Pal Shtufi
Çdo shqiptari i vjen keq për çdo humbje jete në Kurdistan, Irak, Siri, Jemen ose Izrael. Por, asnjërit nga ne nuk i takon të merret më shumë me këto punë kaq të mëdha për vogëlsinë tonë.
Jeta është e padrejtë, gjithandej rruzullit tokësor. Politikat e gabuara e bëjnë edhe më të vështirë jetën kudo. Luftërat janë pasojë pikërisht e këtyre politikave. Prandaj, përgjegjes janë të gjithë ata që kanë një armë të vogël ose të madhe në dorë. Le të mendojnë ata për fatin e tyre politik, jo ne.
Shqiptarët duhet t‘i shohin aleancat dhe miqësitë e perhershme, të cilat na kanë bë të mos i kemi më problemet e kurdëve, për shembull. Politika nuk është altar mëshirash. Ajo di të jetë edhe ashtu siç nuk na pelqen.
Ne jemi aleatë dhe miq të përhershem me Izraelin dhe Amerikën. Edhe në luftëra. Ky fakt nuk ndryshon në asnjë rrethanë, sepse NUK JEMI PROVICË SERBE, por Republikë e Pavarur, e cila vendos vetë për miq dhe aleanca.
Si Arabisë Saudite dhe Jemenit, ashtu edhe Izraelitëve e palestinezve u dëshirojmë paqe. Më shumë se kaq nuk mundemi!