Dosja.al gjeti këtë vendim të dyshimtë, të pasqaruar dhe pakonsultuar me askënd përveçse palës turke, që është botuar publikisht nga qeveria në QBZ. Në nenin 2., pika 9, parashikohet shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet. Termi “përmirësim”, që është i barabartë me fjalën rishikim, nuk është përmendur në asnjë nga daljet e kryeministrit Edi Rama, e as në vizitat e tij në Turqi.
“Shkëmbimin e përvojave në hartimin dhepërmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet,”– shkruhet në pikën 9.
“9. Shkëmbimin e përvojave në hartimin dhepërmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet,”– shkruhet në pikën nëntë.
Ndërkohë që më poshtë, neni 3., pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.
Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve ose të studentëve turq në seminaret e kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare, ndërsa pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve ose studentëve shqiptarë në seminaret apo kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.
Përmbatja e nenit tre:
Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare
- Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.
- Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.
- Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.
- Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.
-
Neni 3
Kush e ka kërkuar futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe?
Aktualisht në vendin tonë, në arsimin parauniversitar, nxënësit gjuhën angleze si gjuhë kryesore, dhe kanë mundësinë e zgjedhjes së gjuhëve të dyta si: frëngjisht, italisht, spanjisht apo edhe greqisht, në ato zona ku ka edhe minoritete.
Ky vendim i futur në Fletoren Zyrtare, shpjegon më së miri atë që fshihet pas marrëdhënieve vëllazërore Rama-Erdogan. Shqetësimi se Turqia kërkon të rrisë influencën në Shqipëri përmes ndërtimit të xhamive dhe investimeve, tashmë po del hapur tek ajo që kritikët e kanë shprehur jo pak: rishikimi i historisë kombëtare.
(f.m;f.g/dosja.al)
S’ka nevoje per komente ky lajm.