ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Fije bari : Vajtim për dy veteranë

Shkrime relevante

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

Nga: Ragim Kçiku ___ NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË ___ A u kemi mbetur borxh...

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Shpërndaj

UOLLT UITMAN: NGA FIJE BARI, VAJTIM PËR DY VETERANË
Rrezja e fundit e diellit
Bie lehtë nga Shabat-i* i përfunduar
Mbi trotuarin këtu, dhe atje përtej shikon
Poshtë një varr të dyfishtë bërë rishtas
Ja, hëna në ngritje,
Lartë nga lindja hëna e rrumbullakët e argjendtë,
E bukur mbi majat e shtëpive, hënë e kobshme, fantazmë,
Hënë e pafund dhe e heshtur.
Unë shoh një procesion të trishtuar,
Dhe dëgjoj tingullin çelës plotë të kornave që vijnë,
Të gjithë kanalet e rrugëve të qytetit vërshojnë,
Si me zëra dhe me lot.
Dëgjoj daullet e mëdha godasin,
Dhe daullet e vogla rrotullohen vazhdimisht,
Dhe çdo goditje e vrullshme e daulleve të mëdha,
Më godet tejpërtej.
Se biri është sjellë me babanë,
( Në radhët kryesore të sulmit ata ranë,
Dy veteranë bir dhe babai ranë bashkë,
Dhe varri i dyfishtë i pret.)
Tani më afër korna godet
Dhe daullet godasin më me vrull
Dhe dritë e ditës mbi trotuar është venitur krejt.
Dhe marsh i fort i vdekjes më kaplon .
Në qiellin lindor qëndron qetë ,
Fantazma e madhe e trishtuar lëviz e ndriçuar,
( Është fytyra e madhe e çiltër e ndonjë nëne,
Në qiell më e ndritshme.)
O marsh i fortë i vdekjes ti më kënaq!
O hënë e pafundme me fytyrën tënde të argjendtë më qetëson !
O ushtarë të mi çift! O veteranë të mi që kaloni në varrim!
Atë që kam unë po ju jap juve.
Hëna ju jep dritë,
Dhe kornat e daullet ju japin muzikë,
Dhe zemra ime, O ushtarë të mi, veteranë të mi,
Zemra ime ju jep dashuri.
Shabath* Ideja për ditë pushimi vjen nga storia e Krijimit në Bibël…
nga anglishtja Vera Xërxa
Londër 15 janar 2021
Leaves of Grass 1900
Walt Whitman (1819 – 1892)
Prof. Dr. Shaqir Shaqiri

Dëshmori i kombit dhe poeti ynë i njohur lirik, Jusuf Gërvalla

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu