shkruan Fahri Xharra
Apo humbi trimëria,
apo s’doni mëmëdhenë?
A u shua Shqipëria,
që ka pjellë Skënderbenë?
( Çajupi )
Shqipëria nga frika se po denohet për mos pjesëmarrje për dhjet vjet, e theu vëllazërinë me Kosovën dhe shkoi në Beograd. Por ç` ndodhi atje : “Nelson Hysa. deklaroi se gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit, momenti i parakalimit të sportistëve nga Shqipëria me flamurin shtetëror, është përcjellë me fishkëllima dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme. “
Ku mbeti “Ballkani i hapur”? A nuk është ky NOKAUT për Shqipërinë?
Zoti Rama, nuk ka miqësi me Serbinë, atyre nuk iu ha fort se çka flasin me ty e ti me ne.
Bëhu burrë e qëndro pranë dhe me Kosovën ! Mos e luaj lojën e para-ardhësve të tu.
“Kampionati Botëror i Boksit u hap zyrtarisht të dielën, më 24 tetor, në Beograd.”
Kosova përfundimisht nuk merr pjesë në këtë organizim, për shkak moslejimit të autoriteteve serbe që sportistët të hyjnë në teritorin e Serbisë me simbole shtetërore.
Të shkon ndonjë herë mendja moj Shqipëri, se pa Kosovë edhe ti je e humbur?
Pse Serbia po e ka këtë forcë që të pengojë Kosovën për pjesëmarrje edhe në gara
sportive ?
Po, ti ku je ? Vet vetiu të lindë pyetja : A ju humbi trimëria, apo s’doni mëmëdhenë?
Me dëshprim që jam shqiptar
Fahri Xharra, Gjakovë më 25.10 21
NE PAQE SERBET GJITHEHERE E HUMBIN VENDIN E PARE -PREJ KOSOVE!
KESAJ RRADHE SE PERBALLONIN DOT SEPSE ISHIN NE VENDIN E VET..!
-CIGANET GJITHEHERE LIVDOHEN KUR JANE N’OBORRIN E SHTEPISE SE VET !