Sigurisht për shkak se janë duke menduar se si ta formojnë “asociacionin e komunave serbe në Kosovë”, e nuk kanë kohë për ata që u takon po ashtu secila e drejtë që u jepet e garantohet serbëve të Kosovës. (Drini)
Përderisa shqiptarët e rajonit të Kosovës Lindore, historikisht kanë dhënë kontribut të çmueshëm për veprimtaritë me interes qytetarë dhe kombëtar. Sot Medvegja pas këtyre proceseve shumë të rëndësishme shoqërore, ndihen si të harruar, të përbuzur dhe të nënçmuar. Shqiptarët e këtij rajoni, në vend që të marrin shpërblimin e merituar, ata janë lënë anash, pa përkujdesje dhe pa mbikëqyrje, jo vetëm nga ndërkombëtarët dhe shteti ku jetojnë, por ç\është më e keqja edhe nga vetë shteti amë Shqipëria dhe shteti më i ri në botë Kosova .Gjatë viteve 90, lëvizja mbarë shqiptare kur filloi në Kosovë, Maqedoni edhe në Kosovën Lindore, me të njëjtin ritëm, të gjitha proceset në Kosovë, shqiptarët e këtij rajoni u treguan solidarë dhe dhanë shembullin e merituar se si duhet e mbrohet Atdheu. Mirëpo, ç ‘është më e keqja gjatë luftës në Kosovë, edhe pse flakët e saj përfshinë rajonin tonë, ku mijëra banorë braktisën shtëpitë e tyre nga tortura për të gjetur strehë shpëtimi.
Kur Medvegja u izolua me tanke dhe ushtri, u mbush me paramilitar serb të ikur nga Kosova,çështja e Kosovës Lindore e në veçanti Medvegja nuk zgjidhej sipas dëshirës së popullit dhe çlirimtarëve. Kërkesat e popullit të pandërprera nga Medvegja ,që edhe shqiptarët që jetojnë në këto troje të përfshihen në bisedime, të ndryshme me qëllim të zgjidhet problemi njëherë e përgjithmonë me serbët, qoftë përmes rrugës së paçes qoftë të atyre proceseve , qe po zhvillohen tani. Madvegjasit mjerisht nuk u bënë pjesë të këtyre delegacioneve dhe bisedave për motive politike, me arsyetimin se po i prishim procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Kështu mendojnë Kosova e Shqipëria. Edhe pse së bashku kemi udhëtuar deri në pavarësinë e Kosovës, se bashku luftuam ndaj armikut me vite të tëra .Tani Kosova Lindore e ashtu quajtur “Lugina e Preshevës, mbeti jashtë të gjitha bisedimeve që po ndodhin në rajon . Ne, medvgjasit nëse nuk ju ndamë asnjëherë proceseve politike të ‘Luginës” deri me tani, perse tani mbetem të harruar!
Nga kush ???
Mu këtu e fajësoi Qeveritë Kosovë e Shqipëri, të cilat në prag të këtyre bisedimeve nuk e fusin K Lindore si z zgjidhje globale të shqiptarëve në Ballkan .Në shume procese politike të Kosovës, si ajo e luftës, e pas luftës , ne medvegjasit nuk ju ndamë asnjëherë Kosovës. Tani medvegasit ndihen të zhgënjyer ,të vetmuar për mos futjen në bisedime çështja e K. Lindore. Kjo mënyrë e cenimit njerëzor nga vëllezërit tanë Kosovë -Shqipëri na bën të pasigurt jetesën në Medvegjë . Serbia me këto mos përkrahje forcohet edhe më shumë duke na shtyp, asimilua e në fund duke na çrrënjos nga librat amzë me pasivizimin e adresave nga trojet tona shekullore. Për derisa kjo përbuzje e pamëshirshme, neglizhencë, pa përkujdesje e skajshme, nga shteti amë dhe nga Kosova , nuk mund ta bëj fajtor aq shumë Serbinë, për shkak se na mbanë të robëruar duke e bërë tokën e Kosovës Lindore si poligon ushtarako -policor për ushtrime dhe demonstrimin e forcës. Këtë e ka bërë me shekuj që nga viti 1878 me spastrimin etnik të Kazasë së Nishit. Tani vetëm se po vazhdon me ato pak fshatra ti shpërngul gradualisht. Shqiptarët e këtij rajoni vazhdojnë të mbijetojnë të punojnë dhe të gjallërojnë si një lis shekullor me rrënjë të thella në tokën stërgjyshore.
Popullata e Kosovës Lindore u flijua dhe u sakrifikua për të mirën e Kosovës dhe për te mirat e Kombit, e gjithnjë duke menduar se do të bëhemi bashkë dhe do e nxjerrim edhe Kosovën Lindore nga uzurpimi shekullor. Ajo sot ndihet e lënë pas dore. Ajo edhe pse kaloi nëpër këto katrahura, shtetet shqiptare asnjëherë nga drejtësia ndërkombëtare nuk kërkuan që të gjitha rastet e vrasjeve, plaçkitjeve, burgimeve të dalin para një gjyqi ndërkombëtar. Kjo nuk ka ndodhur me disa shtete tjera, e kundërta kanë ndihmuar financisht, politikisht dhe me mënyra të ndryshme popullit që ka mbetur jashtë shtetit amë.
Fshati Svircë i Medvegjës – Shtëpia e braktisur e Baftiovite (Baftiajve, vërejtje e Drinit).
Kështu kanë vepruar edhe shtetet e tjera fqinje dhe nuk është turp të merret si model. Mësohuni nga fqinjët tanë se si kujdesen institucionet e shtetit të Hungarisë për pakicat hungareze në Vojvodinë, miliona euro derdhen në vit në fusha të ndryshme të jetës dhe disa qindra mijëra për projektet që realizohen për destinomë të caktuara nëpërmjet OJQ-ve. Gjithashtu shteti i Hungarisë përveç përkujdesjes shtetërore në nivelin dy palesh që i ndihmon edhe i financiarisht pjesëtarët e vet, ajo ka angazhuar edhe shumë organizata joqeveritare për ta ndihmuar pakicën hungareze në Vojvodinë.
Po ashtu bëjnë edhe kroatët dhe boshnjakët etj.Sot ku ndërkombëtarët Kosovës kërkojnë me këmbëngulje asociacionin e komunave, ne urgjentisht duhet të kërkojmë “Autonomi” me të drejtë bashkimi me Kosovën ose “Bashkësi Regjionale” me të cilën bashkësi nuk ka të drejte Parlamenti as Qeveria e Serbisë ti ç ‘fuqizoi vendimet që i merr Komuna. Por këtu duhet një UNITET shqiptar në mënyrë që të zgjidhet përfundimisht problemi politik i Luginës së Preshevës.
Këtë problem ishte dashur me herët të hidhet në tavolinën e bisedimeve Kosovë – Serbi, por mjerisht Kosova ka heshte deri tani, e kam frike se do të heshtë edhe me tutje ,ku me ndikimin e ndërkombëtarëve do tua ep serbeve të Kosovës të gjithë të drejtat me këtë asociacionin që po flitet sot , kurse Lugina prapë do të mbetet ashtu siç është. MedvegjaSot.com