shkruan Fahri Xharra, Gjakovë
Ku ishim mbi 20 vjet, pse heshtëm? Bile një herë në Kuvendin e Kosovës u përmend kjo çështje , një deputet që gjatë luftës paska qenë mjek i UÇK-s që emri i të cilit nuk më kujtohet , doli me një arsyetim dhe tha: “ Të vërtetën mund ta gjejmë vetëm nëse e bejmë një kontroll të ri gjinekologjik “ . Pse ai e tha e tha këte , po një dhunim si vërtetohet pas dekadave ? Ai donte të fshehej e vërteta, me siguri, dhe kjo temë u harrua thuase nuk ka qenë kurrë.
Në vitin 2012, dola me shkrimin “Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës “ i cili u ribotua edhe në gazetat e Shqipërisë, por jehona ishte vetëm e disa gazetave.
Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës
Nga Fahri Xharra, Gjakovë
“Shqipja e vjetër, si të parandiente një gjëmë të ardhshme, për përdhunimin e femrës e krijoi fjalën dyfish të rëndë “çnjerëzimi” (Këahtu thotë Kadare tek shkrimi i tij “Mbi krimin në Ballkan”).
Dramën e grave të Kosovës, në luftën e fundit, nuk ka kohë që mund ta shlyejë. Nuk ka kohë që mund ta heqë nga kujtesa e botës së civilizuar, që këto mizori të njohura prej shekujsh e mijëvjeçarësh, që u kthye në mjet lufte, me qëllim të caktuar: thyerjen e moralit të një populli.
Qëllimi i caktuar: thyerja e moralit të grave e burrave, por më së keqi goditjes së moralit jo vetëm të brezit që e përjetonte por edhe brezave të ardhshëm.
Kishim të bënim me një popull që kur e sheh fëmijën e vet duke fjetur thotë: “Po fle si i prerë në fyt” (“Spava kao zaklan”-kështu thonë serbët), ndaj një populli që për fëmijët në përgjithësi thotë se: “po fle si qengj” (kështu thnë shqiptarët).
Çka është çnjerëzimi? Sigurishtë se çnjerzimi është më i rëndë se çnderimi, pra më i rëndë se dhunimi. Historia jonë e njeh shumë mirë çnjerëzimin, e njeh shumë mirë se si mbrohet mu si ato skena tragjike të hedhjes së grave suljote nga shkëmbi në humnerë për të mos rënë gjallë në duar të kriminelëve (vërejtja ime; autori e ka fjalën per ushtarët e Perandorisë turke).
Shtazërimet e kryera ndaj femrës sonë nga serbët, kanë rënë në heshtje. Ato shtazërime kanë kaluar në harresë. Ato shtazërime në mbi 20 mijë femra të Kosovës, e që është një trishtim i madh, për të cilat një pjesë e politikanëve e harruan krejtësisht se çka ndodhi.
Çnjerëzimi është një armë e luftës, e cila të poshtëron, por nëse heshtet, viktima bëhet dhunues. Kalvari i vërtetë i çnjerëzimeve, në luftën e armatosur në vitet 1998-1999, sipas shënimeve ishin ngjarjet që më së shumti në botë u mbuluan nga shtypi, radiot dhe TV-të ndërkombëtare. Por, e rëndë është heshtja jonë, pra heshtja e klasës politike të Kosovës.
Çnjerzimin e femrës shqiptare ne luftën e armatosur te shqiptarëve te Kosoves për çlirim shoqëria jonë duhej ta potenconte vazhdimisht para opinionit të bashkësisë ndërkombëtare, siq e bëri Serbia me shumë lehtësi shfaqjen dhe angazhimin e Karla Del Pontes dhe Dick Martit, dhe me këtë shfaqeje te karladelponteve e dickmartave, per gjoja krimet e UÇK-se që paska bërë kundër “robërve të luftës (athua ku ishin ata robër lufte?!) ne opinionin ndërkombëtar krijoj një ndjesi që ne shqiptaret mos ti dhimbsemi askujt. Jo pra, nuk i dhimbsemi më askujt!
Të dhënat nuk mungojnë, por përderisa krimi është i dënuar në emër të moralit, instancat e drejtësisë bëhen kuadër fizik nëpër të cilin viktimat duhet të kalojnë, për të kërkuar drejtësi. Ishte ajo kohë që ne e heshtëm dhe e harruam, koha kur tërë bota u vu në dijeni për krimin serb.
Pasi një popull u shtyp dhe u masakrua vite me radhë, pasi u mbytën me thikë mbi 800 fëmijë të moshës nën 5 vjeç, pasi u përdhunuan mijëra gra e vajza, pasi u deportuan barbarisht rreth një milion njerëz, heshtja jonë bën që provokimi ende të vazhdojë.
Për arsye të njohura, ne ende heshtim për atë që ne ishim hebrenjtë e fundit në kampet çnjerëzuese të Milosheviçit. Duke na falënderuar neve, prijësve tanë te klasës politike, bota e filloi heshtjen. Dhe, bota vazhdon të jetë përsëri e verbër. Ky është një shans më tepër që çnjerëzuesit të bëhen “viktima”.
Gjakovë, 2012
P.S Kjo çështje është aktualizuar kohëve të fundit nga qeveria. Shpresoj se do i dalim në krye
22 vjet kanë kaluar dhe plagët e luftës ende janë të hapura. Plagët i kemi të hapura në shumë fronte. Kemi ende persona të zhdukur, dëme që akoma s’i kemi matur, dhe shumë borxhe të papaguara. Por, fronti që na ka hapur plagë më tepër e për të cilin dua të kem vëmendjen tuaj sot, janë gratë dhe burrat e përdhunuar të cilët edhe sot vazhdojnë të jetojnë me barrën e rëndë të padrejtësisë, stigmës dhe izolimit.
Ne nuk mundemi as të imagjinojmë dhimbjet dhe tmerrin që të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës kanë përjetuar, por edhe vuajtjet e vazhdueshme pas luftës duke jetuar të heshtur, të izoluar e të harruar
Në Kosovë, edhe 22 vjet pas luftës, nuk kemi akoma AS EDHE NJË AKTGJYKIM PËRFUNDIMTAR fajësues në lidhje me rastet e përdhunimi në kohë lufte. ASNJË. Kemi vendime të shkallës së parë, të cilat janë kthyer mbrapsht në shkallët e apelit. Kjo, përkundër faktit që kemi gra e burra që kanë folur, kush publikisht e kush veç në Prokurori.
Kemi zonjën Marte Tunaj, e cila ishte e para grua që në vitin 2013 dëshmoi hapur për përdhunimin që kishte përjetuar, dhe e cila vdiq në maj të vitit 2016 me një pension prej 96 eurosh. Kemi zonjën Vasfije Krasniqi – Goodman, e cila e ka vazhduar misionin e shenjtë të Marte Tunajt duke folur në vazhdimësi hapur për këtë çështje që lëndon gjithë kombin tonë, dhe, së fundmi, kemi edhe zonjën Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e cila njashtu ka treguar forcë të pashembullt kur ka vendosur të flasë për eksperiencën e saj.
( E Huazuar, 27.10.21 )
Ja gazetat ku u botua shkrimi:
Fahri Xharra: Çnjerëzimi i harruar i femrave të Kosovës
http://shekulli.com.al/4676/
https://gazetaora.tumblr.com/post/79157130077/%C3%A7njer%C3%ABzimi-i-harruar-i-femrave-t%C3%AB-kosov%C3%ABs
https://gazeta.mk/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/
https://dardaniapress.com/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/
https://floripress.blogspot.com/2018/04/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te.html
(http://www.zemrashqiptare.net/news/35578/
http://gazetashqiptari.com/cnjerezimi-i-harruar-i-femrave-te-kosoves/
Me gjithe respekt ndaj te madhit Ismail Kadare qe e pasuroi Boten me vepra te Tij, ne kete rast, dhunimi i femrave shqipetare, termi qe ai e perdori emertim “Cnjerzimi” e per shqipetaret qe ata, serbet, na cnjererzuan neve, ehste tersisht e kunderta. Ata, serbete me kesi akte, dhe tere ate cka kan bo ne Kosove, e cnjerzuan vehten. Po e perseris: Serbet E Cnjerzuan Vehten. Dhe si rrjedhoje, e perjashtuan vehten e tyre nga Njerzimi si i tille e ne Bote. Termi njerzimi eshte dhe perdoret per qenie njerzore qe jane ne ruzulin toksor, banoret te planetit me emrim Toka. Para se te them dicka per neve si popull, do te e citoj librin “Kremanska Proročanstva” ( “Profetesi te Kremnes”), e te cila profetesi jane rangu dhe vreresu nga ekspertet te kesaj fushe ne Bote, jane vlersu gati si profetsi te mirenjohura te te njohurit Nostradamus. Te mos te largohem nga teme e mos te hyj ne histori te ketij libri do te Ju them qe eshte fjala per Miloš dhe nipin e tij Mitar Tarabić qe kane jetu ne filim ( Miloš) dhe kah fundi ( Mitar) te shekullit 19-te. Te gjitha Profetesi te tyre i ka shenuar prifti Zaharije dhe ky liber ka qene nje nder libra qe kemi mujt me i ble kudo ne libraria, e ne qarqe edhe te shkenctareve keto profetesi jane studijuar me te njejten vemendje si disa nga profetesi te shenuara ne Bible. Ne ato profetesi flitet dhe per shqipetaret si popull dhe cka do te i bejne serbet shqipetareve, e dri ne imtesi. Ky liber i cmueshem ehste ndalu dhe jane konfisku nga librarit ne Serbi ne vitin 1991., por tash, ne kohe recente, sipas informatave qe i kam, ehste leshu perseri dhe mund te blehet ne Novi Sad. Per shkak te ndalilit te dhunshem te leximit te ketij libri ne Serbi Ne Kroaci eshte botuar skripti origjinal i profetesive e nga shtepia botuese Novi Grad ne Zagreb. Dhe eshte shitur aq shume sa qe eshte ribotu per se dyti ne Kroaci. E perseris qe keto profetesi “Kremanska Proročanstva” studijohen qe dy decenie neper tere Bote. e ne qarqe te caktuara me me vemendje ne France dhe Danimarke dhe ne SHBA shume vjet para luftrave ne Kroaci Bosnje dhe ne Kosove. Do te e citoj vetem nje varg, e kyq, kapital nga kjo profetesi e te thanun nga Mitar Tarabić te thanun per popullin serb edhepse dhe Mitar Tarabić vet ishte serb: “Naše će majke i sestre lijegati sa nečastivim, i otkad je svijeta i vijeka neće biti takvog roda ka šta smo mi Srbi. Puno ćemo zla učinjeti drugima” Gjuha, theksi i gjuhes eshte ajo gjuhe qe e flasin serbet ne kufi me Hercegovine, perreth malit Zlatibor Pra, kaq per Cnjerzim e per Cnjerzim te serbeve te cilin e parashikojne profetet serb, ne shekullin e 19-te. Mos te kish qene aq e rendesishme kjo profetesi e emertuar “Kremanska Proročanstva” nuk kish qene i ndaluar ky liber aq sinjifikant, i ndaluar me dhune ne Serbi e me vitin 1991. Dhe jane shkatru dhe djege eksemplar te ketij librit, aktit cfare e bonen nacistet per shume libra e gjate viteve tridhjeta te shekullit te kalum njejt si dhe autoritetet te Vatikanit per librin me 95 teza te priftit augustinian Martin Luther e ne fillim te shekullit 16-te. Per shqipetaret Mitar Tarabić thot: Ima jedan narod koji živi tu i mi ćemo im puno zla učinjeti. Sječi čemo ih kao travu. što ih više budemo sjekli kao travu, oni će sve više rasti kao trava. Biće pametni i slišaće samo sebe. Razdvojiće nas od njih jedan čovijek” Ketu Mitar Tarabić e parashikon amerikanin Bill Cllinton. Po te isha pyetur une, po te isha pyetur dikush kompetent e kish perkthyer kete liber te cmueshem, shume te cmueshem, e ne gjuhe Shqipe. Te kthehem ne kete term te te madhit Kadare “Cnjerzim” e me DEFTIM qe me keto dhe kesi akte serbet e ndaj shqipetareve dhe tjereve, por ne kete rast ndaj shqipetareve, serbete e Cnjerzuan vehten deri ne Perjetesi. Jo neve shqipetareve e as femnave shqipetare por e Cnjerzuan vehten. Ate cka une personalisht ia zej per te madhe popullit nga i cili rrjedhi, shqipetareve eshte Anatema e qe benen shqipetaret vehtes sidomos per dhunim te nanave dhe motrave tona. U sjellen sikurse qe eshte Marre te flitet per kete ceshtje. Jo dhe JO! Marre eshte e srbeve qe bonen kete e JO Marre e nanave, grave, motrave tona shqipetare. E Cnjerzuan vehten serbet, JO neve. JO NEVE! Me shume dhe me shume se shume duhet flitet dhe rrefehet BOTES per kete, pa nderprerje, cdo dite, cdo dite nga 0-24 ore. Gjithekund. Dhe Qeveria e Kosoves te angazhon ekspertet botror te biheviorizmit dhe metodes Gestald Therapy qe te punojne poashtu nga 0-24 ore me nanat, motrat dhe grat tona per ta eliminuar traumen e tyre. Sa kushton le te kushton ekipe te ekspertve te Gestalt Metodes te sherimit, eliminimit te traumave. Sepse gjenerata qe do te lindin ne te ardhmen te na, te shqipetaret mos te e trashigojne trauma te nanave, motrave dhe grave tona. JO Cnjerzimi i yni, i shqipetarve, e te mbetet Cnjerzimi i tyne neve, Por CNJERZIMI i serbeve le te mbetet SERBEVE ne trashigim per ate cka bonen. Deri ne Perjetsi le te i mbetet atyre, serbeve, pikerisht ashtu si e thane, profetsuan profetet e tyre Miloš dhe Mitar Tarabić e te shenuara ne librin “Kremanska Proročanstva”, e te njohura tash ane e mbane Botes, edhepse serbet tentuan te i cfarosin ato libra ku jane te shenuara keto profetesi.