ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Për keqkuptimet dhe keqinterpretimet Shqiptare

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
KEQKUPTIMET DHE KEQINTERPRETIMET QË PO NA KUSHTOJNË SHUMË
Një sqarim !
Shqiptarët si çdo gjë tjetër edhe termin “komunist” e keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë.
Sepse ish pushtetarët tanë të viteve 1945-1990, që veten e tyre e quanin “komunistë” në fakt ishin shkelësit më brutal të parimeve të marksizmit burimor.
Sepse në fakt ishin plagjiatorë më të paskrupullt, të së majtës ekstreme apo fashiste ruse, se sa vetë serbët.
Që Stalini nuk ishte komunist i kalibrit burimor marksist, por fashist ekstrem majtist, e vërteton sasia e krimeve që i ka kryer, e cila është larg më e madhe se ajo e Hitlerit.
Mirëpo për dallim nga Hitleri i cili ka kryer gjenocide të panumërta edhe brenda edhe jashtë Gjermanisë, Stalini gjenocidet e mëdha i ka kryer ekskluzivisht brenda Bashkimit Sovjetik.
Nexhmedin Spahiu paska thënë :
Citat : “Në Prill të vitit 1941 Shqipërisë i janë bashkuar Ulqini, Plava, Gucia, Rozhaja, e gjithë Kosova e sotme pa Mitrovicë, Vushtrri, Podujeva e një pjesë e komunës së Gjilanit,  pastaj  Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Resnja.  Në shtator 1943  I është bashkuar edhe Mitrovica, Vushtrria, Podujeva, Tutini e Novi Pazari. Kurse në shtator 1944 komandanti i Forcave të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Xhemë Gostivari i bashkangjet Shqipërisë edhe Shkupin, Kumanovën, Preshevën e Bujanocin. Më 17   Nëntor 1944, komunistët e rrëzojnë qeverinë në Tiranë, dhe më 28 Nëntor arrijnë në Novi Pazar dhe ua dorëzojnë Kosovën dhe viset tjera Serbisë. Më 10.07.1945 në Prizren nën tytat e partizanëve mblidhet një Kuvend ku vendoset që Kosova dhe viset tjera të shkëputen prej Shqipërisë e t’i bashkohen Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë” – fund i citatit.
Koment
Unë kam problem të madh me këtë fjalinë “i janë bashkangjitur”, sepse të thuash “i janë bashkangjitur”, do të thotë ta pranosh që territoret tona të okupuara me dhunë nga popujt dhe shtetet sllave kurrë s’kanë qenë treva etnike shqiptare.
Prandaj në këtë rast përdoret shprehja “i janë rikthyer” .
Sepse si populli i vetëm autokton në Ballkan, tërë Gadishulli Ballkanik ka qenë i yni.
Në anën tjetër të gjithë historianët e sinqertë e dinë që Enver Hoxhën e kanë sjellë në pushtet komunistet Serbo-Malazezë Miladin Popoviç, Dushan Mugosha dhe Svetozar Vukmanoviç Tempo.
Në fakt në konferencën e Bujanit në Malësi të Gjakovës është marrë vendimi që Kosova të mbetet nën Shqipëri, mirëpo xhaxhai i Veton Surroit, Sezai Surroi, (që ka qenë një karrierist dhe rankoviqist i paparë), për ta marrë postin e  Kryeudbashit të parë të Kosovës në periudhën e pasluftës, e ka mbajtur një Konferencë në Prizren, ku i ka hedhur poshtë të gjitha vendimet e Konferencës së Bujanit.
Prandaj tytat e bajonetave të lartpërmendura nuk i janë mbajtur pjesëmarrësve në fyt pa parapëlqimin e tij.
Në atë konferencë ka marrë pjesë edhe Mehmet Maliqi babai i Shkëlzen Maliqit, i cili më vonë e ka zëvendësuar Sezai Surroin në postin e Kryeudbashit të Kosovës, të cilin e ka mbajtur kohë të gjatë.
Pra jo rastësisht Veton Surroi dhe Shkëlzen Maliqi kanë qenë kohë të gjatë miq të ngushtë, por sepse i ka bashkuar biografia familjare.
Pra kjo është e vërteta e vetme, çdo gjë tjetër është mashtrim, vetmashtrim dhe propagandë udbashe.
Në anën tjetër unë e kuptoj plotësisht që enveristet kanë problem me këtë të vërtetë, sepse i zhvesh nga çdo argument i rremë për madhështinë e Enver Hoxhes.
Prandaj patriotizmin e Enverit e veshin me argumente që nuk kanë as themel historik dhe as politik.
Sepse Enveri nuk i ka prishur mardhëniet me Titon për shkak të urrejtjes ndaj tij, por për shkak të frikës nga Stalini, për të cilin ka besuar se është shumëfish më i fuqishëm se Tito.
Ndërsa i ka prishur mardhëniet me BRSS kur ukrainasi Nikita Hrushqov e ka zhveshur Stalinin nga të gjitha atributet e rreme të lavdisë.
Këtë e ka bërë për ta arsyetuar politikisht vetveten që i ka qëndruar aq gjatë besnik Stalinit.
Dhe menjëherë pas disputit me Hrushqovin e ka filluar bashkpunimin me Maon e Kinës, për ta zëvendësuar përkrahjen e një fuqie të madhe ushtarake me një tjetër.
Në fakt vetë fakti që enveristet i mbyllin sytë para krimeve të tmerrshme të idhullit të tyre, flet për brumin prej të cilit janë të ndërtuar.
Prandaj pa të keqen e askujt e shperfaqin fytyrën e tyre të vërtetë.
Kështu që, kur unë them se shqiptarët duhet të dalin njëhere e përgjithmonë nga barrikadat e imponuara dhe kopjuara ideologjike dhe fetare dhe ta ndërtojnë një politikë autentike, peogresiste dhe atdhetare shqiptare, e bëj këtë, sepse jemi një popull aq i vogël dhe parëndësishëm, saqë vetëm të bashkuar mund të arrijmë diçka.
Ndërsa kur e marrë si shembull apo model atdhedashurinë e hebrenjve, atëherë më këtë dua t’ju them politikanëve tanë që mardhëniet me USA t’i ngritin në nivelin e atyre të Israelit me USA.
Sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i bëjnë dy shtetet shqiptare në Ballkan Fortesa të Pamposhtura.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. A e paske ti djalo pasqyren te zmadhume se pe sheh vehten te zmadhum, si duket. Ketu ke fol, shkru, disa “fakte# pseudofakte thu se je ne pazar e tu fol me do kapadahi qe nashta po thojne qe dijne si Zoti dhe kure Zoti e maroi Token Se pari, Stalini ke ai qe e ndali Titon me hi ne Shqiperi e me e mar Shkodren dhe nje pjes te malsise perreth. Staljini ke ai qe i tha Titos: JO, e assesi Tito qe i tha Stalinit “JO”. Mos po don me’kalxu nashta ti mu pse babi dhe axhi im marun ne Goli Otok? Mos rrastesisht Ti po don me me kalxue mu kete dhe pse Kosova nuk u da prej Serbise ashtu si ja pat premtu Tito partizaneve shqipetar. Ti pe citon Nexhmedin Spahiu qe ishte ketu ne Zagreb, e edhe ketu gjithemone ka fol pallavra, ne shumice ka fol pallavra. Sa per Enverin, qojeni te shpija se… mos te kish qene Xhafer Deva… i qita tre pika…. E kush je ti po te ves une ty kush je ti me fol dicka per Veton Surroin?! Asi cfare eshte Veton Surroi dhe cka ai i ka bo serbeve, e ne gjitha takime dhe konferenca, ajo quhet shkathesi, e qe ju, shumica e “patrioteve” keni me dit me bo ose me pas ate shlkathesi a din kur… ? Tre muj mas KURRIT!!! Ishit mshel ne bira te minit sikurse edhe qe jeni mshel ne bira te minit “burra” “mashkujt” te ishit taku sy e ne sy me 14 akademik te SANU E ti je gjet me fol per Veton Surroit per cilin asgje, ASGJE nuk din. Mos rrastesisht kroatet, e qe jane kroatet te palekundur per “sy e faqe” aq e qmojne Veton Surroin, ma shum nji mij here se qe mu me qmojne edhepse kam luftu per kete shtet, ma shume se shume kroat. Per sy e faqe kroatet e cmojne Vton Surroin apo? Ato cka i ka bo Veton Surroi 14 akademikeve te SANU, e ne Konference te Wienes, asnje, asnje intelektual si i quni ju keta te “ditshmit” ne Kosove, asnje nuk ka mujt me ju kunderv asnjenit nga SANU. E Vetoni i ka sakatu, e i ka perla ne mes vehti. Ajo quhet shkathesi, kur mbrrin ti dhe asi si ti te qe te theni kundershtaret e ne mes vehti, e ajo ish qujt Shkethesi te Luftimit! E kategoria e pa njohur per ty. Pra mbylle me Veton Surroin. Se je pikzibner me dit e le mo me kuptu cfare lojtar eshte Veton Surroi. Mundesh me shit dijeni cfare lojtar eshte Ronaldo e qesi fare lojtar te njefare loje ku mashkujt me nje kom pe livrisin njefare topi qe me e qite ne nje fare rrjete dhe per kete pune e marin 30-40 milion euro. Me kete loje meru, ajo te kish shku, okej!!! Dhe nje send djalo: Miladin Popović ka qene malazez, e jo serbo- malazez. Nese edhe kete dallim nuk pe dishe, nime lajmrohu e bashk me Nexhmedin Spahiun, lajmrrohuni tash kah vjeshta te do gra qe te i ndihmoni me i qeru speca. Jo me maru ajvar, po veq speca me qeru. Se sa per ajvar, grat jane mbretnesha. Nanat dhe motrat e juaja. Nanat qe ju linden Ato jane mbretnesha te kesaj Bote. E ju ju pikzibnera qe po e cmoni ma shume nje Ronaldo se aktin e lindjes qe e ben gruaja. E per cfaredo pune paguhet 500 milion ma pak se ju “burra” qe pe ngritni Ronaldo apo deri dje e keni ngrit Hashim Thacin. E kur keni pa qe nume dy tri muj po rezitet ne Haag e qe se kan mendjen keta me leshu, ja niset mu bo “trima” e me shkru Post Festum cka ka bo Hashim Thaci. Shko ti te shpija djalo dhe meru me ate Ronaldo apo si e pat emrin ai qe e paska IQ nashta… nuk e di sa nashta… e paska. Qat IQ.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu