ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Për tragjeditë e Shqipërisë së viteve 1996 e 1997, për “gjuhën e trashë” të malokëve dhe kangën time për Bajram Currin, në Hotel Rogner!

Shkrime relevante

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

Nga: Ragim Kçiku ___ NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË ___ A u kemi mbetur borxh...

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Shpërndaj

Nga: Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

E ritheksoj që zotriu nga stafi i Pjetër Arbnorit, siç theksova në pjesën paraprake të këtij rrëfimi, më tha:  “… me një dëshpërim dhe një shikim të zymt, me 28 shkurt 1997:

“Këtu mbaron çdo gjë. Për rrafsh një vit do të fillon Lufta në Kosovë”!

E kishte pas ditur mirë dhe paralajmëroj saktësisht për ngjarjet që vinin.

Më kujtohet mirë se kishte dallime të mëdha ndërmjet shqiptarëve të jugut dhe atyre të veriut të Shqipërisë për çështjen e Kosovës, sikur të ishte fjala për dy popuj të ndryshëm, e jo për të njejtin popull!

Kisha përshtypjen se jugorët kishin mendësi (mentalitet) të ndryshëm dhe dallonin nga shqiptarët e veriut të Shqipërisë. Ishin shumë më mosdurues dhe mbanin një qëndrim të keq, të thuash mospërfillës, indiferent e idhnak me shqiptarët e Kosovës, thuajse kosovarët ishin fajtorë për gjendjen jo të mirë ekonomike të tyre.

Athua pse?

Kjo më ka ndodhur shumë herë në bisedat që i zhvilloja me ta për Kosovën. Në të vërtetë, shumica nga shqiptarët e jugut të vendit, sikurse të ishin marrë vesh paraprakisht me njëri-tjetrin apo sikur t’i kishin mësue fjalitë dhe frazat që duhej ti flsnin përmendësh, vazhdonin që ta shprehnin një hidhërim a urrejtje të pashpjegueshme ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Për shembull, njëri prej tyre më pati thënë, (nuk du t’ia përmendi emrin, sepse ishte gjeneral i njohur!), kështu:

“Mos pritni nga ne që të rreshtohemi në anën e kosovarëve!”

Dhe pati vazhduar me një nervozitet dhe urrejtje patologjike, krejt të pafshehur:

“Çka deshtët juve? Pse jeni kundërshtar të Jugosllavisë? Ju atje keni pasë dhe keni jetë të mirë. Keni shtëpi të bukura, keni vetura të mira, ndërsa ne këtu shumë herë nuk kemi pasë as bukë për të ngrënë”.

Por, shumica prej tyre vazhdimisht e lavdronin Enver Hoxhën. Dhe rrëfenin se ai ishte i shkathët me rusët dhe me kinezët. Shumica e tyne nuk i simpatizonin shqiptarët nga Kosova. Aspak! Për më tepër ata fajësoheshin për gjendjen që mbretnonte në “atë shtet të drejtë, Jugosllavi!”.

Disa nga ta shkonin aq larg me fjalët e tyre të mbrapshta, si kjo:

“Ju jeni aq të prapametun dhe qesharak. Juve ua vendosni emrat fëmijeve tuaj me emrat e qyteteve dhe lumenjve të Shqipërisë!

Çkeni ju me neve?

Asgjë të përbashkët nuk keni ju me neve. Jeni primitiv.”

Pastaj, fjalia: “Pse e ngritni dhe adhuroni Gjergj Kastriotin Skenderbeun, përse? Ai ka qenë një hajdut lokal këtu! Juve kosovarëve nuk duhet lejuar që të vini këtu, se po na i prishni femrat tona?!” 

Shumica nga jugorët me të cilët bisedoja nuk e përdornin termin shqiptar të Kosovës, por atë gjeografik: “Ju kosovaret?!”

Pastaj: Ju e flisni “trash” Gjuhën Shqipe … Ju i ngjani Berishës dhe klikës së Tij. Ai është malok dhe duhet të vijë në krye të shtetit dikush nga jugu. E jo asi skutari çfarë është Berisha. Na e prishi shtetin …! I mbanë afër politikanët që janë nga veriu dhe merren me  çështjen e Kosovës dhe me juve që jeni aq mendjemëdhenj dhe ju pengon Jugoslavia”.

Çfarëdo që të ishte Enver Hoxha, pikërisht ai na mbronte nga të gjithë armiqtë që donin ta e shkatërronin Shqipërinë “siç e shkatërroi maloku Sali Berisha” që merret më shumë me çështen e Kosovës se sa me shtetin tonë. Neve na duhet dikush që do t’ia kthente Shqipërisë atë shkëlqim qe e kishte derisa Enver Hoxha ishte gjalle”. Ne nuk duam në kry të shtetit një asi personi sikur Sali Berisha , e as “zagarin e tij” Pjetër Arnori?!”.

” Mos pritni nga ne që t’ju mbështesim. Asnjëherë. Por, kërkonie fatin në Jugosllavi dhe kërkoini falje Jugosllavisë për atë marrëzi që e bëtë ndaj saj më 1981.” 

Këtu i numrova pothuaj të gjitha deklaratat e shumë bashkëbiseduesve të mi jugorë, toskëve. Në një darkë në Hotel Rogner, ku më pati ftuar stafi i Pjetër Arbnorit më 1996 ,  ishte një ansambël muzikor që endej nga tavolina afër tavolinës tjetër duke kënduar muzikë shqipe, kryesisht të jugut. Dikush tha që ndoshta une kam ndonjë dëshirë muzikore.

E une, u thash: “Po, ju falemnderit! Ju lutem të na e këndoni këngën për Bajram Currin”. pas kërkesës sime pasoi heshtja, një qetësi e pashpjegueshme … U thash: “Nuk e dini atë këngë? Ata, ma kthyen:

“Do të provojmë për juve Zonjë, por ne nuk e këndojmë atë këngë!”

Ua ktheva: “Ju lutem ta këndoni …! Filluan ta këndonin, por pa dëshirë e disi me druajtje dhe me zë të ulët, e me një ritëm mjaft të dobët. Une u ngrita nga karriga dhe me tërë fuqinë e zërit që e kam bukur të thekshëm e të  fuqishëm, ia fillova refrenit:

“Bajram Curr, o Bajram Curr, emri yt s’harrohet kurrë. Të ka lindur Nanë Gjakova, s’të harron Kosova!”.

Me gjithë za …

Përnjëhere shumë tavolina mysafirësh u boshatisën! Mbeta e shokuar. Disi… nuk arrija ta kuptoja se çka ndodhte, pse u larguan gjithë ata njerëz? Personi nga stafi i Arbnorit që ishte me mua, mu drejtua me gëzim:

Diana Rexhepi, përmes kësaj kënge ti i ke përjashtu dhe ndjekë nga hoteli shumicën e spiunëve të Fatos Nanos, që  sonte kanë ardhur këtu edhe për shkakun tënd!”

Në fillim nuk arrita ta kuptoja se për çka më fliste e sqaronte zotriu nga stafi i Arbnorit…?!

“Kryengritësit” e absurdit të vitit 1997 …, koha kur “u shemb” shteti shqiptar?!

Por , por… , kur u bë ajo rrëmujë në shkurt dhe mars të vitit 1997, e kuptova se skenari ishte i përgatitur më herët. Aso vrasjesh, luftime të pakuptimta ndërkrahinore e ndërpartiake, të shtëna armësh gjithandej në mes të bandave të jugut dhe veriut… E pabesueshme! Nuk kam pasë guxim, Jo, nuk kam pasë atë guxim me shku në jug të Shqipërisë, me e kalue Lumin Shkumbin. Jo, nuk e kisha atë guxim. Atë guxim e ka pasë vetëm Ibrahim Kelmendi, andaj une disi … i jam përkulë në vehte Ibres si e pati atë guxim me hi në jug të Shqipërisë, atje ku ndodhnin vrasje, luftime, që i kishte nxitë Fatos Nano, e çdo ditë, për çdo ditë kam raportue për Novi List në Kroaci dhe e kam nxi dhe baltosë Fatos Nanon deri në fund dhe atëhere i pata bërë publike dhe shpalosa planet e tij.

Kur qesh kthyer në Zagreb gazetarët dhe politikanët kroat, më thanë:

Puno smo naučili o Vašem narodu. Nitko to tako nije dobro objasnio kao Vi gospogjo Rexhepi. Ipak, mi želimo da pobjedu odnese gospodin Sali Berisha, o njemu znamo puno toga, on jest prijatelj Hrvatske i naše samostalnosti. To mi ne zaboravljamo, kao niti činjenicu da ste doveli gospodina Arbnorija na Hrvatsku Televiziju i da je upravo on s’ toliko dostojanstva bio prvi strani političar koji je Hrvatskoj čestitao pobjedu nad Srbima agresorima, i podržao akciju Hrvatske vosjske od srpskih i srbijanskih četnika. Predivno je govorio gospodin Arbnori”. 

(“Kemi mësuar shumë për popullin tuaj. Askush në këtë mënyrë nuk ka sqaruar sikurse ti zonja Rexhepi. Megjithatë, ne duam që të fitoj Sali Berisha, për të dijmë aq shumë, ai është mik i Kroacisë dhe pavarësisë sonë. Këtë ne nuk e harrojmë, sikurse faktin që e keni sjellë këtu zotëri Arbnorin në Televizionin Kroat dhe në të vërtetë ai me aq dinjitet ishte politikani i parë i huaj që Kroacisë ia uroj fitoren ndaj agresorëve Serbë dhe e përkrahu aksionin e ushtrisë Kroate ndaj serbëve e četnikëve serbë. Pjetër Arbnori ka folur në mënyrë të mrekullueshme.”)

Për fund me dëshirë do ti thoja e rikujtoja pak fjalë që Bekim Berisha Abei, ia ka pati thënë Sali Berishës, kur plasi konflikti i nxitur në mes të Jugut dhe Veriut të Shqipnisë, që ishte i nxitur nga qarqet armiqësore ndaj kombit shqiptar, qofshin të brendshme apo që bashkëpunonin me fqinjët historikisht jodashamirës ndaj nesh, por …, megjithatë, nuk do te i them. Jo, nuk do t’i them.

Por, do ta rikujtoj një gjë se Sali Berisha në ato moment dramatike të konfliktit absurd dhe krejt të pakuptueshëm ndërvëllazëror, i ka shpëtu shumë jetë të jugorëve, në Vlorë e gjetiu.

Këtë do ta them në fund të kësaj pjese të rikujtimeve e dëshmive historike të faktuara për ngjarjet e hidhura të Shqipërisë, që filluan diku në gusht të vitit 1996 e që u bënë masive e shpërthenin gjithandej në shkurt, e sidomos në marsin e zi të vitit 1997.

Vijon

K O M E N T E

7 KOMENTE

  1. Lufta vella – vrasje e vitit 1977 ishte nje kunder rrevolucion i pregatitur shume kohe me pare nga komunistet e rane nga froni.Bankat i hapen ato me njerez te tyre dhe gabimi fatal i Berishes qe nuk arrestoi menjehere pronaret e bankave qe ipnin interes vjetor mbi 95 % Kjo gjo ndodhi pas pak muajsh dhe ne Makedoni por udheheqesi i atehershem ( Gligorov ne mos gaboj ) veproi sic duhej dhe qetesoi popullin e irrituar.Gabimi pasardhes i Berishes ishte mosdorheqja qe mos te shkohej ne hapjen e depove te armeve.E treta ne kolapsin e shperthyer ne krejt vendin nuk therritet Mbreti Zog per te bo referendum per rikthimin e Monarkise ne Shqiperi.Kur dihet se rajonin per rreth asnje shtet nuk u kthye ne Monarki.Dhe ku ne Shqiperi ku propaganda komuniste e ka erresuar figuren e tij shume.Ai Referendum duhej bo me 1992 dhe prap ne se fuqite e jashtme te ishin dakort.Merite eshte fakti qe busti i Mbretit Zog eshte vendosur ne qender te Tiranes.Dhe betimi e amaneti i pas ardhesve te diktatorit Hoxha eshte qe t’a rrezojne e te vendosin bustin e kriminelit gjirokastrit.Mos qofte e shkruajtur te realizohet nje gja e tille por gjasat se pas shume dekatash jane se do te realizohet.Ajo qe keni perjetuar me tosket e Shqiperise ka qene e dhimbshme dhe cdo fjale kundra Kosoves e shqiptareve kane qene te orkestruara per te denigruar Berishen.Tash qe u rehabilituan e u rikthyen ne pushtet pse nuk shprehen si dikur ,veri – jug ,maloke e tjera fjale ???? Marrezia e 97 – tes mbaroi, u krye misjoni e tash kane vetem nje detyre te dobesojne plurarizmin ,te gjunjezojne cdo parti te djathte e te qeverisin te qete pa kundershtare te vertete.Tash lakmia e prones, pasurimit i ka bo dhe ma qesharake dhe problemet e brendeshme jane lene ne dore te Ambasadave me kryesoren znj.Kim.Asaj kane harruar t’i caktojne karriken ne Parlament.
    Dhe kuptohet ajo eshte e komanduar dhe nuk vepron me koken e saj.

    • Zonje. Ju jeni shtetase e Shqiperise jeni lind ne Shqiperi. E respektoj kete fakt. Dhe nuk perzihem ne pune te juaja, te shtetit shqipetar. Dhe me radhe as shteti shqipetar ne ne kete dhe kesi rrethane dhe konstelime te mos perzihet ne Kosove as ne synimete e Ksoves, e le mo te e dobeson situaten dhe poziten e Kosoves qe tash eshte fragjile. Nuk i njifni serbet. Nuk i njifni. Ate cka une nuk njoh, nuk perzihem tjeterkujt cka ai (shteti i Kosoves) duhet me bo e si me u sjell me Serbine. Te ju, degjohet neper kafe muzika popullore serbe. Njeqind here kam perjetu kete ne Shqiperi qe ne kafene te juaja degjoheshin lepa Brena e kesi do fare cajka qe na e emrojme ate muzike asisoji. Pune e Juaj. Po, kam luftu ketu edhe per Ismail Morinen, shtetasin e Shqiperise cilin e dorzoi Edi Rama, me nje lehtesi te padurueshme e dorzoi qe mund te arestohet ne shtetin tjeter, Kroacine e cila ka obligim ndaj Interpollit te i dorzon persona qe kane kerkim Fletaresti te kuq. Por qe keto 15 minuta loje, e qe kam studiju me dite ato 15 minuta loje futbolli ne Beograd ku ishte ekipi i Juaj Shqiperise vs Serbise. me vjen keq nese nuk e njifni gjuhen serbe e me kuptu cka brohoritshin serbet kunder shqipetareve edhepse po THEKOJ ishte ekipi futbollist i shteti te Juaj. Nese duhet ju perkthej cdo fjali. Ne detaje. Pra, gishtin kah vehti se pari. Nese nuk e perkrahni Kosoven, ok. Por mos ja veshteroni poziten Kosoves dhe shume pune te madhe do te boni. Sa per Lufte kur ishte ne Kosove si jeni sjell ju te Shqiperise, nuk do te flas ketu ne kete postim. Ju falemnderit nga zemra qe i keni pranu kaq refugjat nga Kosova. Ju falemnderit. Vijon linku i lojes per te cilen Edi Rama ka qene i gatshem te e viktimizoi Ismail Morinen. Me vdekje. https://www.youtube.com/watch?v=rrDdtVb2tZE Nese duhete perkthim, kerkoni lirisht, Ju perkthej deri ne imtesi

    • RIKUJTIM: E POSTAR ME 12.9.1917., NE FAQE TE KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE, EDI RAMA
      LETER E HAPUR, POSTIM, KRYEMINISTRIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE, EDI RAMA
      Zoti Kryeminister i Shqiperise, Edi Rama. Po Ju drejtohem keshtu, dhe se pari here po Ju drejtohem. Si Kryeministrit te nje vendi, qe nuk eshte shteti im, nuk jam shtetase e Shqiperise, por ne ate shtet, Shqiperi, jetojne bashkombas te mij. Dhe te Juaj. Qe votuan per Juve. Te te Ju rikujtoj nje emer- Ismail Morina, shtetas i Shqiperise, autori i dronit ne loje futbolli Serbi- Shqiperi. Ai gjendet ne Kroaci. Ne burg. Dhe, si duket, do te i dorzohet Serbise. Nuk jam as tifoze e futbollit, e nuk me intereson ajo loje. Por, me lejoni te Ju them qe cdo njeri, eshte i vlefshem, cdo qenie, e sidomos sepse ne kete rast, te Ismail Morines, jane te thyera disa kritere te barabartesise, drejtpeshimit. E Ju si Kryeminister, besoj, keni konsiderate per cdo qytetar te Juajin, te Shqiperise. Nese Morinen e dorzojne Serbise, ai, Ismail Morina, veshtire do te mbetet gjalle ne burgun e tyre. E kam shiquar shume here ato 13 minuta te lojes ne Beograd. Jo shkaku i lojes, por shkaku i rastit te Ismail Morines. Ne Beograd, tifozet e atyre, serbet jane sjell sikurse ka lujt ekipi i Kosoves, e jo i Shqiperise. Por ne ekipin e juaj, te Shqiperise, ishin edhe disa lojtar nga Kosova. Ne Kosove, me vite, ate e dini, jane valu flamujt serb, te Serbise se madhe, dhe nen kete flamur, dhe ne emer te ketij flamurit qe valonte ne Kosove, jane mbyt shume civil, gra, pleq, femij. Ne menyre me bestiale. Kete e dini. Per nje dron te teritorit te shqipetareve etnik, qe valoi disa minuta, duhet te dorzohet dhe te vritet Ismail Morina, shtetas i Shqiperise? Nuk ka nevoje te Ju rikujtoj, zotri Rama, se lejimi i dorzimit te Ismail Morines Serbise, Ju shkon edhe Juve personalisht, Ju shenohet si gjest i dikujt qe eshte inferior dhe/apo indiferent per kete rast, ku nuk eshte ne pyetje vetem Ismail Morina, por padrejtesia shekullore me te cilen Ju, si Kryeminister po pajtoheni. Nese me lehtesi do te lejoni dorzimin e tij Serbise. E ky gjest, mbyllja e syve ndaj rastit Morina, eshte ne nje menyre, me lejoni te Ju them, simbolikisht Larja e duarve te Ponci Pilatit. Ne disa nivele kjo eshte Larja e duarve te Ponci Pilatit. Nese nuk reagoni Ju personalisht, Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, Ju deshiroj qe ndergjegja e Juaj, e nuk ka njeri pa ndergjegje, thjesht nuk ka, Ju deshiroj qe ndergjegja e Juaj te te Ju rikujtoi cdo nate, deri ne fund te jetes se Juaj Ismail Morinen dhe femij te tij. Ju pershendes. Diana Rexhepi, Zagreb, Kroaci

  2. Un dij shume fakte rreth ketyne ngjarjeve te vitit 1997, te cilat kishin mbeshtetjen edhe te qeverise italiane te asaje kohe me kryeministrin ish komunistin Romano Prodin.

    Un jetojshe ne Itali. Televizioni RAI ka dhane lajme dhe filmate ku Prodi kishte shku ne ate kohe ne nji fshat shqiptar kufitar me Greqine. Aty kryeministri italian Prodi u taku me nji fare Zan Çaushi, i burgosun ne Greqi dhe i denum me burgim te perjetshem per vrasje. E kishin liru prej burgut grek. Ky Zan Çaushi u ba tmeri i Vlones gjate ngjarjeve te viti 1997.

    Me kan tregu se ne Shkoder gjate asaj qe ndodhi ne vitin 1997, jane pà shume fetyra te panjoftuna qe kan shperthy bankat, djege gjykatat me arshiva etj.
    Asht fakt i pamohushem se mbas marrjes se pushtetit nga te vetquejtunit socialista Fatos Nano &, komunistat kan nxjerre LIGJIN E AMNISTISE. Kete e kam ma se te sigurt. Ma ka pohu nji prokurore e Durresit, sepse un kisha dorezue ne ate prokurori nji denoncim ndaj nji personi qe me kishte ba keq. Prokurorja ma nisi me shkrim se simbas ligjit te Amnistise se asaje kohe, ky faji kundra meje ishte amnistu. KULMI.
    Kerkoni ne internet se e gjeni, ne mos e paqin hjeke.
    Toska komunistat kan perdore mesimet e Leninit per marrjen e pushtetit me revolucion. Kete gja ata e kan zbatu ne kohen qe konsiderohet koha e DEMOKRACISE. As Ameika e as Euopa nuk e paska dijte kete gja (?!).

    Pse tosko komunistat e nxoren kete ligje amnistie per kete periudhen e ngjarjeve te viti 1991 dhe e nxoren fille mbas kesaj perjudhe?!
    Kjo verteton se socialistat amnistojshin bashkepuntort e vet kriminela me ane te cilve rrezuen qeverine legjitime te Sali Berishes.

    POR mos harroni per asnji minut se keto jane socialitat, qe s’jane socialista, dhe demokratet qe s’jane demokrat.
    Keto jane siç ishte e shkrume ne prrullat e kohes se komunizmit: “NJERIU I RI, VEPRA MA E SHKELQYER E PARTISE” ose ma mire me thane “VEPRA MA E SHEMTUEME E PARTISE”.
    Ne kete shkrim poshte shifet Zan Çaushi me automatik (foto djathtas) dhe foto majtas kryministri italian Romano Prodi (poshte nga e majta ne fotograi).

    https://www.gazetaexpress.com/zani-caushi-nis-skemen-per-tu-liruar-jeta-e-tij-nga-martesa-brenda-burgut-te-lindja-e-femijeve/

  3. Mbas kesaj revolte me arme te tosko-komunistave ne Shqipni, dli ligji i amnistise dhe u shoerthyen burgjet, prej nga dolen e gjithe paria komuniste e denume Me akuza qesaharake). Doli e gjithe byroja politike me Ramis Aline e deri tek Lenka Quku.
    Dolen nga burgu edhe kriminelat e ministrise brendshme si puna e zevendes ministrit te punve te brendhsme komuniste kriminelit Zylyftar Ramizit, i cili kishte masakru te burgisunit ne Revolten e Qaf Barit.
    Ky kriminel u shpall “Persona Grata” ne Shtete e bashkueme ku sot jeton i lire.
    Shifni foton e Zylyftar Ramizit dhe lexoni shkrimin:
    https://voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=POLITIK%C3%8B&article=24648

    Kjo asht Amerika, mikja e jone.

  4. E nderuar zonje kuptoj zemerimin dhe brengen tuaj per cfare shkruani me siper.Paksa dite ka qe hasa ne shkrimet e juaja ne kete gazete dhe temat qe trajtoni me pelqejne se tregoni dhe pjesmarrjen tuaj aktive ne shume ngjarje e vite te kaluara.Ndjej respekt e detyre t’a shpreh kete konsiderate dhe pse ne shtete te ndryshme kemi lindur dhe po vazhdojme te jetojme.Ju ne Kroaci e une jo ne vendlindje por ne qender te europes ku ligjet e zbatimi i tyre me bejne te ndihem njeri.Eshte me se vertete qe ne Shqiperi 2/ 3 e popullsise ka degjuar e vazhdon te degjoje ( sot jo kjo perqindje por e pergjysmuar ose dhe me pak ) muzike sllave ( narodna pesma ) .Dhe qe te kuptojne mire vellezerit kosovare se atehere te burgosur e te detyruar te degjonim marshet luftarake te kengeve per partine ne pushtet defrimi e kundershtimi qe i benim atij rregjimi sundues ishte vetem degjimi i stacioneve televizive e radiove te huaja.Pjesa tjetet ,1/3 degjonte muziken greke.Dihet qe muzika eshte ushqim shpirtror e kur ky ushqim te mungon (,une personalisht per hir se vertetes pranoj se mbi nje dekade kam ndjekur rregullisht kanalet televizive te ish Yugosllavise aq sa me ndihmen e pare te 8 – te viteve shkollore te gjuhes ruse + shikimet ne tv.yugosllav une sot lexoj e flas dhe e kuptoj ate gjuhe.) ,pra kur nje muzike e embel ritmike te mungon nuk e quaj as sot mekate pse kam shijuar L.Brenen, M.Ilic etj etj.Ne zonje kishim disa kenge te degjueshem e te embel per veshin por zbehej kur shikoje qe kengetarja – ri vec betoni i mungonte ne kembet .Nesje ne vitet 97 kur ju vete keni degjuar L Brenen ne Shqiperi e besoj se ka qene fillimi e nuk ishte krijuar muzika e bukur e jona Ku sot nuk ngopem tuj e degju.Sepse kendon shpirti e jo partia si atehere.Per rastin e Marines dij qe me shume ka nderhyre e ndihmua Kroacia se sa kryeministri sharlatan E.Rama.Dhe gjestin e tij ( te B.Morines ) nuk e quaj aspak patriotike kur shfrytezon nje aktivitet sportiv .Nesje ju me letren e nisur ne adrese te E Rama keni bo gjestin me fisnik e guximtar.Ne vitin 1999 ne luften e Kosoves familja ime ( ime moter e im vella ) kane strehuar familje kosovare.Pas clirimit te Kosoves im vella ka porosit DHE nga toka e Kosoves per t’ja bashku varrit te tim eti .Mjerisht vdiq pa pa clirimin e saj.Dhe nuk ishte ai e ne femijet e tij nga veriu por ne qender te Shqiperis.Ndoshta u zgjata ne mbyllje perseri falemnderit per c’ka shkruani.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu