn ni kryeministër që dhjetorin e bon të nxehtë si gusht.
Koment:
Vetingu jo vetëm që duhet të bëhet në politikë por në çdo lëmi, fushë dhe sferë të jetës hashimike, xhavit-halitike, ramush-haradinike, kadri-veselike, agim-baftirike, ramiz-lladrovike dhe linda-morinike.
Nime kur e ka bo Albini Baftirin shokë, a ka dasht m’ia ble apo m’ia vjedhë qato dele dhe lopë?
Qato dele dhe lopë që prodhonin djathë të Holandës për Behgjet Pacollin miliarderin e Baçka Pallankes !
Si duket Albini e ka kuptu qysh moti se vetëm në Mitrovicë dhe Drenicë politika bohet në pazar të lopëve dhe deleve, me veshmbathësit e tirçive, xhurdive, plisave, opingave dhe qysteleve.
E pasi që s’ka pas lekë m’ia ble lopët dhe delet çobanit Agim, thjesht ja ka marrë veresi dhe e ka çu këtë të fundit në pushim të përhershëm në Holandë në shpi.
Dhe pikërisht këtë situatë e ka shfrytëzu Pydyky për me fut në pazar Bedri Hamzen, respektivisht për me profesionalizu pazarin amator dhe me shndërru në brend, apo Eldorado botëror.
Faleminderit Zot që ma ki dhon këtë talent m’i zhvesh njerëzit kalkulues, lakmitarë dhe dhelprak, me ni poezi të vetme cullak.
Njeriu punon me materialin që e ka në dispozicion.
Albini si duket ka vendos me pastru Pydyky pi llumit t’u e fut llumin e saj fillimisht në VV, e ma vonë t’u e gjujt n’ bërllok…
Mirëpo në këtë mënyrë Pydykys ia merr edhe votat sepse edhe llumat marrin në Kosovë vota, sidomos nga lopët dhe delet e Mitrovicës dhe Drenicës…
Në anën tjetër shtrohet pyetja a ka Albini sa duhet lavatriçe në Parti që e pastrojnë llumin nga helmi dhe e bëjnë të parrëzikshem ?
Sepse nëse nuk e pastrojnë, Partia do t’i zhytet në llum.
Në anën tjetër nëse Albini e hedh llumin në bërllok do ta helmon tokën ujin dhe ajrin, sepse i njëjti llum do të kthehet prapë të nëna Pdk që e ka lindur dhe do ta vazhdon ndotjen e politikës, arsimit, shkencës, kulturës, drejtësisë, ekonomisë, diplomacisë, shëndetësisë AKI-së e kështu me radhë.
Nuk e di sa po më kuptoni ?
E dëgjova rastësisht një intelektual me nam ,,botëror” duke e përshkruar “Fenomenin Albin” me fjalinë : “jetëgjatësinë e ka të shkurtër”.
Sepse e ka dëgjuar këtë fjali, prej një intelektuali tjetër partiak me nam ,,botëror” dhe aq shumë i ka pëlqyer, saqë e ka bërë pjesë të vokabularit të tij idiotik edhe ashtu shumë të pasur me kadrizma, hashimizma dhe lushtakizma të llojllojshëm .
Kur flasim për një “jetëgjatësi të shkurtër”, atëherë flasim për një “jetë të gjatë që është më e shkurtër se një jetë tjetër e gjatë”.
Prandaj kjo fjali, ose zëvendësohet me fjalinë “e ka një jetë të shkurtër”, ose me fjalën “jetëshkurtër”.
Por çka mund të presim nga njerëzit me punime diplomash të kalibrit kopi-pasta ose plagjiaturë, e aq më pak nga njerëzit me diploma të blera në Kiosk?
Vetëm kadrizma, hashimizma dhe lushtakizma me tonelata.
Pdk nuk e meriton asnjë votë vetëm për shkak të gjenocidit ndaj gjuhës shqipe, e lërë ma për shkak të krimit shumë dimensional.
Nëse Albini bën në të ardhmen politikë të dobishme për popullin dhe shtetin, kjo taktikë e dobësimit të Pydykysë mafioze do të quhet gjeniale, e nëse bën politikë të dëmshme do të quhet makijaveliste dhe për partinë e tij fatale.
Sepse dy anë i ka çdo medalje.